Kush e solli Doruntinën është roman ku poetizohet besa e shqiptarëve. Veprimi i romanit shtjellohet në Shqipërinë mesjetare. Kapiten Stresi është i ngarkuar të shkruaj një raport dhe të mbyll çështjen e ardhjes së Doruntinës nga Bohemia, vdekjes së saj dhe të nënës , dhe hapjen e varrit të Konstandinit. Fjala është për një nënë me nëntë djem dhe një vajzë, të cilën dëshirojnë ta martojnë larg. Nëna nuk bindet deri sa Konstandini i jep besën se do ta sjellë Doruntinën sa herë që ajo dëshiron. Në luftë vdesin të nëntë djemt. Nëna digjet për ta parë Doruntinën, por s'ka kush t 'ia sjellë. Mallkon Konstandinin e vdekur pse dha besën kur nuk është në gjendje ta mbajë. Konstandini i mbetet besnik fjalës , ndonëse i vdekur , ngrihet nga varri, e shalon kalin, e gjen motrën dhe ia sjell nënës . Autori përcjell mesazhin se: besa si e mund jetën e nënshtron edhe vdekjen . Postime të ngjashme: Ismail Kadare Biografia Kështjella G
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,