Skip to main content

Prindërit që ua bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë… Telegrafi Opinione

Prindërit që ua bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë… Telegrafi Opinione


Prindërit që ua bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë…

Posted: 22 Feb 2018 10:57 AM PST

Kujtim Xhaja

Drekë… në punë… një qetësi mbytëse. Përpara shoh ca lëvizje të çrregullta të kolegeve të punës. Disa po thonë ca fjalë, ca të tjera po sillen vërdallë sikur kërkojnë diçka…

Ato janë më së shumti gra, të një moshe mesatare, me fëmijë. Është orari tipik kur fëmijët e tyre kanë mbaruar mësimin, janë kthyer në shtëpi, kanë ngrënë drekën dhe janë shtruar të bëjnë detyrat…
Një zile telefoni na shpërqendron të gjithëve: "Alo, o ma, kemi në Gjuhë lakimin e emrit 'filmi' në rasat përkatëse. Të lutem më ndihmo", dëgjohet zëri i hollë i një çupëline, nga ana tjetër e telefonit së koleges.

Kërkesa e saj merr dhenë në të gjithë departamentin…

Pas pak minutash, pjesë e detyrave të saj bëhemi të tërë si grup! Të gjithë përpiqemi të ndihmojmë fëmijën, lëmë mënjanë çdo gjë që kemi në dorë. Prindërimi duket se fiton përparësi mbi çdo punë tjetër.
Mes nesh ka edhe nga ata të cilët nuk ia thonë fare nga kjo "fushë". Ata vendosin të mos bëhen pjesë e diskutimeve, të qetë vazhdojnë në punën e tyre. Ca të tjerë të zënë si në faj, ndiejnë që duhet të bëjnë dicka, përpiqen të japin kontributin e tyre sado të vogël.

E, kështu të gjithë ne, në fund të ditës mësojmë se emri ka pesë rasa lakimi. Ca prej nesh e dinin, e ca të tjerë e mësuan. E rëndësishme nuk është ta mësojmë ne, pyetja që më grish kureshtjen është: Fëmijët, të paktën e kanë mësuar këtë në fund të ditës?

"Në fund të çdo dite, secili prej nesh duhet t'i bëjë pyetje vetes: "Ç'gjë të re mësova sot?"

Kjo shprehje më është ngulitur thellë në mëndje nga mësuesja ime e klasës së parë…

E, të mendosh: fëmijët e sotëm ia bëjnë këtë pyetje vetes në fund të ditës? Apo mjaftohen të shkojnë në shkollë thjesht si detyrim, të mësojnë një mësim mekanikisht, të "heqin qafe" ato palë detyra dhe të shkojnë të luajnë?

Prindërit, nga ana tjetër, të zënë ngushtë nga mania e "prindit ideal", nuk tolerojnë që fëmija i tyre të dalë keq, sikur edhe në një detyrë të vetme. Ata janë të gatshëm edhe t'i bëjnë vetë këto detyra, vetëm e vetëm të shohin fotografinë e fëmijës së tyre, në këndin e të dalluarve të klasës, në mënyrë që të plotësojnë kështu egon e tyre.

Fëmija e tyre duhet të "shkëlqejë" në çdo fushë. Ai duhet të jetë i pari në matematikë, gjuhë, fizkulturë, edukatë dhe në anglisht… Prindërit në këtë mënyrë kërkojnë të përmbushin me zor ëndrrat e parealizuara të fëmijërisë tek të vegjlit e tyre. E kur fëmija "çalon" në njërën prej tyre, prindi merr situatën në dorë.

Në ditët e sotme një prind i një "fëmije të shkëlqyer" duhet të jetë euriditë në çdo fushë. Ai duhet të dijë gjithçka. Duhet të dijë rasat e lakimit të emrit, problemet e algjebrës, herësin, mbetjen, ndryshorin edhe pak gjuhë të huaj.

Prindërit e sotëm me çdo kusht duan t'i ndihmojnë fëmijët edhe kur nuk munden. Më vjen ndërmend një bisedë mes kolegësh në punë: "Unë nuk di Anglisht, as djali nuk ia thotë, por detyrat ia bëj me Google Translate", më sqaronte një ditë.

Edhe presioni mes fëmijëve bëhet akoma dhe më i madh… Në konkurrencë janë edhe vetë prindërit me prindërit e fëmijëve të tjerë: "Pse nuk më zgjodhën mua pjesëtare të bordit të prindërve, por u zgjodh ajo?", e pyeste një prind vajzën e vogël në mbledhjen me prindër.

Secili prej nesh e ka një të vogël në shtëpi… motër, vëlla, nip, mbesë, e të gjithë nga pak bëhemi edhe vetë "pak prindër" në jetën tonë. Çdo të enjte nipi im më bën vizitë në shtëpi bashkë me librin e Anglishtes nëpër duar. Madje, ka edhe nga ato ditë që mjaftohet thjesht duke e lënë aty, në një cep të shtëpisë, në pritje që unë të bëjë detyrat e tij dhe ai të dalë.

E, në fund të ditës, ç'mësoi ai nga ato detyra, të cilat as nuk denjoi t'i prekte me dorë? Në këtë mes, nxënësi u bëra unë.

Detyrat në vetvete kanë si për qëllim të aftësojnë fëmijën, ta ushtrojnë atë në punë të pavarur praktike, ta nxisin atë si të veprojë, si të zgjidhë problema apo si të sillet në situate të caktuara. Ato ndihmojnë në procesin e vetënxënies dhe zhvillimit të imagjinatës. E kur këto detyra merr përsipër t'i bëjë prindi, ato humbin krejt funksionin e tyre. Duke vepruar kështu, s'kemi bërë gjë tjetër, veç e kemi mësuar atë fëmijë t'i fitojë të gjitha gjërat pa u lodhur, në mënyrë të gatshme.

Mbaj mend kur isha fëmijë, nëna më qëndronte pranë, kur bëja detyrat dhe pasi i kisha përfunduar vetë ato, i hidhte një sy korrigjues. Mbase nuk ishte mënyra më e mirë, por të paktën ajo më mësoi t'i bëja vetë gjërat. /Lexo/

The post Prindërit që ua bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë… appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more