Skip to main content

“Real Madridi rivalizon klubet italiane për Chiesan” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Real Madridi rivalizon klubet italiane për Chiesan” plus 9 more Telegrafi Futboll


Real Madridi rivalizon klubet italiane për Chiesan

Posted: 23 Feb 2018 02:57 PM PST

Federico Chiesa i Fiorentinas është njëri nga talentet më të mëdha të futbollit italian.   

Për ta ka interesim të madh nga klubet e njohura italiane se Napoli, Interi e Juventusi.

Por së fundmi ka dal në skenë edhe Real Madridi, që e sheh si lojtar me të ardhme të madhe.

Federico Chiesa, talenti i madh i Fiorentinas. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Los Blancos kanë dërguar disa vëzhgues për të ndjekur nga afër Chiesas dhe nga ajo që kanë parë kanë mbetur shumë të kënaqur me paraqitjen e tij.

Real Madridi pritet që të provojë që në këtë verë ta blejë lojtarin.  Mësohet se Fiorentina kërkon së paku 40 milionë euro.

Federico Chiesa. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Federico Chiesa ka shënuar pesë gola, ndërsa ka dhënë edhe dy asistime.

Fiorentina gjendet në vendin e 11-të në Serie A. /Telegrafi/   

The post Real Madridi rivalizon klubet italiane për Chiesan appeared first on Telegrafi.

Pjanic: Juventusi ka nevojë për kualitetet e Dybalas

Posted: 23 Feb 2018 02:47 PM PST

Miralem Pjanic thotë se nuk është i befasuar se si Blaise Matuidi është përshtatur në klub, ndërsa skuadra ka nevojë për kualitetet e Paulo Dybalas.

Matuidi deri më tani ka arritur të paraqitet në fushë për 29 ndeshje për Juven, ndërsa Dybala sapo është kthyer nga lëndimi.

"A më ka befasuar Matuidi? Jo,e njoh Blaisen nga më herët".

"Ai është një lojtar agresiv, ai na jep fizik dhe me këmbët e tij na jep shumë. Ai është përshtatur shumë mirë me grupin dhe është kthyer në një lojtarë të rëndësishëm".

Miralem Pjanic . (Photo by Dino Panato/Getty Images)

"Rikthimi i Dybalas? Natyrisht rikthimi i tij mund të jetë i vyer për ne. Shpresoj që të na ndihmoj në pjesën e mbetur të sezonit. Ne kemi nevojë për kualitetet e tij".

"Askush nuk ka shënuar më shumë se unë nga gjuajtjet e lira në shtatë vitet e fundit? Nuk i shoh statistikat, por më pëlqejnë gjuajtjet e lira dhe shpresoj që të shënoj sa më shumë deri në fund të sezonit".

Miralem Pjanic. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

"E mira është se me Dybalan mund të jemi të rrezikshëm nga të dyja anët, dhe nuk do të ishte e lehtë për portierët. Juventusi është më fat nëse e sheh nga kjo pjesë", ka thënë Pjanic. /Telegrafi/   

The post Pjanic: Juventusi ka nevojë për kualitetet e Dybalas appeared first on Telegrafi.

Pesë arsye se pse Real Madridi duhet ta shes Gareth Balen

Posted: 23 Feb 2018 02:17 PM PST

Gareth Bale nuk po kalon një sezon të mirë te Real Madridi, kjo për shkak të ndeshjeve të pakta dhe lëndimeve të njëpasnjëshme, ndërsa klubi është duke menduar pas pesë viteve ta shes. 

Ky nuk është një vendim që Los Blancos do ta marrin lehtë, por sipas Marcas ka disa arsye se pse shtija e tij mund të jetë e dobishme.

1.Ndryshimi i skuadrës  

Real Madrid beson se ka ardhur koha që të bëjë ndryshime në skuadër, veçanërisht në sulm.

BBC nuk është më e domosdoshme dhe Marco Asensio është tani shpresa e ndritur e së ardhmes.

Los Blancos nuk duan ta mbajnë Bale që Asensio të jetë hije e tij, ndërsa pritet edhe një goditje e madhe në sulm.

2.Bale është shkyçur

Disa lojtarë reagojnë ndaj rënies duke luftuar edhe më fort, por Bale duket se këtë nuk po e bën.

Çdo sinjal i 28-vjeçarit duket se e vendos atë edhe më larg nga kryeqyteti spanjoll.

3.Lëndimet

Një faktor tjetër i rëndësishëm është fakti se Bale është lënduar shumë shpesh.

4.Pritshmëritë nuk janë arritur

Real Madrid nënshkroi me Bale me idenë se ai do të zëvendësonte Cristiano Ronaldon dhe një ditë do ta fitonte 'Topin e Artë', por ai nuk ka arritur as afër.

Edhe pse ai ishte vendimtar në triumfin në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampioneve të sezonit 2013/14, ai nuk ka qenë yll ndër vite.

5.Real Madrid mund ende të fitojë me shtije e tij 

Është një rast tani apo jo për Real Madridin. Edhe pse nuk besojnë se do të jenë në gjendje të marrin një shumë prej 100 milion euro për Bale, drejtorët e Real Madrid e dinë se ai është ende i vlefshëm.

Nëse ata do të prisnin, vlera e tij mund të bie edhe më shumë./Telegrafi/   

The post Pesë arsye se pse Real Madridi duhet ta shes Gareth Balen appeared first on Telegrafi.

Mediat zvicerane shkruajnë për trajnerin e ri të mundshëm të Kosovës

Posted: 23 Feb 2018 01:22 PM PST

Në ditët e fundit emri i Bernard Challandes, ka dal si trajneri i mundshëm i Kosovës.

I papunë që nga 30 marsi i vitit 2015, Bernard Challandes, mund të jetë trajneri i ri i Kosovës, shkruan Blick.

Para kësaj ai ishte trajner i Aremenisë së Henrikh Mkhitaryan.

Kur ishte trajner te kombëtarja e Armenisë

Blick që merr si burim të informacionet mediat në Kosovës, shkruan se trajneri mund të vendoset që në mars në krye të Kosovës.

Challandes mund të bëhet trajneri i mesfushorit të Luzern, Hekuran Kryeziu, ndërsa aty deri më herët ka qenë edhe Albert Bunjaku, ish-futbollist i disa klubeve zvicerane dhe kombëtares së këtij shteti.

Duke festuar titullin me Zurich

Për 66 vjeçarin kjo mund të jetë një sfidë e re në karrierën e tij.

Ai në Zvicër ka udhëhequr klube si St-Imier, Le Locle , La Chaux -de -Fonds , Yverdon , YB, Servette , pastaj Zvicrën U-21, FC Zurich , Sion, Xamax, Thun dhe YB për herë të dytë.

Te Young Boys

Ai ka një titull me Zurichun në vitin 2009. Aktualisht punon si skaut i klubit të njohur FC Basel. /Telegrafi/

The post Mediat zvicerane shkruajnë për trajnerin e ri të mundshëm të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Mourinho kërkon t’i jap fund zënkës me Conten, thotë se ndjen gjithmonë e më pak për Chelsean

Posted: 23 Feb 2018 12:10 PM PST

Jose Mourinho thotë se ka ndjenja gjithmonë e më pak sa herë që përballet me Chelsean, para sfidës mes këtyre dy klubeve.

Mourinho që ka punuar me klubin e Chelseat në dy periudha të ndryshime, llogaritet si trajneri më i suksesshëm në histori të klubit me tetë trofe të fituar.

Ai herën e fundit u largua nga Stamford Bridge në dhjetor të vitit 2015, pas një nisje të keqe të kampionatit.

Por në sezonet e fundi prej se u bë trajneri i Manchester United ai u përfshi në një zënkë të madhe me Antonio Conten.

Mourinho

Shumë fjalë dhe mesazhe mes njëri tjetrit, por duket se portugezi dëshiron t'i jap fund kësaj zënke.

“Unë nuk dua të flas për të, aspak”, ka thënë Mourinho.

