Skip to main content

“Plagosi me thikë 3 persona, arrestohet agresori në Divjakë (EMRAT)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Plagosi me thikë 3 persona, arrestohet agresori në Divjakë (EMRAT)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Plagosi me thikë 3 persona, arrestohet agresori në Divjakë (EMRAT)

Posted: 15 Apr 2018 12:52 AM PDT

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Shën e Premte në Divjakë ka ndodhur një plagosje e trefishtë me thikë dhe policia njofton se ka arritur të vërë në pranga autorin e ngjarjes mëngjesin e sotëm.

Në pranga përfundoi shtetasi Kujtim Imeri, 40 vjeç, i cili për motive të dobëta qëlloi me thikë tre bashkëfshatarë pas një konflikti që patën mes tyre në një lokal të fshatit.

Shtetasit e plagosur janë B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte. Ata ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnjë nën kujdesin e mjekëve.

“Autori pas plagosjes  u largua nga vendngjarja, por  si rezultat i reagimit të shpejtë  të  policisë , u kap  dhe u  arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë. Shtetasi Kujtim Imeri është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje me thikë”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 3 shtetasit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kanceri nuk e ndal balerinën 9-vjeçare të fitojë 80 tituj (Foto)

Posted: 15 Apr 2018 12:47 AM PDT

Kush do ta ndalte Lily Douglas, balerinën 9-vjeçare, kur ajo u diagnostikua me një formë të rrallë dhe agresive të kancerit të kockave dhe kishte fituar tashmë tetëdhjetë tituj në vallëzim?

Një vit më vonë, përgjigja është: asgjë dhe askush, madje as sarkoma e Ewing që e goditi atë. Sepse në këto 12 muajt e fundit të operacioneve dhe cikleve të gjata të kimioterapisë balerina trimëreshë është kualifikuar për Kampionatin Evropian të vallëazimit.

Historia vjen nga Perth, pranë Edinburg, në Mbretërinë e Bashkuar. “Ajo vallëzonte pesë orë në ditë – thotë nëna e Jane për Daily Mirror – dhe pse u prek nga sëmundjaLily vazhdoi kërcimin.

Pas raundit të dytë të kimioterapisë ka marrë pjesë në Glasgoë në një konpeticion ku ka fituar dy trofe. "Ishte emocionuese", vazhdoi Jane . "Gjithkush kishte lot në sytë e tij dhe gjyqtarët u ngritën për ta përqafuar, ndërsa publiku shpërtheu në ovacione për të kjo dhe ishte një nxitje e pabesueshme."

Që nga dita kur u diagnostikua me kancer ajo ka fituar edhe 10 tituj të rinj dhe në mars Lily do t'i nënshtrohet ciklit të fundit të kimioterapisë, të 14-in, pas nëntë ndërhyrjeve dhe tejkalimin e shtatë infeksioneve. Ndërkohë ajo është kualifikuar edhe për Kampionatin Evropian.

“Në fillim mjekët kanë qenë të shqetësuar për shkak të insistimit të saj për të vazhduar për të kërcyer dhe konkurrimit", rrëfen nëna – "por pastaj ata e kuptuan se kjo ishte mënyra e saj më e mirë për të luftuar betejën me kancerin”.  "Femuri dhe këmba e majtë do të duhet të operohen, por edhe pse ne jemi larg objektivit, për aq kohë sa Lily vazhdon të kërcejë, ajo mund të kapërcejë çdo gjë”, thekson nëna e saj.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Siri, 20 të vdekur në një bazë iraniane në Aleppo

Posted: 15 Apr 2018 12:30 AM PDT

SHBA, Britania dhe Franca u bënë bashkë duke i treguar forcën e Perëndimit regjimit të Bashar Al Assad dhe Rusisë, pasi ndërmorën një sulm të koordinuar ushtarak për të goditur bazat ushtarake ku ruhet arsenali i armëve kimike të Sirisë dhe ja dolën të ishin të suksesshëm.

Bota mbajti frymën për 12 orë, duke pritur se çfarë do ta pasonte sulmin me rreth 100 raketa dhe forcat aleate duket se nuk do të ndalen nëse Assad vazhdon të vrasë me agjentë kimik popullin e tij.

