Skip to main content

Përse ndonjëherë shihni pikëza të zeza para syve

Përse ndonjëherë shihni pikëza të zeza para syve


Përse ndonjëherë shihni pikëza të zeza para syve

Posted: 15 Apr 2018 02:04 AM PDT

Po jua tregojmë menjëherë që nuk ka arsye për brengosje, nëse pikat ju shfaqen vetëm pasi që të jeni ngritur vrullshëm.

Nëse para syve shpesh ju dridhen pikëza të zeza, që nuk kanë lidhje ne ngritjen e vrullshme, atëherë duhet të shkoni te mjeku.

Te njerëzit të cilët kanë të shtyrë hipertensionin ortostatik, ngritja më shumë se tre minuta çon në rënie të shpejtë të shtypjes së gjakut, që mund të shkaktojë marramendje apo shikim të mjegulluar.

"Te personat e tillë gjendja në çast bëhet gjithnjë e më e keqe, në fund patjetër duhet të ulen për t'u stabilizuar", thotë profesori i neurologjisë në Universitetin e Harvardit, Christopher Gibbons.

"Fjala është për njerëzit të cilët ndiejnë sikur do të humbin vetëdijen, derisa qëndrojnë në radhë afër arkës së dyqanit për të bërë pagesën".

Gibons dhe ekipi i tij besojnë që marramendja dhe humbja e shikimit me rastin e ngritjes mund të jenë shenja të hershme të sëmundjeve neurologjike si p.sh. sëmundja e Parkinsonit.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që duhet të shkoni vrap te neurologu herën tjetër kur para syve ju shfaqen pikëzat e zeza.

Mund të ekzistojë arsye plotësisht e parrezikshme, si p.sh. efektet anësore të disa barnave, dehidratizimi dhe thjesht, plakja.

"Pothuajse secili nesh ndonjëherë përjeton probleme të çastit kur ngrihemi vrullshëm, posaçërisht kur jemi të sëmurë apo të dehidratizuar", thotë dr. David Zapala.

Megjithatë, nëse pikëzat e errëta shfaqen para syve shpesh, por jo vetëm herë pas here, Zapala propozon që të shikoni shprehitë tuaja dhe shëndetin tuaj, sepse sëmundjet e zemrës, diabeti dhe pesha e madhe trupore gjithashtu mund të jenë shkaktarë përse ndonjëherë shihni pikëza të zeza.

"Pasojat e ushqimit të keq, e pirjes së duhanit apo e konsumimit të tepërt të alkoolit, e pasivitetit fizik nuk shfaqen menjëherë. "Është efekt afatgjatë", paralajmëron Zapala.

Mirëpo, nëse ju nevojitet pak motivim që t'i kushtoni më shumë kujdes shëndetit…/Telegrafi/

The post Përse ndonjëherë shihni pikëza të zeza para syve appeared first on DRENICA PRESS.

Mish i shijshëm pule në salcë kremi me shije kërpudhash

Posted: 15 Apr 2018 02:02 AM PDT

Nëse dëshironi racion të shpejtë me shije të veçantë kërpudhash, përdorni supën nga qesja!

Përbërësit për 6 persona:

– 900 g feta mish pule,
– 2 qese të vogla pluhur për supë kremi nga kërpudhat,
– 6 dl ajkë për zierje,
– kripë,
– piper,
– xhenxhefil të bluar,
– 4 thelpinj hudhre të grirë imët,
– gjalpë

Përgatitja:

Pritni filetë në bërxolla të holla dhe fërgoni në gjalpë të nxehtë që të marrin ngjyrën.

Lyeni me gjalpë një enë rezistuese ndaj zjarrit, pastaj rrotulloni copat e mishit të pulës në pluhurin e supës dhe radhisni në enën rezistuese ndaj zjarrit, dhe kur të gjitha t'i radhisni, përzieni mbetjen e salcës pluhur me ajkë, shtoni pak kripë, piper, hudhër dhe xhenxhefil.

Të gjitha qitni sipër mishit dhe fusni në furrë që të piqen në 180 gradë celsius. Piqni 45 – 55 minuta.

The post Mish i shijshëm pule në salcë kremi me shije kërpudhash appeared first on DRENICA PRESS.

