Skip to main content

“Organizohet diskutim virtual rreth rolit të qendrave kulturore në diasporë” plus 9 more Ekonomia Online

“Organizohet diskutim virtual rreth rolit të qendrave kulturore në diasporë” plus 9 more Ekonomia Online


Organizohet diskutim virtual rreth rolit të qendrave kulturore në diasporë

Posted: 22 Feb 2018 09:30 AM PST

Organizimi, promovimi, mbrojtja e identitetit dhe trashëgimisë kulturore në Diasporë vazhdon të forcohet nga shoqatat shqiptare atje. Përkundër hapit pozitiv për krijimin e tri (3) Qendrave Kulturore në tri qytete të botës: Cyrih, Malmo dhe Stamboll nga ana e Ministrisë së Diasporës në Kosovë, shpesh herë është vënë në pikëpyetje roli dhe organizimi i tyre përgjatë viteve.

Kështu thuhet në një komunikatë për medie nga organizata “Gremin”, transmeton Ekonomia Online.

Aty theksohet se pas shumë premtimeve dhe zero realizimesh për hapjen e qendrave të kulturës shqiptare edhe në vendet tjera, komuniteti shqiptar është organizuar vet në forma të ndryshme.

Për të hapur një debat dhe për të marrë rekomandime rreth organizimit të qendrave kulturore, organizata Germin ka organizuar diskutim virtual me temën "Rrjetëzimi përmes Qendrave Kulturore në Diasporë".

Paneli diskutues përbëhej nga: Albana Sejati, shoqata "Vatra", Stamboll, Bekim Dalipi, portali "Albinfo.ch", Zvicër, Ridvan Murati, ushtrues detyre i Qendrës Kulturore në Cyrih, Bashkim Meholli, shoqata "UraCult E.V.", Gjermani, Jetmira Kaziu, shoqata "MAAS Besa" ShBA dhe u moderua nga Denis Nushi, ekspert i shkencave sociale, në Cyrih.

“Fillimisht u potencua që qendrat kulturore në Diasporë sot nuk duhet të krahasohen asesi me organizimet e klubeve shqiptare dikur, ngase ato si për qëllim nuk kanë pasur integrimin e shqiptarëve në vendet pritëse, dhe nuk janë shembulli më i mirë i promovimit të kulturës shqiptare.

Prandaj, panelistët u pajtuan se organizimi në diasporë duhet të vazhdohet përmes programeve të arsimit, kulturës dhe artit (filarmonisë, teatrit, filmit, ansambleve tradicionale, klasave të gjuhës shqipe, ekspozitave, klubeve sportive, klubeve fetare, baletit etj)”, thuhet në një komunikatë.

Një tjetër problem që u theksua nga paneli ishte edhe ndikimi i politikës në 3 qendrat akuale të krijuara nga Ministria e Diasporës në Kosovë, mos-koordinimi në mes të qendrave dhe shoqatave në organizmin e festave të ndryshme, mungesa e qendrave të kulturës në shumicën e qyteteve ku jeton komuniteti shqiptar.

“Për këtë, paneli shprehi mirëseardhje për marrëveshjen e re për Qendrat Kulturore në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, duke shpresuar që palët do të rrisin bashkëpunimin dhe do të ndajnë në masë të barabartë financimin e tyre, ngase mungesa e fondeve ka ndikuar edhe në organizimet e mëparshme të tri qendrave kulturore.

Po ashtu, ata rekomanduan që qendrat e reja të cilat do të hapen duhet të përbëhen nga një komision, i cili udhëhiqet nga përfaqësuesit e rrjetit të studentëve, shoqatave dhe bizneseve të Diasporës”, përfundon komunikata.

The post Organizohet diskutim virtual rreth rolit të qendrave kulturore në diasporë appeared first on Ekonomia Online.

Dorëzohet në polici i dyshuari që e plagosi një person në Skenderaj

Posted: 22 Feb 2018 09:10 AM PST

Një rast me elemente të veprës penale 'vrasje në tentativë' është iniciuar dhe proceduar në orët e pasdites së datës 21 shkurt 2018, rast ky i raportuar në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur nga arma e zjarrit.

