Skip to main content

“Lluka në Konferencën e Berlinit, ngre çështjen e bllokimit të interkoneksionit” plus 9 more Ekonomia Online

“Lluka në Konferencën e Berlinit, ngre çështjen e bllokimit të interkoneksionit” plus 9 more Ekonomia Online


Lluka në Konferencën e Berlinit, ngre çështjen e bllokimit të interkoneksionit

Posted: 17 Apr 2018 09:39 AM PDT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në Konferencën "Berlin Energy Transition Dialogue", organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Republikës Federale të Gjermanisë, ku marrin pjesë mbi 50 ministra të energjisë nga vende të ndryshme të botës.

Në margjinat e kësaj konference, Ministri Lluka u takua me homologun e tij gjerman, Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, z. Peter Altmaier, me të cilin diskutan për të ushtruar më shumë ndikim te Qeveria e Serbisë, për implementimin e shpejtë të marrëveshjes së plotë të interkoneksionit, dhe njëkohësisht për t'i mundësuar Kosovës të bëhet anëtare e Organizatës Evropiane të Transmisioneve, ENTSO-e, e cila është pengesë e vetme për integrimin e tregut energjetik me Shqipërinë dhe rajonin.

Momentalisht Kosova po humb rreth 22 milionë euro në vit nga mos zbatimi i marrëveshjes së interkoneksionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë para rreth 5 viteve. Këtë brengë, Ministri Lluka e shprehu edhe në takim me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian për Unionin Energjetik, z. Marosh Shefcovic.

Ndryshe, në Konferencën "Berlin Energy Transition Dialogue" Ministri gjerman i Ekonomisë dhe i Energjisë, Peter Altmaier para të pranishmëve foli për rëndësinë e energjisë në sektorin ekonomik dhe tranzicionin që vendet duhet ta bëjnë gradualisht nga energjia tradicionale në atë të mençur dhe të gjelbër, duke u fokusuar në energji të ripërtëritshme dhe në efiçiencë të energjisë.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas foli për ndihmën që shteti Gjerman ka ofruar tek të gjitha vendet në zhvillim për të zhvilluar sektorin energjetik, duke ndihmuar ekonomitë vendore.

Ndryshe në këtë konferencë ndërkombëtare, te pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Ripërtëritshme (International Renewable Energy Agency), Adnan Amin dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji (International Energy Agency), Fatih Birol.

The post Lluka në Konferencën e Berlinit, ngre çështjen e bllokimit të interkoneksionit appeared first on Ekonomia Online.

Mesazhi i shefes së BE-së për opozitën: Mendoni dy herë para se të shkoni në zgjedhje

Posted: 17 Apr 2018 08:55 AM PDT

Pas publikimit të Raportit të Progresit shefja e BE-së në Kosovë, Natylia Apostolova ka mbajtur një konferencë për media.

Ajo foli edhe për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Apostolova kërkoi nga partitë opozitare që të mendojnë dy herë para se ta dërgojnë vendin në zgjedhje, shkruan lajmi.net

"Është shumë me rëndësi nga aspekti i Kosovës të mendojë edhe njëherë se si do të reflektohet kjo në reforma. Duhet shikuar me kujdes, nëse keni zgjedhje të reja është që do të ketë ngecje në progres. Unë bëj apel ndaj të gjithë atyre që mendojnë të shkojnë në zgjedhje, që të mendojnë vërtetë dy herë se si do të ndikojë kjo në rrugën e Kosovës dhe në reforma", ka thënë Apostolova.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sidomos në ditët e fundit ka paralajmëruar edhe një mocion për rrëzimin e qeverisë.

Këtë mocion do ta përkrahë edhe Vetëvendosja, kurse nuk dihet se kur do të shkojë në Parlament kjo kërkesë.

The post Mesazhi i shefes së BE-së për opozitën: Mendoni dy herë para se të shkoni në zgjedhje appeared first on Ekonomia Online.

Mediat siriane: Inspektorët kimikë kanë hyrë në Duma

Posted: 17 Apr 2018 08:48 AM PDT

Mediat shtetërore siriane po raportojnë se inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë hyrë në qytetin Duma, ku dyshohet që është kryer një sulm me armë kimike.

Televizioni shtetëror dhe agjencia shtetërore SANA thanë se ekipi nga kjo organizatë kanë hyrë në Duma sot.

Këto njoftime vijnë pas akuzave nga qeveritë Perëndimore drejtuar Sirisë dhe Rusisë, për ndalimin e qasjes në vendin ku ka ndodhur sulmi i dyshuar kimik, që ka rritur tensionet mes tyre.

Më 16 prill, inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike thanë se ende nuk u është dhënë leja për të hyrë në Duma.

Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Moska mban përgjegjësi të përbashkët me Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad për këtë sulm, por ajo tha se planifikon që të mbajë të hapur kanalet e komunikimit me presidentin rus, Valdimir Putin.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca më 14 prill kryen sulme ajrore në Siri, në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.