Mjekësia kineze: Rregullimi i gjendjes psikologjike dhe kujdesi ndaj emocioneve

Posted: 15 Apr 2018 01:53 AM PDT

Muajt e verës janë muajt më të nxehtë të vitit. Në këtë stinë, dita është më e gjatë dhe orët me diell më të shumta. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, vera është stina e lulëzimit, kur të gjitha bimët e kafshët rriten më shpejt. Metabolizimi i trupit po ashtu është më aktiv.

Në këtë stinë djersijmë më shumë dhe energjia pozitive "Yang" chi do të shfaqet jashtë. Humori ynë mund të ketë luhatje, por gjithashtu mund të jemi edhe më të nevrikosur apo të shqetësuar.

Përveç këtyre mund të prekemi edhe nga gripi, goditja nga i nxheti dhe probleme të ndryshme në sistemin tretës. Në verë duhet të kemi parasysh disa parime që të kemi shëndet të fortë, shkruan Radio Kina.

Rregullimi i gjendjes psikologjike dhe kujdesi ndaj emocioneve

Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, zemra jonë ruan rolin e rëndësishëm për aktivitete shpirtërore. Vera është stina e zjarrit, zjarri lidhet me "zemrën" tonë.

Në librin e lashtë të mjekësisë kineze, është shënuar se energjia e verës lidhet drejtpërdrejt me zemrën. Nxehtësia e verës ndërhyn tek gjendja e jonë shpirtërore, duke shkaktuar shqetësim.

Metodat më të mira për qetësimin shpirtëror përfshijnë pakësimin e aktiviteteve mendore dhe aktivitete si meditim, taichi apo dhe një sy gjumë gjatë ditës.

Disa aktivitete të tjeramund të jenë turizmi, shëtitje në pyll, etj disi dhe dhe shmangia e stimulimit të humorit të keq si pakësim i zemërimit, mërzitjes dhe pikëllimeve.

Qëllimi I këtyre metodave është për rregullimin e gjendjes psikologjike dhe shpirtërore për të na dhënë një relaks të brendshëm.

Në librin e lashtë të mjekësisë kineze "Huang Di Nei Jing", janë dhënë disa sugjerime për ruajtjen e shëndetit në verë: duhet të ruhet energjia e plotëshpirtërore dhe të vetpërmbaheni e të mos zemëroheni duke garantuar qarkullimin e lirë të energjisë së brendshme.

Mund të dëgjoni muzikë të qetë apo të shihni një pikturë të bukur ose të shkoni për peshkim dhe të bëni gjimnastikë apo joga. Të gjitha këto aktivitete favorizojnë rregullimin e gjendjes shpirtërore dhe shëndetin psikologjik.

The post Mjekësia kineze: Rregullimi i gjendjes psikologjike dhe kujdesi ndaj emocioneve appeared first on DRENICA PRESS.

Hoti dëshiron zgjedhje, ja çfarë kërkon ai nga partitë opozitare

Posted: 15 Apr 2018 01:49 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, edhe një herë ka thënë se koalicioni qeverisë e ka humbur shumicën e Kuvendit të Kosovës.

Hoti, përmes një shkrimi të adresuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se ky koalicion nuk ka legjitimitet.

"Situata e re e krijuar në vend, me humbjen e shumicës parlamentare nga partitë në pushtet, kërkon që të kapërcejmë interesat e ngushta politike. LDK-ja është e vendosur dhe e pa kompromis në ruajtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë. Ne presim nga partitë e tjera t’i bashkohen nismës tonë për një tryezë të përbashkët për tu dakorduar për tejkalimin e situatës", ka shkruar Hoti.

Hoti, mes tjerash ka thënë se koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Tani koalicioni ka vetëm 52 vota në Kuvend, ndërkaq partitë opozitare kanë 68 vota.

"Partitë opozitare të shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës numërojnë 385 mijë vota. Ndërkaq, partitë shqiptare të koalicion qeverisës numërojnë 245 mijë vota. Prandaj, është e qartë se ky koalicion i pakicës nuk ka legjitimitet për të qeverisur", ka thënë tutje.

Në fund, Hoti ka shkruar se "Çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën".