Por shumë pak është folur për bilancin e sulmit dhe aq më pak për jetë të humbura. Mëngjesin e sotëm mediat ndërkombëtare kanë zbuluar se të paktën 20 viktima janë shënuar nga sulmi ajror i së shtunës mbrëma në një bazë të madhe iraniane në jug të Aleppos.

Agjencia ruse e lajmeve Tass raporton se citon mediat turke. Shpërthimi goditi një kamp trajnimi iranian, ndërsa flitet për avionë që fluturuan mbi zonë, por “identiteti i tyre ishte i panjohur”.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Ti nuk je vetëm…”, Alban Skënderaj bën fansen të kërcejë për herë të parë në jetë

Posted: 15 Apr 2018 12:23 AM PDT

Pakujdesia e një mjeku kishte ndryshuar rrjedhën e jetës së Irenës, protagonistes së radhës në programin "Dua të të bëj të lumtur".

Gjatë lindjes, mjeku i kishte tërhequr njërën këmbë më shumë se tjetrën. Në momentin kur ajo kishte filluar të hidhte hapat e para defekti që kishte në këmbë ishte kuptuar menjëherë. Irena i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale kur ajo ishte fëmijë.

Çdo gjë kishte shkuar mirë deri kur Irenës i kishin filluar dhimbje në këmbë. Prindërit e saj i kishin rrëfyer të vërtetën se defektin nuk e kishte të lindur, por që përgjegjës ishin mjekët dhe pakujdesia e tyre.

Irena kur kishte mësuar të vërtetën e kishte përjetuar shumë keq duke u mbyllur në shtëpi. Situata ishte rënduar aq shumë sa që ajo refuzonte të dilte nga shtëpia dhe nuk dëshironte të shkonte në shkollë.

Motra e saj, Violeta kishte zgjedhur programin "Dua të të bëj të lumtur" për t'i kërkuar motrës që të mos dorëzohet sepse jeta është e bukur. "Irena unë të dua shumë dhe ti je më e mira në botë. Duhet të kesh shumë besim tek vetja dhe mos mendo kurrë se ti je ndryshe nga ne të tjerët. Ti je njësoj si ne këtu. Më premto që do të dalësh përsëri nga shtëpia".

Për të mbështetur Violetën në këtë mision, Arbana Osmani kishte ftuar idhullin e Irenës, këngëtarin e dashur për publikun, Alban Skënderaj. Në kërcimin e saj të parë në jetë Irena pati si partner Albanin.

"Ti nuk je vetëm pasi ke familjen tënde që të do dhe kujdeset për ty. Më beso çdo pengesë është në mendjen tënde. Shiko përtej asaj që shohin sytë e tu, sepse rëndësi kanë ndjenjat dhe zemra. Ti tashmë ke një mik dhe unë do jem aty për ty duke të parë herë pas here", – ishin fjalët që Albani i tha Irenës.

Alban Skënderaj e ftoi Irenën që të ndiqte koncertin e tij të ardhshëm në radhën e parë.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Takaj: UEFA do të bëjë kurban Skënderbeun, këtë vit në Champions

Posted: 15 Apr 2018 12:20 AM PDT

Ardjan Takaj thotë gjithçka në emisionin Zona Gol në Supersport. Presidenti i Skënderbeut foli për shumë tema nga fitorja në KAS, te dënimi i UEFA-s, e deri tek motivimi i skuadrës.

Fitorja në KAS?

Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne sepse titullin e kishim fituar në fushë, dhe ai trofe ishte i yni. Ishte një detyrë e klubit ta ritkthente atë titull për të gjithë lojtarët që kanë derdhur djersë në fushë për ta fituar.

A është një ogur i mirë kjo fitore, për të tentuar një tjetër fitore në KAS, tashmë ndaj UEFA-s?

Kjo është një çështje tjetër por besoj që është një ogur i mirë, pasi KAS, kështu funksionon, shpresojmë shumë në heqjen e dënimit, pasi nuk është e drejtë që UEFA të bëjë shembull Skënderbeun duke e dënuar me 10 vite pa patur fakte.

A ishte i vështirë qëndrimi jashtë Europës për një vit?

