Skip to main content

“Sëmundjet e gojës, trajtime popullore” plus 9 more Ekonomia Online

“Sëmundjet e gojës, trajtime popullore” plus 9 more Ekonomia Online


Sëmundjet e gojës, trajtime popullore

Posted: 24 Feb 2018 10:16 AM PST

Faringiti është inflamacioni i mukozës së fytit, si rezultat i mungesës së higjienës së gojës, marrjes së frymës nga goja, sëmundjeve infektive, gripit. I sëmuri ka dhimbje, si: djegie në fyt disa herë dhe temperaturë.

Për këtë duhet përdorur kompresa të ftohta, si copa akulli, akullore etj. për të shuar temperaturën e nxehtë. Pastaj bëhet gargara me çajin e kamomilit. Po ashtu mënjanohet alkooli,duhani, sëmundjet e hundës, të sinuseve etj. Bimët mjekësore për gojën përdoren veç e veç dhe me përzierje të kombinuar së bashku në përgatitje.

Shumë mjekë popullorë kanë përdorur pekmezin e manave të zeza dhe atë të rrushit duke i lyer gojën fëmijës herë pas here, sidomos në mbrëmje para fjetjes, për 4-5 ditë rresht.

-Lyhet goja me mjaltë dhe përzihet me pak sodë buke, 3-4 herë në ditë deri në shërimin e mahisjes së gojës.

-Shpëlarja e gojës me gargara, kundër ngjirjes së zërit. Të përdoren bimë që kanë shumë lëng, si mëllaga e bardhë për shembull, Me rrënjët e saj të grimcuara mund të përtypen në gojë apo të futen për dy orë në ujë të ftohtë (1 lugë rrënjë në 200 ml ujë), pastaj i sëmuri duhet të bëjë gargara 3 herë në ditë, dhe ujin e gargarës mund ta përcjellë poshtë në bark, pasi nuk është helmues, përkundrazi shërben dhe është i dobishëm për organin e tretjes, pasi rregullon punët e stomakut.

-Për shërimin e mukozës së gojës merrni 1 lugë kamomil, 1 lugë sherebelë, 1 lugë gjelle nga mëllaga e zezë. Ato përzihen mirë dhe përvëlohen në gjysmë litri ujë të sapovluar. Pas 1 ore ena mbulohet me kapak. Kullohet dhe bëhet gargare 3 herë në ditë.

The post Sëmundjet e gojës, trajtime popullore appeared first on Ekonomia Online.

5 ushqimet që duhet t’i hani nëse doni të jetoni gjatë

Posted: 24 Feb 2018 09:50 AM PST

Mendoni se nuk e keni ju në dorë se sa gjatë do të jetoni? E keni shumë gabim. Ka shumë mënyra që mund t'ju ndihmojnë të shtoni vite në jetën tuaj. Mënyra më e lehtë është të ushqeheni shëndetshëm.

Studime të shumta kanë treguar se dieta është një tregues i rëndësishëm i jetëgjatësisë dhe nëse do të prekeni nga një sëmundje kronike. Fatmirësisht ajo mund të ndryshohet shumë lehtë. Ja cilat janë 5 ushqimet që zgjasin jetën dhe që duhet të filloni t'i konsumoni që sot.
Frutat e thata

fruta-te-thata

Lajm i mirë për ju që i pëlqeni frutat e thata: ata mund t'ju shtojnë vite në jetën tuaj. Dy studime të ndryshme nga Shëndeti Publik i Shkollës së Harvardit kanë zbuluar se sa më shpesh të konsumojnë njerëzit fruta të thata, aq më i vogël është rreziku që ata të vdesin të rinj. Vetëm sigurohuni që të mos e teproni me to- shumë fruta të thata mund t'ju bëjnë dëm. Ekspertët rekomandojnë të konsumoni vetëm një grusht me çfarëdolloj fruti të thatë në ditë.

