Skip to main content

““Merresh me komunikim, po çfarë bën konkretisht”” plus 9 more Ekonomia Online

““Merresh me komunikim, po çfarë bën konkretisht”” plus 9 more Ekonomia Online


“Merresh me komunikim, po çfarë bën konkretisht”

Posted: 20 Feb 2018 10:40 AM PST

Arsyeja e vetme që do të doja të mos isha pjesë e fushës së komunikimit është sepse nuk bën pjesë tek një nga ato profesionet që përshkruhen shkurtimisht si për shembull: mjek, jurist, ekonomist etj.

Bisedat kanë një tendencë të tillë zakonisht:

– "Çfarë profesioni keni?"

– "Punoj në fushën e komunikimit," them dhe shtrëngoj dhëmbët në pritje të pyetjes së radhës, parashikimi i të cilës kurrë nuk dështon.

– "Po çdo të thotë saktësisht? Të pëlqen të komunikosh me njerëzit?"

Ajo që dua të them: "Hmmm jo. Komunikim nuk do të thotë që profesioni im është të flas me njerëzit. Çdo profesion përfshin komunikimin.

Ajo që në fakt them: "Komunikimi përfshin shumë gjëra. Komunikimi me persona të ndryshëm është pjesë e saj, por puna e përditshme përfshin përditësimet e faqes online, shkrimin e artikujve, marrja e pyetjeve të gazetarëve, gjenerimi i publikimeve, koordinimi i fushatave mediatike, etj."

Komunikimi nuk bën pjesë tek profesionet e lehta dhe çdo kompani apo organizatë ka kërkesa të ndryshme për personin apo ekipin përgjegjës të komunikimit.

Vendet që kanë një ekip të tërë që merren posaçërisht me komunikimin kanë tendencë të jenë më të specializuar në fusha të tilla si: menaxhimi dhe mirëmbajtja e përmbajtjes dhe komunikimit, ose shkrimi i artikujve, apo menaxhimi i medias, prodhimi i materialeve të printuara. Por organizatat që nuk kanë buxhet për një ekip të tërë do të punësojnë një "Zyrtar për Komunikimin", një "Koordinator të Komunikimeve", ose një "Asistent për Komunikimin", i cili do të bëjë gjithçka lidhet me komunikimin e institucionit/organizatës/kompanisë.

Menaxhimi i Faqes së Internetit

Për të menaxhuar përmbajtjen e një faqeje interneti duhen aftësi të specializuara. Ekzistojnë disa modele për menaxhimin e përmbajtjes, të cilat mund të përthithen lehtësisht nga të gjithë. Por, në të gjitha rastet duhet një profesionist që di se çfarë duhet thënë dhe çfarë jo, si edhe di të përshtasë sisteme të ndryshme në varësi të rastit. Është shumë e rëndësishme, që përmbajtja të ketë shprehje familjare për shumicën dhe që përmbajnë fjalë kyçe, me anë të së cilave gjendet në motorët e kërkimit. Por, përmbajtja duhet edhe të formatohet mirë dhe kjo kërkon aftësi e durim pasi sistemi i menaxhimit të përmbajtjes sigurisht që kalon në periudha të ndryshme kohore dhe nuk duhet të krijojë mospërputhje.

Ndodh ndonjëherë që disa biznese të kërkojnë ta ndryshojnë tërësisht mënyrën e menaxhimit të përmbajtjes. Profesionistët e vërtetë të komunikimit e realizojnë këtë proces në mënyrë të ngadaltë, natyrshëm dhe pa sforcime. Kjo kërkon komunikim intensiv nga ana e redaktorit të faqes me ekipin e menaxhimit, programuesit kompjuterikë dhe dizenjuesit. Për ta realizuar gjithë këtë projekt duhet punësuar medoemos një profesionist me eksperiencë.

