Skip to main content

“Wenger: Guardiola nuk është shumë special  ” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Wenger: Guardiola nuk është shumë special  ” plus 9 more Telegrafi Futboll


Wenger: Guardiola nuk është shumë special  

Posted: 24 Feb 2018 03:01 PM PST

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ka thënë fjalët më të mira për homologun e tij nga Manchester City, Pep Guardiolan.

Arsenali do të ballafaqohet me Manchester Cityn të dielën nga ora 17:30 në finalen e Carabao Cup, e cila zhvillohet në stadiumin Wembley.

Shumë media, por edhe njohës të futbollit e shohin Cityn si favoritë shkaku i skuadrës së fortë, por Arsenali nuk do të dorëzohet lehtë.

Arsenal - Man City, formacioni më i mirë i kombinuar i finales së Carabao Cup (Foto) Arsenal - Man City, formacioni më i mirë i kombinuar i finales së Carabao Cup (Foto)

Kjo ndeshje është edhe përballje mes trajnerëve Wenger dhe Guardiola, por trajneri francez ka minimizuar punën e spanjollit, duke thënë se tani më shumë kanë rëndësi futbollistët sesa menaxherët.

Wenger duke u përshëndetur me Guardiolan në përballjen e fundit (Getty Images)

“Jo. Sepse shikoni në Barcelonë, ata janë ende ekipi më i mirë në Evropë”, ka thënë fillimisht Wenger kur u pyet se a e ka ndryshuar Guardiola futbollin.

“Ju duhet të pranoni se loja moderne ka ndryshuar, me rekrutimin e lojtarëve më të mirë nga një numër i vogël klubesh”.

Guardiola ia kthen Nevillet: Ke qenë vet trajner, duhet ta kuptosh se puna ime është serioze Guardiola ia kthen Nevillet: Ke qenë vet trajner, duhet ta kuptosh se puna ime është serioze

“Si menaxherë, ndoshta mund ta japim filozofinë tonë në ekipet tona”.

“Por, kjo lojë tani i përket lojtarëve, rëndësia e tyre është bërë më e madhe se kurrë më parë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

The post Wenger: Guardiola nuk është shumë special   appeared first on Telegrafi.

Spalletti: Fitore e vështirë, por e merituar

Posted: 24 Feb 2018 02:44 PM PST

Luciano Spalletti këmbëngul se Interi i tij e meritoi fitoren ndaj Beneventos, megjithëse e cilësoi si një luftë, ku pa ekipin e tij të luante “me zemër”.

Nerazzurët u rikthyen te fitoret në Serie A, duke e mposhtur Beneventon me rezultat 2-0, ku golat erdhën nga dy qendërmbrojtësit, Milan Skriniar dhe Andrea Ranocchia.

“Është e qartë, në këtë moment nuk po luajmë me shumë karakter apo cilësi. Ishte e qartë nga fillimi, pasi nuk po bënim lojë. Kjo tregoi se sa presion dhe tension është për djemtë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Mediaset Premium.

Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit

“Kur Benevento na sulmonte, lojtarët tanë bënë shumë gabime, por ju mund të thoni se ata luajtën me zemër. Është e vështirë të fokusohesh me kokën tënde në raste si kjo, por zemra mund të gjejë një mënyrë”.

Festa e lojtarëve të Interit pas golit të Ranocchias (Getty Images)

“Benevento qarkullonte topin mirë, ka një trajner të zgjuar dhe cilësi në krah. Një skuadër si Benevento që e qarkullon topin aq mirë do të luftojë në mënyrë të pashmangshme për ta kthyer atë, por e bëmë shumë të lehtë për ta”.

“Ne patëm disa gabime, u bëmë nervozë disa herë. Ne mund të kishim krijuar më mirë duke luajtur nga prapa, por në pjesën e dytë luajtëm më shumë si një ekip dhe me cilësi më të madhe”.

Inter 2-0 Benevento: Notat e lojtarëve, Gjimshiti më i miri në skuadrën e tij Inter 2-0 Benevento: Notat e lojtarëve, Gjimshiti më i miri në skuadrën e tij

“Nëse hasni probleme si ekip, mënyra se si kemi bërë në pjesën e dytë, gjithçka bëhet më e lehtë. Ne luajtëm më mirë dhe punuam për ta rikthyer topin”.

“Unë mendoj se e merituam fitoren, megjithëse me një luftë, por ishte e merituar”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

The post Spalletti: Fitore e vështirë, por e merituar appeared first on Telegrafi.

Ranocchia: Interi tregoi karakter, nuk ishte penallti ajo ndaj Cataldit

Posted: 24 Feb 2018 02:29 PM PST

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, është shprehur i lumtur për fitoren 2-0 ndaj Beneventos, ku ai shënon golin e dytë në takim.

Italiani tha se ishin të vetëdijshëm se nuk do ishte një ndeshje e lehtë dhe se tani janë gati për derbin ndaj Milanit.

