Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë ka lidhje të drejtpërdrejtë me foljen dhe përdoret gjithmonë i shoqëruar me trajtë të shkurtër të përemrit vetor. Mund të marrin kundrinor të zhdrejtë foljet kalimtare dhe jokalimtare,veprore dhe joveprore. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë u përgjigjet pyetjeve: kujt?, cilit?, cilës?, cilëve?, cilave?. • Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose me një emër dhe një përcaktor) në rasën dhanore, që shoqërohet gjithnjë nga një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore. • Ai ndërtohet gjithmonë pa parafjalë dhe tregon sende ose qenie mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga folja. • Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë luan rol të rëndësishëm, është plotës kryesor. Ai nuk është i lidhur me foljen aq sa kundrinori i drejtë. kundrinori i zhdrejte,kundrinorii zhdrejt,kundrinori shqip
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,