Skip to main content

“Shpërthen bombola, digjet apartamenti në Durrës” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Shpërthen bombola, digjet apartamenti në Durrës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shpërthen bombola, digjet apartamenti në Durrës

Posted: 16 Apr 2018 01:35 AM PDT

Një bombol gazi për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një pallat 10-katësh në qytetin e Durrësit.

Zjarri ka rënë në një apartament në katin e pestë, të ndërtesës që ndodhet pranë ish fabrikës së miellit. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e flakëve, dhe mospërhapjen e tij në apartamentet fqinje.

Ndërkaq, paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa pritet edhe vlerësimi i grupit hetimor mbi rrethanat dhe shkakun e zjarrit. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bufon drejt pensionit? Boca Juniors i bën një ofertë

Posted: 16 Apr 2018 01:35 AM PDT

Gjigandët argjentinas të Boca Juniors janë vendosur të bëjnë një lëvizje sensacionale për të marrë legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon, pohon "Radio Continental". Ky raport mediatik pohon se Carlos Tevez do të përpiqet ta bindë shokun e tij të vjetër për të shkëmbyer Torinon me Buenos Aires në qershor, në mënyrë që t'i drejtojë përpjekjet e Boca për të fituar titullin e "Copa Libertadores".

Portieri veteran bardhezi nuk është deklaruar akoma nëse do të pensionohet në fund të këtij sezoni, apo jo. Ai do të ulet e të bisedojë me presidentin Agnelli, për të të vendosur nëse do të luajë edhe një sezon, apo do të tërhiqet. Vetë 40-vjeçari ka pohuar herë pas here se nuk do t'i bëhet barrë kërrkujt, por do të luajë sa t'ia lejojë trupi, gjendja fizike.

Buffon doli me karton të kuq në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi reagoi fuqishëm ndaj penalltisë së akorduar nga kryesori anglez, e cila eliminoi Juventusin në "Santiago Bernabeu".

Shumë kanë thënë se kjo ishte ndeshja e fundit e tij në Champions dhe nuk e meritonte një mbyllje të tillë, megjithatë mbetet të shohim nëse Buffon do t'i varë dorezat në gozhdë. Ai ka oferta, njëra prej të cilave vjen nga gjigandët argjentinas të Boca Juniors.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lushnjë, plagosi me thikë 3 persona, në kërkim autori

Posted: 16 Apr 2018 01:25 AM PDT

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnjë. Mësohet se dje në prën 13 e 30, në lagjen "Karbunarë',  35 vjeçari me inicialet E.Sh. ka tentuar të vrasë me thikë 3 persona, shtetasit L.Ç, 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç.

Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi  E.Sh është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur.

Policia e Lushnjes ka bërë arrestimin e 28 vjeçarit, banues në Këmishtaj, Divjakë. Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip “Benz”në pronësi të shtetasit  Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.Sh.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.Sh për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale ” Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loki, macja më “inatçore” në botë

Posted: 16 Apr 2018 01:24 AM PDT

Disa kafshë shtëpiake janë "të mira", disa "të prapë", disa të tjerë i kanë sytë "të ëmbël" dhe ndonjë me vështrim "të dashur". Pastaj është edhe Loki, macja më e inatosur në botë.

Ajo i përket racës së "Sphynx" me rrudha në fytyrë, që i japin një pamje mjaft "të nervozuar". Për këtë arsye, macja që jeton në Nju Jork së bashku me pronarët e saj, është bërë një yll i vërtetë në Instagram, duke arritur të ketë deri në 65 mijë ndjekës.

Megjithatë, Loki nuk është dhe aq e zemëruar sa ç'duket. E zonja e saj, Sara, në blogun "Vajzat dhe macet e tyre", e ka cilësuar "jashtëzakonisht të dashur, përkëdhelëse dhe llafazane".

Sara dhe miku i saj Brent, e kanë adoptuar "Sphynx" në 2014-ën. Kanë zgjedhur këtë racë, sepse Brent është alergjik nga qimet e maceve, ndërsa Sara i do shumë, ndaj me Lokin kanë gjetur mirëkuptimin e duhur. "Nuk kam dashur asnjëherë një kafshë me një personalitet të tillë, – ka thënë Sara, – jemi të pandashme. Është mikesha imë më e mirë".

Pasi ka adoptuar Lokin, Sara i ka dedikuar edhe një faqe në Instagram, që brenda pak kohësh është kthyer në një sukses. "Macja më inatçore në botë" ka thuajse 65 mijë ndjekës. "Loki më ka ndihmuar të tregoj anën më krijuese dhe pozitive timen, në një moment ku ndihesha e trishtuar dhe pa asnjë motivim. Do t'i jem gjithnjë mirënjohëse", – shton ajo.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Draft raporti, EUObserver: Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat

Posted: 16 Apr 2018 01:12 AM PDT

Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Europian.