The post Hoti dëshiron zgjedhje, ja çfarë kërkon ai nga partitë opozitare appeared first on DRENICA PRESS.

Daçiq përmend mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB

Posted: 15 Apr 2018 01:47 AM PDT

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, nuk e përjashton mundësinë që Serbia të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Shefi i diplomacisë serbe, në një intervistë për gazetën serbe "Politika", në pyetjen  nëse Kosova do të marrë një karrige në Kombet e Bashkuara, tha se "kjo do të thoshte që Serbia duhet t'i thotë Rusisë dhe Kinës që të mos luftojnë kundër hyrjes së Kosovës në OKB", përcjell Telegrafi.

"A mund të imagjinoni që unë ta bëj atë? T'i them Lavrovit dhe homologut tim kinez se unë deri tani jam tallur për këtë", tha Daçiq, duke shtuar se për çështjen  e Kosovës duhet të arrihet te një kompromis.

I pyetur nëse rezultati i këtij kompromisi mund të jetë që Kosova të marrë një karrige në OKB, Daçiq tha se kjo është e mundur, nëse pala serbe e pranon një gjë të tillë, por në asnjë mënyrë nuk mund të jetë ndryshe.

Duke komentuar rëndësinë e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore, Daçiq tha se askush nuk e di se çfarë përfaqëson ajo marrëveshje.

Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë serbe tregon një zbutje të qëndrimit të autoritetet serbe lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB, pasi Beogradi zyrtar vazhdimisht ka qenë kategorik se nuk do të pajtohej me diçka të tillë, sepse kjo do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës.

Ndryshe , në të njëjtën intervistë për gazetën serbe, Daçiq ka thënë se ka angazhuar një ekip të tërë, për të lobuar tek ato vende që e kanë njohur Kosovën, që ta tërheqin atë. /Telegrafi/

The post Daçiq përmend mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB appeared first on DRENICA PRESS.

Gjukanoviq përkrah Kosovën: Serbia nuk vendos për Kosovën, e ka humbur në vitin 1999

Posted: 15 Apr 2018 01:32 AM PDT

Lideri i Partisë Social Demokrate (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politika të gabuara në të kaluarën ,dhe me luftën me NATO-n në vitin 1999.

Gjatë një interviste dhënë për "Vecernje novosti", Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin e Perëndimit, por për shkak të bindjeve se duhet ta shikojë realitetin dhe t'i kontribuoj stabilitetit në rajon, transmeton Telegrafi.

"Serbia e sotme nuk vendosë për Kosovën. Ajo thjesht e ka pranuar faturën për humbjen që e ka pësuar më herët", ka shtuar Gjukanoviq.
Sipas tij, pikëpamja e Malit të Zi është se realiteti në lidhje me Kosovën është i pandryshueshëm.

The post Gjukanoviq përkrah Kosovën: Serbia nuk vendos për Kosovën, e ka humbur në vitin 1999 appeared first on DRENICA PRESS.

Deklaratat e Thaçit dhe Pacollit, në top 10 reagimet për Sirinë në Twitter

Posted: 15 Apr 2018 01:30 AM PDT

Sulmet e djeshme në Siri të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar reagime në gjithë botën.

Liderët kosovarë u rreshtuan krahë aleatëve si SHBA-të, Britania dhe Franca, të cilat dje me fillim nga ora 3 e mëngjesit bombarduan Sirinë, pas sulmeve me armë kimike të regjimit të presidentit Assad kundër popullit sirian.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme në rrjetin social "Twitter", ka përkrahur sulmet e në Siri nga aleatët, transmeton lajmi.net.

"Mbështesë sulmet kundër regjimit të Assadit, që kanë shkelur vijat e kuqe duke përdorur armët kimike", ka shkruar Thaçi.

Reagim bëri edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli. Edhe ai në "Twitter" ka shkruar se sulmet nmdaj këtij regjimi janë të nevojshme.

E të dy deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, ky rrjet social i ka renditur në top 10 postimet për zhvillimet në Siri.

The post Deklaratat e Thaçit dhe Pacollit, në top 10 reagimet për Sirinë në Twitter appeared first on DRENICA PRESS.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, dy kandidatë paralajmëruan tërheqjen e njohjes për Kosovën

Posted: 15 Apr 2018 01:26 AM PDT

Problemit të demarkacionit Kosovë-Mali i Zi i erdhi fundi, por duket se në shtetin malazez ka ende liderë që kundërshtojnë ashpër pavarësinë e Kosovës.