Skënderbeu tashmë është një klub që luan në nivele të larta. Kampionati shqiptar nuk është objektivi ynë i vetëm pasi duam të bëjmë mirë dhe të shkojmë sa më larg në kompeticionet europiane. Kalimi i 4 tureve është një tregues i qartë i rritjes së nivelit të skuadrës sonë. Nëse do të mbetemi jashtë Europe do të jetë shumë e vështirë për të menaxhuar klubin, si në aspektin ekonomik ashtu edhe për të mbajtur futbollistët aktualë, pasi lojtarët e Skënderbeut duan të luajnë në Europë dhe të dhurojnë paraqitje sa më të mira aty në mënyrë që të evidentohen edhe nga klube të rëndësishme europiane.

Si arrini ta motivoni skuadrën në këto momente?

Pjesa e motivimit është pak e vështirë pasi të gjitha mediat janë të fokusuara tashmë te Skënderbeu dhe kjo gjë nuk u bën mirë lojtarëve. Megjithatë ata janë profesionistë dhe mundohen të japin më të mirën e tyre, gjithsesi ne do të vazhdojmë këtë proces për të fituar pafajësinë dhe do ta çojmë apelin deri në gjykatën federale zvicerane nëse do të jetë e nevojshme.

Si e shpjegoni dënimin e Skënderbeut me 10 vite?

Nëse do të ishte rasti i një klubi të madh, UEFA as që do të merrej fare me dyshime të tilla që vinë vetëm si pasojë e disa telefonatash dhe pa patur fakte. Por meqë ne jemi një klub i vogël, kërkojnë të bëjnë dikë kurban dhe në këtë rast kanë gjetur Skënderbeun për të dënuar. UEFA ka 15 vite që monitoron sistemin BFDS dhe kërkon të dënojë dikë meqë në këto 15 vite nuk ka dënuar asnjë klub, lidhur me këtë sistem që monitoron lëvizjen e koefiçentëve.

Kur pritet që KAS të jap përgjigje për këtë çështje?

Në fakt ne për momentin e kemi apeluar vendimin në UEFA dhe presim përgjigjen e apelit të UEFA-s, për ta çuar çështjen në KAS, më pas KAS do ta na përcaktojë një datë për përgjigjen. Unë jam i sigurt te pafajësia e Skënderbeut dhe besoj që do ta fitojmë çështjen. Nuk pretendojmë ulje të dënimit pasi qoftë edhe 1 vit jashtë Evrope është shumë, duam falje nga KAS.

A do të merrni pjesë këtë edicion në Kupat e Europës?

Avokatët tanë na kanë siguruar që do marrim pjesë në këtë sezon në Champions League sepse edhe koha nuk është e mjaftueshme që KAS të japë një vendim deri në pareliminatoret e Championsit. Ne kemi marrë pjesë në kompeticionet europiane pikërisht në grupet e Europa League kur po dyshoheshim mbi këtë çështje dhe nëse marrim pjesë sërish nuk prishim integritetin e garës. Mendoj që vendimi i KAS do të vijë midis tetorit dhe nëntorit të këtij viti.

Po nëse dënimi nuk hiqet nga KAS, a do të vazhdojë projekti juaj te Skënderbeu?

Pavarësisht gjithçkaje ne do të vazhdojmë të investojmë te Skënderbeu, projekti vazhdon pasi jemi një klub model.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

100 mijë hungarezë protestojnë në Budapest kundër Viktor Orban

Posted: 15 Apr 2018 12:16 AM PDT

Dhjetëra mijë protestues të opozitës dolën në rrugët e Budapestit, kryeqytetit të Hungarisë, për të kërkuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të fundit, që i dhanë nacionalistit populist Viktor Orbann mandatin e katërt si kryeministër të vendit.

Demonstruesit marshuan në paradë nga Shtëpia e Operës drejt Parlamentit, duke mbajtur në duar slogane si “Viktator!”, ku perifrazohet emri i Orban.

Kundërshtarët e Orban 'përmbytën' kryeqytetin të shtunën mbrëma dhe protestuan duke e quajtur  sistemin elektoral të padrejtë. Protestat vijnë vetëm gjashtë ditë pasi partia qeverisëse Fidesz fitoi dy të tretat e vendeve parlamentare me gjysmën e votës kombëtare.

Orban njihet si një euroskeptik i fortë, i cili bëri fushatë në një platformë anti-imigracion dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e kufijve të vendit.