Kështu e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit : "Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë", do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill.

EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Kjo vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s.

Kjo vjen me një strategji të re të komisionit për të përshpjetuar zgjerimin. Ndërkohë, dy dutë më parë ishin mediat gjermane që bën të ditur se drafti i KE flet për hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Shtetet "favorite" si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.

Ato do të rishikojnë "Angazhimin e tyre për të lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës" për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe diskutimin e çështjeve të sigurisë në rajon, ka thënë një diplomat i BE-së.
Gjithashtu ata do të diskutojnë dhe se si do ti referohen Kosovës, e cila nuk është njohur ende nga pesë shtete të BE-së, në deklaratën e samitit të Sofjes, shton diplomati.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

NGA ÇASLAVI NË HOLLYWOOD

Posted: 16 Apr 2018 01:01 AM PDT

Nga Piro Milkani

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t'i shkonte në Nju-Jork Milosh Formanit, tamam në prag të tetëdhjetëvjetorit të ditëlindjes së tij.

Se kush ishte Formani, nuk ishte e nevojshme t'ua thosha. Sapo kisha përfunduar me ta një cikël leksionesh, bisedash e shfaqje filmash të njeriut që ata e dinin se ishte për mua një pikë e madhe referimi jetësor e profesional. Kishte lindur në një qytet të vogël të Çekisë, në Çaslav, tamam në ditën e Shën Valentinit, pra më 14 shkurt të vitit 1931.

E dija gjithashtu se tashmë këtij regjisori të famshëm i shkonin çdo ditë me dhjetëra letra e fotografi, skenarë e kërkesa nga më të çuditshmet. Por, dyshimin se atë letër të pazakontë të dërguar nga Shqipëria do ta injoronte, e mbajta për vete. Ndaj, u gëzova pa masë, kur Formani, jo vetëm që nuk e injoroi atë fotografi, me anë të së cilës disa të panjohur i uronin me zemër ditëlindjen, por dërgoi edhe një përgjigje të ngrohtë të shkruar me dorën e tij.

Në jetë kam lexuar shumë jetëshkrime dhe të jem i sinqertë është një lloj zhanri që e parapëlqej, por për mua, autobiografia e Milosh Formanit është pa dyshim më e përkryera, jo vetëm për faktin se ai ashtu si unë ia ka kushtuar jetën më shumë kinemasë sesa aftësisë që përmes jetës së tij arrin të të mësojë me elegancë shumë më tepër sesa një libër voluminoz për historinë e Europës dhe të botës.

Domethënë, ti paske vendosur të botosh librin tim në shqip, – më pyeti pesë minuta pas takimit tonë të parë në shtëpinë e tij verore në Konektikat. – Epo unë e dua një kopje të tij këtu. As mos t'ju shkojë në mendje, nuk keni për ta pasur. Si kështu? Atë do ta keni vetëm kur të vini në Shqipëri, ku do të organizojmë një autogramiadë për librin. Buzëqeshi lehtë dhe më tha se nuk do të ishte ide e keqe, veçse mosha "bënte të vetën".

Ndërsa unë, me mendjen time, shtova edhe atë që dija nga libri i tij: ndjenjën e klaustrofobisë, frikën e tmerrshme të fluturimit me avion, si shkaqe të tjera për të refuzuar. Sidoqoftë, vizita e tij në Shqipëri mbetet një kapitull i hapur. Lexojeni këtë libër të bukur dhe do të bindeni se jeta e Milosh Formanit, është pasqyra më e qartë e asaj që kaloi Europa, Çekosllovakia e Shqipëria, nën nazizmin, komunizmin, paradokset, absurditetet e demokracinë.

15 prill 2018

7 ushqimet e shëndetshme që u ndihmojnë të humbni peshë

Posted: 16 Apr 2018 01:00 AM PDT

Mënyra se si trupi i përthith kaloritë është e ndryshme në persona të ndryshëm. Mirëpo, ka disa ushqime që ju ndihmojnë të humbni peshë, por sigurisht të kombinuara me aktivitet fizik dhe të mos abuzoni me konsumimin e tyre.

Më poshtë po ju tregojmë 7 ushqimet që sipas studimeve shkencore ju ndihmojnë të humbni peshë,

Vezët

Studimet e reja tregojnë se vezët nuk ndikojnë negativisht për kolesterolin dhe nuk shkaktojnë atak në zemër.

Për më tepër, ato janë ndër ushqimet më të mira që ju mund të hani nëse keni nevojë për të humbur peshë. Vezët janë të pasura me proteina, yndyrna të shëndetshme dhe ju ngopin.

Perimet me gjethe jeshile

Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra jeshile, rukola etj, kanë plot veti që ju ndihmojnë që të humbni peshë. Ato kanë pak kalori dhe karbohidrate dhe janë të pasura me fibra.

