Skip to main content

“Klubet e Serie A vazhdojnë t’i paguajnë menaxherët e lojtarëve, por ky trend është në rënie” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Klubet e Serie A vazhdojnë t’i paguajnë menaxherët e lojtarëve, por ky trend është në rënie” plus 9 more Telegrafi Futboll


Klubet e Serie A vazhdojnë t’i paguajnë menaxherët e lojtarëve, por ky trend është në rënie

Posted: 16 Apr 2018 03:03 PM PDT

Në bilancet e publikuara nga klubet del se në vitin 2017, klubet e Serie A kanë paguar më pak se në vitin 2016 për menaxherët e lojtarëve.

Liga Premier mbetet një parajsë për menaxherët e lojtarëve, ndërsa në Itali po shpenzohet gjithnjë e më pak për këtë.

Në vitin 2016 klubet kishin shpenzuar 193 milionë euro për menaxherët, ndërsa në vitin 2017 kjo ka rënë në 138 milionë euro.

Matuidi, lojtar i agjentit Raiolas

Juventusi mbete në krye të shpenzimeve në Itali.

Zonja e Vjetër ka shpenzuar 42.3 milionë euro për menaxherët këtë vit.

Pastyre vjen Roma me 22.9 milionë euro dhe Milani me 21 milionë euro.

Roma (Getty Images)

Interi është klubi me bilanca më të mirë në këtë drejtim, duke ulur këto shpenzime.

Nga 23  milionë euro, Interi i ka zbritur shpenzimet në 3 milionë euro. /Telegrafi/

The post Klubet e Serie A vazhdojnë t'i paguajnë menaxherët e lojtarëve, por ky trend është në rënie appeared first on Telegrafi.

Anderlechti pagoi te Skënderbeu 750 mijë euro për Kristal Abazajn

Posted: 16 Apr 2018 02:49 PM PDT

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të kalimit të Kristal Abazajt te klubi belg i Anderlechtit, kanë dalë edhe detajet e para të këtij operacioni.

Kështu Supersport raporton se për kartonin e sulmuesit të Luftëtarit, klubi belg ka paguar plot 750 mijë euro.

Gjithsesi këto para nuk do të shkojnë në arkat e Luftëtarit, por në ato të Skënderbeut, që disponon edhe kartonin e Abazajt që prej muajit janar.

Korçarët paguan 300 mijë euro për ta marrë Abazajn nga Luftëtari, por e lanë në huazim deri ne fund të sezonit.

Natyrisht që ky është një operacion shumë fitimprurës për korçarët, që arkëtojnë plot 450 mijë euro për një lojtar që nuk shkoi asnjëherë në Korçë.

Lojtari do të fitojë 250 mijë euro në vit fillimisht.

Ai ka nënshkruar kontratë për tri vite me gjigantin belg. /Supersport/

The post Anderlechti pagoi te Skënderbeu 750 mijë euro për Kristal Abazajn appeared first on Telegrafi.

Lojtarët më besnikë që luajnë ende – Nga Buffon te Iniesta e Ramos, një jetë me një klub

Posted: 16 Apr 2018 02:30 PM PDT

Observatori ndërkombëtar i futbollit (CIES) ka publikuar një renditje për lojtarët që i kanë qëndruar besnik një klubi më gjatë.

Kjo pasi shmat e mëdha që kanë hyrë në futboll, shpesh i bëjnë lojtarët të largohen nga klubet që i duan.

Në krye të listës është Gianluigi Buffon, që është te Juventusi që 17 vite.

Pas tij është një tjetër italian, pasi bëhet fjalë për legjendën e Cheivos, Sergio Pellissier, që luan që 16 vite me këtë klub.

Me nga 16 vjet në listë është Andres Iniesta i Barcelonës dhe Roman Weidenfeller i Borussia Dortmund.