"Njësi përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet nevojshme, ku me të arritur në vendin e ngjarjes në fshatin Plluzhinë të Skenderajt, bëjnë të ditur se i plagosur nga arma e zjarrit kishte mbetur viktimat N. M., 45 vjeçar,i cili pas tretmanit mjekësor të dhënë në QKMF Skenderaj është transferuar për në QKUK", ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ku është kryer vepra penale në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë automatike.

"Në bazë të të dhënave të para të siguruara, Policia ka identifikuar identitetin e personi të dyshuar, ku menjëherë ishin vënë në kërkim të tij, ndërsa sot me 22 shkurt 2018, në orët e mesditës është vetë dorëzuar i dyshuari S. H.,45vjeçar, tek i cili është konfiskuar një armë e llojit pistoletë", njofton tutje policia.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet'vrasje në tentativë'.

Hetuesit policorë janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të kësaj vepre penale.

The post Dorëzohet në polici i dyshuari që e plagosi një person në Skenderaj appeared first on Ekonomia Online.

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

Posted: 22 Feb 2018 09:10 AM PST

Këto fraza kanë fuqi të veçantë: ato kanë një aftësi për t'iu bërë të dukeni keq edhe kur fjalët janë të vërteta.

Më e keqja, nuk mund t'i tërheqësh ato sapo  të rrëshqasin.

Nuk po fas për rrëshqitjet e gjuhës, shakatë, ose për hapat e gabuar. Këto nuk janë mënyrat e vetme të cilat ju bëjnë të dukeni keq.

Shpesh janë vërejtjet delikate, ato të cilat na bëjnë të dukemi si të paaftë dhe pa vetëbesim, të cilat bëjnë dëmin më të madh.

Varësisht se sa të talentuar jeni ose çfarë keni përmbushur, ka fraza të caktuara të cilat menjëherë ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ju shohin dhe përgjithmonë mund të ju shohin në atë dritë negative. Këto fraza janë shumë negative të cilat mund të dëmtojnë karrierën tuaj.

Sa nga këto dëmtuese karrierash keni dëgjuar në zyrë së fundmi?

  1. Nuk është fer

Të  gjithë mendojnë se jeta nuk është e drejtë. Të thuash se nuk është e drejtë do të thotë se ju mendoni se jeta duhet të jetë e drejtë, e cila ju bën të dukeni të pamatur dhe naivë.

Nëse nuk dëshironi që të dukeni keq, duhet të pranoni faktet, të qëndroni konstruktiv, dhe t'a lini intepretimin tuaj jashtë. Për shembull, mund të thoni, ''E kam vënë re se ia dhatë Ann atë projekt të madh për të cilin po shpresoja. A do mund të më tregonit se çfarë ju shtyu në atë vendim të madh? Kisha pasur dëshirë t'a dija se pse nuk u zgjodha unë, që  të mund t'i përmirësoj ato  aftësi''.

  1. Në këtë mënyrë është bërë gjithmonë

Ndryshimet e teknologjisë po ndodhin shumë shpejtë saqë edhe një proces gjashtë muajsh mund të jetë i vjetruar. Duke thënë se kjo është mënyra përmes të cilës është bërë gjithmonë nuk ju bën të tingëlloni vetëm përtacë dhe rezistues ndaj ndryshimeve, por mund t'a bëjë shefin tuaj të pyesë veten se pse nuk keni provuar t'i përmirësoni gjërat vetë. Nëse me  të vërtetë po bëni gjërat në mënyrën se si janë bërë gjithmonë, me siguri ka një mënyrë më të mirë.

  1. S'ka problem

Kur dikush ju kërkon të bëni diçka ose ju falenderon për diçka, dhe i thoni s'ka problem, ju po nënkuptoni se kërkesa e tyre është një problem. Kjo i bën njerëzit të ndihen se po ju ngarkojnë.

Ajo që duhet të bëni është t'i tregoni njerëzve se jeni të lumtur për punën tuaj. Thoni diçka si ''Ishte kënaqësia ime'' ose ''Do isha e lumtur të punoja në të''. Është një ndryshim delikat në gjuhë, por ka ndikim të madh te njerëzit.

