Skip to main content

“Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video)

Posted: 21 Feb 2018 02:59 PM PST

Manchester United dhe Sevilla kanë barazuar pa gola në takimin e parë të 1/16 finales së Ligës së Kampionëve.

Pas takimit ka folur trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, i cili ka befasuar të gjithë me veprim gjatë intervistës për BT Sports.

Në fakt, “Speciale One” në pyetjen rreth performancës së Paul Pogbas, ai i është përgjigjur duke i kërkuar gazetarit ta përqafon.

“Boll më me pyetjet për Paul Pogban. Mund të të përqafoj”, iu drejtua portugezi gazetarit veteran britanik.

Natyrisht, Dess Kelly nuk e ka refuzuar këtë kërkesë të çuditshme të trajnerit, i cili njihet për befasi të kohëpaskohshme.

Ai më tutje ka pohuar se kanë marrë një rezultat që lë gjithçka të hapur për takimin e dytë. Neve në ndeshjen e radhës nuk na duhet ndonjë fitore spektakulare me dy ose tre gola diferencë. Thjesht duhet të fitojmë. E di që Sevilla ka eksperiencë dhe kualitet”, ka thënë ndër të tjerash Mourinho.

Kujtojmë se takimi i radhës mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 13 mars në Old Trafford. /Telegrafi/

The post Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video) appeared first on Telegrafi.

“Trofeu i vetëm që ai do ta mbajë këtë sezon”, prezantuesi i Brit Awards tallet me Kane

Posted: 21 Feb 2018 02:54 PM PST

Harry Kane është tallur nga prezantuesi i Brit Awards 2018 në natën gala.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur u paraqitë në skenë së bashku me Camila Cabello për të ndarë çmimin ‘Këngëtari më i mirë ndërkombëtar‘.

Harry Kane dhe Camila Cabello duke folur në skenën e BRIT Awards 2018 (Getty Images)

Prezantuesi Jack Whitehall, i cili është komik me profesion dhe tifoz i Arsenalit në realitet, e talli yllin e Tottenhamit në mënyrë fantastike.

“Prezantuesit tonë të radhës janë një superyll i muzikës pop dhe një yll i Tottenhamit”.

“(Që do të thotë) se çmimi BRIT me shumë mundësi do të jetë i vetmi që ai do ta mbajë këtë sezon… është Harry Kane dhe Camila Cabello”, ishte prezantimi nga Whitehall.

Dhe normalisht që këto komente shkaktuan të qeshura në O2 Arena.

Jack Whitehall gjatë prezantimit (Getty Images)

Tottenhami pas 27 javësh në Ligën Premier renditën në vendin e pestë me 52 pikë, 20 më pak se Manchester City në pozitën e parë.

Vlen të theksohet se ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në fazën e eliminimit direkt ndaj Juventusit e kanë përfunduar me rezultat 2-2.

Rivalët e qytetit, Arsenali, renditën në vendin e gjashtë me 45 pikë. /Telegrafi/

 

The post “Trofeu i vetëm që ai do ta mbajë këtë sezon”, prezantuesi i Brit Awards tallet me Kane appeared first on Telegrafi.

Alisson: Duhet ta ruajmë gjakftohtësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e dytë

Posted: 21 Feb 2018 02:45 PM PST

Portieri i romakëve, Alisson ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në takimin e humbur 2-1 kundër Shakhtar Donetsk.

Braziliani ka pohuar se asgjë nuk ka përfunduar pasi që gjithçka është e hapur dhe se beson në kualifikim.

Mysafirët kaluan në epërsi përmes Cengiz Underit, por Facundo dhe Ferreyra Fred përmbysën rezultatin dhe triumfuan në takimin 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Bruno Peres ishte lojtari kryesor pasi që disa herë largoi topin nga vija e bardhë e portës. Ai me të vërtetë kishte një ndikim të mirë tek ne”, tha fillimisht Alisson.

“Ne shënuam golin e parë dhe pjesa e parë ishte pothuajse e përsosur, por kur ju i lëni hapësirë Shakhtarit, ata kanë aq shumë cilësi, sa që ju bëjnë të vuani”, tha portieri për Mediaset Premium.