Lista ka emra si Daniele De Rossi i Romës, Xabi Prieto i Real Sociedad, Lione Messi me Barcelonën, Sergio Ramos me Real Madridin dhe Giorgio Chiellini me Juventusin. /Telegrafi/

Renditja 

Gianluigi  Buffon – Juventus, 17 vite

Sergio Pellissier – Chievo 16.5 vite

Andres Iniesta – Barcelona 16 vite

Roman Weidenfeller – Dortmund, 16 vite

Leon Britton – Swansea, 15.5 vite

Laurent Pionner – Montpellier, 15.5 vite

Daniele De Rossi – Roma, 15.5 vite

Xabi Prieto – Real Sociedad, 15 vite

David Gracia – Las Palmas, 15 vite

Loic Perrin – St. Etienne, 15 vite

Julian Speroni – Crystal Palace, 14 vite

Lionel Messi – Barcelona, 14 vite

Alexander Meier – Frankfurt, 14 vite

Sergio Ramos – Real Madrid, 13 vite

Giorgio Chiellini – Juventus 13 vite

Francesco Magnanelli – Sassuolo, 13 vite

The post Lojtarët më besnikë që luajnë ende – Nga Buffon te Iniesta e Ramos, një jetë me një klub appeared first on Telegrafi.

Barcelona shënjestron Lengletin e Sevillas

Posted: 16 Apr 2018 02:24 PM PDT

Barcelona thuhet se ka identifikuar mbrojtësin e Sevillas, Clement Lenglet, si një objektiv primar të transferimeve gjatë verës, raportojnë mediat spanjolle.

Mbrojtësi qendror 22-vjeçar ka bërë përshtypje pozitive për Los Rojiblancos në një sezon të turbullt për klubin e tij.

Ai do të luajë kundër Barcelonës në ndeshjen finale të së shtunës në Copa del Rey dhe drejtuesit mund ta shohin edhe më nga afër.

UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve - dominon Roma, asnjë lojtarë i Realit dhe Barçës UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve - dominon Roma, asnjë lojtarë i Realit dhe Barçës

Lenglet ishte transferimi i parafundit në klubin andaluzian nën drejtorin sportiv Monchi, duke nënshkruar nga skuadra nga Ligue 1, Nancy, në janar të vitit 2017.

Lenglet gjatë një dueli me Coutinhon (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Diario Sport, Barcelona ka ‘bërë kontratë’ me francezin pasi ata po përpiqen të bëjnë një hap përpara pas raportimeve për interesim nga Real Madrid dhe skuadrat kryesore të Ligës Premier

Mbrojtësi thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh në Sanchez Pizjuan dhe Blaugranët janë të prirur për një marrëveshje për shkak të largimit të parashikuar të Thomas Vermaelen, ndërsa Yerry Mina mund të huazohet.

Kthehet Liga e Kampionëve - Christian Pulisic, Timo Werner, Elseid Hysaj, shtatë yjet e rinj që duhet ndjekur (Foto) Kthehet Liga e Kampionëve - Christian Pulisic, Timo Werner, Elseid Hysaj, shtatë yjet e rinj që duhet ndjekur (Foto)

Ka pasur gjithashtu spekulime për të ardhmen e Samuel Umtitit në Camp Nou, megjithëse është e paqartë nëse interesi në Lenglet është i lidhur me situatën e bashkëkombasit të tij.

Në rast transferimi, Barcelona mendohet se do të paguajë më pak se klauzola e Lenglet, i cili do të arrinte për një çmim prej 30 milionë eurosh. /Telegrafi/

The post Barcelona shënjestron Lengletin e Sevillas appeared first on Telegrafi.

Al-Khelaifi mohon marrëveshjen me Tuchel

Posted: 16 Apr 2018 01:56 PM PDT

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë njoftimet se klubi i tij tashmë e ka nënshkruar me Thomas Tuchel si trajnerin e tyre të ardhshëm .

PSG ishin në formë të pamëshirshme të dielën, duke mposhtur Monacon me rezultat të thellë 7-1 dhe duke rifituar titullin e Ligue 1 me stil.

Edhe pse PSG mund të përfundojë sezonin me një ‘tripletë’ brenda Francës, Emery pritet të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundoj në qershor.

Tuchel, trajneri i ri i PSG-së?   Tuchel, trajneri i ri i PSG-së?  

Trajneri gjerman, Tuchel, thuhet se është rreshtuar si zëvendësim i Emeryt, por Al-Khelaifi pretendon se nuk ka marrëveshje të tillë.

