Skip to main content

“Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në histori të La Ligas, Casillas mbetet ende i pari  ” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në histori të La Ligas, Casillas mbetet ende i pari  ” plus 9 more Telegrafi Futboll


Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në histori të La Ligas, Casillas mbetet ende i pari  

Posted: 14 Apr 2018 02:58 PM PDT

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur një tjetër rekord të madh individual.

Barcelona mori vendin e vet në histori të shtunën duke vendosur një rekord të ri në La Liga për ndeshje të njëpasnjëshme pa humbje, plot 39.

Barcelona shkruan historinë në La Liga, vendos rekord të ri pas 40 vitesh për më shumë ndeshje pa humbje Barcelona shkruan historinë në La Liga, vendos rekord të ri pas 40 vitesh për më shumë ndeshje pa humbje

Por, edhe ylli kryesor i skuadrës Lionel Messi mori një rekord, duke u bërë lojtari i pestë me më së shumti fitore në historinë e La Ligas.

Fitorja 2-1 e Blaugranëve ndaj Valencias e qon yllin argjentinas në kuotën e 312 fitoreve në kampionatin spanjoll.

Messi vazhdon të koleksionojë rekorde nga më të ndryshmet (Getty Images)

Rezultati i së shtunës e sheh atë të barazohet me Manolo Sanchis, megjithatë, Messi arriti këto fitore në 413 ndeshje, ndërsa ish-ikona e Real Madrid në 523.

Xavi Hernandez arriti 322 fitore në 505 ndeshje, edhe pse ka të ngjarë që Messi të kalojë ish-shokun e tij në sezonin 2018/19.

Xavi mund të mbetet parapa Messit në sezonin e ardhshëm (Getty Images)

Raul arriti 327 fitore në 550 ndeshje të La Ligas, edhe pse dy vendet e para janë të rezervuara për dy portier.

Raul ka 327 fitore në 550 ndeshje (Getty Images)

Andoni Zubizarreta shënoi 333 fitore në 622 paraqitje, ndërsa Iker Casillas mban rekordin me plot 334 fitore në vetëm 510 ndeshje. /Telegrafi/

Casillas mbetet ende lojtari me më shumë fitore në histori të La Ligas (Getty Images)

The post Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në histori të La Ligas, Casillas mbetet ende i pari   appeared first on Telegrafi.

Salah bëhet lojtari afrikan me më së shumti gola sezonal në Ligën Premier

Posted: 14 Apr 2018 02:51 PM PDT

Liverpooli fitoi ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0 në Ligën Premier.

Me këtë rast sulmuesi egjiptian ka arritur 30 gola sezonal në kampionatin elitar dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Ylli i Reds është bërë lojtari afrikan me më së shumti gola sezonal në PL.

Salah në momentin festimit të golit ndaj AFC Bournemouthit (Foto: Getty Images)

Salah ka kaluar Didier Drogban e Bregut të Fildishtë, i cili me Chelsean në sezonin 2009/18 kishte shënuar 29 gola.

Emmanuel Adebayor (Togo) renditet i treti me 24 gola në sezonin 2007/08.

Drogba paraqitet edhe një herë në vendin e katër me 20 gola nga sezoni 2006/07.

Drogba duke festuar titullin e vitit 2015 (Foto: Getty Images)

Top pesëshja e lojtarëve afrikan me më së shumti gola mbyllet nga Yaya Toure (Bregu i Fildishtë) me 20 gola nga sezoni 2013/14.

Vlen të theksohet se në të gjitha garat Salah deri më tani ka shënuar 40 gola për Liverpoolin. /Telegrafi/

The post Salah bëhet lojtari afrikan me më së shumti gola sezonal në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Tottenham 1-3 Man City, notat e lojtarëve

Posted: 14 Apr 2018 02:22 PM PDT

Manchester City fitoi ndaj Tottenhami me rezultat 1-3 në Ligën Premier.

Golin e vetëm për Spurs e shënoi Christian Eriksen në minutën e 42-të, ndërsa për Cityn shënuan Gabriel Jesus (22′), Ilkay Gundogan (25′) dhe Raheem Sterling (72′).

Lojtari më i mirë në takim ishte Vincent Kompany, i cili përveç paraqitjes së mirë në mbrojtje, arriti të asistojë te goli i parë në takim.

Ilkay Gundogan duke festuar golin ndaj Tottenhamit (Foto: Getty Images)

Përveç golashënuesve, me notë të lartë u vlerësuan edhe Aymeric Laporte e Kevin De Bruyne.

Eriksen për Spurs ishte më i miri, pas danezit u vlerësuan me notë pozitive Mousa Dembele dhe Jan Vertonghen.