Drithërat

buke

Dihet që buka e bardhë është një nga lëndët ushqyese më të lira, por a e dinit se ju jep juve vite shtesë? Studime të shumta i kanë lidhur drithërat, pastat dhe produkte të ngjashme me to me jetëgjatësinë. Sipas një studimi të publikuar tek "JAMA Internal Medicine", çdo racion shtesë me drithëra lidhet me 5% më pak rrezik të vdekshmërisë së përgjithshme dhe 9% më pak rrezik të vdekjes nga problemet e zemrës. Prandaj i kushtoni vëmendje bukës që blini. Duhet të kërkoni bukë të bërë me 100% grurë.

Ushqimet pikante

ushqime-pikante

Mos u kufizoni në përdorimin e erëzave. Studime të ndryshme kanë treguar se ushqimet pikante ju mbajnë të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Një studim i kryer tek më shumë se 450 mijë meshkuj dhe femra kinezë tregoi se ata që hanë ushqime pikante 6-7 ditë në janë kanë 14% pak rrezik të vdekshmërisë se ata që hanë ushqime pikante vetëm njëherë ose më pak gjatë javës.

Hulumtuesit shkencor kanë zbuluar gjithashtu se lidhja mes ushqimeve pikante dhe jetëgjatësisë është më e fortë tek peronat që nuk pinë alkool (Të na falin fansat e  birrës dhe alkoolit).

Alga deti

alga-deti

Ja një arsye e mirë për të ngrënë sushi sonte, ose për të porositur sallatë me alga deti. Më shumë se 1000 studime kanë dalë në përfundimin se konsumimi i algave të detit mund të parandalojë inflamacionin, rrit sistemin imunitar dhe parandalon kancerin.

Peshk

peshk

E kemi cilësuar gjithmonë peshkun si ushqim për trurin…për një arsye të mirë. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit tek peshku, të quajtur karotenoide, mund të ofrojnë mbrojtje nga sëmundje neurologjike. Për më tepër, acidet yndyrore omega 3 tek peshqit e yndyrshëm, si salmoni, mbajnë trupin në formë dhe parandalojë plakjen e parakohshme, ndërsa një tjetër studim i kryer nga Universiteti Shtetëror i Ohajos ka zbuluar se suplementet e omega 3 ulin në mënyrë të konsiderueshme inflamacionin, një gjendje që lidhet me gjithçka, duke filluar nga alergjitë deri tek kanceri, sëmundjet e zemrës dhe alcajmeri.

The post 5 ushqimet që duhet t’i hani nëse doni të jetoni gjatë appeared first on Ekonomia Online.

Tre persona, pasuri sa gjysma e amerikanëve

Posted: 24 Feb 2018 09:34 AM PST

Tre njerëzit më të pasur në SHBA, Bill Gates, Jeff Bezos dhe Warren Buffett, kanë më shumë pasuri se gjysma e popullatës amerikane, apo 160 milionë amerikanë së bashku.

Analiza e pasurisë së njerëzve më të pasur në SHBA ka dalë në përfundimin se, Gates, Bezos dhe Buffett kanë së bashku një perandori 248.5 miliardë dollarëshe.

Instituti për Studime Politike thotë se rritja e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve ka krijuar një krizë morale.

Në një raport, Instituti thotë se propozimet për ndryshimin e sistemit të taksave të Donald Trump do të thellonin edhe më shumë pabarazitë ekzistuese, sepse 80 për qind e përfitimeve nga taksat do t'i shkonin 1 përqindëshit të të pasurve.

Sipas studimit, miliarderët e përfshirë në listën e 400 personave më të pasur në SHBA të revistës "Forbes", kanë një pasuri prej 2.67 trilionë dollarësh, më shumë sesa Produkti i Brendshëm Bruto i Britanisë së Madhe.

Sipas raportit, miliarderët po vazhdojnë të distancohen nga pjesa tjetër e njerëzve, madje me shkallën më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë. "Ne nuk kemi parë nivele kaq ekstreme të përqëndrimit të pasurisë dhe pushtetit që prej një shekulli më parë", thanë hartuesit e raportit.