Presidenti i PSG-së hodhi poshtë nënshkrimin me Tuchel

“Po të kishim nënshkruar me dikë, do ta kishim njoftuar”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për Canal +.

“Sot kemi një trajner i cili ishte në fushë. Ne jemi shumë të ndershëm, sot kemi një trajner që punon me ne, me një kontratë deri në fund të sezonit”.

Vera shumë e nxehtë edhe për trajnerë - 10 trajnerët e papunë që mund të rehatohen në afatin kalimtar Vera shumë e nxehtë edhe për trajnerë - 10 trajnerët e papunë që mund të rehatohen në afatin kalimtar

“Le të jemi sonte pozitiv, kemi bërë shumë gjëra pozitive. Ne jemi kampionë, është një gjë e mrekullueshme, falënderoj të gjithë”.

“Dhe sezoni nuk ka mbaruar akoma, ka Kupa ende për të fituar. Liga e Kampionëve është qëllimi ynë i madh, por nuk është e lehtë. Ne punojmë shumë, por klubet e tjera e bëjnë edhe këtë”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/

The post Al-Khelaifi mohon marrëveshjen me Tuchel appeared first on Telegrafi.

Matuidi: Krenar me Juventusin, faleminderit tifozëve për duartrokitjet

Posted: 16 Apr 2018 01:50 PM PDT

Blaise Matuidi ka thënë Juventusi është krenar me atë që bëri kundër Real Madridit.

Bianconerët humbën në shtëpi me rezultat 3-0 në Torino, por u kthyen një javë më pas duke fituar 3-0 deri në minutat e fundit.

Medhi Benatia shkaktoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Cristiano Ronaldo, që e largoi Juven nga gara.

Blaise Matuidi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

"Mendoj se të gjithë e panë angazhimin tonë të madh në Ligën e Kampionëve, dhe pse jemi eliminuar".

"E kemi bërë më të mirën, jo çdo kush mund të fitojë në Madridi 3-1, dhe nuk mendoj që Madridi ka pasur kaq shumë vështirësi në fazën e nokautit".

Matuidi në luftë me lojtarët e Real Madridit . (Photo by David Ramos/Getty Images)

"Ishim shumë afër një rikthimi të madh, por nuk e mbyllëm me sukses. Fansat na falënderuan, dhe jemi krenar për atë që bëmë", ka thënë Matuidi.

Juvenusi në fundjavë e mposhti Sampdorian. /Telegrafi/

The post Matuidi: Krenar me Juventusin, faleminderit tifozëve për duartrokitjet appeared first on Telegrafi.

Xavi: Kënaqësi ta shikosh Cityn duke luajtur, do të punoja përsëri me Guardiolan

Posted: 16 Apr 2018 01:05 PM PDT

Legjenda e Barcelonës, Xavi, pretendon se do të ishte i lumtur të punojë me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola në Manchester City në të ardhmen.

Xavi ka folur pas fitores mbresëlënëse të titullit të Ligës Premier në fundjavë.

City ka një epërsi të pakundërshtueshme në krye të tabelës, edhe pse mbeten pesë ndeshje, por matematikisht janë shpallur kampion të këtij sezoni.

Xavi tregon pse po korr suksese të mëdha këtë sezon Manchester City Xavi tregon pse po korr suksese të mëdha këtë sezon Manchester City

Mesfushori spanjoll foli gjithashtu për stilin e futbollit që luhet nga ekipi i Guardiolës dhe pse është mënyra e tij e preferuar për të luajtur futboll.

Xavi dhe Guardiola kanë fituar së bashku shumë trofe te Barcelona

“I respektoj mënyrat e tjera të lojës dhe të shikoj ndeshje, por kjo është mënyra më shumë që kam luajtur futboll dhe tani që unë shikoj më shumë futboll se kurrë ky është futbolli që më pëlqen të shikoj”, ka thënë fillimisht Xavi për Daily Mail.

“Unë e shikoj Cityn dhe është kënaqësi t’i shoh ata të luajnë futboll”.

Xavi: De Bruyne është Messi i Manchester Cityt   Xavi: De Bruyne është Messi i Manchester Cityt  

Ish-mesfushori spanjoll ka folur edhe për punën me Guardiolën dhe i është përgjigjur pyetjes se a do të puntonte përsëri me të.

