Skip to main content

“Skuadra argjentinase lëshon “bomben”, tenton të firmosë me Buffon” plus 9 more Ekonomia Online

“Skuadra argjentinase lëshon “bomben”, tenton të firmosë me Buffon” plus 9 more Ekonomia Online


Skuadra argjentinase lëshon “bomben”, tenton të firmosë me Buffon

Posted: 16 Apr 2018 09:28 AM PDT

Gianluigi Buffon po mendon seriozisht të largohet nga futbolli i luajtur, me portierin 40 vjeçarë që nuk premton më siguri.

Ky fakt nuk ka trembur aspak drejtuesit e gjigandëve argjentinase, Boca Juniors që janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje sensacionale për gardianin e Juventusit.

Siç pohon “Radio Continental” Carlos Tevez do të përpiqet të bindë shokun e tij të vjetër për të pranuar transferimin në Buenos Aires në qershor.

Buffon luan prej vitit 2001 me bardhezijtë, ndërsa nëse pranon një transferim në Argjentinë, kjo do të ishte eksperienca e parë e portierit jashtë kufijve italian. Në Itali, Buffon është aktivizuar me dy skuadra, Parma dhe Juventus.

The post Skuadra argjentinase lëshon “bomben”, tenton të firmosë me Buffon appeared first on Ekonomia Online.

9 gjërat që duhet bërë para se të nisni pushimet

Posted: 16 Apr 2018 09:26 AM PDT

Largoni e-mailet, pushimi është koha për t'u shkëputur.

Kur jeni në pushim, gjëja e fundit të cilën duhet t'a bëni është të kontrolloni emailet e punës. Dhe edhe pse mund të jetë e vështirë për t'u shkëputur, është e rëndësishme të shijoni kohën e pushimit. Për këtë duhet të përgatisni veten përpara që të keni një pushim të lirë nga puna.

Për fillestarët, bëni një listë të të gjitha gjërave të cilat duhet të përfundohen para se të shkoni. Në këtë mënyrë ju do të përfundoni detyrat më të rëndësishme, dhe nuk do të keni nevojë të brengoseni për to kur të ktheheni.

Për t'u siguruar se ju mund të vazhdoni aty ku e keni lënë kur të ktheheni nga pushimi, bëni një plan të punës që duhet t'a bëni kur të ktheheni. Sigurohuni se njerëzit e dinë se jeni jashtë vendit dhe në pushim duke vendosur një përgjigje automatike të emailit. Nga kjo klientët do t'a dinë se ju nuk po i injoroni ata, dhe do ua rikujtojë kolegëve se jeni në pushim. Kur të ktheheni në punë, jepni vetes një ditë të tërë që të ktheheni në rend.

Shikoni këtë listë që të mësoni se si të ndaheni nga puna dhe të shijoni pushimin.

Bëni një listë

Shkruani një listë të prioriteteve të të gjitha detyrave të cilat duhet t'i përfundoni para pushimit. Ju nuk do të keni nevojë të mbani në mend çfarë duhet të bëni kur e keni këtë listë!

Përfundoni detyrat tuaja më të rëndësishme

Sigurohuni se po i përfundoni të gjitha detyrat të cilat nuk mund t'i ngarkoni apo t'i shtyeni. Ju nuk duhet t'i bëni njerëzit të ju thërrasin në panik gjatë pushimit tuaj të merituar.

Sigurohuni se detyrat të cilat duhet të përfundohen janë caktuar për dikë tjetër.

Nuk ka asnjë detyrë e cila nuk mund të përfundohet nga dikush tjetër.

Automatizoni gjërat e mërzitshme
Krijoni filtrues që në mënyrë automatike të prioritizoni emailet, përdorni një mesazh të njëjtë për detyrat e përsëritura. Përdorni raporte të automatizuara në vend të statuseve të gjata të takimeve.