"Forbes" e cilësoi vitin 2017 si një tjetër vit rekord për njerëzit e pasur në Amerikë, ndërsa çmimi për t'u pranuar në klubin më ekskluziv është rritur me 18 për qind, ose në 2 miliardë dollarë.

The post Tre persona, pasuri sa gjysma e amerikanëve appeared first on Ekonomia Online.

Ja çfarë zbulon gjatësia e trupit për shëndetin e një njeriu!

Posted: 24 Feb 2018 09:00 AM PST

Nuk ka një gjatësi perfekte për shëndetin. Disa centimetra më shumë ulin rrezikun e zhvillimit të disa problemeve shëndetësore, por nga ana tjetër rrisin shanset për t'u prekur nga të tjera sëmundje. E njëjta gjë ndodh edhe nëse jeni i/e shkurtër. Ja çfarë zbulon gjatësia për shëndetin:

Anët e mira të të qenit i/e shkurtër

Jeni më pak të rrezikuar të prekeni nga kanceri

"Kanceri i melanomës, tiroides, veshkave, gjirit, zorrës dhe rektumit, janë të lidhura ngushtë me gjatësinë", thotë Geoffrey Kabat, epidemologjist tek Kolegji Mjekësor Albert Ajnshtajn në Nju Jork.

Pas kryerjes së tri stiduimeve, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se gratë që janë mbi 1.75 m të gjata janë të rrezikuara të preken nga këto lloj kanceri, krahasuar me femrat që janë më të shkurtra. Femrat e gjata kanë organe më të mëdhenj dhe më shumë qeliza, prandaj shanset që të zhvillohen mutacione që çojnë në kancer janë më të mëdha", shpjegon Kabut.

"Ekziston gjithashtu mundësia që hormonet dhe faktorët e rritjes që influencojnë gjatësinë rrisin gjithashtu rrezikun për kancer".

Shanset për mpiksje të gjakut janë shumë të ulëta

Nëse jeni më të shkurtër se 1.70 m dhe keni një peshë thuajse normale, jeni tre herë më pak të rrezikuar të pësoni mpiksje të gjakut. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Tromso në Norvegji, gjaku duhet të pompojë në distanca të largëta tek femrat e gjata, prandaj ulet edhe rrjedhja e tij e shpejtë dhe rritet rreziku për të pësuar mpiksje të gjakut dhe goditje në tru. Ju nuk mund të ndryshoni gjatësinë, por disa kile më pak mund t'ju vijnë në ndihmë. Femrat e gjata që nuk kanë probleme me peshën, nuk kanë rrezik që të preken nga mpiksja e gjakut.

Mund të kapni të 90-at

Një nga gjenet që lidhet me gjatësinë është gjithashtu përgjegjëse për shtatin e shkurtër. Hlumtzuesit shkencorë nga Kolegji Mjekësor Albert Ajnshtajn kanë zbuluar se mutacioni gjenetik që pengon faktorin e rritjes të bëjë punën e tij, rrit gjithashtu jetëgjatësinë.

 Anët e mira të të qenit i/e gjatë

Zemra është e sigurt: Femrat që janë rreth 1.70 m janë 28% më pak të rrezikuara të preken nga sëmundjet e zemrës krahasuar me femrat që janë më të shkurtra se 1.60 m. Për çdo 6 cm gjatësi, rreziku për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës ulet me 14%. Sipas studiuesit Daniel Munoz, kardiolog tek Qendra Mjekësore Universitare në Nashville, gjenet e lidhura me të qenit i shkurtër rrisin gjithashtu nivelet e kolesterolit të keq LDL.

Keni kujtesë të fortë

Një grua që është 1.70 m është 50% më pak e rrezikuar të vdesë nga dementia se një tjetër që është 1.55 m. Hulumtuesit shkencor nga Kolegji Mjekësor i Universitetit  Edinburgh mendojnë se faktorët që kontribuojnë në shtatin e shkurtër, si sëmundjet në fëmijëri, stresi dhe dieta e varfër ushqyese, ndikojnë në rritjen e rrezikut më shumë se gjenetika.

Nuk do të keni vështirësi gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës

Nënat që janë mbi 1.65 m të gjata, janë 18-59% më pak të rrezikuara të preken nga diabeti gjatë shtatzënisë, se ata që janë më të shkurtra se 1.60 m. Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Nju Jorkut, pasi kryen një studim tek më shumë se 220 mijë gra shtatzëna. Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë, megjithatë ata spekulojnë se gjenet e lidhura me gjatësinë kanë një ndikim tek toleranca ndaj glukozës.

The post Ja çfarë zbulon gjatësia e trupit për shëndetin e një njeriu! appeared first on Ekonomia Online.

Albatrit Muqiqi: Nuk muj me ta fal (Foto)

Posted: 24 Feb 2018 06:56 AM PST

Albatrit Muqiqi po sjellë diçka të re.

Këngëtari kosovar ka paralajmëruar përmes Instagramit se së shpejti do ta publikojë këngën e tij të re me titull "Nuk muj me ta fal".

Në bazë të këtij postimi, ky projekt u punua në bashkëpunim me produksionin e Flori Mumajesit "TheeDots" dhe XL FILMS.

The post Albatrit Muqiqi: Nuk muj me ta fal (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Hoti: “Raporti i Bulliqit” informues për deputetët, miratimi i marrëveshjes mbetet në ndërgjegjen e tyre

Posted: 24 Feb 2018 06:44 AM PST

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, tha për Radio Kosovën se konsensusi i arritur sot, hapë përfundimisht rrugën që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, të kalojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës, dhe kështu, të plotësohet kushti për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Radio Kosova: Zoti Hoti, mund ta konfirmoni për Radio Kosovën arritjen e konsensusit dhe pajtimin edhe me AAK-në, për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi?

Avdullah Hoti: Po! Në fakt, marrëveshjen me dy partitë e koalicionit në qeverisje: PDK-në dhe Nismën, partitë e vogla si dhe minoritetet, e kemi arritur të enjten në mbrëmje dhe kishte mbetur vetëm edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që të bashkohej me këtë marrëveshje, që të lëvizim përpara me ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Sot, u njoftuam që edhe AAK-ja, është pajtuar me propozimin tonë që e kishim dhënë të enjten mbrëma, dhe na vjen mirë që tani po hapet rruga përfundimisht që marrëveshja për demarkacionin sa më parë të kalojë në Kuvendin e Kosovës dhe të plotësohet kështu kushti për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë pritur mjaft shumë për këtë. Më vjen mirë që tani u arrit pajtimi, për të lëvizur përpara!

Radio Kosova: A do të thotë kjo që raporti i zotit Bulliqi, nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes për votim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës?

Avdullah Hoti: Raporti i z. Bulliqi, raporti i zotit Meha, raporti i Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, i themeluar nga ish presidentja Jahjaga dhe raporti i Komisionit të Akademisë së Shkencave, të gjitha këto, janë raporte që do t'u vihen në dispozicion deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që ata t'i kenë informatat e plota nga të gjitha komisionet e formuara nga Qeveria paraprake dhe kjo Qeveri, lidhur me këtë marrëveshje dhe pastaj deputetët të vendosin sipas ndërgjegjes së tyre. Ne, i kemi analizuar të gjitha këto raporte dhe të 27 deputetët e grupit tonë parlamentar, tanimë janë plotësisht në mbështetje të kësaj marrëveshjeje.

Radio Kosova: Pas këtij zhvillimi të ri, a ka gjasë që seanca e paraparë për të mërkurën, të mbahet të hënën, apo të martën?

Avdullah Hoti: Tani kjo është çështje e kryetarit të Kuvendit, natyrisht në konsultim me Kryesinë e Kuvendit. Seanca është caktuar për të mërkurën në orën 10.00 apo 11.00 paradite. Të shohim. Nëse ka ndonjë kërkesë tjetër, ne jemi të gatshëm që kurdo që mbahet seanca e Kuvendit, të shkojmë në Kuvend dha ta votojmë këtë marrëveshje.