“Pse jo? Kurdo që kam punuar me të, ka qenë si një master i futbollit për mua”, përfundoi ish-mesfushori i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Xavi: Kënaqësi ta shikosh Cityn duke luajtur, do të punoja përsëri me Guardiolan appeared first on Telegrafi.

Në Bundesligë ndodh ‘çudia’: Gjyqtari mbyll pjesën e parë, por i kthen lojtarët në fushë pasi në konsultim me VAR akordon penallti

Posted: 16 Apr 2018 12:40 PM PDT

Ndeshja mes Mainz dhe Freibug do të mbahen në mend gjatë për tifozët gjerman të futbollit.

Dy skuadrat që po luftojnë për ta siguruar pjesëmarrjen edhe për nj vit në Bundesliga janë duke e zhvilluar një ndeshje të fuqishme.

Edhe pas dominimit të Mainz pjesa e parë u mbyll 0-0 nga gjyqari.

Mainzi duke e pritur Freiburgun për tu kthyer në fushë

Por që në aksionin e fundit Mainz ishte në sulm dhe lojtarët e Freiburg kishin luajtur me dorë.

Gjyqtari duke i kthyer në fushë lojtarët

Edhe pse lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes, gjyqtari Guido Winkmann, i ktheu prapa për penalltinë.

Gjyqtari duke ua shpejguar lojtarëve të Freiburg

Pablo De Blasis ishte i saktë nga pika e bardhë duke e dërguar Mainzin përfundimisht në dhomat e zhveshjes në epërsi 1-0.

Një ngjarje interesante në Bundesligë, që këtë vit për herë të parë e përdor VAR-in. /Telegrafi/

The post Në Bundesligë ndodh 'çudia': Gjyqtari mbyll pjesën e parë, por i kthen lojtarët në fushë pasi në konsultim me VAR akordon penallti appeared first on Telegrafi.

Cikalleshi vazhdon me gola te Osmanlispori, shënon bukur ndaj Trabzonsporit  

Posted: 16 Apr 2018 12:37 PM PDT

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formë të mirë dhe gola në Superligën e Turqisë.

Osmanlispor ka barazuar me Trabzonsporin me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës së Turqisë.

Në këtë barazim të vendasve, meritë të madhe pati edhe sulmuesi shqiptar, Cikalleshi, i cili ishte njëri nga shënuesit.

Cikalleshi nuk ndalet, sërish shënon gol në Turqi Cikalleshi nuk ndalet, sërish shënon gol në Turqi

Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke kthyer të tijët në lojë, pasi ngushtoi epërsinë në 2-3.

Momenti i golit nga Cikalleshi

Goli i sulmuesit kuqezi erdhi në minutën e 73-të dhe erdhi pas një lëvizje të mirë mashtruese në zonë, ku dribloi një kundërshtar dhe shënoi me lehtësi.

Dy gola nga Cikalleshi, shpëton nga humbja Osmanlispori Dy gola nga Cikalleshi, shpëton nga humbja Osmanlispori

Ky ishte goli numër gjashtë për sulmuesin e Shqipërisë, i cili po kalon gjysmë-sezon të mirë që nga huazimi në janar te Osmalispori.

Me këtë barazim, Osmanlispor rrit gjasat për qëndrimin e tyre në ligë, pasi momentalisht gjendet në vendin e 17-të me 29 pikë apo vetëm një më pak se pozita që i shpëton rënies. /Telegrafi/

The post Cikalleshi vazhdon me gola te Osmanlispori, shënon bukur ndaj Trabzonsporit   appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi i Besnik Hasit: Debutimi me Shqipërinë, Kosova, klubet e drejtuara dhe ëndrra për stolin kuqezi

Posted: 16 Apr 2018 12:13 PM PDT

Besnik Hasi mund të konsiderohet si një nga ikonat e futbollit shqiptar, për karrierën e tij futbollistike në perëndim, por edhe atë prej trajneri. I rritur profesionalisht në perëndim, ai në moshën 27-vjeçare mbërrin në Kombëtaren kuqezi si shqiptari i parë i Kosovës që debutonte me Kombëtaren.

Në një intervistë për Top Channel, Besnik Hasi rrëfen momentet e para të kontakteve me skuadrën përfaqësuese.

