Skip to main content

“Meta uron Gjukanoviçin: Fitorja juaj, shenjë e konsolidimit evropian” plus 9 more - Gazeta Dita

“Meta uron Gjukanoviçin: Fitorja juaj, shenjë e konsolidimit evropian” plus 9 more - Gazeta Dita


Meta uron Gjukanoviçin: Fitorja juaj, shenjë e konsolidimit evropian

Posted: 16 Apr 2018 02:24 AM PDT

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

Meta shkruan në urimin e tij se është një fitore që tregon “mbështetjen e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.”

Letra e plotë

I Nderuar Zoti Ðukanović,

Urime për fitoren bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Mal të Zi. Ju uroj nga zemra shumë suksese në drejtimin e mëtejshëm e të suksesshëm të Malit të Zi.

Fitorja juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Jam i bindur se, gjatë mandatit tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer.

Me dëshirën për t'ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

s.a/dita

 

FOTOT/ Zgjidhet furnizimi me ujë për banorët e lagjes te Inxhinieria e Ndërtimit

Posted: 16 Apr 2018 02:21 AM PDT

 

Ka marrë zgjidhje problemi i ujit të pijshëm për banorët e lagjes që shtrihet në dy krahët e rrugës "Studenti" në Njësinë Administrative nr.7.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm, duke zëvendësuar të gjithë rrjetin e ujësjellësit në këtë lagje, duke mundësuar jo vetëm një shërbim më cilësor me ujë, por edhe duke shmangur humbjet dhe problematikat e shumta që vinin për shkak të tubacionit të vjetër.

Krahas punimeve në shtrimin e rrjetit të ri, punonjësit e UKT-së kujdesen edhe për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.

"Grupet tona vazhdojnë të punojnë me ritme të larta çdo ditë të javës. Kësaj here është përfunduar rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në rrugën "Studenti”. Rikthimi i ambientit të punimeve në gjendjen e mëparshme, është pjesë e punës sonë për të rritur standardet e shërbimit ndaj qytetarëve", shkruan UKT në faqen e saj në Facebook.

a.s/dita

 

Meta uron Gjukanoviç: Mbështetje për orientimin euroatlantik dhe evropian

Posted: 16 Apr 2018 02:18 AM PDT

 

Kreu i shtetit Ilir meta ka uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç.

"Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej.

Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer", thotë Meta në mesazhin e tij.

a.s/dita

Të gjithë presin që të dalë në pension, por Buffon merr ofertë nga gjigandët…

Posted: 16 Apr 2018 02:13 AM PDT

 

Gjigandët argjentinas të Boca Juniors janë vendosur të bëjnë një lëvizje sensacionale për të marrë legjendën e Juventusit,

Gianluigi Buffon, pohon "Radio Continental". Ky raport mediatik pohon se Carlos Tevez do të përpiqet ta bindë shokun e tij të vjetër për të shkëmbyer Torinon me Buenos Aires në qershor, në mënyrë që t'i drejtojë përpjekjet e Boca për të fituar titullin e "Copa Libertadores".

Portieri veteran bardhezi nuk është deklaruar akoma nëse do të pensionohet në fund të këtij sezoni, apo jo. Ai do të ulet e të bisedojë me presidentin Agnelli, për të të vendosur nëse do të luajë edhe një sezon, apo do të tërhiqet.

Vetë 40-vjeçari ka pohuar herë pas here se nuk do t'i bëhet barrë kurrkujt, por do të luajë sa t'ia lejojë trupi, gjendja fizike.

Buffon doli me karton të kuq në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi reagoi fuqishëm ndaj penalltisë së akorduar nga kryesori anglez, e cila eliminoi Juventusin në "Santiago Bernabeu".

Shumë kanë thënë se kjo ishte ndeshja e fundit e tij në Champions dhe nuk e meritonte një mbyllje të tillë, megjithatë mbetet të shohim nëse Buffon do t'i varë dorezat në gozhdë. Ai ka oferta, njëra prej të cilave vjen nga gjigandët argjentinas të Boca Juniors.

a.s/dita

Trump kërkon tërheqjen e trupave nga Siria, “Sa më shpejt të jetë e mundur”

Posted: 16 Apr 2018 02:11 AM PDT

Misioni i Shteteve të Bashkuara në Siri nuk ka ndryshuar, por Donald Trump duke se këmbëngulë që trupat amerikane të kthehen në shtëpi, dhe kjo gjë bëhet e ditur nga Shtëpia e Bardhë.

Deklaratat e Trump vijnë pas sulmeve ajrore që Shtetet e Bashkuara,Britania dhe Franca kryen në Siri, si një kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar në Douma më 7 prill, ku pati shumë viktima.

Ndërkohë, sulmet ajrore të SHBA-së janë përkthyer si sinjal të përfshirjes më të thellë të këtij vendi në konfliktin 7-vjeçar sirian.

Por, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders ka thënë se Trump e ka bërë mëse të qartë që dëshira e tij është që forcat e SHBA-së të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Ne jemi të përkushtuar që të shkatërrojmë plotësisht grupin militant “Shteti Islamik” dhe të krijojmë kushte që ata të mos kthehen më", ka thënë ajo përmes një deklarate.

"Prandaj, ne presim që aleatët tanë rajonalë dhe partnerët të marrin përgjegjësi më të mëdha, si në aspektin ushtarak dhe atë financiar, për të siguruar rajonin", ka vijuar më tej Sanders.

Komentet nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë vijnë pas reagimit të ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila ka thënë se SHBA nuk do të tërheqë trupat menjëherë, pasi përfshirja e SHBA-së, sipas saj, ende nuk ka përfunduar në Siri.