Bëni një plan veprimi për kohën kur të ktheheni në punë

Kthimi në punë është i vështirë, sigurohuni se jeni gati dhe se e dini se çfarë duhet të bëni kur të ktheheni.

Vendosni një përgjigje emaili ''jashtë zyrës''

Ju nuk duhet t'i bëni klientët dhe kolegët të mendojnë se po i injoroni ata.

Bllokoni kalendarin tuaj për ditën tuaj të parë të kthimit

Në ditën e parë të kthimit, mos lejoni që njerëzit tjerë të ju marrin këtë kohë ose mund të humbisni disa nga gjërat e rëndësishme të cilat kanë ndodhur.

Sigurohuni se kolegët tuaj e dinë se jeni në pushim dhe se kur do të ktheheni

Shmangni mesazhet dhe emailet “A do të vish në takim''?. Edhe nëse iu keni treguar 3 herë më parë, vendosni një përgjigje e-maili dhe përmendeni atë në takime: Njerëzit nuk do ta mbajnë në mend kur do të shkoni.

Rezistoni tundimit për të kontrolluar emailin e punës gjatë pushimit

Quhet “pushim nga puna'' për një arsye.

The post 9 gjërat që duhet bërë para se të nisni pushimet appeared first on Ekonomia Online.

May: Siria e mbështetur nga rusët po fsheh provat e sulmit kimik

Posted: 16 Apr 2018 09:25 AM PDT

Kryeministrja britanik Teresa May, deklaroi se Siria e mbështetur nga rusët, është duke u përpjekur të fshehë faktet e sulmit kimik në Douma. Sulmi shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur.

AFP shkruan se një zyrtar tha se hetuesit e pavarur u penguan të hetonin sulmin pranë kryeqytetit sirian, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania bombarduan vendet që ata thanë se ishin të lidhura me programin e armëve kimike të Sirisë.

Mungesa e qasjes në qytetin e Doumës nga inspektorët e grupit mbikëqyrës nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ka lënë shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me sulmin e 7 prillit.

Drejtori i Përgjithshëm i OPCW në Hagë, Ahmet Uzumku tha se zyrtarët sirianë dhe rusë përmendën “çështjet e sigurisë në pritje” duke i mbajtur inspektorët e saj nga arritja e Doumës.

“Ekipi ende nuk është vendosur në Douma” dy ditë pas mbërritjes në Siri, tha Uzumku.

Autoritetet siriane po ofronin 22 vetë për të intervistuar si dëshmitarë, tha ai, duke shtuar se ai shpresonte se “do të bëhen të gjitha masat e nevojshme … për të lejuar ekipin të dërgojë në Douma sa më shpejt të jetë e mundur”.

The post May: Siria e mbështetur nga rusët po fsheh provat e sulmit kimik appeared first on Ekonomia Online.

Rrëmbehet dhe vritet gazetarja në El Salvador

Posted: 16 Apr 2018 09:20 AM PDT

Sulmues të panjohur në El Salvador kanë rrëmbyer dhe vrarë gazetaren Karla Lisseth Turcios.

Zyrtarët e policisë thanë se trupi i gazetares së vrarë Turcios, është gjetur mbrëmë afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit, raporton Anadolu Agency.

Turcios ka punuar si gazetare në revistën “El Economista” të cilën e boton shtëpia mediatike La Prensa Grafica.

Sulmuesi, ose sulmuesit e panjohur, të shtunën rrëmbyen 33-vjeçaren Turcios, në momentet kur ndodhej vetëm në shtëpi. Bashkëshorti dhe i biri i saj pas kthimit nga shëtitja kanë denoncuar zhdukjen.

Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, deklaroi se vrasje e gazetares Turcios paraqet sulm barbar mbi tërë shoqërinë.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet.

The post Rrëmbehet dhe vritet gazetarja në El Salvador appeared first on Ekonomia Online.

10 fakte psikologjike interesante

Posted: 16 Apr 2018 09:17 AM PDT

– Njerëzit që kalojnë më shumë kohë në diell, janë më të prirë që të jenë të lumtur.
– Të jesh vetëm, antisocial dhe të mos kesh miq, shkakton të njëjtët rreziqe ndaj shëndetit, si edhe kur pi një paketë cigare në ditë.
– Psikologjia thotë se depresioni është shpesh pasojë e mendimit me tepri, duke krijuar probleme që në krye të herës nuk ekzistonin!
– Një studim i Universitetit të Harvardit arriti në konkluzionin se njerëzit që shpërqendrohen lehtë janë më krijues.
– Dhimbja emocionale e rikonfiguron mendjen e njeriut, duke shkaktuar ndryshime dramatike tek shumica e njerëzve.
– Në mbarë botën, depresioni renditet i katërti si shkak i aftësive të kufizuara dhe vdekjes së hershme, sipas GBDS.
– Njerëzit me vetëvlerësim të ulët janë 80% më shumë të prirur që të kritikojnë të tjerët, për t'i ulur ata, me qëllim që të ndihen vetë më mirë, më të fortë dhe më të zgjuar.
– Njerëzit që ndiejnë një nevojë për të korrigjuar të tjerët vuajnë nga një formë e OCD-së, Sindroma e Pedantizmit Gramatik.
– Thashethemet nxisin kimikate në tru që i bëjnë njerëzit më të lumtur dhe të jetojnë më gjatë.
– Njerëzit që s'janë në gjendje të pikasin sarkazmin dhe gënjeshtrat me gjasë vuajnë nga Dementia, një rënie e vazhdueshme e trurit dhe aftësive të tij.

The post 10 fakte psikologjike interesante appeared first on Ekonomia Online.

Mbretëresha e Spanjës provon ushqimin tradicional shqiptar

Posted: 16 Apr 2018 09:15 AM PDT

Pjestarja e një prej monarkive më të rëndësishme në Europë, Mbretëresha Sofi i është bashkuar ceremonisë së gastronomisë shqiptare në Madrid.

Ambasadori i Shqipërisë në Spanjë, Ridi Kurtezi ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social në Twitter ku Mbretëresha e Spanjës duket si shikon disa ushqime tradicionale shqiptare.

"Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid", shkruajti ai.

Ndër ushqimet që ishin të ekspozuar përfshiheshin ëmbëlsirat si ballokume, trigona dhe zupa.

The post Mbretëresha e Spanjës provon ushqimin tradicional shqiptar appeared first on Ekonomia Online.

Të folurit në publik rrit për 50% vlerën tuaj

Posted: 16 Apr 2018 09:12 AM PDT

Miliarderi Warren Buffett u tha studentëve të biznesit se kjo është aftësia më e vlefshme që ata mund të mësojnë.

Imagjinoni të punoni në një aftësi në 2017 që sapo ta përvetësoni atë do të rrisë vlerën tuaj me 50%. Kjo aftësi është të folurit në publik.

Dëgjoni këshillën e miliarderit Warren Buffett në një klasë të studentëve të biznesit në Universitetin Columbia në vitin 2009:

"Tani, ju mund të përmirësoni vlerën tuaj me 50% vetëm duke mësuar aftësitë e komunikimit – të folurit në publik."
Buffet thekson se përmirësimi i të folurit në publik është aftësia më e madhe për të rritur karrierën tuaj. Ju mund të mendoni: Kjo është e mrekullueshme, por unë kam frikë të flas në publik. Nuk ka problem edhe Buffet ka qenë i tmerruar nga kjo gjithashtu.

Tejkaloni frikën tuaj
Si një këshilltar i ri i aksioneve ai mori një kurs mbi të folurit në publik nga Dale Carnegie për të kapërcyer frikën e tij. Buffett u largua nga kursi në përpjekjen e tij të parë, sepse kishte frikë se do t'i kërkohej të fliste. Ai mori guximin për herë të dytë dhe sot me krenari tregon certifikatën e tij të Dale Carnegie në zyrën e tij.