  1. Mendoj…/Kjo mund të mos jetë një ide e mirë…/Do t'a bëj një pyetje të marrë

Këto fraza menjëherë shkatërrojnë besueshmërinë tuaj. Edhe nëse i përcillni këto fraza me ide të mira, ato tregojnë se ju keni mungesë të vetëbesimit, e cila i bën njerëzit me të cilët po flisni të humbasin besimin në ju.

Mos u bëni kritiku më i madh i vetes. Nëse nuk besoni në atë që thoni, askush nuk do të besojë. Dhe, nëse me të vërtetë nuk dini diçka, thoni, ''Nuk i kam këto informata tani, por do t'i gjej dhe do t'i dërgoj''.

  1. Kjo do të zgjasë vetëm një minutë

Të thoni se diçka zgjat vetëm një minutë dobëson aftësitë tuaja dhe jep përshtypjen se ju nxitoni gjatë detyrave. Vetëm nëse me të vërtetë do t'a përfundoni atë punë në 60 sekonda, thoni se nuk do të zgjasë shumë, por mos e bëni  të nënkuptohet se detyra do të përfundohet më shpejtë se sa mundet.

  1. Do të provoj

Sikur fjala mendoj, do të provoj tingëllon dekurajuese dhe sugjeron se ju keni mungesë vetëbesimi në aftësitë tuaja për të kryer detyrën. Merrni zotërim të plotë të aftësive tuaja. Nëse ju kërkojnë të bëni diçka, ose përkushtojuni tërësisht ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të provoni sepse tingëllon sikur nuk do të mundoheni shumë.

  1. Ai është përtac/i paaftë/idiot

Nuk ka asgjë pozitive në deklarimin e nënçmimit për një koleg. Nëse deklarata juaj është e saktë, të gjithë tashmë e dinë, kështu që nuk keni nevojë t'a tregoni. Nëse është e pasaktë, ju jeni ai i cili përfundon duke u dukur si idiot.

Gjithmonë do të ketë njerëz të paaftë dhe të ashpër në vendin e punës, dhe gjasat janë që të gjithë e dinë se kush janë ata. Nëse nuk keni fuqinë për t'i ndihmuar ata të përmirësohen, atëherë nuk do të fitoni asgjë duke transmetuar marrëzitë e tyre. Shfaqja e paaftësisë së kolegut tuaj mund të duket si një përpjekje për t'a bërë veten të dukesh më i mirë. Egërsia juaj në mënyrë të paevitueshme do të kthehet në formë të mendimeve negative të kolegëve për ju.

  1. Kjo nuk është në përshkrimin e punës time

Kjo frazë shpesh sarkastike ju bën të tingëlloni se ju jeni në gjendje të bëni vetëm minimumin e kërkuar për të marrë rrogën, e cila është një gjë e keqe nëse ju pëlqen siguria në punë.

Nëse shefi juaj ju kërkon diçka e cila ju duket e papërshtatshme për pozitën tuaj, lëvizja më e mirë është që të përfundoni detyrën me padurim. Më vonë, caktojeni një bisedë me shefin për të diskutuar rolin tuaj në kompani dhe se a ka nevojë përshkrimi i punës tuaj për një përmirësim. Kjo ju siguron që të shmangni dukjen e mendjengushtit. Gjithashtu ju bën që ju dhe shefi juaj të zhvilloni një kuptim afat-gjatë të asaj se çfarë duhet të bëni e çfarë jo.

  1. Nuk është faji im

Nuk është kurrë një ide e mirë të fajësoni. Bëhuni të përgjegjshëm. Nëse keni pasur një rol, ska rëndësi se sa të vogël, në atë që shkoi keq, merrni përgjegjësinë. Nëse jo, ofroni një objektivë, një shpjegim të asaj që ka ndodhur. Pranoni faktet, dhe lejoni që shefi dhe kolegët tuaj të marrin përfundimet e veta se kush është fajtor.

Momentin që filloni të drejtoni gishtin është momenti kur njerëzit fillojnë të ju shohin si dikë i cili nuk mban përgjegjësi për veprimet e veta. Kjo i bën njerëzit nervoz. Disa do të shmangin të punuarit me ju, dhe të tjerët do ju fajësojnë të parin kur diçka shkon keq.