Sot ku po mbahen zgjedhjet presidenciale atje, dy nga kandidatët për të parin e shtetit gjatë fushatës kanë paralajmëruar tërheqjen e njohjes për Kosovën.

Kandidati opozitar, Marko Milaçiq dhe ai nga koalicioni serb, Dobrilo Dedeic kishin thënë se njohja e Kosovës nga Mali i Zi ishte një gabim.

Milaçiq gjatë një tubimi kishte deklaruar se qeveria malazeze ka manipuluar me popullin kur e ka njohur Kosovën, transmeton lajmi.net

"Qeveria malazeze manipuloi me popullin e vet në lidhje me Kosovën. Do të insistojë në anulimin e vendimit të njohjes së këtij shteti", kishte thënë Milaçiq.

Më i ashpër ishte, Dobrilo Dedeic.

Ai kishte theksuar se do ta tërheq edhe ambasadorin malazez në Kosovë. Madje kishte akuzuar Gjukanoviqin se po gënjen kur po thotë se tërheqja e njohjes është e pamundur.

Por, shqiptarët në Malin e Zi duket se kanë vendosur ta votojnë kandidatin favorit, Milo Gjukanoviq.

Gjukanoviq madje ditë më parë kishte thënë se Serbia e ka humbur përfundimisht Kosovën. Deklaratë e cila nxiti reagime të ashpra në shtetin serb.

Për ta votuar Gjukanoviqin kishte bërë thirrje edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Gjukanoviq madje në një intervistë ditë më parë kishte premtuar se do ta respektonte marrëveshjen për korrigjimin e demarkacionit.

Në garë për president në Mal të Zi janë gjithsej 7 kandidatë. Votimet kanë nisur nga ora 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00. /Lajmi.net/

The post Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, dy kandidatë paralajmëruan tërheqjen e njohjes për Kosovën appeared first on DRENICA PRESS.

Ja çfarë moti do të ketë sot në Kosovë

Posted: 15 Apr 2018 01:26 AM PDT

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi  veriperendimit dhe  juglindjes me shpejtësi deri 8m/s.

The post Ja çfarë moti do të ketë sot në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Si u vra nga grekët gjenerali italian dhe 4 të tjerë, që kishin detyrë të caktonin kufirin Greqi-Shqipëri

Posted: 15 Apr 2018 01:23 AM PDT

Nëse Enrico Tellini nuk do të ishte vrarë, kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ishte matanë Janinës. Por ajo e hënë e 23 gushtit të vitit 1923 qe fatale jo vetëm për jetën e gjeneralit italian, me detyrë kryetar i Komisionit Ndërkombëtar Kufipërcaktues mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe për fatet e Shqipërisë.

Në një pusi nga një bandë prej shtatë personash gjenerali italian u vra bashkë me katër  personat e tjerë që ishin në makinë me të.

SKENA E VRASJES

Eskorta me dy makina, me gjeneral Tellini-n po lëvizte nga Janina në Kakavijë kur rrugën ia kishin zënë disa pemë të rrëzuara.

Me ta nuk ishte makina me përfaqësuesit grekë, e cila nuk e vijoi udhëtimin pas një defekti. Sapo shoferi Reniggo Farneti dhe përkthyesi shqiptar, Thanas Kraveri, dolën për të hequr pemët nga rruga, pjesëtarët e një bande hapën zjarr duke i lënë të vdekur në vend që të dy. Batareja e pushkëve u drejtua edhe ndaj personave që ndodheshin në makinë.

Mjeku Luiggi Corti ishte personi i tretë që mbeti i vrarë. Pas tij u plagos adjutanti Mario Bonacini që falë një manovre arriti të futej poshtë makinës.

Në këtë moment, gjeneral Tellini u përpoq të largohej nga makina duke vrapuar dhe qëlluar njëkohësisht me pistoletë ndaj pjesëtarëve të bandës. Por arriti të bënte vetëm disa hapa drejt pyllit, sepse shënjestra kryesore e banditëve mbeti i vrarë në vend.

