Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lavronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha: -O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?- Bujku iu përgjigj: -Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.- Mbreti i tha: -Sa merr për punën që bën? -Katër para për çdo ditë.- Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty këto para? -Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Allahut.- Mbreti i tha: -Kjo është një enigëm, që unë nuk e kuptoj?!... -Bujku i thotë: -Ta shpjegoj unë, o zotëria im: Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time. Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të sht