Skip to main content

Kryetari Bekim Jashari bashkëbisedon me qytetarë

Kryetari Bekim Jashari bashkëbisedon me qytetarë


Kryetari Bekim Jashari bashkëbisedon me qytetarë

Posted: 16 Apr 2018 08:59 AM PDT

Për t'u informuar për së afërmi me problemet më të cilat preokupohen qytetarët, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka bashkëbiseduar me disa prej tyre të cilët i ka njoftuar për punët që komuna është duke zhvilluar për një mirëqenie më të mirë për të gjithë dhe për inicimin e disa projekteve të cilat pa dyshim do të sjellin një zhvillim ekonomik të kësaj treve.

Tutje gjatë ketij bashkëbisedimi, Jashari i njoftoj qytetarët për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe në këtë drejtim gjithmonë do të jetë i gatshëm të bashkpunoi me qytetarët.

Kujtojmë se më ardhjen në krye të komunës, Kryetari Jashari ka inicuar dy projekte madhore për këtë trevë siq janë: Penda e ujit në fshatin Kuqicë dhe qendra industriale e cila pritet të ndërtohet në një siperfaqe mbi 30 hektar në Fshatin Marinë.

Këto dy projekte do të jenë ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kësaj treve në të ardhmen.

Mirëpo karshi kësaj kryetari është duke punuar edhe për raste sociale, siq ishte së fundi projekti për sigurimin e 20 shtëpive për familjet që nuk kanë strehim.

The post Kryetari Bekim Jashari bashkëbisedon me qytetarë appeared first on DRENICA PRESS.

Këto vende do të mbesin pa rrymë

Posted: 16 Apr 2018 08:50 AM PDT

Për ditët në vijim sërish paralajmërohet ndërprerje rryme në disa lokacione të Kosovës, transmeton Drenicapress.info.

Njoftimi për vjen nga KEDS i cili thotë se rryma do të ndërpritet në këto vende

 

Peja

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 18.04.2018 në NS 35/10 kV Isniqi  do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Bletarija  (Kodi: 53057004) prej orës 11:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bletaria, Hulaj, Pushimorja e fëmijëve dhe Kfori-1.

Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i transformatorit toroidal.

2.

Më 18.04.2018 në NS 35/10 kV Isniqi  do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Manastiri I Deçanit  (Kodi: 53057005) prej orës 12:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Manastiri i Deçanit.

Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i transformatorit toroidal.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 18.04.2018 në NS 110/10 kV Peja 2 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Dardania ll  (Kodi: 51000004) prej orës 12:00 deri në ora 14:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Benzines Raushiq, Tregu Raushiq, Jasiqi2, Jasiqi1, Banja, Mulliri Jusaj, Molika kontroll teknik, Jakup Beqaj, Asfallti, Ideal Vokshi, Te Billepoja, Dardanija2,Dardanija1,Dardanija7 dhe Dardanija 4.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllës.

Gjilani

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 18.04.2018 në NS 35/10 kV Gjilani ll do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Frigoriferi  (Kodi: 60061005) prej orës 10:30 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Te Sokoli, Dheu i Bardhe Poligoni, Kufca,Te baja-Bazeni, Te Spitali Mental, Ujësjellësi dhe TS Poredini.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

2.

Më 18.04.2018 në NS 35/10 kV Gjilani ll do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Kufca (Kodi: 60061006) prej orës 11:00 deri në ora 11:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kufca, Stanishor, Mellci, Strazhë, Kosmata, Draganca, Manastiri, Mozgovë, Makreshi i ulët dhe i Epërm, Draganci i vjetër .

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

3.

Më 18.04.2018 në NS 35/10 kV Gjilani ll do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV KFORI-it (Kodi: 60061009) prej orës 12:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Xhamia e Medresesë, Konvikti, KFOR-i, Ambulanca e Dardanisë dhe Xhaxhi.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

4.

Më 18.04.2018 në NS 35/10 kV Gjilani ll do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Morava e Binçës (Kodi: 60061013) prej orës 13:00 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fabrika e banesave dhe Kfori.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

5.

Më 18.04.2018 në NS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV J18 Spitali (Kodi: 63000018) prej orës 12:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pjesa pas Spitalit dhe Kodra e dëshmorëve.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i grupeve matëse.

6.

Më 18.04.2018 në NS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Bresalci  (Kodi: 63000010) prej orës 09:30 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave të kalbura.