Ndërkohë marshimi u organizua nëpërmjet një grupi në Facebook të quajtur “Ne jemi shumica”. Pas tubimit të së shtunës, organizatorët kanë bërë thirrje për një demonstratë të mëtejshme gjatë fundjavës së ardhshme.

Korrespondenti i BBC Nick Thorpe raportoi nga Budapesti se rreth 100,000 njerëz morën pjesë në protestat e së shtunës. Shumë prej tyre mbanin në duar flamuj hungarezë dhe të Bashkimit Evropian.

Një numër i madh policësh u vendosën në kryeqytet, duke përfshirë forcat speciale, por dhunë nuk pati dhe demonstrata mbeti paqësore. Folësit që morën pjesë në këtë ngjarje denoncuan atë që ata e quajtën vjedhjen e zgjedhjeve nga Orban dhe korrupsionin e abuzimin e pushtetit që ata thonë se karakterizojnë sundimin e tij.

I pyetur për mundësinë e demonstratave të ardhshme, Orban thjesht u përgjigj: “Ne fituam”.

Organizatorët e protestave anti-Orban kanë kërkuar rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve, një ligj të ri zgjedhor, një media publike jo partizane dhe një bashkëpunim më të mirë të organizuar mes partive në kundërshtim me qeverinë e Fideszit. Shumë nga ata që marshuan në rrugët për në parlamentin hungarez të shtunën ishin të rinj.

“Ne duam të jetojmë në një shtet ligjor ku kontrollet dhe balancat janë të pranishme, ne duam të jetojmë në një demokraci të vërtetë”, tha organizatori i protestës 20-vjeccari Viktor Gyetvai, për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ky është shansi ynë i fundit për të bërë diçka për këtë vend”, shtoi ai.

Shumë parti dhe lëvizje kundër qeverisë së zotit Orban, përfshirë edhe nacionalistin e djathtë Jobbik, morën pjesë në demonstratë.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA: Jemi gati për sulme të tjera në Siri!

Posted: 15 Apr 2018 12:02 AM PDT

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Ky paralajmërim vjen pasi SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca goditën me raketa 3 qytete siriane në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Douma, rreth një javë më parë. Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë u sollën si huliganë dhe "treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare".

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 15 prill 2018

Posted: 14 Apr 2018 10:00 PM PDT

Dashi

Do të kërkoni diçka që t'ju emocionojë. Vullneti do t'ju zgjohet falë Marsit i cili ndodhet në një pozicion favorizues, të paktën deri në pjesën e parë të ditës. Mundësi takimesh pozitive.

Demi

Lajme të mira në aspektin e punës, veçanërisht për të lindurit ditën e hënë. Ata do t'ia dalin mbanë në disa projekte që ishit përqendruar. Tërheqje të pazakonta dhe intuitë të mirë.

Binjakët

Dëshironi të udhëtoni dhe të shkoni larg me fantazinë, lexoni një libër të mirë. Takohuni me persona që kanë të bëjnë me botën e arsimit dhe të mësimit. Mos jini të nxituar në vendimmarrje sot.

Gaforrja

Mos i nënvlerësoni kurrë personat që ju kundërshtojnë. Sot rivalja juaj në dashuri do t'ju duket e tërbuar, por në të vërtetë kjo është vetëm përshtypja juaj.

Luani

Ju duket se e gjithë bota është kundër jush, por kjo në fakt është vetëm një periudhë e keqe. Për ta kapërcyer kini durim dhe tregohuni më tolerant, sidomos me veten tuaj.

Virgjëresha

Mos jini shumë kërkues si në marrëdhënien me partnerin/en ashtu edhe me miqtë. Të qenët të papajtueshëm, shpesh, shkatërron edhe raporte të vjetra. Do të përjetoni takime stimuluese.

Peshorja

Sot do të keni disa parandjenja, të cilat do t'ju rezultojnë të vërteta. Gjithsesi, mos i besoni ndjenjat negative në shpirt. Bëni shumë kujdes në gjithçka që do të bëni sot.

Akrepi

Kontaktoni me miqtë e vjetër dhe po ashtu "lëvizni" për takuar të rinj. Paqja që kërkoni ndodhet në zemrën tuaj. Reflektoni mbi problemet tuaja. Përgjithësisht sot do të kaloni një ditë të mirë.