E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve

“Ishte shumë e vështirë. Benevento luajti mirë dhe ne e dinim që do të ishte e vështirë, por treguam karakterin tonë dhe i sollëm në shtëpi këto pikë vendimtare”, ka thënë Ranocchia për Mediaset Premium.

Intervista pas ndeshjes

“Është e rëndësishme që në këto momente të qëndrojmë së bashku, të mbështetmi në njëri-tjetrin dhe të marrim pikë”.

"Puna e madhe gjithmonë paguhet. Kjo skuadër ka ende punë për të bërë dhe shumë për të treguar. Tani për derbin, jemi më të lehtësuar”.

Ranocchia gjithashtu u pyet edhe për një penallti të mundshme në Danilo Cataldit.

Edhe Spalletti pas ndeshjes tha se nuk ishte penallti

“Unë thjesht qëndrova aty, nuk lëviza dhe ai vrapoi në mua. Nuk mund të zhdukesha”, ka shtuar italiani.

Goli tjetër në këtë takim u shënua nga Milan Skriniar. /Telegrafi/

The post Ranocchia: Interi tregoi karakter, nuk ishte penallti ajo ndaj Cataldit appeared first on Telegrafi.

Inter 2-0 Benevento: Notat e lojtarëve, Gjimshiti më i miri në skuadrën e tij

Posted: 24 Feb 2018 02:02 PM PST

Më në fund Interi fitoi, këtë herë ndaj Beneventos me rezultat 2-0 në Serie A.

Golat u shënuan nga Milan Skrinar (66′) dhe Andrea Ranocchia (69′).

Katër gola: Asnjë mbrojtës nuk ka shënuar më shumë gola se Skriniar në Serie A këtë sezon (Foto: Getty Images)

Dyshja mbrojtëse ishin nga më të mirë në fushë, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Joao Cancelo, Matias Vecino dhe Roberto Gagliardini.

Te Benevento më i miri ishte mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, pastaj Guilherme.

Shqiptari tjetër Ledian Memushaj nuk luajti për asnjë minutë në këtë takim.

Vlen të theksohet se në javën tjetër Interi luan ndaj Milanit, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Inter:

Benevento:

/Telegrafi/

The post Inter 2-0 Benevento: Notat e lojtarëve, Gjimshiti më i miri në skuadrën e tij appeared first on Telegrafi.

Barcelona 6-1 Girona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin (Foto)  

Posted: 24 Feb 2018 01:59 PM PST

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas ndaj Gironas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në kampionatin spanjoll, ku në ndeshjen e fundit në Camp Nou kanë shkatërruar rivalin lokal, Gironan.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luis Suarez (5′, 44′, 76′), Lionel Messi (30′, 36′) dhe Philippe Coutinho (66′) për Barçën, ndërsa Portu (3′) shënoi për mysafirët.

Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video) Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Dyshja Messi-Suarez ishin të pandalshëm në këtë ndeshje dhe të dy u vlerësuan më së larti duke u notuar me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshje shkoi për anësorin e mysafirëve, Aday Benitez, i cili u notua me 5.1. /Telegrafi/

Barcelona:

Paraqitje të lartë patën edhe Coutinho dhe Dembele

Girona:

Te Girona dështuan edhe Ramalho dhe Juanpe

The post Barcelona 6-1 Girona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin (Foto)   appeared first on Telegrafi.

Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Posted: 24 Feb 2018 01:39 PM PST

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas ndaj Gironas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në kampionatin spanjoll, ku në ndeshjen e fundit në Camp Nou kanë shkatërruar rivalin lokal, Gironan.

Ndeshja filloi me një gol të shpejt dhe befasues nga mysafirët, të cilët shënuan me anë të Portu (3′), por Barça reagoi shpejt me anë të Luis Suarez (5′), i cili shënoi për 1-1.

Momenti i golit të parë nga Suarez (Getty Images)

Pas Suarezit erdhi radha e Lionel Messi, i cili shënoi fillimisht një gol të bukur në minutën e 30-të për 2-1 pastaj në minutën e 36-të një supergol nga goditja e dënimit për 3-1.

Messi shënoi dy gola të bukur nga Gironas (Getty Images)

Barcelona gjeti golin edhe në minutën e 44-të të ndeshjes me anë të uruguaianit Suarez, i cili shënoi pas asistimit të Philippe Coutinhos për 4-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Në pjesën e dytë, gjiganti katalunas arriti të gjej edhe dy herë tjera rrugën e rrjetës, ku fillimisht ishte Coutinho (66′) që shënoi një gol të bukur nga distanca për 5-1.

Edhe Coutinho shënoi një supergol (Getty Images)

Për 6-1 u përkujdes Luis Suarez (76′), i cili kompletoi het-trikun duke shënuar nga afërsia dhe vulosi fitoren e thellë dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Treshja vrasëse e Barçës, Coutinho-Suarez, Messi (Foto: Barcelona/Twitter)

Pas kësaj fitore, Barcelona gjendet në vendin e parë me 65 pikë apo 10 më shumë se ndjekësi i tyre Atletico Madrid, ndërsa Girona renditet e nëntë me 34 pikë.