Prishtinë

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 18.04.2018 në TS 35/10 kV Drenasi (Kodi: 16021)  do të ketë  ndërprerje totale: prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Drenasi, Lagjja e Feroniklit, Çikatovë, Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc, Obri , Zabeli i  Ulët, një pjesë  e Llapushnikut, Poterki, Llukovci, Pokleku, Vasileva,Sefë Hasi-Ferma e lopëve, Rexhep Cërrvadiku, Poklek i ri, Korretica e ulet, Komoran Bashota, Komoran, Mulliri Komoran, Banesat Poklek, Hib Petrol Zabel, Gllobari , Vërboci, Tërsteniku, Çikatovë ,Gllanasellë dhe Dobrosheci, Shkolla e  mesme, Korotica, Sankovci, Fushtica, Gllanaselle, Trasingu, Gurethyesi Lladrovci, Korretica e Epërme (një pjesë) dhe Agani.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i ndarësit 35 kV në TS Bardhi i Madh.

 

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 18.04.2018 në TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Breznicë (Kodi: 15019009) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Breznica, Kozarica dhe Barileva.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e përçuesit 10kV të ri për implementimin e projektit Lot 16_2017 " LP 20 kV Breznica.

2.

Më 18,19,20,21,22,23,24.04.2018 do të ndërprehet:

  • TS 10/0.4kV Gjon Sereqi (Kodi: 13000010055) prej orës 09:00-12;00 dhe prej orës 13:00-17:00

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: rr.Gjon Sereçi.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorëve të rinj në rrjet– punime nga firma Elteko.

3.

Më 18,19,20,21,22,23,24.04.2018 do të ndërprehet:

  • TS 10/0.4kV Herticet (Kodi: 13000010041) prej orës 09:00-12;00 dhe prej orës 13:00-17:00

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Lagjes Kodra e Trimave te Herticët.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorëve të rinj në rrjetPunime nga firma Elteko.

4.

Më 18,19,20,21,22,23,24.04.2018 do të ndërprehet:

  • TS 10/0.4kV Kodra e Trimave 6 (Kodi: 130000105036) prej orës 09:00-12;00 dhe prej orës 13:00-17:00

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: rr. Kadri Zeka.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorëve të rinj në rrjet– punime nga firma Elteko.

Gjakova

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 18.04.2018 në NS 35/10 kV Gjakova ll do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Gjakova lll  (Kodi: 81083016) prej orës 12:30 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Besim Bistrazhini, Dërgut Vokshi, Dëshmorët e Lirisë, Elena Gjika, Gjon Bisaku, Gjon Nikoll Kazazi, Haki Taha, Hysni Dobruna (një pjesë), Ismail Qemali (një pjesë), Konferenca e Bunjajt, Konstandin Kristoforidhi, Lidhja e Prizrenit, Martin Camaj, Migjeni (një pjesë), Mithat Frashëri, Shaban Polluzha, Yjet e Erenikut (një pjesë) dhe Yll Morina.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave të betonit.

 

Prizren

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 19.04.2018 në NS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Hasi 2  (Kodi: 30034003) prej orës 12:00 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorëve matës të rrymës.

The post Këto vende do të mbesin pa rrymë appeared first on DRENICA PRESS.

Aksident i rëndë në Badovc (Foto)

Posted: 16 Apr 2018 08:47 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash tek liqeni i Badovcit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Aksidenti ka shkaktuar tollovi në komunikacion.

The post Aksident i rëndë në Badovc (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Policia dhe KFOR-i në drejtim të Sankovcit (FOTO)

Posted: 16 Apr 2018 08:46 AM PDT

Edhe 19 vite pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, shpesh raportohet për hasje në mjete të dyshimta që nuk kanë shpërthyer.

Ndonëse për vite me radhë janë KFOR-i dhe FSK-ja, kanë punuar për çminimin e zonave të minuara, që nga përfundimi i luftës nga minat kanë humbur jetën mbi 100 persona.

Një mjet i pashpërthyer është hasur në fshatin Sankovc të Drenasit.

Drenicapress merr vesh se Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë nisur për në vendin e ngjarjes.

 

 

The post Policia dhe KFOR-i në drejtim të Sankovcit (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Vrasja aksidentale në Suharekë: Gjykata merr vendim për xhaxhain e viktimës

Posted: 16 Apr 2018 07:49 AM PDT

Të shtunën e javës që lamë pas, Naim Sopaj, nga fshati Mushtisht i Suharekës, qëlloi aksidentalisht me armë zjarri nipin e tij 14 vjeçar, Edin, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Për këtë punë, Gjykatën Themelore në Suharekë, dy ditë pas tragjedisë, ia ka caktuar masën e sigurisë prej një muaji paraburgim

Xhaxhait të viktimës i është dhënë një muaj paraburgim. Lajmin e ka bërë të ditur për Express, gjyqtari Robert Tunaj .