Dikush që ka eksperiencë në menaxhimin e përmbajtjes së disa kompanive, por ka pak njohuri për kompaninë tuaj është më i përshtatshëm se dikush që e njeh shumë mirë fushën ku ju operoni, por nuk ka eksperiencë në menaxhimin e faqeve të ndryshme online. Kjo pasi njohja e "trukeve" në këtë rast është shumë e rëndësishme dhe përbën diferencë nëse po kërkoni një redaktor të mirë për faqen tuaj.

Shkrimi & Redaktimi

Kjo është padyshim pjesa ime e preferuar. Nuk ka diçka më shumë joshëse se dëshira për të luajtur me fjalët dhe mënyrat e ndryshme të përdorimit të tyre, duke ndryshuar apo gjetur kuptimet që marrin, të drejtpërdrejta apo figurative qofshin. Si shkrimi, ashtu edhe redaktimi lidhen me tekstin edhe pse janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Mund të të duhet të bësh njërën ose tjetrën në varësi të pozicionit momental të punës. Pothuajse të gjitha pozicionet që lidhen me komunikimin përfshijnë shkrimin e artikujve për faqe online, revista, katalogë apo njoftime për shtyp. Shumë herë të duhet të bësh redaktimin e tekstit në gjuhë të ndryshme ose thjesht një kalim të shpejtë përpara publikimit.

Rishikimi i materialeve bën që një profesionist komunikimi të dallojë. Sigurisht që ky nuk është një leksion që e merr në studimet universitare, por mënyra si i kushton rëndësi detajeve të një teksti, qoftë ky edhe një e-mail i thjeshtë, përbën diferencën e një profesionisti komunikimi. Kjo pjesë është më shumë personale, falë kujdesit që i kushton çdo gjëje që merr përsipër ta punosh. Gabimet e kësaj natyre do ta bënin kompaninë apo organizatën që përfaqëson të duket joprofesionale.

Media Sociale

Të jesh ekspert i rrjeteve sociale nuk mjafton që të kesh llogari në secilën prej tyre dhe të dish si t'i përdorësh. Duke parë tregun, kërkesat për punë apo shkëmbimet në këtë profesion duket se personat që e ofrojnë këtë shërbim në mënyrë individuale e quajnë veten "ekspert i rrjeteve sociale" thjesht sepse kanë llogari në rrjete të ndryshme sociale. Sigurisht, ata mund të dinë shumë mirë ti përdorin nga ana teknike, por kjo nuk i bën ekspert komunikimi.

Profesionistët e mirëfilltë të komunikimit, jo vetëm dinë si ti përdorin mediet sociale, por edhe të përcaktojnë se cili prej tyre është më efikas në varësi të qëllimeve të biznesit, jo të kalojnë tek të gjitha platformat. Gjithashtu, ata janë të aftë të përcaktojnë se çfarë përmbajtje duhet të ketë teksti për rrjete përkatëse dhe çfarë kategorie të shoqërisë synon.

Shumica e kompanive kanë llogari të hapura në Twitter dhe Facebook, thjesht sepse janë rrjetet më popullore, por kjo jo domosdoshmërisht përshtatet me qëllimet e biznesit dhe komunikimit të tyre. Ashtu siç kam parë kompani që udhëhiqen nga profesionistë me eksperiencë, të cilët kanë zgjedhur vetëm një rrjet social për të komunikuar si për shembull Instagram, në varësi të fushës së biznesit ku operon. Pra, eksperti i komunikimit nuk lejon që klientët e tij të punojnë në mënyrë të sforcuar, por në mënyrë inteligjente.