Sipas kuratorit të TED Chris Anderson, të folurit në publik vlen më shumë se kurrë. Në librin e tij, "Bisedimet TED", Anderson shkruan: "Si udhëheqës – ose si një avokat – të folurit në publik është çelësi për të shkëmbyer njohuritë dhe për të promovuar një ëndërr të përbashkët."

A nuk është kjo ajo që të gjithë sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve mundohen të realizojnë kur kanë një ide? Të bëjnë pitching për idenë e tyre.

Qëllimi juaj është që të krijoni ndjeshmëri, një lidhje besimi mes jush dhe dëgjuesit tuaj. Qëllimi juaj është të ndani njohuritë tuaja dhe të promovoni një ëndërr të përbashkët. Të folurit në mënyrë efektive në publik është një aftësi që mund t'iu ndihmojë të arrini gjithë këto rezultate.

Mësoni aftësitë
Anderson e quan aftësinë për të "robëruar" një audiencë "Prezantim shkrim e këndim," një superfuqi të re ku të ngrini idetë tuaja, të shisni produktet dhe të përmbushni ëndrrat. Lajmi i mirë është se Anderson beson se kjo aftësi mund të mësohet.

Në sajë të lidhjeve broadband, YouTube dhe TED.com, çdokush me një kompjuter, telefon ose pajisje të lëvizshme mund t'i shikojnë të gjithë folësit e biznesit dhe të mësojnë prej tyre.

Për sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla, unë sugjeroj që të fillojnë të shohin video në YouTube të prezantuesit më të mëdh në historinë e biznesit — Steve Jobs.

Pothuajse çdo prezantim publik i Steve Jobs është publikuar, pra është në dispozicion për të gjithë, që nga nisja e produktit Macintosh në 1984 deri në hyrjen e iPhone-it të parë në treg në 2007.

Kushtoni vëmendje të veçantë për:

  • Slide-t e thjeshta, vizuale që Jobs përdorte për të plotësuar mesazhin e tij.
  • Si Jobs e mbajti prezantimin pa një telekomandë apo shënime të dukshme. Ai thjesht ka pasur pikat kryesore të mesazhit që donte të përcillte në kompjuterin e përdour për demon.
  • Jobs nuk ishte i ngrirë, ai prezantonte në mënyrë të tillë që publiku të mos e humbte përqëndrimin.

Po, aftësitë mund të mësohen- Steve Jobs nuk i kishte të lindura, ai punoi për to – por videot ja bënë më të lehtë mësimin e tyre.

Si një sipërmarrës apo pronar biznesi, ju jeni aq të vlefshëm sa idetë tuaja. Nëse ju nuk mund të bindni të tjerët për të blerë idetë tuaja, atëherë nuk vleni dhe aq shumë.

Idetë tuaja meritojnë të dëgjohen. Bëni një investim këtë vit për të përmirësuar këtë aftësi që mund të ndryshojë jetën tuaj, drejtimin e biznesit tuaj dhe për të rritur vlerën tuaj me 50% pothuajse menjëherë.

The post Të folurit në publik rrit për 50% vlerën tuaj appeared first on Ekonomia Online.

Votimi i projektligjit për gjykata shtyhet për në orën 19:30

Posted: 16 Apr 2018 09:10 AM PDT

Për mungesë të kuorumit, votimi i projektligjit për gjykatat u shty në ora 19:30, ku kryetari i Kuvendit u bëri thirrje deputetëve të vijnë të votojnë, raporton Ekonomia Online.

Albulena Haxhiu iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke i thënë se nuk do votojmë as për, as kundër, as abstenim në ora 19:30, derisa PDK ndryshon qëndrim për formimin e komisionit hetimor për deportimin e 6 shtetasve turq.

The post Votimi i projektligjit për gjykata shtyhet për në orën 19:30 appeared first on Ekonomia Online.