Hugo Llors ishte dështimi i ndeshjes, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Tottenhami:

Man City:

The post Tottenham 1-3 Man City, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Atalanta 0-0 Inter, nota e Berishës dhe të tjerëve

Posted: 14 Apr 2018 02:03 PM PDT

Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtimin e tyre te Atalanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka dështuar të fitojë edhe në ndeshjen e tretë me radhë në kampionatit italian.

Ky dështim ka bërë që Nerazzurrët të mbeten ende jashtë katër vendeve të para, duke mbetur jashtë objektivit kryesor për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e tretë pa fitore për Interin, barazon ndaj Atalantas Ndeshja e tretë pa fitore për Interin, barazon ndaj Atalantas

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte portieri i Interit, Samir Handanovic, i cili u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për sulmuesi e vendasve, Musa Barrow, i cili u notua me 6.1.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili pati paraqitje të lartë duke u vlerësuar me notë 7.1. /Telegrafi/

Atalanta:

Etrit Berisha ishte njëri ndër më të vlerësuarit te Atalanta

Inter: 

Te Interi shkëlqyen edhe Miranda, Gagliardini e D’Ambrosio

The post Atalanta 0-0 Inter, nota e Berishës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

City nuk gabon ndaj Tottenhamit, një hap larg titullit

Posted: 14 Apr 2018 01:40 PM PDT

Manchester City i është kthyer fitoreve, këtë herë nuk gaboi në Ligën Premier ndaj Tottenham duke fituar me rezultat 1-3.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë dhe ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në takim erdhi nga Gabriel Jesus në minutën e 22-të, pastaj Ilkay Gundogan shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të.

Gabriel Jesus në momentin e golit ndaj Tottenham Hotspur në Wembley Stadium (Foto: Getty Images)

Vendasit shënuan me anë të Christian Eriksen në minutën e 42-të dhe me rezultatin 1-2 përfunduan 45 minutat e parë.

City e filloi edhe pjesën e dytë më shumë raste, Jesus (64′, 72′), ndërsa Sterling shënoi golin e qetësisë në minutën e 72-të.

Ilkay Gundogan duke festuar golin ndaj Tottenhamit (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Man City vazhdon në vendin e parë me 87 pikë, 20 pikë më shumë se Spurs në pozitën e katër.

Në rast se Manchester Unitedi humbet ndaj WBA të dielën, atëherë titulli është i Cityt.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të Guardiolas është kundër Swanseas, ndërsa Tottenhami udhëton te Brighton. /Telegrafi/

The post City nuk gabon ndaj Tottenhamit, një hap larg titullit appeared first on Telegrafi.

Ndeshja e tretë pa fitore për Interin, barazon ndaj Atalantas

Posted: 14 Apr 2018 01:39 PM PDT

Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtimin e tyre te Atalanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A.

Pjesa e parë e takimit ishte për një nuancë më e mirë për Atalantan, të cilët rrezikuan disa herë dhe ishin afër golit.

Alejandro Gomez (5′), Musa Barroë (19′, 30′) dhe Remo Freuler (24′) rrezikuan në 45 minutat e parë, por pa arritur të gjejnë golin.

Ndeshja ishte shumë e luftuar në mesfushë (Getty Images)

Megjithatë, rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi Interit, me Ivan Perisic (42′), i cili i vetëm me portierin goditi jashtë portës dhe shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët ishin më të mirë dhe krijuan diçka më shumë se vedasit, të cilët nuk patën shumë hapësira në këtë pjesë.

Icardi dhe Etrit Berisha gjatë një dueli në ajër (Getty Images)

Rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi kroatit Perisic (86′), i cili me kokë nuk arriti ta gjej cakun dhe ndeshja në fund përfundoi pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e pestë me 60 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e tetë me 49 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Interi luan në shtëpi ndaj Cagliarit, teksa Atalanta udhëton drejt Beneventos. /Telegrafi/  

The post Ndeshja e tretë pa fitore për Interin, barazon ndaj Atalantas appeared first on Telegrafi.

Herrera mohon të ketë qenë afër transferimit te Barcelona

Posted: 14 Apr 2018 01:04 PM PDT

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka mbyllur thashethemet rreth bisedimeve për një lëvizje në Barcelonë.

Ander Herrera është në muajt e fundit të kontratës së tij me Djajtë e Kuq, pasi nga qershori do të jetë lojtar i lirë.

Gjiganti spanjoll, Barcelona u lidh me Herreran më herët këtë sezon para se kontrata e tij të zgjaste 12 muaj, teksa kontaktet thuhet se kanë ekzistuar edhe gjatë afatit të janarit.

Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto) Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)

Megjithatë, ish-mesfushori i Athletic Bilbaos ka mohuar kontaktet me gjigantin katalunas dhe se nuk ishte gati të nënshkruante me ta.

“Unë kurrë nuk kam qenë i afërt me Barcelonën”, ka thënë fillimisht Herrera.