"Ndihet i fajshëm, pranon fajësinë. Megjithatë ligji funksionon. Ai deri më 14 maj do të qëndrojë në paraburgim", ka thënë Tunaj për Express.

Të shtunën e kaluar, një 14-vjeçar është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij. I mituri ishte vrarë gjatë një ahengu familjar, kur xhaxhai i tij kishte shtënë me armë duke plagosur edhe veten. E pavarësisht tragjedisë, kjo nuk ka ndikuar në prishjen e raporteve të familjes Sopaj nga Mushtishti.

Motra e të ndjerit, ka shkruar fjalë prekëse për xhaxhanë e saj, i cili vrau nipin.

"Xhaxhi pa marr parasysh se çka flasin njerëzit ti për ne je njeriu me i dashur muj me than qe edhe e zavendson vendin e prindit gjithçka ndodhi pa dëshirën tende ti si askush tjetër ja plotësove çdo dëshirë qe kishte Edi. Te dojm shumm Xhaxhi", ka shkruar ajo.

The post Vrasja aksidentale në Suharekë: Gjykata merr vendim për xhaxhain e viktimës appeared first on DRENICA PRESS.

A keni vërejtur sot baltë në veturat në Kosovë? Mësoni se pse ndodhi ky fenomen

Posted: 16 Apr 2018 06:49 AM PDT

Meteorologu Mendim Rugova ka dhënë shpjegiim se cka ka shkaktuar ditëve të fundit pluhurosjen e veturave dhe të dritareve.
Ky është shkrimi i plotë i Rugovës:

Çfarë konstatimi për pluhurosjen e veturave?

Gazetari që ka postu këtë artikull, me argumente optike konstaton që pluhurosja e veturave ditëve të fundit është si rezultat i tymit nga tymtarët e "Kosovës B".

Këtyre ditëve, nga shkretëtirat e Saharasë, sasi të konsiderueshme grimcash të pluhurit kanë depërtuar mbi Mesdhe dhe mbi rajonin tonë (që vërehet edhe në pamje satelitore), sidomos gjatë ditës së djeshme dhe sot është koncentrimi më i madh, dhe këto grimca kanë shkaktuar këtë pluhurosje të ditëve të fundit. Poashtu me reshjet e shiut këto grimca kanë rënë edhe mbi sipërfaqe, ku shumë mirë mund të vërehet në vetura apo dritare.

Pluhuri nga Sahara është shkaktari i këtij pluhuri, i cili gjatë këtyre muajve ndodh të transportohet edhe mbi vendin tonë por edhe më në brendësi të kontinentit, për shkak të cikloneve që vijnë nga Afrika veriore dhe erërave të fuqishme që i shoqërojnë ato.

The post A keni vërejtur sot baltë në veturat në Kosovë? Mësoni se pse ndodhi ky fenomen appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëfimi i 7-vjeçares siriane për sulmin e Assadit: Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku

Posted: 16 Apr 2018 05:59 AM PDT

Një siriane 7-vjeçare ka rrëfyer në media përvojën e saj gjatë përpjekjeve për shpëtim kur është hedhur helmi kimik mbi civilët sirianë.

Sirianja Masa, ka treguar se si është fshehur në një bodrum duke u detyruar të durojë erën e gjakut, përderisa sipër tyre sulmoheshin civilët që s'kishin gjetur strehim.

Fotografitë e saj janë publikuar duke qarë përderisa mjekohej bashkë me fëmijët tjerë. Ajo kishte pësuar shok gjatë sulmit me armë kimike më 7 prill në Douma të Sirisë, shkruan Periskopi.

Për BBC-në ajo ka rrëfyer përvojën tmerruese të mbijetesës nga armët kimike të presidentit sirian Bashar al-Assad.

"Ishim në një bodrum në Douma kur ndodhi sulmi. Papritmas ata hodhën mbi ne një fuqi, por nuk eksplodoi. Bëri një zë si 'fessshh'", ka thënë ajo.

Më pas, i kishin thënë që të ngjitet përpjetë ndërtesës, por kur kishte arritur katin e fundit kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në dysheme.

"Nuk mund ta ndalja. Nëna ime iu drejtuar xhaxhait time: 'bija ime, bija ime, bija ime'", ka treguar ajo.

"Pastaj erdhi xhaxhai im dhe më mori në krah. Më solli ca rrobe të lagura dhe më ngjiti përpjetë shkallëve. Më pas erdhën tre mjekë. Njëri më mori mua e tjetri e mori motrën time dhe vrapuan. Na dërguan te ambulanca e parë dhe na hodhën ujë në fytyrë. Më pas në hodhën sprej dhe na dhanë injeksione. Kur ramë në gjumë, avionët sulmuan dhe ne ishim të tëra të mbuluara me pluhur", ka rrëfyer ajo.