“Natyrisht që 2-1 nuk është rezultati që ne dëshirojmë, por jemi të gjallë dhe mendjet tona shkojnë në ndeshjen e ardhshme në Serie A”.

“Ekipi ynë ka disa vështirësi që kanë të bëjnë me ato momente, por ne duhet ta ruajmë gjakftohtësinë. Le të mos harrojmë se gjysma e parë ishte një performancë e shkëlqyeshme, Shakhtar ka kualitet dhe detajet bënë ndryshimin sonte”, tha Alison.

Theksojmë se takimi i radhës mes këtyre dyja ekipeve do të luhet më 13 mars në stadiumin Olimpico. /Telegrafi/

The post Alisson: Duhet ta ruajmë gjakftohtësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e dytë appeared first on Telegrafi.

Sevilla 0-0 Man Utd, notat e lojtarëve

Posted: 21 Feb 2018 02:30 PM PST

Manchester Unitedi nuk arriti më shumë se një barazim pa gola si mysafir i Sevillas.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë, duke mos i dhënë hapësira Djajve të Kuq.

Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola

Më i miri në takim ishte David de Gea, i cili me pritet e tij shpëtoi disa herë skuadrën angleze nga humbja.

Paul Pogba që u fut si zëvendësues bëri gjithashtu një paraqitje të mirë.

Për vendasit më i miri ishte Ever Banega, por edhe mesfushori tjetër Steven N’Zonzi.

Ndeshja e kthimit është më 13 mars. /Telegrafi/

Sevilla:

Man Utd: 

The post Sevilla 0-0 Man Utd, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Shakhtar 2-1 Roma, notat e lojtarëve

Posted: 21 Feb 2018 02:09 PM PST

Shakhtar Donetski ka fituar ndaj Romës me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Cengiz Under (41′).

Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico

Kurse për vendasit shënuan Facundo Ferreyra (52′) dhe Fred (71′).

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Fred, i cili bëri një paraqitje fantastike në mesfushën e skuadrës ukrainase.

Për klubin italian ishte Edin Dzeko, por edhe Alisson Becker e Diego Perotti.

Ndeshja e kthimit në Olimpico është më 13 mars. /Telegrafi/

Shakhtar:

Roma:

The post Shakhtar 2-1 Roma, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico

Posted: 21 Feb 2018 01:39 PM PST

Shakhtar Donetski befasoi Romën duke e mundur me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Nuk ishte aspak një fitore e lehtë për vendasit pasi mysafirët arritën të tregohen të rrezikshëm.

Foto: Roma – Twitter

Së pari mysafirët rrezikuan me anë të Edin Dzekos në minutën e shtatë. Boshnjaku provoi edhe një herë në minutën e 21-të, por portieri Andrij Pyatov nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Roma kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Cengiz Under, ai shënoi  pas një asistimi nga Dzeko.

Foto: Roma – Twitter

Goli i barazimit erdhi në minutën e 52-të nga Facundo Ferreyra.

Në minutat në vazhdim Shakhtari rrezikoi me anë të 56-të dhe Taison (63′), ndërsa goli i përmbysjes së rezultatin nga vendasit erdhi nga Fred në minutën e 71-të.

Ndeshja e kthimit në Olimpico është më 13 mars. /Telegrafi/

The post Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico appeared first on Telegrafi.

Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola

Posted: 21 Feb 2018 01:37 PM PST

Sevilla dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen që u zhvillua në Ramon Sanchez Pizjuan.

Gjysma e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa nuk pati shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat.

Steven N’Zonzi dhe Luis Muriel i patën rastet më të mira për skuadrën vendase në fund të pjesës së parë.

(Foto: Getty Images)

Clement Lenglet dhe Pablo Sarabia rrezikuan në gjysmën e dytë për ekipin e andaluzianëve, por nuk u treguan efektivë.

Romelu Lukaku arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 83-të, mirëpo goli u anulua, pasi paraprakisht e ndali topin me dorë.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes, 0-0.