The post Mediat siriane: Inspektorët kimikë kanë hyrë në Duma appeared first on Ekonomia Online.

Soltes: Të vazhdohet dialogu Prishtinë-Beograd

Posted: 17 Apr 2018 08:42 AM PDT

Raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën, Igor Soltes, ka komentuar paraqitjen e raportit vjetor të progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Soltes në reagimin e tij ka thënë se pavarësisht përmbajtjes së këtij raporti, në të cilin u tha se vendi ka ngecje e jo shumë përparime në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, shteti i Kosovës duhet të vazhdojë në zbatimin në praktikë të reformave të saj.

"Pavarësisht nga përmbajtja e raporteve të progresit që janë publikuar sot, është e rëndësishme për qeverinë e Kosovës që të vazhdojë me reformat që tashmë kanë filluar të zbatojnë dhe të përqendrojë të gjithë energjinë dhe njohurinë e saj mbi zbatimin e reformave në praktikë. Është e rëndësishme të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për të forcuar përpjekjet për të pasur një sistem gjyqësor të pavarur dhe plotësisht funksional. Për të mbajtur stabilitetin në rajon, është me rëndësi të madhe të vazhdohet dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në një mënyrë të qëndrueshme dhe të qetë. Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi kryesor në të gjithë këtë dhe duhet të respektohet nga të gjithë aktorët e përfshirë politik. Unë gjithashtu shpresoj që liberalizimi i vizave së shpejti do t'i jepet Kosovës dhe se do të ketë po aq pengesa sa të jetë e mundur në këtë mënyrë".

The post Soltes: Të vazhdohet dialogu Prishtinë-Beograd appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi iu gëzohet hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Posted: 17 Apr 2018 08:36 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas publikimin e Raportit të Progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është shprehur i gëzuar që Komisioni Evropian ka vlerësuar punën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për reformat e bëra.

Ai ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

I gëzohem propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë. HTH

The post Thaçi iu gëzohet hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj: Kamenica, shembull i mirë i një jete të integruar

Posted: 17 Apr 2018 08:27 AM PDT

"Kamenica ka dëshmuar një vetëdije të ngritur qytetare dhe këtë e tregon edhe fakti se shkalla e incidenteve në këtë komunë është tejet e ulët", kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që bëri në Komunën e Kamenicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati me bashkëpunëtorë.

"Ardhja jonë në këtë komunë ka për qëllim me i përafru temat që e preokupojnë komunën. Diskutuam për projektet infrastrukturore, për gjendjen me ujë të pijshëm dhe gjendjen në shumë sektor, duke parë mundësitë e investimeve edhe nga partnerët tonë ndërkombëtarë, përvec Qeverisë sepse këtu jepet shembulli më i mirë i një jetë të integrume dhe ju përgëzojmë për këtë të gjithë juve", tha kryeministri Haradinaj në konferencën për media pas takimit.

Testi PISA dhe përmirësimi i rezultateve në fushën e arsimit, ndarja e granteve për fermerët, projektet konkrete që do të angazhoni direkt të rinjtë e kësaj Komune, renovimi i shtëpisë së kulturës dhe tema të tjera të rëndësishme për këtë vend ishin pjesë e diskutimit në takim.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën, për siç tha të rrallë të një kryeministri në këtë komunë të vogël.

"Diskutuam problemet dhe ç​ështjet të cilat nuk mundemi vet si Komunë me i realizu dhe çështje të tjera që mund të përkraheshin nga Qeveria dhe organizatat e tjera", tha kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

The post Haradinaj: Kamenica, shembull i mirë i një jete të integruar appeared first on Ekonomia Online.

Apostolova për Asociacionin: Puna është dashur të fillojë shumë më parë

Posted: 17 Apr 2018 08:04 AM PDT

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se procesi i krijimit të asociacionit duhet të fillojë dhe kjo do të jetë pjesë e bisedimeve të Serbisë dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Ajo çka ka ndodhur me vendimin e kryeministrit mendoj që është një hap pozitiv dhe mendoj që i 20-ti është datë kur do të vendoset për asociacionin. Marrja e vendimeve të njëanshme nuk duhet të jetë pjesë e dialogut. Të dyja palët duhet të shkojnë në Bruksel dhe të shikojnë se cila do të jetë forma më e mirë e statutit”.

“Asociacioni i komunave serbe nuk është krijuar. Puna është dashur të fillojë shumë më parë, unë kam marrë pjesë në disa përpjekje që ka bërë ish-kryeministri Isa Mustafa, mirëpo atëherë ishte koha kur Lista serbe e bojkotonte Kuvendin. Mirëpo puna e mirë është që ky proces ka filluar”.

The post Apostolova për Asociacionin: Puna është dashur të fillojë shumë më parë appeared first on Ekonomia Online.

