Fatos Arapi Romani ,, Dikush më bëzëqeshte ” nga Fatos Arapi -kritikë letrare apo analizë letrare Proza artistike e realizuar bukur është romani ,, Dikush më bëzëqeshte ”. Tema e këtij romani, edhe pse lidhet me luftën antifashiste, nuk ka të bëjë me prezentimin klasik, tradicional, të luftës. Kërshëria krijuese e autorit, në plan të parë, përqëndrohet në ndriçimin e botës së nuancuar dhe komplekse të brendshme, në ndriçimin e labirinteve më të degëzuara psikologjike. Vetë shkrimtari, duke rrëfyer në vetën e parë dhe duke u identifikuar plotësisht me personazhin që rrëfen , fare rastësisht has në emrin e një heroine, të rënë në luftë. Ky tregimtar, dikur fëmijë edhe vetë, ka qenë dëshmitar i vrasjes së kësaj heroine nga ana e fashizmit, në qytetin e vet. Kështu, pa pritur, atij tani i del përpara syve pamja e dikurshme: nëpër një rrugë të qytetit të tij, vrasësit e tërhiqnin të varur pas një karroce kufomën e heroinës. Fëmijët e lagjes dhe të qytetit, së bashku me ta
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,