"Në një pikë, ne duam që të shohim trupat tanë të kthehen në shtëpi. Sigurisht ky është qëllimi. Por, janë tri gjëra që ne duhet të bëjmë atje. E para, presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë se nuk mund të kemi përdorim të armëvee kimik dhe ne do të vazhdojmë ta luftojmë këtë, në mënyrë që të mbrojmë interesat amerikane.

E dyta, ne duam të siguriohemi që ata ta kuptojnë se IS duhet të mposhtet dhe të shkatërrohet plotësisht, në atë mënyrë që ne të dimë se e kemi stabilizuar rajonin. Kemi bërë përparim fantastik në këtë aspekt. Por, ne nuk do të ndalemi derisa të kemi larguar IS-in nga kjo zonë.

E treta, ne duam të sigurohemi se ndikimi i Iranit nuk shpërndahet në këtë zonë. Ata vazhdojnë të shkaktojnë probleme përgjatë rajonit dhe ne duam të sigurohemi që kjo të ndalet. Presidenti u ka kërkuar aleatëve që të bëjnë më shumë kur vjen puna për Sirinë. Prandaj, të gjitha këto po bëhen në emër të kthimit të ushtrisë sonë në shtëpi", ka thënë Haley, shkruan rel.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen pasi thënies nga Emmanuel Macron, se ai ka bindur Trumpin që të vazhdojë të jetë i përfshirë në Siri, për një periudhë të gjatë kohore.

s.a/dita

Tenton të vrasë me thikë, shpallet në kërkim 35-vjeçari

Posted: 16 Apr 2018 01:52 AM PDT

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritetet në Lushnje, pasi tentoi të vriste me thikë 3 persona, një ditë më parë.

Burime zyrtare sqarojnë se rreth orës 11:30 në një lokal në lagjen “Karbunarë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh, 35 vjeç ka tentuar të vrasë me thikë 20 vjeçarin L.Ç, 23 vjeçarin A.Ç, si dhe 15-vjeçarin D.S.

Të plagosurit ndodhen momentalisht në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve, E.SH është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjet tip “Benz”, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar të largohet nga policia, për t’u fshehur më pas.

Për këtë arsye, 28-vjeçari Renato Pupi është vendosur në pranga, si dhe i është sekuestruar makina.

Ndërkohë, puna për kapjen dhe ndalimin e 35-vjeçarit vijon.

s.a/dita

 

Video: Shkrumbohet banesa në Durrës nga rrjedhja e gazit

Posted: 16 Apr 2018 01:39 AM PDT

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen numër 4, në qytetin e Durrësit.

Banesa ka marrë flakë, si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e katërt, raporton Ballkan Web.

Në momentin e zjarrit nuk kishte njeri në banesë, por duket se ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarrfikëset kanë arritur të neutralizojnë flakët në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

s.a/dita

Draft raporti, EUObserver: Shqipëria dhe Maqedonia, pranë negociatave

Posted: 16 Apr 2018 01:31 AM PDT

“Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Europian.”

Në këtë mënyrë e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit : "Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë."

EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë.

Shkrimi thotë se shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE-së në 2025, ndërkohë që kujtojmë se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.

Ato do të rishikojnë angazhimin e tyre për të lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe diskutimin e çështjeve së sigurisë në rajon, ka thënë një diplomat i BE-së.

Diplomati shton gjithashtu se ata do të diskutojnë edhe për mënyrën sesi do t’i referohen Kosovës, e cila nuk është njohur ende nga pesë shtete të BE-së.

Ky rekomandim i hapjes së negociatave me Shqipërinë vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s.

Faqja online e EUObserver, dhe titulli i shkrimit të komentuar më sipër

s.a/dita

 

Serbia në aleancë të ngushtë me Rusinë, nuk e duan Kosovën në Interpol

Posted: 16 Apr 2018 01:11 AM PDT

Serbia ka filluar tashmë aktivitetet diplomatike për të parandaluar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan ‘Novosti’.

Moska duket se tani është partneri kryesor i Beogradit, e cila do të lobojë që Kosova të mos jetë pjesë e agjendës në Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë muajit nëntor.

Ndërkohë që, muajin e kaluar Kosova u njoftua se kërkesa për anëtarësim ishte përfshirë në draft-axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të 87-të të Interpolit.

Por, drejtori i Policisë serbe, Vladimir Rebiq së fundi ka thënë në selinë e Interpolit se Serbia do të bisedojë me të gjithë anëtarët e kësaj organizate, në mënyrë që t’i bindë ata që Kosova të mos aderojë në këtë organizatë.

Komiteti Ekzekutiv është përgjegjës për përgatitjen e agjendës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Policisë, dhe aktualisht kryesohet nga Meng Honwei i Kinës. 12 anëtarë të tjerë të këtij komiteti janë nga Algjeria, Koreja, Rusia, Kanadaja, Franca, Belgjika, Brazili, Amerika, Moldavia, Singapori, Afrika e Jugut dhe Nigeria.

Kujtojmë se vjeshtën e kaluar, autoritetet kosovare hoqën dorë nga Interpoli, duke u shprehur se nuk kishin mbështetjen e mjaftueshme për anëtarësim.

s.a/dita

Aksidentohen bashkëshortët në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, gruaja gjen vdekjen

Posted: 16 Apr 2018 12:53 AM PDT

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit të Tiranë-Elbasan.

Dy shtetas duke udhëtuar kanë humbur kontrollin, dhe mjeti i tyre me targë AA544KO ka dalë nga rruga, ku më pas dhe është përmbysur.

Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar burrë e grua, ku menjëherë janë dërguar në spital.

Shtetasja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi I.G., ndodhet momentalisht nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të aksidentit.

s.a/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more