Njoftimet & Koordinimi i mediave

Padyshim që profesionisti i komunikimit shpeshherë përfshihet në koordinimin e medies varësisht nga vendi ku punojnë. Mendoj se aftësitë për të menaxhuar të gjithën këtë duke përfshirë shkrimin e njoftimeve apo ftesave për shtyp, pyetjeve apo përgjigjeve të mundshme, ruajtja e marrëdhënieve me gazetarët lidhen me të qenit gazetar i mirëtrajnuar që e njeh mirë botën si funksionon media. Shumë e rëndësishme për t'u përmendur në këtë pikë është fakti se brenda organizatës apo kompanisë duhet të jenë dy pozicione të ndara për një person të specializuar për marketing dhe një tjetër për menaxhimin e medies. Sidoqoftë, në rastet kur nuk kanë mundësi të kenë një person për secilin prej këtyre roleve, jo rrallë herë të duhet t`i bësh të dyja.

Marketingu

Ndodh shpesh që në punën tënde të përditshme si profesionist komunikimi të duhet të integrohesh në fushata marketingu. Për shembull, mund të të duhet të shkruash për fushatat e hartuara nga departamentet e marketingut ose të japësh një ide të qartë për kategorinë që duhet t'i drejtohet. Ekspertët e komunikimit mund të mos kenë aftësi të jashtëzakonshme për të shitur, ashtu siç bëjnë ata që merren me marketing. Por, mund ti ndihmojnë fushatat e marketingut të shesin më mirë me anë të fuqisë së përdorimit të gjuhës, kanaleve të komunikimit dhe gjetjen e audiencës së synuar nga kompania apo organizata.

Në pozicionin si profesionist i komunikimit duhet të bësh shpeshherë marketing, sepse mundësitë paraqiten të tilla. Nuk është teknikisht pjesë e punës tënde, por të duhet të shfrytëzosh pozicionin si komunikues për të "tregtuar" kudo që të mundesh. Mund ta krahasojmë këtë lloj të komunikimit me "ambasadorin."

Koordinimi i Aktiviteteve

Në raste të tilla komunikimi paraprak është kryesori. Të merresh me menaxhimin e një aktiviteti do të thotë që paraprakisht të shkruash ftesat, t'i projektosh, t'i dërgosh, të njoftosh nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanaleve të tjera të komunikimit. Edhe pse në pozicionin ku po punon ka një ekip të tërë që merret me aktivitetet ose vetëm një person të vetëm, eksperti i komunikimit do duhet përsëri të përfshihet. Menaxhimi i aktiviteteve kërkon disa aftësi unike dhe është mirë t'i besohen dikujt që ka eksperiencë. Mund ta krahasoj me menaxhimin e projekteve këtë pozicion, pasi të duhet të bashkosh shumë pjesë bashkë në funksion të një afati të përcaktuar kohor.

Materialet e Printuara

Kjo mbetet një tjetër pjesë e imja e preferuar e komunikimit. Të përgatisësh një material për t'u printuar nevojiten aftësi mjaft të mira menaxhuese. I gjithë procesi nis me shkrimin e fjalëve kyçe, koordinimin e shkrimit, redaktimit, kërkuesit të shkrimit (që mund të jetë person ose kompani), printuesit. Personi përgjegjës për këtë pjesë nis punën me një dokument të pa redaktuar në word ose me disa copëza fjalësh dhe e transformon në një revistë, broshurë, katalog ose libër të shkëlqyer.

Të jesh sistematik, i organizuar dhe menaxhues i detyrave të të gjithëve brenda periudhës së caktuar kohore është shumë e rëndësishme për prodhimin e materialeve të printuara. Ndërkohë që materialet zakonisht po përgatiten për një fushatë ose aktivitet, shpesh ka një afat të padiskutueshëm kohor. Aftësia për të vënë re detajet dhe krijimtaria për të ndryshuar gjërat në momentin e fundit ndikojnë në krijimin e një produkti tërheqës.

Dizajni Grafik

Në varësi të vendit ku punon, dizajni grafik mund të të duhet. Për shembull, nëse punon për organizata jofitimprurëse apo institucione të financuara nga qeveria, zakonisht nuk ka një buxhet të madh për të paguar profesionistë të dizajnit grafik për t'u marrë me gjëra të vogla si postera apo broshura.

Me pak trajnim mbi dizajnin dhe duke qenë krijues, mund të mësosh të hartosh broshura, postera apo dhe fletushka për aktivitete të ndryshme. Duke e bërë këtë "in-house", siç shprehen profesionistët e komunikimit, kursen buxhetin, pasi realizohet nga stafi që tashmë është i kontraktuar, e jo nga profesionistë të jashtëm. Dhe kur buxheti e lejon, stafi i komunikimit kontrakton persona të jashtëm.

The post “Merresh me komunikim, po çfarë bën konkretisht” appeared first on Ekonomia Online.

Mjaft e krahasuat jetën tuaj me të tjerëve!

Posted: 20 Feb 2018 10:30 AM PST

Mesa duket, fakti që ti ke vetëm një jetë është pikërisht arsyeja përse duhet të mos e krahasosh jetën dhe financat e tua me ato të tjerëve. Frika e humbjes, ose FOMO, është një fenomen i dokumentuar që i shtyn shumë të rinj të bëjnë krahasime të vazhdueshme mes jetës dhe tyre dhe jetës së të tjerëve – dhe kjo i nxit ata të shpenzojnë më shumë para në gjëra të cilat ata nuk mund t'i përballojnë.

Këtu janë renditur 4 arsyet përse kjo është mënyra e gabuar për të arritur qëllimet tuaja financiare.

1. Ec me hapin tënd

Të jetosh sot për nesër nuk është një gjë e mirë. Por për shumë njerëz është një fazë e përkohshme ndërkohë që ata piqen financiarisht. Nëse qëllimi juaj është të ecni përpara, mos u nxitoni. Të jetosh duke kursyer është një opsion i mirë i cili iu lejon të grumbulloni para dhe të rriteni financiarisht.

2. Ti do të përfundosh duke jetuar jetën e dikujt tjetër

Ju dëshironi të bëni jetën e miqve tuaj duke bërë shpenzime të mëdha, në mënyrë që ju të fitoni një punë si të tyren. Ju mund të fitoni paratë që gjithmonë keni dëshiruar por nëse jeni të prirë për të qenë një mësues, a do të jeni të lumtur? Ose ndoshta ëndrra juaj është të jeni një avokat, por ju nuk do të donit t'i zëvendësonit fundjavat tuaja me miqtë me projektligje apo duke studiuar çdo natë faqe pambarim.

Aftësia për të blerë dhe për të bërë të njëjtat gjëra si miqtë tuaj nuk sjell të njëjtën kënaqësi si ajo e ndjekjes së ëndrrave dhe qëllimeve personale. Një karrierë kuptimplotë përmirëson rritjen personale dhe iu plotëson profesionalisht, e në të njëjtën kohë ndihmon në uljen e stresit. Bëni zgjedhjet tuaja dhe në fund do të arrini lumturinë shpirtërore.

3. Miqtë tuaj janë duke bërë zgjedhje të varfra

Sigurisht që makinat e fundit me shkëlqim verbues janë imazhi perfekt i suksesit financiar, por iu nuk ja keni idenë se si i fitojnë paratë ata njerëz që i zotërojnë ato. Ata mund të jenë të zhytur në borxhe dhe kjo mund të jetë makina e fundit që ata do të kenë në pronësi.

Ti nuk je i vetmi person i cili tundohet për të harxhuar në mënyrë që të mbaj të njëjtin ritëm me të tjerët. Ata të cilët ju po mundoheni t'i kopjoni mund të jenë duke u shtirur dhe vetë.

4. Secili prej nesh ka qëllime të ndryshme

Buxheti i mikes tuaj mund t'i lejojë asaj të shpenzojë për dy palë këpucë të reja Jimmy Choos dhe 3 dreka të shtrenjta çdo javë, sepse këto gjëra janë të rëndësishme për të. Ju mund të keni të njëjtën pagë, por qëllimet tuaja për të kursyer para apo për të paguar kredinë e shtëpisë sigurisht që janë të ndryshme.

Qëllimet tuaja nuk duhet të jenë të njëjta me ato të miqve tuaj. Ju mund të shijoni një drekë jashtë një herë në muaj dhe në të njëjtën kohë të kurseni para për prioritet tuaja.

Kur krahasoni jetën tuaj dhe financat me të tjerët, ju po lejoni që qëllimet dhe gabimet e tyre të bëhen dhe tuajat. Fokusohu në aspiratat tua dhe vendimet e duhura financiare do të jenë më të thjeshta dhe më të kënaqshme.

Miqtë tuaj po fluturojnë për në Venecia për festën e tyre të beqarisë? Faqja juaj e Facebook dhe Instagramështë e mbushur me makina të shtrenjta, dhurata të kushtueshme dhe dreka e darka nëpër restorante prestigjioze? Është e lehtë të ndjekësh dhe ti këtë ritëm, të bësh të njëjtat postime dhe të njëjtat blerje si ata. Megjithatë, ti ke vetëm një jetë kështu që pse mos të jetosh aq mirë sa pjesa tjetër?

The post Mjaft e krahasuat jetën tuaj me të tjerëve! appeared first on Ekonomia Online.

Ministrja Hoxha tregon për prioritetet e Agjendës për Reforma Evropiane

Posted: 20 Feb 2018 10:01 AM PST

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka thënë se zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane ka vazhduar sipas planit të veprimit të kësaj agjende. Ajo ka thënë se raporti i fundit që kanë hulumtuar ofron pasqyrë të gjendjes së zbatimit të secilit aktivitet, raporton Ekonomia Online.

“Ministria e Integrimit ka vazhduar me monitorimin e planit të veprimit të agjendës për reforma evropiane dhe në këtë drejtim kemi vazhduar të hartojmë raporte mujore mbi ecurinë e zbatimit të secilit veprim të planifikuar dhe janë mbajtur takime të rregullta të strukturave koordinuese, ndërinstitucionale, të komitetit punues dhe të shtatë komisioneve ekzekutive. Raporti që kemi hulumtuar mbulon periudhën nëntor 2017 dhe janar 2018 dhe ofron një pasqyrë të gjendjes së zbatimit të secilit aktivitet”, tha Hoxha.

Sipas saj në këtë agjend janë gjithësejt 22 prioritetet dhe një prioritet është i përmbushun plotësisht, që është zbatimi i prokurorimit elektronik, ndërsa 21 prioritete janë duke u përmbushur.

Ajo ka përmendur edhe 21 prioritetet të cilat janë në proces të përmbushjes së tyre dhe që pritet që në muajt në vazhdim të përfundohen.

The post Ministrja Hoxha tregon për prioritetet e Agjendës për Reforma Evropiane appeared first on Ekonomia Online.

Aftësitë që duhet t’u mësoni fëmijëve që duan të bëhen sipërmarrës

Posted: 20 Feb 2018 10:00 AM PST

Shumica e aftësive të punonjësve nuk vijnë si rezultat i shkollës. Ato vijnë nga aftësitë e trashëguara nga prindërit ose nga përdorimi i internetit.

Shumë prej mësuesve nuk i mësojnë nxënësve aftësitë e nevojshme për t'u bërë një sipërmarrës. Si një prind, ju keni mundësinë që ta edukoni fëmijën tuaj për të përballuar çdo sfidë.

Këto janë 8 aftësitë që duhet t'i mësoni fëmijëve tuaj për t'i përgatitur për të ardhmen që i pret.

Lexoni: 4 këshilla për të rritur fëmijë sipërmarrës

1. Të ngrihesh prapë pas një dështimi

Shumë sipërmarrës përballen me refuzimin çdo ditë. Duke i mësuar fëmijëve tuaj që të mos pranojnë humbjen dhe të rikthehen përsëri, kjo do të krijojë një disiplinë që ata mos dorëzohen kurrë. Duhet t'i tregoni fëmijëve që dështimi nuk është fundi i botës.