The post Hoti: "Raporti i Bulliqit" informues për deputetët, miratimi i marrëveshjes mbetet në ndërgjegjen e tyre appeared first on Ekonomia Online.

Sveçla: Haradinaj t’i kërkojë falje Murat Mehës

Posted: 24 Feb 2018 06:41 AM PST

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, shprehu zhgënjimin e tij ndaj kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, për marrëveshjen e arritur mes partive politike për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes rrjetit social Facebook, Svfecla tha se Haradinaj i është nënshtruar PDK-së, gjunjëzuar LDK-së si dhe sipas tij kryeministrit i ka mbetur që t'i kërkojë falje Murat Mehës.

"Pasi ju nënshtrua PDK-së, e sot ju gjunjëzua pa kushte edhe LDK-së, Ramushi ka mbetë vec edhe Murat Mehës t'i kërkoj falje", (sic.) ka shkruar në rrjetin social Facebook, Sveçla.

The post Sveçla: Haradinaj t'i kërkojë falje Murat Mehës appeared first on Ekonomia Online.

PDK përshëndet marrëveshjen e arritur, fton partitë e tjera për unifikim

Posted: 24 Feb 2018 06:34 AM PST

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur marrëveshjen e arritur dhe ka vlerësuar se kjo frymë e bashkëpunimit duhet që ta pëcjellë vendin edhe në proceset e tjera. Kjo parti përmes kumteses i ka bërë thirrje edhe partive tjera parlamentare që të unifikohen sa i përket temës së demarkacionit.

Kjo është kumtesë e plotë e Partisë Demokratike të Kosovës:

Partia Demokratike e Kosovës përshëndet arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e  Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

PDK falënderon të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.

PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces.

Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit.

Me nderime,

Zyra e Komunikimit e PDK-së

The post PDK përshëndet marrëveshjen e arritur, fton partitë e tjera për unifikim appeared first on Ekonomia Online.

Messi sot përball “ilaçit” të tij, mbrojtësit që arriti ta markoi

Posted: 24 Feb 2018 06:23 AM PST

Barcelona do të përballet sot me Gironën në një ndeshje që ka vlerë rekordi për ecurinë më të mirë në kampiont në histori të skuadrës. Lionel Messi nuk do të ketë sot një përballje të lehtë.

Kështu së paku mund të konkludohet duke marrë parasysh ndeshjen e parë në të cilën Leo nuk kishte lënë shumë gjurmë falë markimit perfekt që i kishte bërë mbrojtësi me emrin Maffeo.

Lojtari i Manchester Cityt që luan në huazim te Girona ishte një nga mbrojtësit që i kishte bërë markimin më perfekt ndonjëherë Messit.

Për këtë ai ishte bërë lajm ndërkombëtar duke marrë parasysh se sa vështirë është të ndalet "jashtëtokësori".

Vëmendja do të jetë në 90 minutat e ndeshjes së sotme ku Messi mund t'i hakmerret Maffeos në "Camp Nou".

The post Messi sot përball "ilaçit" të tij, mbrojtësit që arriti ta markoi appeared first on Ekonomia Online.

Deda: Në fund të vitit qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza

Posted: 24 Feb 2018 06:12 AM PST

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes mes spektrit politik në Kosovë për ta votuar demarkacionin, ka shpresë që lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës të arrihet në fund të këtij viti.

"Arrihet pajtimi për ratifikimin e demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, duke u sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore. Kam bindje të plotë që më së largu në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza, si të gjithë të tjerët në Evropë", ka thënë Deda.

LDK ishte përplasur dje në Kuvend me Ramush Haradinajn. Kundërshtitë kishin të bënin rreth raportit të Bulliqit.

LDK refuzonte që në votim të dalë edhe raporti i Bulliqit, derisa Haradinaj insistonte që kjo të ndodhte.

Megjithatë duket se sa i përket kësaj çështjeje palët më në fund kanë arritur të dakordohen.

 

The post Deda: Në fund të vitit qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more