SI U ORGANIZUA VRASJA

Fshatrat Pobickë dhe Radat në Leksovik i përfshiu brenda kufirit të Shqipërisë. Fshatrat Peshkëpi, Rrëzë e Zezë dhe Kakavijë i përfshiu brenda kufirit të Shqipërisë.

Punonte me ritëm të lartë në mënyrë që të përfundonte shpejt. Kur Enrico Tellini po bëhej gati ta shpinte vijën e kufirit të Shqipërisë deri në Kallama dhe të gjithë Çamërinë Veriore, duke përfshirë edhe Janinën me rrethinat e saj, kishte vetëm një mënyrë që qarqet greke ta ndalonin: duke e eliminuar fizikisht.

Kjo situatë pasqyrohej qartë në gazetat e kohës.

"Tiranë, 6 Shtator 1923, Përfaqësuesit tonë në Paris, Londër, Romë e Gjenevë na njoftojnë: Veprimi i fundit i drejtë i Gjeneral Tellinit ndaj Shqipnisë, i dhanun prej Tij, me 2 Gusht, ku, vëndosi që banjot e Vromonerit ti mbesin Shqipnisë, janë shkaku I vrasjes së Tij…"

Se sa ishte masa e shqetësimit të gjeneral Tellini-t kuptohet nga një raport i tij i dërguar në Lidhjen e Kombeve për punën e kryer deri në ato moment:

"Ky delegacion, nuk më jep besim për një bashkëpunim të sinqertë. Delegacioni kërkon me të gjitha mjetet dhe pretekstet për t'u larguar…

Autoritetet dhe trupat greke nxjerrin pengesa nga më të ndryshmet".

Pakënaqësia e Greqisë nisi që kur Lidhja e Kombeve, pas Konferencës së Paqes në Paris, e emëroi Tellinin kryetar të Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pas pakënaqësisë me fjalë dhe mimikë, grekët ia lanë vendin veprimeve konkrete. Vetëm pak ditë pasi mori detyrën gazeta "Dielli" shkruante se 50 ushtarë grekë të lënë qëllimisht në Korçë si "të sëmurë", hynë përdhunshëm në ndërtesën e komisionit, për të trembur general Enriko Tellinin dhe ta detyronin që Korçën ta kalonte brenda kufirit të shtetit grek. (gazeta Illyria).

Sipas një raporti të konsullatës italiane në Janinë, gjatë një diskutimi në një moment irritimi, përfaqësuesi grek kishte thënë se, "Gjeneral Tellini duhet vrarë…".

Këtë frazë ky kolonel e ka përsëritur edhe publikisht në një lokal, çka do të ndodhte në të vërtetë.

KUSH E VRAU GJENERAL TELLININ?

Përfaqësuesi shqiptar pranë Komisionit Ndërkombëtar dhe përfaqësues i qeverisë shqiptare pranë grupit hetimor, Mehdi Frashëri, është i vetmi person i kohës që na i jep vrasësit me emër. Madje ai jep detaje edhe për përgatitjet që bënë autoritetet greke që kjo vrasje të dukej sikur e kishin bërë shqiptarët. Por, në fakt, e kishin bërë grekët.

Frashëri jep një version mjaft interesant se si shteti grek i manipuloi kriminelët për të thënë se vrasja e Tellinit u bë prej shqiptarëve.

Sipas Mehdi Frashërit, krimineli grek Koço Memo, i ardhur në Shqipëri, u burgos në burgun e Gjirokastrës për vrasjen e shërbëtorit të Myfit bej Libohovës. Në fakt, krimineli donte të vriste Myfit Libohovën nga ana e jashtme e murit të sarajeve të tij, por e ngatërroi me shërbëtorin.

Dy shtytësit në këtë vrasje të ngatërruar, ministri i Luftës, Ismail Tatzati, dhe qarkkomandanti i Xhandarmërisë, Ahmet Selenica, organizaun edhe arratisjen e Koço Memos nga burgu. Por këtu historia bëhet edhe më e ngatërruar dhe intriguese.

Pas arratisjes strehuesit e rinj të Koço Memos ishte pjesëtarë të familjes Karagjozati, të cilët i kërkuan Memos të vriste hasmin e saj, Boço Kalo.

