Skip to main content

“Qentë ikën prej kafazit, mbushën banesën me pupla pasi shqyen jastëkët e ri (Video)” plus 5 more Telegrafi Dështime

“Qentë ikën prej kafazit, mbushën banesën me pupla pasi shqyen jastëkët e ri (Video)” plus 5 more Telegrafi Dështime


Qentë ikën prej kafazit, mbushën banesën me pupla pasi shqyen jastëkët e ri (Video)

Posted: 16 Apr 2018 12:36 PM PDT

Mary Elizabeth Hatch ka mbetur e hutuar, kur arrti në banesën e saj në Kentucky të Shteteve të Bashkuara, për ta gjetur të mbuluar nga puplat.

E tëra ndodhi pasi qentë e saj kishin ikur prej kafazit dhe nisën t'ia shqyenin jastekët e rinj, transmeton Telegrafi.

"Faji është te unë, është dashur të provoj e a kam mbyllur mirë kafazin", ka shkruar ajo, në përshkrimin e videos.

Në anën tjetër, qentë dukej se kënaqeshin derisa shtriheshin dhe vraponin nëpër puplat e shumta që ishin shpërndarë në dysheme. /Telegrafi/

The post Qentë ikën prej kafazit, mbushën banesën me pupla pasi shqyen jastëkët e ri (Video) appeared first on Telegrafi.

Deshi të kërcej në ujë, për pak sa nuk e pësoi keq (Video)

Posted: 16 Apr 2018 07:38 AM PDT

Një djalë i ri i apasionuar pas “surf” (lundrimit me dërrasë mbi valët gjigante) për pak sa nuk e pësoi me jetë, kur tentoi të kërcej nga anija në ujë.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur i riu po bëhej gati të kërcente në ujë, por ai kishte harruar se dërrasën për lundrim që e kishte, i është lidhur në shufrën e hekurt të anijes që gjithashtu kishte një litar të lidhur në këmbë, transmeton Telegrafi.

Dhe kur tentoi të kërcej në ujë ai mbeti i varur edhe pse u zhyt në ujë, pasi këmbën që e kishte të lidhur me litar i ngeci për shkak të dërrasës së bllokuar në shufër.

Edhe pse ky i ri nuk ka pësuar lëndime serioze, një gjë është e sigurt se kjo ngjarje do t’i shërbej si leksion dhe si kujtesë që çdo herë duhet kontrolluar nëse dërrasa është e lirë. /Telegrafi/

The post Deshi të kërcej në ujë, për pak sa nuk e pësoi keq (Video) appeared first on Telegrafi.

Kur vjedhja nuk shkon sipas planit (Video)

Posted: 16 Apr 2018 07:14 AM PDT

Jo më kot thonë se jo të gjithë janë të destinuar për të kryer një punë të caktuar, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon videoja e publikuar më poshtë.

Aty shfaqet një burrë i maskuar nga koka në këmbë, i cili futet në strehimoren e qenve përmes vrimës në derë që e përdorin qentë për t’u futur, transmeton Telegrafi.

Ai kishte për synim të vjedhë aparatin që hedh topat e gomës qenve për t’i argëtuar. Por, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi tentoi ta nxjerr aparatin nga vrima ku ishte futur.

Kur e kuptoi se assesi nuk mund ta nxjerr nga vendi ku ishte futur, fillon të kërkoj një derë tjetër nga e cila mund të largohet, dhe për fat e gjen. Por, ajo çfarë i ka bërë të gjithë të habiten, ishin paratë që gjendeshin shumë afër tij mbi një tavolinë që hajni nuk i mori.

Ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që më pas është publikuar në internet, duke shpresuar se qytetarët do të ndihmojnë në identifikimin e hajnit.

Shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë qeshur me veprimin amatoresk të hajnit, i cili ka mundur të largohet nga strehimorja e qenve me një shumë të majme të parave – por ja që ai kishte vendosur ta vjedh aparatin me topa të gomës. /Telegrafi/

The post Kur vjedhja nuk shkon sipas planit (Video) appeared first on Telegrafi.

Udhëtarët e shqetësuar nga tri shoqe të dehura, që u përleshën gjatë fluturimit me aeroplan (Video)

Posted: 16 Apr 2018 06:55 AM PDT

Gjatë fluturimit me aeroplan nga Getwick për në Tenerife, stafi është dashur t'i ndajnë tri udhëtare të dehura, që u përleshën brutalisht.

Pasagjeret që besohet se janë valltare, nisën të goditet dhe të kapen për flokësh, ndërsa nuk mungonin as fjalët më banale, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, udhëtarët u shqetësuan në masë të madhe, ndërsa disa fëmijë që ishin afër nisën të qanin nga frika.

"Aeroplani ishte në mbi 10 mijë metra lartësi, andaj nuk mund të aterronim për t'i nxjerrë jashtë. E tëra që mund të bënim ishte ti ndajmë në tri hapësira dhe të mundohem t'i qetësojmë", thuhet në raportin e kompanisë së udhëtimit, ndërsa kërkuan falje për shqetësimin.

Nuk bëhet e ditur, nëse do të pësojnë ndonjë dënim, për rastin që ndodhi teksa ishin nën ndikimin e alkoolit. /Telegrafi/

The post Udhëtarët e shqetësuar nga tri shoqe të dehura, që u përleshën gjatë fluturimit me aeroplan (Video) appeared first on Telegrafi.

Fotografitë më të çuditshme nga dasmat, të popullarizuara për arsye të gabuara (Foto)

Posted: 16 Apr 2018 06:13 AM PDT

Realizimi i një fotografi të bukur, është një prej qëllimeve kryesore, që e dëshiron secili çift që martohet. Por, jo të gjithë e kanë fatin të kenë një të tillë.

Madje, siç tregon kjo përmbledhje nga Bored Panda, disa imazhe aq të çuditshme dhe të pakuptueshme, duke bërë që të popullarizohen vetëm për arsye të gabuara, transmeton Telegrafi.

Prej pozimit me armë, deri te dështimet në editimet kompjuterike, këto janë disa prej fotografive më ekstreme, që janë bërë gjatë ceremonive martesore. /Telegrafi/

The post Fotografitë më të çuditshme nga dasmat, të popullarizuara për arsye të gabuara (Foto) appeared first on Telegrafi.

Paratë që i vodhi prej agjencisë turistike, i ranë prej xhepave dhe ia shpërndau era nëpër rrugë (Video)

Posted: 16 Apr 2018 02:24 AM PDT

Hajni i ngathtë, që vodhi prej një agjencie turistike në Mançester të Anglisë, ka pësuar nga një erë e fortë, që ia shpërndau paratë nëpër rrugë.

Kartëmonedhat që i dolën prej xhepave, nuk mund t'i kthente pas dhe u desh të largohej duarthatë, transmeton Telegrafi.

Policia e ka shpërndarë videon, në përpjekje për ta identifikuar dhe ndaluar plaçkitësin.

Ky i fundit, dyshohet se së bashku me një tjetër, nën kërcënimin e armës i kërkuan agjentes t'jua dorëzonte pazarin ditor, për tu larguar më pas në drejtim të panjohur. /Telegrafi/

The post Paratë që i vodhi prej agjencisë turistike, i ranë prej xhepave dhe ia shpërndau era nëpër rrugë (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more