  1. Nuk mundem

'Nuk mundem' është motra e 'Nuk është faji im'. Njerëzit nuk kanë dëshirë të dëgjojnë se nuk mundeni sepse mendojnë se nuk dëshironi.  Të thoni se nuk mundeni sugjeron se nuk jeni të gatshëm të bëni atë që duhet.

Nëse me të vërtetë nuk mund të bëni diçka për shkak se me të vërtetë nuk keni aftësitë e nevojshme, duhet të ofroni një zgjidhje alternative. Në vend se të thoni atë që nuk mund të bëni, tregojeni atë që mund ta bëni. Për shembull, në vend se të thoni ''Nuk mund të qëndroj vonë sonte'', thotë ''Mund të vij nesër herët në mëngjes. A do të ketë ajo sukses? ''Në vend të ''Nuk mund t'i analizoj ata numra'', thoni '' Nuk e di ende se si ta bëj këtë lloj të analizës. A ka dikush që mundet të më tregojë që ta bëj vetë herën tjetër''?

  1. E urrej këtë punë

Gjëja e fundit që dikush dëshiron t'a dëgjojë në punë është dikë i cili ankohet se sa shumë e urren punën e  tij. Nëse bëni kështu ju etiketon si person negativ dhe ul gjendjen morale të grupit. Shefët shpesh vërejnë këta persona, dhe ata e  dinë se ka gjithmonë zëvendësime entuziaste duke pritur për vendin tuaj.

Përfundimi

Eliminimi i këtyre frazave nga fjalori juaj ju bën të fitoni shumë. Ato kanë tendencë të ngjiten për ju, deri sa të mësoni shprehinë që të mos i thoni.

The post 11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë appeared first on Ekonomia Online.

Kurteshi: Deputetët janë shndërruar në makina votuese, s’votojnë me kokën e tyre

Posted: 22 Feb 2018 08:59 AM PST

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë edhe një herë në Express Intervistën në KTV, se VV nuk do ta votojë demarkacionin.

Ka thënë se është një projektligj me 4 nene që përmbajnë shumë kundërthënie e të cilat janë kontradikta që shkaktojnë paligjësi në një vend me të drejta ligjore.

Këtë, ai e ka krahasuar sikur të thuhet "Une po e kalli barutin me ujë".

Kurteshi tha se kjo është luftë morale se "kush po e merr flamurin e shitjes së Kosovës mes AAK e LDK".

"Janë dy raporte. Raporti i komisionit "Meha" dhe "Bulliqi". Ato e përjashtojnë njëra tjetrën", tha ai.

VV e ka dorëzuar kallëzimin penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit të bazuar se me veprimet e ndërmarra në emër të tij dhe në cilësinë e Presidentit ka kryer veprën penale nga Neni 124, paragrafi 2 lidhur me nenin 120 pika 25, 26, 27 dhe lidhur nenit 2 të KPRK-së.

"Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit", tha ai.

Kurteshi tha se kjo është marrëzi që iu servohet qytetarëve të Kosovës.

"Deputetë s'po i shohin interesat e qytetarëve. Shefi u thotë votone, këta menjëherë e votojnë. Marrëveshja është marrëveshje ndërkombëtare që kërkon ratifikim, ku teksti para se të nënshkruhet nga ish ministri i punëve të jashtme, pra tash presidenti Thaçi, duhet të sillet të diskutohet me partitë politike, të merret një miratim e më pas të nënshkruhet", tha ai.

Për ata deputetë që duan ta votojnë demarkacionin, Kurteshi thotë se i kanë shndërruar deputetët në makina votuese dhe se sipas tij, ata nuk votojnë me kokën e tyre, pasi kështu nuk po u intereson që Kosova humb 8200 hektarë tokë.

Padinë ndaj Thaçit, e ka quajtur tradhti kombëtare, dhe se ai konsumon vepër penale sipas kodit penal.

Por megjithatë, ka thënë se nga Prokuroria Speciale e Kosovës, s'është që presin të marrin ndonjë hap të duhur.

"Duke marrë parasysh gjendjen në sistemin drejtësisë në Kosovë, nuk presim asgjë. Nuk shoh ndonjë prokurë që do ta thirr presidentin për këtë vepër penale ta marrë në pyetje, por ne si deputetë, e kemi kryer punën tonë që është obligative. Ne e kemi bërë këtë ligjërisht", përfundoi ai.

The post Kurteshi: Deputetët janë shndërruar në makina votuese, s'votojnë me kokën e tyre appeared first on Ekonomia Online.

Studimi me 1 milion adoleshentë tregon ndikimin e internetit në lumturinë e tyre

Posted: 22 Feb 2018 08:50 AM PST

Mendoni që adoleshentët do ishin më të lumtur nëse nuk do kalonin pak kohë duke shkruar, përdorur mediet sociale ose duke luajtur lojëra në telefona apo tableta?

Patjetër që po. Një studim me 1 milion adoleshentë tregon se ata që shpenzojnë më shumë kohë në internet dhe më pak kohë në aktivitete personale të përditshme, përfshirë sportin apo detyrat e shtëpisë kanë mirëqënie më të ulët psikologjike.

Por qëndrimi larg ekranit nuk i bëri të lumtur adoleshentët. Jean Twenge, një prej autoreve të studimit tha: "Çelësi i përdorimit të medies digjitale dhe dhe lumturisë është i kufizuar. Qëllimi është që të shpenzojnë jo më shumë se dy orë në internet dhe pjesën tjetër të provojnë aktivitete të lidhura me lumturinë."

Ajo theksoi se studimi nuk provon që qëndrimi me orë të zgjatura në internet ul nivelin e lumturisë te fëmuijët, por ul mirëqenien psikologjike kur adoleshentët kalonin më shumë kohë në medie sociale.

Në terma të thjeshta, fëmijët që kalojnë kohë në rrjete sociale dhe duke parë video mund të jenë më pak të lumtur se të tjerët. Mënyra e duhur është që të inkurajoni fëmijët që të bëjnë aktivitete sportive si dhe të tjera që kanë të bëjnë me inteligjencën.

The post Studimi me 1 milion adoleshentë tregon ndikimin e internetit në lumturinë e tyre appeared first on Ekonomia Online.

Dëshira ime të shkoj në hënë më e afërt se “ëndrra” e Daçiqit

Posted: 22 Feb 2018 08:50 AM PST

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar në një mënyrë interesante ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha sot se më logjike është që SHBA-të dhe Britania ta tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë.

Ajo përmes rrjetit social, Twitter, ka shkruar se ëndrrat e saja për t'u bërë kampion i turneut të Wimbledonit në tenis, dhe ëndrra tjetër që ajo të përballojë një udhëtim për në hënë, janë më të afërta me realitetin se deklaratat e Daçiqit.

"Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione Wimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti" ka shkruar Çitaku në Twitter.
Ndryshe, gjatë ditës Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kishte deklaruar se do të ishte më logjike që SHBA-të dhe Britania të heqin njohjen e Kosovës, dhe se kjo do të zvogëlonte retorikat e destabilizimit të Ballkanit.

The post Dëshira ime të shkoj në hënë më e afërt se “ëndrra” e Daçiqit appeared first on Ekonomia Online.

Carrasco drejt Kinës

Posted: 22 Feb 2018 08:46 AM PST

 Dalian Yifang raportohet se është duke tentuar të transferojë anësorin e Atletico Madridit, Yannick Carrasco.Ekipi kinez, që është në sezonin e parë në Superligë, po kërkon disa yje në Evropë, përfshirë edhe yllin e spanjollëve.

Sipas "El Pais", Carrasco mund të kalojë në Kinë për 26 milionë funte duke i dhënë fund karrierës dyvjeçare e gjysmë me Atleticon.

24-vjeçari ka realizuar 23 gola në 123 paraqitje për gjigantin spanjoll, ndërsa ka kontratë deri më 2022.

The post Carrasco drejt Kinës appeared first on Ekonomia Online.

NATO: Ushtria e Kosovës formohet pas ndryshimeve kushtetuese

Posted: 22 Feb 2018 08:43 AM PST

Transformimi Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, duhet të bëhet në pajtim me reformat kushtetuese, ka thënë komandantit i Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, James Foggo.