Në takimin e radhës, Blaugranët luajnë në udhëtim te Las Palmas, teksa Girona e pret në shtëpi Celta Vigon. /Telegrafi/

 

The post Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video) appeared first on Telegrafi.

Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit

Posted: 24 Feb 2018 01:38 PM PST

Interi fitoi ndaj Beneventos me rezultat 2-0 në Serie A.

Vendasit ishin favorit, por nuk arritën të tregojnë ndonjë lojë të bukur ndaj skuadrës së fundit në tabelë.

Rafinha vrapoi shumë në mesfushë, por nuk arriti të tregojë kualitet e tij (Foto: Getty Images)

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa Benevento kishte rastet. Vlen të theksohet se në 45 minutat e parë zikaltrit nuk kishin asnjë gjuajte në portë, kjo nuk i kishe ndodhur nga shtatori i vitit 2016 në takimin ndaj Juventusit.

Në pjesën e dytë djelmoshat e Luciano Spallettit u treguan më të vëmendshëm dhe ishin mbrojtësit që morën lojën e në duar.

Katër gola: Asnjë mbrojtës nuk ka shënuar më shumë gola se Skriniar në Serie A këtë sezon (Foto: Getty Images)

Së pari shënoi Milan Skrinar në minutën e 66-të, ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Andrea Ranocchia.

E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve

Pas kësaj fitore Interi ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë, por me një ndeshje më shumë se Roma (50 pikë) dhe Lazio (49 pikë). Kurse Benevento vazhdon e fundit me 10 pikë.

Goli ndaj Beneventos ishte i pari sezonal për Ranocchian, ai ka luajtur gjashtë ndeshje në total (Foto: Getty Images)

Xhiro e 27-të në Serie A do të na servojë derbin më të madh lokal në botë, atë mes Interit dhe Milanit.

Ndërsa skuadra e Berat Gjimshitit, që luajti për 90 minuta ndaj Interit në javën e ardhshme do të presë Hellas Veronën. /Telegrafi/

The post Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit appeared first on Telegrafi.

Coutinho shënon gol të bukur nga distanca ndaj Gironas (Video)

Posted: 24 Feb 2018 01:16 PM PST

Barcelona ka shënuar edhe golin e pestë në ndeshjen e La Ligas ndaj Gironas.

Është ylli brazilian, Philippe Coutinho, i cili ka shënuar për 5-1.

Goli i Coutinhos erdhi në minutën e 66-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një goditje të fortë dhe të saktë nga distanca. /Telegrafi/ 

The post Coutinho shënon gol të bukur nga distanca ndaj Gironas (Video) appeared first on Telegrafi.

Barcelona thellon epërsinë me golin e Suarezit (Video)

Posted: 24 Feb 2018 12:41 PM PST

Barcelona ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen e La Ligas ndaj Gironas.

Është sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili ka shënuar për epërsinë 4-1.

Goli i Suarezit erdhi në minutën e 44-të të ndeshje dhe ishte i dyti personal.

Ky gol erdhi pas asistimit nga Philippe Coutinho. /Telegrafi/

The post Barcelona thellon epërsinë me golin e Suarezit (Video) appeared first on Telegrafi.

E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve

Posted: 24 Feb 2018 12:38 PM PST

Xhiro e 26-të për Interin në Serie A si kundërshtarë kishte rezervuar Beneventon.

Zikaltrit janë favorit për këtë takim pasi qëllimi final është që të vazhdojnë afër top katërshes, kjo që në fund një vend i dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Top 20 skuadrat më të mira në top pesë ligat evropiane pas ndeshjeve të 16/18 shkurtit Top 20 skuadrat më të mira në top pesë ligat evropiane pas ndeshjeve të 16/18 shkurtit

Por, një fakt interesant është shfaqur para fillimit të këtij takimi.

Nga gjithë lojtarët që skuadrat kanë grumbulluar, ato kanë një të përbashkët.

2014: Joao Miranda duke festuar golin ndaj Eibarit (Getty Images)

Nëse mbledhin numrin e paraqitjeve të lojtarëve të Interit në Ligën e Kampionëve, atëherë del që të gjithë së bashku kanë 99 paraqitje, aq sa edhe lojtarët e Beneventos.

Te Interi është Joao Miranda lojtari me më së shumti paraqitje në garën më të madhe për klube, kurse te Benevento është Bacary Sagna.

Bacary Sagna gjatë një dueli me Ibran sa ishte pjesë e Arsenalit (Getty Images)

Mbrojtësi brazilian i Interit ato paraqitje i ka me Atletico Madriditn, kurse ai francez shumicën me Arsenalin. /Telegrafi/

The post E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more