Shkruar nga: Agon Bislimi ,, Koprraci '' (1668). Molieri demaskon fuqinë shkatërruese të parasë, duke vënë në skenë një tip të zotëruar nga makutëria e të hollave, që arrin në shkallën sa të vë në rrezik lumturinë e mbarë familjes . Gjithë komedia vërtitet rreth personit të Harpagonit, mishërim i koprracisë . Ai arrin deri aty sa natën fshehurazi shkon e vjedh tërshërën në stallën e kuajve të tij. Harpagoni i pasur, neqez, fajdexhi, me gjithë se plak, kërkon të marrë për grua një vajzë të re, së cilës s’i dihet soji e fisi, Marianën, dhe ta martoj pa prikë të bijën, EIizën, me një zotëri të shkuar nga mosha. Po i biri Kleanti, që dashuron Marianën, merret vesh me Valerin, një djalosh që ka hyrë në shërbim të Harpagonit nga dashuria që ka për Elizën. Shërbëtori i Kleantit, Shigjeta, i vjedh Harpagonit arkën e florinjve dhe ia kthen vetëm me kusht, që të heqë dorë nga Mariana. Komedia mbaron me martesën e Marianës me Kleantin dhe të Elizës me Valer