"Ishte trajneri i atëhershëm Medin Zhega që më kontaktoi për interes të Kombëtares shqiptare. Ishte fillimi i vitit 2000. Më pas pata edhe kontakte me Igli Taren, i cili më bindi se Kombëtarja po bënte një skuadër konkurruese për aktivitetet ndërkombëtare, si përfaqësues të vendit tonë. Ishim larguar shumë herët nga Kosova dhe Kombëtarja jonë në atë kohë nuk ekzistonte. Kur erdhi ftesa e Shqipërisë, normal që mburresha dhe kisha një kënaqësi të veçantë. Mbaj mend ndeshjen e parë kur luajta, ishte një miqësore në Tiranë me Maltën”.

Michael Owen në duel me Besnik Hasin

“Në stadium ishin rreth 2.500 vetë, sepse në atë kohë nuk vinin shumë tifozë në stadium. Kur filloi himni kombëtar, nisi ajo rrëqethje që të mbërthen. Nuk ishte ndonjë ndeshje Champions League apo e kupave të tjera të Europës që kisha luajtur deri në ato momente, ishin ndjenja krejt të tjera që të mungonin", rrëfen Hasi.

Në ato vite, shumë gjëra nuk funksiononin dhe Kombëtarja, sipas Hasit ishte një ekip gjysmëamator.

"Mbaj mend stërvitjen e parë. Qëndronim në Dajt, shumë larg vendit ku duhej të stërviteshim. Nuk kishim një plan programi që të theksonte se 'nesër në mëngjes bëhet stërvitja', apo gjëra të tilla. Zgjohem dhe pyes se kur ishte stërvitja. Më thanë 'Ja prit të zgjohen të gjithë, do pyesim, do bisedojmë e pastaj stërvitemi'. Kjo ishte diçka që nuk e kisha parë ndonjëherë në karrierën time. Më pas shkuam për t'u stërvitur në Qendrën stërvitore 'Dinamo'. Fusha ishe në gjendje të mjerueshme, stërvitja na kapi në një orar që po errësohej dhe fusha nuk kishte drita. Ishte vëllai i një prej lojtarëve tanë, që qëndronte aty, ai që reagoi e tha 'Nuk ka gjë se po ndez unë dritat e Benzit'. Mendova me vete…Bobo ku paskam ardhur", tregon më tej Hasi.

Për të, kulmi i asaj Kombëtareje në të gjitha këndvështrimet ishte fitorja përballë kampionëve të Europës, Greqisë.

"Ndeshja me Greqinë i përmbledh të gjitha në ato vite. Ata sapo ishin shpallur kampionë të Europës dhe kjo ishte ndeshja e parë zyrtare, pasi ishin shpallur kampionë. Ishte shtator, atmosfera në Shqipëri kishte të gjithë javën që ishte ndezur. Në atë kohë ishim shumë më profesionistë. Kur shkuam përpara ndeshjes në stadium, sheshi 'Skënderbej' ishte mbushur plot. Thamë me vete…s'paskan shkuar ende në stadium këta? Kur arritëm më pas në stadium, ai ishte i mbushur plot e përplot. Ata që pamë janë ishin tifozët që nuk kishin siguruar dot biletë e kishin mbetur jashtë. Dhe normal, si çdo herë përpara ndeshjes, kur futemi në stadium shohim barin për të vendosur se çfarë takash do të mbajmë për lojën. Atmosfera ishte e paparë, unë kisha luajtur me Realin e Madridit me 60-70 mijë shikues, derbin e Belgjikës, por prapë nuk krahasohej me atë atmosferë, sepse ishte vendi im. Në një moment isha me Igli Taren dhe ai më pa që u emocionova, e më tha 'Ej, ej, prit, prit s'ka filluar ende loja'. I thashë se ajo ishte hera e parë që e shihja vendin tim në këtë mënyrë", zbulon Hasi nga përjetimet e tij.

Në vitin 2013, emri i Besnik Hasit, i cili në ato kohë ishte zëvendëstrajner i Anderlechtit, përmendet zyrtarisht si kandidaturë për postin e Kombëtares kuqezi.