"Grekët, me anën e kantundarëve grekë të Gjirokastrës kishin dijeni të plotë për këto ngjarje dhe menduan ta falnin Koço Memon, ta mësonin mirë e mirë dhe ta nxirrnin dëshmitar përpara Komisionit Ndërkombëtar, të cilëve do tu kallzonin përgatitjen e shqiptarëve për të vrarë Boço Kalon, me ndryshimin që në vend të emrit Boço Kalo do të thoshte emrin e gjeneral Tellinit".

Këtu nisi dhe mori jetë zbatimi i planit për ekzekutimin e Tellini-t. Mehdi Frashëri tregon se autorë të kësaj vrasjeje ishin 5-6 banditë e bashkë me ta edhe një kriminel nga Nivica, që u kap rastësisht në Sarandë i armatosur. Në raportin që Frashëri i dërgoi në frëngjisht komisionit hetimor shkruan:

"Nga ndjekjet e xhandarmërisë shokët grekë të bandës kishin hyrë përsëri në Greqi dhe nivicioti kishte mbetur në Shqipëri, ku u zu i armatosur. Sipas Kol Tromarës kjo bandë greke kishte qenë vrasësi i gjeneral Tellinit dhe mbas vrasjes kishte kaluar kufirin e Shqipërisë për të përgatitur prova kundër shqiptarëve".

EKSPERIMENTI TELLINI

Eksperimenti ishte në modë në kohën e Tellini-t. Gjenrali italian u ndesh në shumë pengesa dhe mosmarrëveshje me grekët për pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë.

Nisur nga kjo ai bëri një eksperiment që do të kthehej në legjendë. U hidhte karamele një turme fëmijësh dhe aty dëgjonte se çfarë gjuhe flisnin kur ziheshin për t'i kapur.

Të gjithë flisnin shqip. Kaq i mjaftonte italianit dhe vendosi kufirin duke e lënë këtë fshat brenda territorit shqiptar. Kjo i zëmëroi grekët pa masë dhe pati shumë incidente me anëtarët e komisionit.

HETIMI I DËSHTUAR

Në vitin e largët 1923 teknikat e hetimit për të zbuluar një ngjarje të rëndë nuk lidheshin aq shumë me shkencën sesa me intuitën. Kjo i shkon më shumë eksperimentit që bëri kryetari i grupit hetimor koloneli japonez Shibo. Me të mbërritur në vendin ku u ekzekutua Tellini, japonezi nxori pistoletën dhe qëlloi dy herë në ajër. Menjëherë një grup ushtarësh grekë, që gjendeshin afër vendit të ngjarjes, mbërritën për pak minuta dhe rrethuan të gjithë anëtarët e komisionit hetimor. Në këtë moment koleneli japonez nxori nga goja thënien lapidare:

"Hetimi mbaroi. Kur krismat e dy të shtënave të revolverit u dëgjuan nga ushtarët, si është e mundur që qindra të shtëna pushkësh nuk u dëgjuan prej tyre?!"

E ndërsa nuk ka dyshime që grekët e vranë, ne shqiptarët nuk i kemi dhënë atë nder që duhet gjeneralit italian. Një shtatore që u ngrit në vitin 1933 me autor Odhise Paskalin, u prish në vitet e para që komunistët erdhën në pushtet. Për të kuptuar dashurinë dhe respektin e tij për shqiptarët, por edhe mungesën e nderimit ndaj tij, mjafton të lexojmë këto radhë të shkruara nga vetë gjeneral Tellini.

"I dua dhe i nderoj shqiptarët, sepse janë zemërbardhë dhe trima. Mjerisht, ata po vuajnë keqbërësitë e fqinjëve. Do të përpiqem t'ua pakësoj mundimet dhe t'ua lehtësoj dhimbjet kombëtare që shqiptarët të jetojnë të lirë si kombet e tjera".

Kështu u vra një italian që luftoi aq shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por që për shkak të kësaj mbeti i vrarë nga grekët.

*Marrë nga libri "100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017" /TemA/

The post Si u vra nga grekët gjenerali italian dhe 4 të tjerë, që kishin detyrë të caktonin kufirin Greqi-Shqipëri appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more