(Foto: Getty Images)

Ky rezultatit e favorizon lehtësisht Manchester Unitedin për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Old Trafford.

Kujtojmë që sfida kthyese zhvillohet më 13 mars në Mançester. /Telegrafi/

The post Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola appeared first on Telegrafi.

De Gea me një pritje të klasit botëror ndaj Murielit

Posted: 21 Feb 2018 01:02 PM PST

Pjesa e parë mes Sevillas dhe Manchester Unitedit përfundoi me rezultat 0-0 në Ligën e Kampionëve.

Por, që ky rezultat të ishte kështu një nga më meritorët ishte David de Gea.

Dhjetë lojtarët me pagat më të mëdha në Ligën Premier Dhjetë lojtarët me pagat më të mëdha në Ligën Premier

Ai në minutat shtesë të pjesë së parë me një refleks të paparë ia mohoi golin Luis Murielit.

Pjesa e parë u dominua nga klubi spanjoll, të cilët kishin 12 goditje drejt portës, ndërsa pesë nga këto i kishte në portë.

Ndërsa Djajtë e Kuq në 45 minutat e parë kishin dy gjuajte drejt portës, njëra ishte në kuadër.

Posedimi ishte pothuajse i njëjtë, 52 per qind me 48 në të mirë të Sevillas. /Telegrafi/

The post De Gea me një pritje të klasit botëror ndaj Murielit appeared first on Telegrafi.

Suarez festën e golit të Messit ia dedikoi gjyqtarit anësor, por për këtë u ndëshkua

Posted: 21 Feb 2018 12:30 PM PST

Luis Suarez u kthye në tokën angleze, këtë herë me Barcelonën ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Takimi përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa uruguaiani nga kjo ndeshje mori si një kujtim një karton të verdhë.

Suarez duke e festuar golin e Messit (Foto: GettyImages)

E gjitha kjo ndodhi pas golit të Lionel Messit në minutën e 75-të dhe në momentin që ndeshja ishte duke u luajtur të gjithë u habitën pse Suarez u ndëshkua.

Ish-ylli i Liverpoolit kishte vetëm një gjuajte në portë dhe një rast që vazhdon të komentohet. Ai u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti, por nuk gjyqtari nuk e dha.

I nervozuar nga kjo, Suarez priste padurim momentin që skuadra e tij të shënonte dhe në momentin që kjo ndodhi, ai festoi duke ia bërë gjyqtarit kryesor me gisht.

Dhe normalisht që e gjitha kjo nuk kaloi pa u vërejtur dhe në momentin që përfundoi festa e golit ai u ndëshkua nga gjyqtari kryesor.

Ky ishte kartoni i parë sezonal i Suarezit në garën më të madhe për klube. /Telegrafi/

The post Suarez festën e golit të Messit ia dedikoi gjyqtarit anësor, por për këtë u ndëshkua appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Leganes 1-3 Real Madrid, Kovacic dhe Vazquez më të mirët në fushë

Posted: 21 Feb 2018 12:04 PM PST

Real Madridi ka regjistruar fitore komode si mysafir i Leganes, skuadër ndaj të cilës e zhvilloi ndeshjen e mbetur në La Liga.

Nota mesatare e skuadrës vendase ishte 6.4, derisa Los Blancos ishin dukshëm më të mirë me një notë mesatare prej 7.23.

Reali fiton në ndeshjen e mbetur të La Ligas, ngjitet në pozitën e tretë të tabelës Reali fiton në ndeshjen e mbetur të La Ligas, ngjitet në pozitën e tretë të tabelës

Te vendasit është vlerësuar më së shumti Gabriel Appelt Pires (7.7), ndërsa notën më të ulët e ka marrë Nabil El Zhar (5.7).

Notën më të lartë te Los Blancos e ka marrë mesfushori Mateo Kovacic (9), i ndjekur nga Lucas Vazquez (8.8) dhe Casemiro (8.2).

Portieri Kiko Casilla është vlerësuar me notën më të ulët (6.6) te skuadra mysafire.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Leganes (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Leganes (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Leganes 1-3 Real Madrid, Kovacic dhe Vazquez më të mirët në fushë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more