“Ndoshta nganjëherë ata kanë qenë në gjendje të mendojnë për mua si një nga 15 alternativat në listën e tyre”.

Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin

“Por, unë nuk mund të them se kam qenë gati për të nënshkruar me Barcelonën”.

Ndryshe, mesfushori spanjoll është i lidhur me Unitedin deri në vitin 2018, teksa ka bisedime për vazhdimin e kontratës edhe për një vit. /Telegrafi/

The post Herrera mohon të ketë qenë afër transferimit te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Man City gati ta provojë vendosmërinë e Chelseat për Hazardin

Posted: 14 Apr 2018 12:51 PM PDT

Pep Guardiola ka në plan të provojë vendosmërinë e Chelseat për Eden Hazard me një ofertë këtë verë.

Manchester City është gati të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon, por drejtuesit e klubit po mendojnë për sezonin e ri.

Sheikët e Cityt dhe trajnerin duan ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën për të qenë konkurrues edhe në Ligën e Kampionëve.

Desailly - Chelseat: Shiteni Hazardin, blini tre futbollistë tjerë Desailly - Chelseat: Shiteni Hazardin, blini tre futbollistë tjerë

Sipas gazetës Sport, Hazard do të jetë një objektiv i transferimeve të Cityt në verë, me Guardiolën duke e bërë lojtarin e Chelseat shënjestrën e tij kryesore.

Hazard pritet të largohet në verë nga Chelsea (Getty Images)

Trajneri katalunas kërkon tri transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar, duke përfshirë edhe yllin belg.

Hazard pritet të largohet nga Chelsea këtë verë dhe është gjithashtu interes edhe i skuadrave tjera të mëdha evropiane.

Në horizont mundësia e shkëmbimit Bale-Hazard Në horizont mundësia e shkëmbimit Bale-Hazard

Gjiganti spanjoll, Real Madridi dhe ai francez Paris-Saint Germain janë vënë pas shërbimeve të tij.

Interesante është se në Madrid ka një besim që Hazard tashmë ka njoftuar Chelsean se ai nuk do të konsiderojë lëvizjen në një tjetër klub të Ligës Premier për shkak të respektit ndaj klubit dhe tifozëve. /Telegrafi/

The post Man City gati ta provojë vendosmërinë e Chelseat për Hazardin appeared first on Telegrafi.

Liverpool 3-0 Bournemouth, notat e lojtarëve

Posted: 14 Apr 2018 11:39 AM PDT

Liverpooli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Ligës Premier.

Reds kanë vazhduar me formë të mirë edhe në kampionatin anglez, teksa ka siguruar fitoren e radhës duke mposhtur kësaj radhe Bournemouthin.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Jurgen Klopp nga treshja e sulmit, Sadio Mane (7′), Mohamed Salah (69′) dhe Roberto Firmino (90′).

Liverpooli vazhdon me fitore edhe në Ligën Premier, mposht lehtësisht Bournemouthin Liverpooli vazhdon me fitore edhe në Ligën Premier, mposht lehtësisht Bournemouthin

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Firmino, i cili u vlerësua me notë të lartë 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për dyshen, Dan Gosling dhe Charlie Daniels, të cilët u notuan me 5.8. /Telegrafi/

Liverpool: 

Vlerësim të lartë patën edhe Arnold, Salah e Chamberlain

Bournemouth:

Dështuan edhe Defoe, Ibe e Fraser

 

The post Liverpool 3-0 Bournemouth, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Liverpooli vazhdon me fitore edhe në Ligën Premier, mposht lehtësisht Bournemouthin

Posted: 14 Apr 2018 11:20 AM PDT

Liverpooli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar me formë të mirë edhe në kampionatin anglez, teksa ka siguruar fitoren e radhës duke mposhtur kësaj radhe Bournemouthin.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi Redsave, të cilët rrezikuan disa herë dhe patën shumë raste për gol, por vetëm një e konkretizuan.

Festa e Mane pas golit të shënuar (Getty Images)

Ishte ai i minutës së shtatë, ku Sadio Mane shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të mirë të Jordan Henderson.

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Liverpoolit, të cilët menaxhuan ndeshjen dhe krijuan shumë raste, teksa shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht ishte ylli kryesor i skuadrës, Mohamed Salah (69′), i cili shënoi për 2-0, ndërsa për 3-0 u përkujdes Roberto Firmino (90′), i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Momenti i golit nga Salah (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Liverpooli renditet në pozitën e tretë me 70 pikë, ndërsa Bournemouth zë vendin e 11-të me 38 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Reds udhëton drejt West Bromwich Albionit, teksa Bournemouth e pret në shtëpi Manchester Unitedin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Liverpooli vazhdon me fitore edhe në Ligën Premier, mposht lehtësisht Bournemouthin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more