Shigjetari

Sot mund të merrni një përgjigje negative nga ana e një miku/mikeshe të cilit/cilës i keni kërkuar një nder. Mos u "kapni" menjëherë, por mendoni si të zgjidhni çështjen.

Bricjapi

Kërkoni ndihmën e dikujt nëse po përjetoni një situatë të vështirë. Në dashuri do të merrni lajme të mira. Romanticizmi do të bëhet pjesë e të gjithë mbrëmjes së sotme.

Ujori

Rreziku për ndarje ose për komplikime në çift do të ndihen shumë. Më mirë të mbyllni sytë për shumë gjëra sesa ta gjeni veten mes lotësh. Në aspektin e fitimeve dita do të jetë pozitive.

Peshqit

Bëni kujdes ndaj personave të cilët mund të përfitojnë nga mirësia juaj. Fati do të ecë pranë jush duke plotësuar disa nga dëshirat tuaja. Shpresa të mira për të takuar një person të dashur.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tottenham në “tapet”, Man.City një fitore larg titullit

Posted: 14 Apr 2018 01:45 PM PDT

Në mitikun Wembley feston Manchester City. Citiziens triumfuan në supersfidën ndaj Tottenham Hotspur me rezultatin e pastër 3-1 duke mbyllur përfundimisht çështjen e titullit kampion.

Tashmë për ta fituar edhe matematikisht Premier Leaguen, skuadrës së Pep Guardiolës do ti mjaftonte që  Manchester United të humbiste ndaj WBA këtë të dielë, ose në rast të kundërt, City të fitojë sfidën e javës së ardhshme në shtëpi ndaj Sëansea City.

Në Wembley, Citiziens gjetën epërsinë e dyfishtë në harkun e 25 minutave të para, me Gabriel Jesus dhe Ilkay Gundogan që kthehu në gol një 11-metërsh.

Megjithatë në fundin e pjesës së parë skuadra e Pochettinos u kthye në ndeshje, me golin e Eriksen në të 42-ën. Por vetëm kaq për Tottenham në këtë ndeshje sepse në të 72-ën, Sterling shënoi edhe golin e tretë për City-in, duke  mbyllur llogaritë.

14 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pajtohen pasi qëndruan 5 muaj të ndarë, Nora ia fal xhelozinë ekstreme

Posted: 14 Apr 2018 01:40 PM PDT

"Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi", por një xhelozi të tillë si ajo e Erzenit për Norën nuk kishim parë asnjëherë. Historia e Erzenit dhe Norës kishte filluar 3 vite më parë kur ata ishin në gjimnaz. Koha që kalonin së bashku, takimet si edhe xhirot bënë që ata të dashuroheshin me njëri-tjetrin.

Por Erzeni ishte tepër xheloz. Ai nuk kishte dëshirë që askush t'i afrohej Norës, ta shikonte atë, ose t'i fliste asaj. Xhelozia e tij kishte arritur deri në atë pikë sa që kishte filluar t'i ndalonte Norës daljet me shoqërinë si dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

Situatat e xhelozisë të tepruara nga ana e Erzenit e kishin mërzitur Norën, derisa në një moment ajo i kishte kërkuar që të mos e vazhdonin më lidhjen e tyre.

Erzeni ishte penduar për veprimet që kishte bërë dhe i ishte drejtuar programit "Dua të të bëj të lumtur" për t'i kërkuar falje për gjithçka. Ai i kërkoi Norës që të ktheheshin përsëri bashkë dhe që t'i jepte një mundësi të dytë. "Të premtoj që nuk do të jem më xheloz. E di që kam gabuar dhe për këtë gjë të kërkoj falje. Ajo që dua të të kërkoj është që të më japësh një mundësi të dytë."

Nora e fali dhe tha: "Erzeni nuk e ka marrë ndonjëherë guximin për të më treguar se sa më do, por tani e shoh që është bërë guximtar. Ja vlen që çdokush të ketë një shans të dytë".

Arbana Osmani për të vërtetuar nëse Erzeni kishte ndryshuar, e vuri përballë disa premtimeve, të cilat ai i pranoi deri diku. Gjatë premtimeve dukej qartë që Erzeni vazhdonte të ishte xheloz për Norën.

14 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more