2. Inovacioni dhe kreativiteti

Teknologjia dhe shoqëria progresojnë çdo ditë. Tani, më shumë se kurrë, duhet t'i mësojmë fëmijëve sesi të jenë inovativ dhe kreativ. Fëmijët duhet të mendojnë jashtë parametrave të zakonshme.

3. Përkushtimi

Disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm bëjnë dhe punët më të 'rëndomta' të kompanisë. Ata nuk kanë problem të bëjnë dhe punët më të vogla, sepse e kuptojnë që janë mjaft të rëndësishme që kompania e tyre të ketë sukses. Duhet t'i tregoni fëmijëve sa e rëndësishme është që të punosh fort.

4. Kurioziteti

Elon Musk, Steve Jobs dhe Jonah Peretti kishin diçka të përbashkët: kuriozitetin. Secili gjithmonë përpiqet që të përmirësojë produktin e tyre dhe të shikojë sesa larg mund të shkojë. Inkurajoni fëmijët tuaj që të eksplorojnë hobi të reja dhe tregojini sesa e këndshme është të lexosh.

5. Vetëbesim

Sipërmarrja kërkon marrje vendimesh duke marrë parasysh riskun. Për të bërë këtë njeriut i duhet shumë vetëbesim. Motivojini fëmijët duke u ofruar siguri kur dështojnë në vend që t'i bëni të ndihen fajtorë.

6. Ndjeshmëri

Asnjëri nuk do të punojë për një njeri që mendon vetëm për vete. Duke i mësuar fëmijëve tuaj sesi të kujdesen për të tjetrët, ata do të krijojnë një sens ndjeshmërie brenda tyre.

7. Optimizëm

Optimizmi i bën sipërmarrësit që të jenë pozitivë duke menduar që vizioni i tyre do të bëhet realitet. Bëjini fëmijët optimistë duke u treguar histori suksesi ku gjërat gjithmonë shkonin mirë në fund.

8. Zemërgjerësi

Zemërgjerësia është një ndër tiparet më të rëndësishme të një sipërmarrësi. Duhet të bëheni shembull i fëmijëve duke marrë pjesë në punë vullnetare dhe duke ndihmuar ata në nevojë.

The post Aftësitë që duhet t'u mësoni fëmijëve që duan të bëhen sipërmarrës appeared first on Ekonomia Online.

Nëse nuk bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare

Posted: 20 Feb 2018 09:59 AM PST

"Unë nuk kam kohë të ndjek konferenca." "Kam shkuar herën e fundit në një konferencë dhe e vetmja gjë që mora ishte një dhimbje koke dhe një pirg me kartëvizita." Nëse shpreheni kështu kur ju pyesin rreth eventeve apo koferencave të ndryshme, ndoshta duhet të krijoni një startegji më të vlefshme.

Në dukje të lodhshme, pjesëmarrja në këtë lloj organizimesh ju ndihmon të zgjeroni njohuritë tuaja, rrjetin e njohjeve dhe biznesin tuaj.

Njohuritë e reja, përmirësimi i atyre të vjetra, njohja me njerëz të rinj janë këto disa arsye esenciale për tu larguar nga zyra, ndoshta dhe vendi apo zona juaj e komfortit. Ja çfarë duhet të bëni që konferenca ku do të merrni pjesë, të mos ju duket një humbje kohe.

Zgjidhni me kujdes.

Njihuni me folësit dhe axhendën. Komunikoni me njerëzit që njihni për të zbuluar nëse do të jetë dikush prej tyre i pranishëm.

Vendosni një objektiv të qartë para se të merrni pjesë.

Kërkoni njohuri rreth teknologjisë apo mundësi punësimi? Qartësohuni për atë që doni të përfitoni nga një event.