"Ishin bisedime shumë pozitive me Presidentin e Federatës. Ishte një vendim shumë i vështirë, pasi isha shumë i lëkundur në atë moment. Doemos, kur vendi yt të bën një ofertë për të qenë trajner provon një krenari, një përgjegjësi. Në ato momente isha zv.trajner dhe nuk kisha përvojë si trajner i parë. Tek Anderlechti më respektonin shumë, qoftë si klub, qoftë presidenti. Nga ana tjetër kisha edhe respektin e Presidentit të Federatës, Armand Duka. Ishte një vendim shumë i vështirë. I pata thënë edhe Presidentit Duka se ishte një vendim që nuk mund ta merrja vetëm, pasi duhej të konsultohesha edhe me presidentin e Anderlechtit, pasi i detyrohesha shumë. Ai sigurisht nuk më la e më tha 'duhet të rrish këtu', ndaj dhe kur e mora atë vendim ishte shumë e vështirë. Edhe më e vështirë ishte që t'ia thoja këtë Presidentit Duka. Ai më kishte dhënë shumë besim dhe më kishte lënë kohën në dispozicion për të vendosur", shprehet Besnik Hasi.

Pak muaj më pas, në vitin 2014, Hasi merrte postin e trajnerit të Anderlechtit.

"Mbaj mend fjalët e presidentit të Anderlechtit, Roger Vanden Stock, kur më vendosi si trajner. Më tha: Besnik, të kam si fëmjën tim, sepse ke kaq vite në këtë klub. Por si trajner i parë, ti e kupton që ditët i ke të numëruara! Po e di – i thashë, – do të vijë një ditë që do të largohesha. I thashë gjithashtu se, më mirë sesa atje unë nuk kisha ku të gjeja, pasi isha si në shtëpinë time. Jetoja vetëm 5 km larg stadiumit", tregon Hasi.

Dy vitet e suksesshme me Anderlechtin, ku fitoi kampionatin dhe kupën, e rritën nivelin e kërkesave ndaj Besnik Hasit.

"Vendimi për të shkuar te Legia ndoshta ishte një revoltë, sa më shpejt. Kisha oferta shumë të mira që i mbylla vet, që të mos shkoja. Nuk e di, isha në luftë me vetveten dhe mora një nga vendimet me më pak mundësi. Gjithë shokët dhe familjarët e mi më thanë se bëra dy zgjedhje në vendet ku urrejnë shqiptarët. Më pas erdhi vendimi për tek Olympiacosi i Pireut, sepse e konsiderova një skuadër shumë të madhe. Doja që të shkoja e të bëja një rezultat të mirë. Por, fati u kthye në drejtim tjetër aty. Ndoshta ka qenë edhe më e vështirë sepse kam qenë shqiptar, ndoshta, por unë nuk e mendoj ashtu, sepse nuk ia lejoj vetes ta mendoj ashtu. Unë jam shqiptar, edhe pse kam pasaportë belge, sepse mua në Belgjikë më njohin për shqiptar. Unë nuk mund ta mohoj që jam shqiptar. Unë jam njeri së pari dhe së dyti jam shqiptar dhe krenohem me atë që jam. Fëmijët e mi kanë lindur në Belgjikë dhe flasin gjuhën shqipe, madje me dialekt të Gjakovës, sepse janë mësuar në shtëpi. Dëshpërimi është që nuk vazhdova më tutje dhe në imazhin tim më kanë dëmtuar këto dy klube", shprehet Hasi.

Vitet e fundit, me njohjen e përfaqësueses së Kosovës, mes trajnerëve të kombëtareve, por edhe federatave ka filluar një rivalitet i pashmangshëm.

"Para se Kosova të pranohej në UEFA ishte shumë më e lehtë për Shqipërinë, sepse të gjithë talentet mbarëshqiptarë vendosnin për Shqipërinë, ndësa sot janë dy ekipe. Djemtë që kanë prejardhjen nga Kosova luajnë për Kosovën dhe është e natyrshme. Por, ka edhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë, sepse është një ekip shumë i mirë dhe kjo si skuadër ka traditë. Ka futbollistë që e shohin Kombëtaren si shkallë që të shkojnë më lart, që është e gabuar për mua, sepse Kombëtaren në radhë të parë duhet ta ndjesh dhe më pas vijnë të tjerat. Sigurisht që zgjedhjet e futbollistëve tani nuk janë më të lehta, sepse janë dy kombëtare", thotë Hasi.

