Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mjekimi

Trajtimi jo medikamentoz dhe medikamentoz i faringjitit viral

Faringjiti trajtohet në dy mënyra: Trajtimi jo medikamentoz Shpërlarja e fytit me ujë të kriposur mund të ndihmoj shumë. Në një gotë me ujë të vakët, çitet 1/2 lugë të kafës kripë të kuzhinës, përzihet gjersa të tretet, e pastaj shpërlahet fyti(bëhet gargare) gjatë një minute, shumë herë në ditë. Gjithashtu ndihmon shumë edhe shpërlarja e fytit me tretje të aspirinës. Duhet të mirren lëngje në sasi të konsiderueshme(në forma të çajrave ose lëngje të freskëta). Ambientet e banimit duhet të jenë të ajrosura mirë dhe të pastërta. Trajtimi medikamentoz Ordinohen antipiretik si Paracetamoli Paracetamol oral çdo 4-6, nëse është e nevojshme (max. 4 doza gjatë ditës) -fëmijët 3 muaj - 1 vjet 2.5ml(120 mg./5 ml shurup) -fëmijët 1-5 vjet: 5-10 ml -fëmijët 5-12 vjet: 1/2 tabl. (500 mg) -fëmijët më të mëdhenjë se 12 vjet dhe të rriturit 1-2 tabl.(500 mg) Mund të ordinohen edhe edhe barna antiinflamatore josteroide si Brufen, Diklofen etj.

Si mjekohen kalkulozat e qeskës biliare dhe rrugëve biliare?

Si mjekohen kalkulozat e qeskës biliare dhe rrugëve biliare? Pacienti duhet t’i largohet këtyre ushqimeve:ushqimet yndyrore dhe të fërguara,MISHIT TË DERRIT,ALKOOLIT etj. Në fazën e shprehur të kolikave biliare duhet të mirret në mënyrë intravenoze Baralgini. Mënyrë tjetër shumë e rëndësishme është edhe ndërhyrja kirurgjike. Lexo më shumë: Kalkuloza e qeskës biliare dhe rrugëve biliare  

Trajtimi(mjekimi,tretmani,terapia) i gripit

Fillimisht personave me grip ju këshillohet: regjim shtrati (pushim), terapi simptomatike (paracetamol, brufen), vitaminë C, pika për hundë (tretje fi ziologjike 0.9 %), të pihen sa më shumë lëngje (sidomos çaj) dhe mjekimi i komplikimeve (nëse paraqiten). Shih edhe: Parandalimi i gripit Trajtimi i gripit,gripi dhe trajtimi,trajtimi medikamentoz i gripit,gripi dhe trajtimi i tij,mjekimi i gripit,tretmani i gripit

Keratitet mjekohen me :

Keratitet mjekohen me : a.    Medikamente të aplikuara në formë të pikave ose pomadës në sy b.    Injeksione subkonjunktivale dhe parenterale c.    Mund të përdoret terapia etiologjike në të gjitha mënyrat e mundshme të aplikimit

Si mjekohet laringospazmi ?

Si mjekohet laringospazmi ? Mjekimi i laringospazmit konsiston në ventilimin artificial të të sëmurit me ndihmën e maskës dhe balonit me koncentrim të oksigjenit 100% duke rritur shtypjen e inspiriumit, si dhe – në raste më të lehta – duke dhënë intravenoz injeksion të atropinës. Mirëpo nëse laringospazmi ka shkaktuar obstrukcion të plotë dhe me këtë ka pa mundësuar hyrjen e ajrit në trake, duhet të sëmurit me i dhënë relaksant muskular me injeksion intravenoz ( jo të tipit të kurariform) dhe me vazhduar me frymarrje artificiale deri në përmisim të plotë të të sëmurit. laringospazmi,mjekimi i laringospazmi,si trajtohet laringospazmi,laringospazmi shqip,mjekimi,trajtimi i laringospazmit shqip

Si bëhet mjekimi i tumorëve beninj ?

Tumorët beninj duhet ekstirpuar. Te disa lokalizime (kolon, fshikëz urinare) tumori mund të hiqet me endoskop. Tumori i hequr dërgohet në shiqimin histologjik. Krioterapia mund të aplikohet te disa tumor, por paraprakisht duhet të merret mostra për analizë histologjike. si behet mjekimi i tumoreve beninj,tumori beninj mjekimi

Si mjekohet Tifoja Abdominale ?

Terapia tek tifo abdominale është etiologjike dhe simptomatike. Perdoret kloramfenikol 50-100 mg/kg për 24 orë i ndarë në 4 doza. Mjekimi i tifos abdominale zgjat 14-21 ditë. Lexo me shume: Tifoja Abdominale   Si mjekohet Tifoja Abdominale ?,si trajtohet tifo abdominale, mjekimi i tifos abdominale,si mjekohet tifo abdominale,trajtimi medikamentoz,cilat barna perdoren tek tifoja abdominale

Si mjekohet Epilepsia ?

Epilepsia mjekohet me medikamente kundër ngërçit (përpëlitjes, spazmës) – Antikonvulsiv/Antiepileptikë: Gjatë sulmit epileptik akut si dhe gjatë sulmit të rëndë (Status epilepticus) përdoren: Benzodiazepina (Lorazepam, Diazepam, Clonazepam, Midazolam dhe Nitrazepam) Për të parandaluar sulmet (si monoterapi): Valproat, Carbamazepin, Oxcarbazepin. Po ashtu për të parandaluar sulmet, mirëpo si medikamente të dorës së dyte, pasi që kanë shume ndikime të padëshiruara: Phenytoin, Phenobarbital dhe Primidon. Pasi që monoterapia (terapia me vetëm një medikament) te një numër i pacientëve nuk ka rezultate të kënaqshme, mund të merret parasysh edhe terapia duke kombinuar dy medikamente të ndryshme. Në këtë rast mund të përdoren: Gabapentin, Tiagabin, Vigabatrin, Mesuximid, Ethosuximid, Lamotrigin, Felbamat dhe Topiramat Kirurgjia e epilepsisë Stimulimi i Nervus Vagus Mirepo nuk perjashtohet as sherimi me kendimin e Kuranit ndaj personit qe eshte i semure pasi qe ne 90% te rastev

Si mjekohet Kolera ?

Mjekimi i Koleres është specifik. Lëngjet dhe elektrolitët duhet zëvendësuar sa më parë. Antibiotikët e serisë së tetraciklinave zbusin intensitetin e diarresë. Lexo me shume: Kolera  Si mjekohet Kolera ?,kolera dhe mjekimi i saj,si behet mjekimi i koleres,si trajtohet kolera,kolera dhe mjekimi i saj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more