Pas sulmit të dytë, ajo është detyruar të fshihet sërish, shkruan Periskopi.

"Shkuam në bodrum edhe një herë dhe pamë se si po bartnin dëshmorët. Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku", ka thënë ajo.

Të paktën 75 njerëz besohet të jenë vrarë gjatë sulmit kimik ndaj civilëve, ndërsa mijëra të shpëtuar kanë ikur në kampet e refugjatëve në Sirinë veriore.

Masa dhe motra e saj binjake Malaz janë fshehur në një bodrum me familjen e tyre dhe bashkë me fqinjët kur kishte filluar sulmi.

The post Rrëfimi i 7-vjeçares siriane për sulmin e Assadit: Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku appeared first on DRENICA PRESS.

Përplasen dy aeroplanë, nuk pritet të ketë të mbijetuar

Posted: 16 Apr 2018 05:58 AM PDT

Dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër ndërsa i afroheshin aeroportit gjerman.

Mendohet se ka të paktën 2 viktima pasi aeroplanët u rrëzuan në Adolf Ëurth Aeroportit në Schëabisch Hall.

Të dy të vdekurit ishin pilotë sipas mediave gjermane, por hetuesit thonë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet ndërsa ekuipazhet po vazhdojnë të kërkojnë viktimat.

Avionët u përplasën teksa po përpiqeshin të uleshin në areport në të njëjtën kohë rreth orën 16:00 të dielën. Ata fluturuan respektivisht nga Shtutgart dhe Regensburg.
Vendi i rrëzimit ndodhet 600 metra larg aeroportit.

The post Përplasen dy aeroplanë, nuk pritet të ketë të mbijetuar appeared first on DRENICA PRESS.

Xhirohet nga fotografi kosovar shpendi i rrallë (VIDEO/FOTO)

Posted: 16 Apr 2018 05:47 AM PDT

Pupëza, është njëra nga  shpendët më të rrallë që shihet ndonjëherë.

Nga një video që është bërë në Komunën e Kamenicës shihen pamje të bukura nga natyra me lëvizjet e ndryshme të shpendit në fjalë.

Xhirimin e ka bërë fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi.

"Sot bashkë me shokun Besnik Jakupin kemi për të kërkuar Pupëzën (Upupa epops, emri shkencor). Falë Zotit, ajo u kthye nga shtegëtimi dhe ne arritëm të bëjmë xhirim dhe disa fotografi dhe për këtë falenderoj All-ahun, sepse nuk kam pritë kurrë të xhiroj ndonjëherë aq afër ", ka thënë Mavriqi.

Vlen të përmendim faktin se shpendi është përmendur edhe në Kur'an, librin e shenjtë të besimtarve myslimanë.

Linkun ne youtube e gjeni poshtë. / Indeksonline /

The post Xhirohet nga fotografi kosovar shpendi i rrallë (VIDEO/FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

104-vjeçarja që përdor telefonin e mençur si një 20 -vjeçare (Video)

Posted: 16 Apr 2018 05:45 AM PDT

Xhezide Alija nga Stançiqi i Gjilanit kishte shkuar te të afërmit e saj në Kumanovë, nga ku edhe ka folur përpër sekretin e jetëgjatësisë së saj.

Ajo është 104 vjeçe dhe është në gjendje të mirë fizike, sa nuk ka fare nevojë për syze dhe nuk e ka fare problem t'i përshtatet teknologjisë.

Gjyshja ka mbijetuar katër luftëra, ka 60 pasardhës, duke përfshirë pesë fëmijët e saj, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa.

Ajo vazhdon të ketë një memorie të shkëqyer. Sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo thotë të jetë puna e pandërprerë, ushqimi modest dhe i shëndetëshëm.

"Kam kaluar gjithë jetën duke ngrënë bukë misri, domate, qepë, lakër dhe të tjera, dhe vetëm qumësht delesh", thotë ajo.

Ajo thotë se jeta nuk është e keqe sot, por nuk i pëlqen mënyra se si vajzat e reja janë të veshura. Ajo thotë se gratë duhet të jenë ndryshe nga burrat.

"Tani veshja është më ndryshe. Nuk më pëlqen aspak, por çfarë të bëj. Vajza duhet të jetë një vajzë, gruaja grua, burri burrë. Ata duhet të jenë të ndryshëm. Tani nuk dihet nëse është vajzë, nuse apo burrë", thotë gjyshe Xhezidja.

Ajo po vizitonte Kumanovën për djalin e xhaxhait të saj, i cili ishte 80 vjeç./RTV21

The post 104-vjeçarja që përdor telefonin e mençur si një 20 -vjeçare (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more