I vidhet pasaporta Elvana Gjatës (FOTO)

Posted: 16 Apr 2018 09:07 AM PDT

Elvana Gjatës i është vjedhur pasaporta.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i saj, dizajneri Valdrin Sahiti, i cili ka postuar një fotografi në Instastory duke thënë: 'kem diçka nga vjedhja e pasaportës. Ngushëllime".

Kujtojmë që Elvana dhe Valdrini kanë disa ditë që kanë qëndruar bashkë në Milano të Italisë.

The post I vidhet pasaporta Elvana Gjatës (FOTO) appeared first on Ekonomia Online.

Përplasen deputetja Millaku dhe kryetari Veseli

Posted: 16 Apr 2018 09:06 AM PDT

Deputetja nga LVV-ja gjatë shqyrtimit të projektligjit për gjykatat, Drita Millaku, ndërroi kontekstin e debatit, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës duke i thënë se në çdo situatë jashtë kontrolli në Kuvend ke treguar "fytyrën tënde", duke ngritur zërin për sharjen që ka bërë kryetari i Kuvendit gjatë seancës për demarkacion, raporton Ekonomia Online.

"Unë kam disa vërejtje për kryetarin e Kuvendit, i cili para disa ditësh derisa mbanim seancën parlamentare për demarkacionin, pa fije turpi i shau deputetët këtu dhe deshta t'i them z.kryetar nuk ta kemi borxh se nuk i keni marrë votat për me i sha robtë e deputetëve”.

“I shfrytëzon këto situata të tilla, e hjek maskën tënde dhe tregon fytyrën e vërtetë që e ke. Nuk është në rregull sepse e kemi kuptu vonë, nuk e kemi kuptu gjatë seancës derisa na arrestun e kuptuam që i ke bërë këto fyerje, për besë nuk kishe pshtu kaq lehtë nëse të kishim dëgju”.

“Jo që kam diçka konkrete me ty, nuk lejojmë me na sha familjarët. Shyqyr Zotit që nuk të kam dëgju kur na i ke sha krejtve robtë e shtëpisë këtu, se qat gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti. E ke tregu fytyrën tane sa herë ka pasë situata të tilla".

Veseli iu drejtua duke i thënë "zojë ti si me pasë lidhje diçka me mu, unë me ty nuk kam kurgjë, çka m'u ke gju se më sakatove".

Këto deklarata të deputetes Millaku kanë ardhurpasi gjatë seancës kur është hedhur gaz lotsjellës, javë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli pasi kishte bërë thirrje që punimet të ndërprehen ai edhe kishte sharë.

Besa Gaxherri mbrojti deputeten Millaku dhe kërkoi nga Veseli t’u kërkonte falje grave deputete.

"Zotëri kryetar përdorimi  i gjuhës tuaj banale dhe denigruese dhe e cilitdo deputet këtu është e papranueshme. Pa marrë parasysh, ju jeni kryetar i Kuvendit, kur ndonjëra prej neve këtu devijon ose degradon, na presim prej teje që me ua ndal fjalën ose me marrë masa, e jo me dëgju gjuhën çfarë e dëgjuam sot nga ju. Andaj kërkoj që t'i kërkoni falje Kuvendit e në radhë të parë grave deputete këtu, në të kundërtën kërkoj nga të gjitha gratë që me lëshu seancën”.

Kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi falje.

"Nuk ka pasë kryetar që ka mbrojtë dinjitetin. Kërkoj falje për fyerjen që prek botën femërore, kërkoj falje 1 milionë herë, edhe përkulem nuk më vjen turp.

Abuzimi si bëhet me gratë deputete kjo nuk më pëlqen. Nëse ka me kërku falje, e lëshoj sot kryesimin e seancës, nuk ishte qëllimi i fyerjes së identitetit të gruas, po të thotë në kaq mënyrë të vrazhdë një grua nuk është si duhet".

The post Përplasen deputetja Millaku dhe kryetari Veseli appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more