“Menaxheri shumë i mirë, ekip fantastik dhe kjo është ajo që është e rëndësishme për mua".

“Të luash kundër Chelsea për mua do të thotë gjithnjë më pak e më pak ndër vite".

Mou vs Conte

Ndërsa Mourinho iu dha fund edhe fjalëve për raporte të tensionuara me kryesinë e klubit.

Ai shtoi se nuk do ta harrojë kurrë gjestin e bordit të klubit kur i vdiq babai. Sipas tij ata u treguan shumë miqësor. /Telegrafi/    

The post Mourinho kërkon t'i jap fund zënkës me Conten, thotë se ndjen gjithmonë e më pak për Chelsean appeared first on Telegrafi.

Gabigol ka rilindur- Tre gola në tri ndeshje dhe shet shumicën e fanellave

Posted: 23 Feb 2018 11:32 AM PST

Gabriel Barbosa i njohur Gabigol erdhi te Interi me shumë bujë në verën e viti 2016.

30 milionë euro të paguara për të dhe nëntë paraqitje me Interin, të gjitha nga banka rezervë, ku arriti të shënojë edhe një gol.

U huazua fillimisht te Befica, por për gjashtë majë asnjë 'shenjë' jetë.

Gabigol te Interi (Getty Images)

Ai dhe Interit vendosën që lojtari të kthehet në Brazil, më saktësisht te Santos, aty ku e kishte nisur.

Kjo lëvizje doli e duhura, pasi që lojtari gjeti më shumë hapësira, por edhe gola dhe qetësi.

Sulmuesi ka rilindur pasi në tri ndeshjet e fundit ka gjetur tri herë rrejtën, ku e ndihmoi Santosin ta mbyll në vendin e tretë kampionatin.

Gabigol

Por sipas portalit braziliani GloboEsporte, lojtari nuk po shkëlqen vetëm në fushë, por edhe në marketing.

Klubi ka arritur të shes 50 për qind të fanellave të parapara.

Prej tyre 30 për qind janë të sulmuesit, që tregojnë se tifozët e Santos e duan ende. /Telegrafi/

The post Gabigol ka rilindur- Tre gola në tri ndeshje dhe shet shumicën e fanellave appeared first on Telegrafi.

Mediat polake: Real Madridi gati 150 milionë euro për Lewandowskin

Posted: 23 Feb 2018 10:52 AM PST

Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munich dhe Real Madridi mbetet klubi që është më afër polakut.  

Madje mediat polake e bëjnë të kryer punën duke shkruar se klubi 'mbretëror' ka bërë gati edhe ofertën

Sipas ueb faqes polake "Przeglad Sportoëy", Real Madridi ka bërë gati 150 milionë euro për ta bindur Bayern Munichun që në qershor.

Festa e Lewandowskit në një nga golat

Lewandowski pritet të largohet nga Allianz Arena këtë verë dhe duke e parë moshën e tij, kontrata me Real Madridin e ka joshur tej mase.

Sulmuesi polak së fundmi është ndarë dhe me menaxherin e tij Cezary Kucharski, me të cilin ishte i lidhur në 10 vitet e fundit.

Lewa dhe Muller

Ai tashmë është nën kontratë me Pini Zahavin, i cili njihet si njëri prej  ndërmjetësve më të fortë në botën e futbollit.

Zahavi punon më së shumti me klubin e Chelseat, por së fundi ai e ka kryer edhe transferimin e Neymarit nga Barcelona te PSG. /Telegrafi/

The post Mediat polake: Real Madridi gati 150 milionë euro për Lewandowskin appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique mes PSG-së dhe Chelseat

Posted: 23 Feb 2018 10:17 AM PST

Luis Enrique është kthyer në objektiv të dy klubeve të njohura, Chelsea dhe PSG.

Ish-trajneri  i Barcelonës, Celta Vigos dhe Romës, ka qenë i lidhur me londinezët në javët e fundit.

Enrique prej largimit nga Barcelona, nuk ka drejtuar asnjë klub.

