“Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime
“Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime |
- Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video)
- Dhëndri provoi të krijoi skenë romantike duke e rrotulluar nusen, të dy përfunduan në baltë (Video)
- Pasi dolën në darkë “romantike”, vajza nuk iu lajmërua më të riut – ai iu hakmor duke ia dërguar faturën e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë (Foto)
Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video) Posted: 18 Apr 2018 06:39 AM PDT Stevie Connell ishte në një rrugë në Hull të Yorkshire, ku u bë dëshmitarë i një rrahjeje banale mes dy shoferëve. Këta të fundit ishin të veshur me kostume, kur dolën nga veturat dhe nisën të përleshen, duke hedhur grushte të ngathëta në drejtim të njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi. "Sikur disa gra që rrihen me çanta" si dhe "mbesa ime njëvjeçare godet më mirë", ishin dy prej komenteve të shumta. E tëra besohet se ndodhi, kur shoferi nga vetura e parë kishte bërë një manovër të palejuar dhe ia bllokoi rrugën, ndërsa nuk pranonte të largohej. /Telegrafi/ The post Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video) appeared first on Telegrafi. |
Dhëndri provoi të krijoi skenë romantike duke e rrotulluar nusen, të dy përfunduan në baltë (Video) Posted: 18 Apr 2018 05:16 AM PDT Talen dhe Grace përfunduan në baltën e një plazhi në Cornwall të Anglisë, derisa po pozonin para aparatit për fotografitë e martesës. Me nusen në krah, dhëndri nisi t'i sillej në rreth, në mënyrë që ta krijojë një skenë sa më romantike, transmeton Telegrafi. Por, një gurë mjaftoi që ai të pengohet dhe të humbë kontrollin, ndërsa gjithçka të përfundoi keq. Të porsamartuarit, që ishin lagur dhe zhytur në tërësi, ende dukeshin të qeshur dhe në humor të mirë. /Telegrafi/ The post Dhëndri provoi të krijoi skenë romantike duke e rrotulluar nusen, të dy përfunduan në baltë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Posted: 18 Apr 2018 02:52 AM PDT Një vajzë ka shpërndarë në internet një zarf brenda të cilit ishte fatura e një darke që e kishte shijuar me një mashkull, të cilit pas këtij takimi nuk i është lajmëruar më në telefon. Amanda Burnett nga Indiana e SHBA-ve, ka publikuar faturën që i ka ardhur me postë nga një person i paemëruar, ku figuronte lista e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë gjatë një darke “romantike” që në fund kishte çmimin total, transmeton Telegrafi. Por, derisa 23-vjeçarja është nervozuar me faturën, përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndarë në dysh ku disa prej tyre insistojnë se ajo do të duhej të paguante gjysmën e çmimit të darkës, pasi që nuk ishte e interesuar për atë mashkull që asokohe nuk mund t’ia thoshte në sy. Përbri faturës Amanda ka shkruar: “Një mashkull më ka dërguar faturën e darkës që e kemi ngrënë disa javë më parë. E gjithë kjo po ndodh vetëm pse nuk i jam lajmëruar më në telefon”. Sipas faturës, dyshja kishin ngrënë darkë në një restorant të quajtur The Tap në Indianapolis, ku në detaje shpjegohen artikujt dhe çmimet e artikujve që ajo i kishte konsumuar. Ajo kishte pirë një pije alkoolike të quajtur “Moscow Mule” që kushtonte 10 dollarë, një birë (10 dollarë) dhe 14.50 një pjatë me patatina me mish. Në faturë figuron edhe 2.56 dollarë për TVSH, dhe disa shumë tjera të vogla duke përfshirë bakshishin që në total i binte 39.52 dollarë. /Telegrafi/
The post Pasi dolën në darkë “romantike”, vajza nuk iu lajmërua më të riut – ai iu hakmor duke ia dërguar faturën e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: