Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vezë të arta

Fabula apo përrallëza - Vezë të arta

Fabula apo përrallëza - Vezë të arta   Një grua kishte një pulë që bënte çdo mëngjes nga një vezë të artë.Kur merrte çdo mëngjes vezën e artë,gruaja e përkëdhelte pulën me një lumë fjalësh të bukura.Pula gëzohej shumë e nuk kërkonte shpërblim tjetër veç asaj ngrohtësie dhe mirënjohjeje.Por kaluan ditë dhe gruaja,filloi të ëndërronte të bëhej e pasur.Mendonte që duke shitur vezët e arta të ngrinte vila e pallate e të jetonte si në oborret mbretërore.Kur futej në kotec nuk e përkëdhelte më pulën me dashuri si dikur,por e qortonte që nuk i jepte dy apo më shumë vezë në ditë.Meqë kërkonte të pasurohej brenda një kohe shumë të shpejtë,gruaja vendosi ta therte pulën dhe të merrte të gjitha vezët e arta që ajo kishte në trupin e saj.E zuri pulën nga krahët dhe i këputi kokën.Në trupin e pulës nuk kishte asnjë vezë të artë.Gruaja zuri kokën me duar.Ishte treguar e pangopur dhe nga grykësia kishte humbur vezët e arta që pula ia dhuronte,me bujari çdo ditë. c

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more