Salmoni

Salmoni është një lloj peshku mjaft i shëndetshëm. Përveçse ka një shije të mirë, ai iu ngop dhe ju merrni shumë pak kalori.

Salmoni është plot me proteina dhe yndyrna të shëndetshme dhe përmban të gjitha llojet e vlerave ushqyese.

Perimet "Cruciferous"

Perimet "Cruciferous" përfshijnë brokolin, lulelakrën dhe lakrën. Ashtu si perimet e tjera, ato janë të pasura me fibra dhe sigurisht janë shumë të shijshme. Gjithashtu kanë përmbajtje të mirë të proteinave, por jo në nivele të larta si bishtajoret.

Mishi i viçit dhe gjoksi i pulës

Mishi është "demonizuar" padrejtësisht. Mishi është konsideruar gjithmonë si shkaktar i shumë problemeve, pavarësisht se nuk ka prova të mira që mbështesin këto teori.

Mishi është një produkt ushqimor i pasur me proteina, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për trupin tonë.

Kujdes duhet treguar me mishin e kuq të përpunuar, pasi studimet kanë treguar se ai mund të krijojë probleme.

Patatet e ziera

Patatet përmbajnë një gamë të larmishme të vlerave ushqyese. Madje patatet konsiderohen si një ushqim perfekt për humbjen e peshës si dhe për të qenë të shëndetshëm.

Në periudha të caktuara historike njerëzit kanë arritur të jetojnë vetëm duke ngrënë patate.

Avokado

Avokadot janë një lloj unik i frutave. Avokadot kanë përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme, çka e bën atë një frut me veti të jashtëzakonshme. Ato përmbajnë shumë fibra dhe kalium si dhe mund të përdoren si në sallatë, ashtu edhe në supë.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Përplasen dy avionë sportivë në Gjermani, dy të vdekur

Posted: 16 Apr 2018 12:57 AM PDT

Të paktën dy persona kanë vdekur nga përplasja e dy avionëve sportivë në qytetin gjerman të Schwaebisch Hall.

Policia citohet nga televizioni publik Swr, i cili raporton se nuk është e qartë nëse ka viktima nga incidenti. Dy avionët e përfshirë në ngjarje, për shkaqe akoma të paqarta, janë të tipit sportiv dhe përdoren për udhëtime të shkurtra lokale. Të dy ndodheshin pranë Wuerth Airport, gati për t'u ulur kur ka ndodhur përplasja.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, zgjidhet furnizimi me ujë te Inxhinieria e Ndërtimit

Posted: 16 Apr 2018 12:52 AM PDT

Ka marrë zgjidhje problemi i ujit të pijshëm për banorët e lagjes që shtrihet në dy krahët e rrugës "Studenti" në Njësinë Administrative nr.7.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm, duke zëvendësuar të gjithë rrjetin e ujësjellësit në këtë lagje, duke mundësuar jo vetëm një shërbim më cilësor me uji, por edhe duke shmangur humbjet dhe problematikat e shumta që vinin për shkak të tubacionit të vjetër.

Krahas punimeve në shtrimin e rrjetit të ri, punonjësit e UKT-së kujdesen edhe për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.

"Grupet tona vazhdojnë të punojnë me ritme të larta çdo ditë të javës. Kësaj here është përfunduar rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në rrugën "Studenti”. Rikthimi i ambientit të punimeve në gjendjen e mëparshme, është pjesë e punës sonë për të rritur standardet e shërbimit ndaj qytetarëve", shkruan UKT në faqen e saj në Facebook.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Macron: Binda Trump të mos tërhiqet nga Siria; reagon Shtëpia e Bardhë

Posted: 16 Apr 2018 12:39 AM PDT

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se ai ka bindur Donald Trump që të mos tërheqë trupat nga Siria, por të angazhohet për një sulm afatgjatë.

Gjithashtu Macron u shpreh se i ka sugjeruar presidentit amerikan që të mbajë të kufizuara goditjet  Presidenti francez dhe ai amerikan, të cilët raportohet se kanë një lidhje mjaft të mirë me njëri-tjetrin, kanë biseduar disa herë para se të nisnin sulmin në Siri.

Pas deklaratës së Macron, ka reaguar Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet zëdhënëses Sarah Sanders: "Misioni i SHBA-së nuk ka ndryshuar, presidenti ka qenë i qartë që në fillim se forcat tona do të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur".

Më tej shtoi se SHBA është e vendosur që të shkatërrojë grupin islamik ISIS dhe të parandalojë rikthimin e tij.

Në fillim të këtij muaji Trump deklaroi se trupat ushtarake të SHBA-së do të largoheshin sa më parë nga Siria. Të shtunën, SHBA, Britania dhe Franca nisën sulmet kundër qeverisë siriane, si përgjigje ndaj sulmit kimik.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more