Tani PSG është vënë pas tij, pasi nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual, Unai Emery, i cili është në vitin e fundit të kontratës.

Luis Enrique ka fituar një herë të Ligës së Kampionëve me Barcelonën

Parisienët duhet të llogarisin mirë rivalitetin e "bluve" të Londrës, pasi ata e shohin si pasardhës të Antonio Contes, i cili e gjasë të madhe do të largohet në fund të sezonit.

Sipas medieve franceze Enrique është fotografuar në Doha, aty ku jeton edhe Presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi, ku flitet për një takim mes palëve.

Falënderimi për trajnerin Enrique

Luis Enrique më daljet e tij të fundit në media ka thënë se do ta zgjedh një projekt të ri, për ta ngritur nga fillimi e jo ta marr në mes të rrugës.

Tashëm Luis Enrique pritet të shihet se kë do ta zgjedh. /Telegrafi/   

The post Luis Enrique mes PSG-së dhe Chelseat appeared first on Telegrafi.

Xhaka: Mezi po pres të takohem me mikun tim dhe Milanin

Posted: 23 Feb 2018 10:16 AM PST

Tashmë dihen çiftet e reja të 1-16 së finales së Ligës së Evropës.

Natyrisht se çifti kryesor i kësaj gare prestigjioze evropiane për klube, ka përballur mes tyre Arsenalin dhe Milanin.

Kjo do të thotë se ballë për ballë të jenë edhe dy reprezentues zviceran, të cilët janë edhe miq të mirë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e kuqezinjve, Ricardo Rodriguez dhe mesfushorit shqiptar të Gunners, Granit Xhakën.

Ky i fundit duket se mezi po e pret takimin me mikun dhe se në fund do të ngadhënjen ai me bashkëlojtarët.

“Kohë të gjatë pa u përballur me njëri-tjetrin miku im. Unë jam duke kërkuar para për këtë ndeshje, jo vetëm kundër AC Milanit, por edhe kundër mikut tim!”, shkruan ndër të tjerash Xhaka.

Ndryshe, takimi i parë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 8 mars në stadiumin San Siro. /Telegrafi/

The post Xhaka: Mezi po pres të takohem me mikun tim dhe Milanin appeared first on Telegrafi.

‘Faraoni’ i golit, afër thyerjes së rekorit të Luis Suarez

Posted: 23 Feb 2018 09:38 AM PST

Liverpooli e ka gjetur njeriun e golit, ai quhet Mohamed Salah, është egjiptian dhe ka ardhur verën që lamë pas nga Roma.

"The Reds" para dy vitesh kishin humbur shpresën, pasi që kishin humbur njërin prej lojtarëve më të mirë që kishte kaluar nga ato anë në vitet e fundit, Luis Suarezin, që kaloi te Barcelona.

Por 25 vjeçari egjiptian ka arritur të jetë në nivele të njëjta me sulmues uruguaian  kur luante te Liverpooli.

Mohamed Salah i Liverpoolit. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Nëse Salah shënon këtë fundjavë, ai do ta barazojë rekordin e Suarez në sezonin e tij të fundit dhe të jashtëzakonshëm me Liverpoolin, ku në 37 ndeshje shënoi plot 31 herë.

25-vjeçari egjiptian e ka arritur këtë standard të lartë madje për një kohë shumë më të shkurtër, duke shënuar 30 gola në 31 ndeshje.

Luis Suarez kur luante te Liverpooli. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Gjithsesi, Salah është aktivizuar që në fillimin e sezonit, ndërsa Suarez nuk ka luajtur në pesë ndeshje shkaku i kafshimit të Branislav Ivanovicit.

Këtë sezon Salah ka shënuar tre gola në pesë takimet e para të Ligën Premier.

Mohamed Salah drejt rekordeve. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Nëse shënon këtë fundjavë ai barazon rekordin e Suarezir dhe do të tentojë të thyej rekorde shumë të mëdha tjera. /Telegrafi/  

The post ‘Faraoni’ i golit, afër thyerjes së rekorit të Luis Suarez appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more