Sipas tij, të gjithë liderët e Kosovës janë në dijeni se pa ndryshime kushtetuese, FSK-ja nuk mund të shndërrohet në ushtri.

"Aleanca e NATO-s dhe Këshilli i Atlantikut Verior ishin këtu para disa muajsh dhe ata e bënë shumë të qartë se për NATO-n, nëse bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, duhet të bëhet pas ndryshimeve kushtetuese", ka thënë Foggo.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp në selinë qendrore të KFOR-it në Prishtinë.

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, në vazhdimësi është kundërshtuar nga Lista Serbe, e cila përkrahet nga Beogradi. Pa votat edhe të Listës Serbe nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.

Pas pengesave të shumta, vitin e kaluar, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte tentuar që transformimin e FSK-së ta bënte përmes një projektligji i cili do të mundësonte shndërrimin e FSK-së në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake.

Iniciativa e Thaçit ishte kundërshtuar nga NATO, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë shumetnike, e armatosur lehtë dhe me uniformë, e cila aktualisht ka për detyrë të zbatojë operacione në rast të krizave në Kosovë dhe jashtë saj, operacione këto për mbrojtjen civile në Kosovë dhe për të ndihmuar autoritetet civile në rast të fatkeqësive elementare dhe rasteve tjera të jashtëzakonshme.

Komandanti Foggo ka folur edhe për kërcënimet e mundshme që mund të vijnë nga Serbia dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan, e në veçanti në Kosovë. Përkundër raporteve të mira midis Serbisë dhe Rusisë, Foggo ka thënë se nuk ka vend për shqetësim.

"Ka pasur shitje të armëve, të avionëve, disa avionë që i janë shitur Serbisë, unë nuk do t'i blija, janë MIG 29, të cilët janë të vjetër dhe nuk paraqesin kërcënim", ka thënë Foggo.

NATO ruan praninë e saj në Kosovë përmes forcës paqeruajtëse, KFOR-it, që ka në mandatin e saj garantimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit.

The post NATO: Ushtria e Kosovës formohet pas ndryshimeve kushtetuese appeared first on Ekonomia Online.

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Posted: 22 Feb 2018 08:32 AM PST

Është krejt e njohur që nga joga mund vetëm të avanconi shëndetin tuaj fizik dhe mendor, për ç'arsye kemi vendosur t'jua paraqesin teknikat dhe protezat të cilat më së miri relaksojnë, ngrohin dhe përgatisin trupin për stërvitje.

Lëvizjet e zakonshme për ngrohje të muskujve para stërvitjeve, pas një kohe mund të bëhen të njëtrajtshme dhe monotone, transmeton Telegrafi.

Në një mori teknikash të ndryshme për përgatitje të trupit për stërvitje, keni gjetur proteza joge fantastike, të cilët në mënyrën më të mirë do t'ju përgatisin për stërvitje të lodhshme.

Njëkohësisht, kjo joga stërvitje relakson trupin dhe mendimet dhe në mënyrë shumë efikase ngroh trupin, eliminon mundësitë për lëndime.

Kjo stërvitje mund të praktikohet edhe pas stërvitjes suaj të zakonshme kur ju nevojitet pak relaksim…

The post Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj takohet me ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt

Posted: 22 Feb 2018 08:32 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-kryeministrin suedez dhe bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR), Carl Bildt dhe një delegacion nga Suedia.

Zhvillimet e fundit politike në vend, proceset integruese euro-atlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë takim, në të cilin kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi ish-kryeministrin Bildt për ndihmën që shteti i tij i ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova po përshpejton procesin e përmbushjes së Agjendës së Reformës Evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me qëllim të përafrimit me BE-në, me synimin që deri në fund të vitit të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në familjen evropiane. Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në OKB është i rëndësishëm dhe do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin.

Ish-kryeministri suedez dhe bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR) , Carl Bildt, e uroi kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë dhe të arriturat brenda këtyre viteve. Ish-kryeministri suedez u interesua për zhvillime të ndryshme në Kosovë dhe në rajon.

The post Haradinaj takohet me ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more