Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Esad Mekuli

Esad Mekuli(1916-1993) - Biografia

Esad Mekuli(1916-1993) -  Biografia Poeti Esad Mekuli lindi më 17.12.1916 në Plavë, ndërsa vdiq më 6 gusht 1993 në Prishtinë. Kreu gjimnazin më 1936 në Pejë, fakultetin e veterinarisë në Beograd, ku doktoroi më 1959. Si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja Gjatë studimeve është burgosur tri herë, sidomos kur kundërshtoi traktin për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Në vitin 1940 qëndroi në burgun famëkeq të Glavinjaqës në Beograd, nga u lirua në prag të kapitullimit të Jugosllavisë mbretërore. Më 1942 burgoset në Kullën e Sheremetit, për shkak të bashkëpunimit me Lëvizjen antifashiste. Në fund të vitit 1943 u bashkohet aradheve partizane, si redaktor i gazetës ilegale Lirija. Pas luftës Esad Mekuli ishte kryeredaktor i revistës letrare Jeta e re 1949-1972, e cila kultivoi penat e reja letrare; kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës; kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës 1975-1970, anëtar me korrespondencë i dis

Rinisë-Poezi nga Esad Mekuli

Rinisë Zemrat i mbush me bukurinë e përjetshme t’lumnisë, me harresë t’këndshme vuejtjet i mbulon… Hap rrug’t e reja – në ditët e territ e t’zisë – me ravat e thella t’gëzimit rrëgallat e jetës lavron. Nëpër shtigje t’reja rrugë shpëtimi i çel, me ato fuqi që ti njeh për bukuri: çdo ar’e plleshme nga ti asht mbjellë, prej kah do t’mbijë fara e re me t’reja brezni. Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonë, kthjellohet, gufon, vlon – ky burim gëzimi i jetës së re! – O, e dashura rinia jonë!… - n’orët e shekujve ndëgjoj at’far’ kumbimi. Gërshetohet kënga e përhershme mbi t’madhnueshmen rini –Ty, që ke le bashkë me këtë jetë! - O, ti gëzim i vetëm i jetës, o ti lavdi, para lumnisë sate fort n’habi kam mbetë! Esad Mekuli poezi nga Esad Mekuli,poezi Esad Mekuli

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more