Po vet Hasi, a do të zgjidhte sërish Shqipërinë në këto kushte?

"Nuk e di. Do të ishte shumë e vështirë. Jam i kënaqur që nuk e kam pasur mundësinë të zgjedh, sepse nuk është e lehtë", deklaron gjakovari.

Megjithatë, ai zbulon se ka provuar edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës, edhe pse fshehurazi.

"Gjashtë muaj pasi lashë Kombëtaren e Shqipërisë, në atë kohë Kombëtarja e Kosovës nuk ishte ende e pranuar, u zhvillua një turne në Turqi dhe Kosova luajti me Arabinë Saudite. Nuk ishte ndeshje zyrtare dhe duhej të luhej në një fushë që nuk e dinte askush, sepse kishin frikë se reagonte Serbia në UEFA. Isha dhe unë në atë ndeshje, 'Duhet të kemi kapiten për këtë ndeshje', më thanë. Fituam 0-1. Ishte eufori e madhe, sepse s'kishte njerëz. Vetëm ata që e organizuan ndeshjen dhe pjesëtarët e stafit të Federates së Kosovës. Ndjenjë shumë pozitive, sidomos për ata çuna, sepse e morën si arritje që luajtën për Kombëtaren dhe fituan", zbulon Hasi.

Por cilat janë ofertat e pamundura të karrierës së Hasit, si futbollist?

"Unë mendoj se, si futbollist kam arritur maksimumin. Kam pasur një moment që u ktheva nga Gjermania te Genku, sapo ishim shpallur kampionë në Belgjikë dhe kisha një ofertë nga Real Sociedad. E kam ende në shtëpi ofertën e tyre, e ruaj ende. Në atë kohë ishte lufta në Kosovë dhe tifozët e Genkut shprehën solidaritetin e tyre, sepse unë kisha filluar të mblidhja ndihma për ta. Gjakovarët kishin lënë shtëpitë dhe ishin strehuar në Shqipëri, rrinin në kampet përreth Tiranës dhe Durrësit dhe ata, kur u shpallëm kampionë, më ndihmuan shumë. Ndihmuan rreth 350 familje, me ndihma modeste, por ishte një shpresë për të gjithë. Dhe ngaqë ata treguan aq shumë mirësi për mua, unë nuk mund të pranoja ofertën e Sociedadit dhe i thashë menaxherit se nuk doja të shkoja. 'Do të flasim me presidentin' më tha, por unë refuzova", shprehet Hasi.

Ndërkohë që oferta të parealizuara ka pasur edhe për postin e trajnerit.

"Ka qenë një moment kur isha trajner tek Anderlechti dhe kam folur me disa njerëz nga Fiorentina, por asnjëherë nuk u bë konkrete. Por për mua ishte shenjë respekti", thotë Hasi.

Një dëshirë e madhe për të mbetet gjithsesi drejtimin i Kombëtares kuqezi.

"Në futboll asnjëherë nuk është momenti ideal. Sot jam pa punë dhe pa klub dhe Federata Shqiptare e ka trajnerin. Mbase kur Shqipëria të mos ketë trajner unë do të kem një klub, por dëshira është e madhe dhe as nuk e mohoj dot dhe askush tjetër që ka luajtur edhe për Kombëtaren, që ka dëshirë të drejtojë Kombëtaren. Shpresoj që një ditë do të jetë rasti im të jem trajner i Kombëtares", thekson trajneri gjakovar.

Sa i përket Kombëtares së Kosovës, duket se ai nuk ka qenë asnjëherë në preferencat e tyre.

"Nuk e di a kam qenë në listën e tyre, por unë s'kam pasur asnjë kontakt me asnjë nga Federata e Kosovës, apo nga ndonjë që punon për Federatën e Kosovës", mbyll intervistën e tij për Top Channel, Besnik Hasi. /Top Channel/

The post Rrëfimi i Besnik Hasit: Debutimi me Shqipërinë, Kosova, klubet e drejtuara dhe ëndrra për stolin kuqezi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more