Rusi: Një militant i dyshuar i IS-it hedh vetën në erë gjatë arrestimit

Posted: 17 Apr 2018 07:55 AM PDT

Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) thotë se ka arrestuar tre anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), duke shtuar se një person i katërt, ka hedhur vetën në ajër, teksa autoritetet po e arrestonin.

Zyrtarët e FSB-së thanë sot se të dyshuarit po planifikonin një seri të akteve terroriste në rajonin jugperëndimor Rostov.

Sipas FSB-së, lideri i këtij grupi ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë gjatë aksionit të arrestimit dhe më pas ka shpërthyer një pajisje shpërthyese.

Ndodh shumë shpesh që FSB të njoftojë për pengimin e komploteve terroriste, por shpesh këto raportime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Zyrtarët e FSB-së nuk kanë treguar se ku janë kryer arrestimet. Ata thanë se disa armë dhe manuale për krijimin e eksploziëve janë gjetur gjatë këtij operacioni. Ndërkaq, identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende publik.

Autoritetet ruse thonë se mbi 5 mijë persona nga Rusia dhe nga ish-republikat e tjera sovjetike, u janë bashkuar IS-it në Siri, në vitet e fundit.

The post Rusi: Një militant i dyshuar i IS-it hedh vetën në erë gjatë arrestimit appeared first on Ekonomia Online.

Apostolova: Liberalizimi varet nga Kosova, viti 2017 ka qenë shumë sfidues

Posted: 17 Apr 2018 07:51 AM PDT

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Ura e Ibrit është projekti më i madh që ka të bëjë me dialogun.

"Puna mbi urë është duke vazhduar, është dashur pak kohë dhe derisa zbatohet ky projekt kemi bashkëpunim të mirë me Komunën veriore, ka pasur batica e zbatica. Ka pasur të bëjë me disa shqetësime me komunën duke u bazuar me probleme etnike qe kanë ndodhur, jemi duke shikuar perspektivën e përmirësimit të raporteve me Serbinë dhe Kosovën dhe ura do të jetë simbol i saj".

Për statutin e komunave me shumicë serbe, Apostolova tha se ky statut ka  një afat kohor prej 4 muajve që të finalizohet.

"Së shpejti ekipet negociatore do të ftohen në Bruksel dhe do të konsultohen se çka duhet të bëhet. Ky nuk do të jetë hapi i lehtë, mirëpo duhet të shikohet se çfarë duhet të bëhet".

Lidhur me liberalizimin, Apostolova tha se ai varet nga Kosova dhe shtetet anëtare.

"Ky proces është shumë më kompleks, liberalizimi i vizave ka pasur një sukses të madh me aprovimin e Demarkacionit. Ky ka qenë një nga dy kriteret e fundit, aktualisht jemi duke shikuar zbatimin drejt regjimit të liberalizimit. BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës. Në javën e ardhshme do të ketë një mision nga Brukseli që do të analizojmë zhvillimet e fundit, sapo t'i shikojmë këto".

"Nuk mund t'ju them që ky është raporti më i keq, por duhet të them se 2017 ka qenë vit shume sfidues për Kosovë, sepse kemi pasur dy runde të zgjedhjeve, perspektiva evropiane është e orientuar nga reformat, kur Kuvendi nuk ishte duke punuar dhe kishte sfida të tilla janë pasqyruar në raport".

The post Apostolova: Liberalizimi varet nga Kosova, viti 2017 ka qenë shumë sfidues appeared first on Ekonomia Online.

Bytyqi: Jemi në fazën kur Agjencia e Akreditimit do të bëhet funksionale

Posted: 17 Apr 2018 07:49 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka mirëpritur ratifikimin në Kuvend të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

"Është një lajm i mirë që më në fund Këshilli Shtetëror i Cilësisë është ratifkuar sot nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas një pune jashtëzakonisht të madhe, të mirë që është bërë që nga momenti i rekomandimeve të Kuvendit deri më sot ku u pa një disponim i përgjithshëm".

"Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë deputetët, për vullnetin e tyre për ta futur në rend dite këtë pikë të jashtëzakonshme, si pikë e parë dhe po ashtu gjetjen e zgjidhjes sot për ta votuar përkundër shumë angazhimeve që ka Kuvendi i Kosovës".

Ai ka shkruar se janë në fazën kur Agjencia e Akreditimit do të bëhet funksionale, transmeton Ekonomia Online.

"Jemi në hap shumë të mirë dhe jemi në fazën kur Agjencia e Akreditimit do të bëhet funksionale. Unë sot menjëherë kam ftuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë, ku do të bisedojmë me anëtarët vendor dhe do të shohim mundësinë e parë që sa më shpejtë të thirrin takimin konsolidues, pra të zgjedhin organet udhëheqëse dhe Agjencia e Akreditimit të bëhet funksionale".

The post Bytyqi: Jemi në fazën kur Agjencia e Akreditimit do të bëhet funksionale appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more