Nëse eventi ka një aplikacion, shkarkojeni atë.

Ndiqni folësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në rrjetet sociale. Planifikoni cilën pjesë të eventit doni të ndiqni dhe cilët sponsor doni të takoni.

Mbani shënime dhe ndajini ato me të tjerët.

Postoni online "fjalët me vlerë" nga folësit e eventit për t'ju treguar ndjekësve dhe klientëve tuaj që ju ecni me trendin e kohës.

Nëse eventi ka një after party shkoni atje dhe qëndroni larg telefonit tuaj.

Edhe pse e folura me njerëz të panjohur shpesh është e sikletshme, ju mund ta nisni bisedën me disa pyetje të thjeshta për të thyer akullin: "Si ju duk eventi?" apo "Çfarë mendoni për folësin e fundit?". Nëse shihni dikë që duket i humbur, prezantohuni për ta njohur.

Komunikimi është i rëndësishëm.

Në të gjitha eventet që merrni pjesë mos harroni të prezantoheni të paktën me personin që është ulur pranë jush.

Krijoni kontakte

Shumë njerëz i pëlqejnë dhe i përdorin kartëvizitat. Ju mund të përdorni aplikacionin CamCard për t'i ruajtur kartëviztat direkt në telefonin tuaj.

Sigurohuni që të krijoni sa më shumë kontakte të mundeni.

Konferencat janë të vlefshme, kur gjeni atë të duhurën, ju merrni më shumë njohuri dhe lidheni më shumë me botën dhe njerëzit.

The post Nëse nuk bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare appeared first on Ekonomia Online.

Kryeministri apel Hades: Mos ndërtoni shtëpi sepse nuk do të paguhen

Posted: 20 Feb 2018 09:52 AM PST

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, ka ngritur çështjen e ndërtimeve pa leje në zonat e caktuara për hapjen e minierës së re për eksploatimin e thëngjillit.

Ai iu bëri apel banorëve që të mos bëhen ndërtime të tjera, pasi sipas tij nuk do të paguhen por do të rrëzohen, raporton Ekonomia Online.

"Unë i kam veç e veç shtëpitë që po ndërtohen në zonat që parashihet për minierën e re. Ju e dini në shpronësimin e mëhershëm në çfarë peripecish kaluam edhe sa vështirë ishte dhe sa shpenzimet iu bënë vendit. Në tri drejtime, përfshirë edhe në brendi të fshatit Hade kanë filluar ndërtime të shpejta me qëllim, që kur të ndodhë shpronësimi me përfitu”.

“Kërkoj që të ndërtohet një task-forcë prej dy-tri ministrive, të rrëzohen këto shtëpi që tani dhe të çohet një porosi që të mos ndërtohen tjera se nuk do të paguhen. Përkundrazi, është mirë me ligj me çu faturë për shpenzimet me ia rrëzu”.

“Duhet ta kuptojnë banorët që ka kufi gjithçka. Nuk është rrit çmimi i energjisë, kjo tendencë me ndërtu shtëpi në mënyrë pirate…Nëse nuk veprojmë, vonohemi dhe po qojmë sinjale të gabume te banorët. Ju bëjë apel që të mos ndërtojnë sepse nuk do të paguhen ato", ka thënë Haradinaj.

The post Kryeministri apel Hades: Mos ndërtoni shtëpi sepse nuk do të paguhen appeared first on Ekonomia Online.

Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje për Sigurime Sociale

Posted: 20 Feb 2018 09:50 AM PST

Në një ceremoni rasti në Bruksel, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka nënshkruar Marrëveshjen për Sigurime Sociale me homologen e tij, Ministren e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Maggie De Block.

Kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare për Sigurime Sociale, nga e cila përfitojnë direkt qytetarët kosovar, që kanë punuar dhe vepruar në Mbretërinë e Belgjikës.

Me këtë rast, Ministri Reçica falënderoi Qeverinë Belge, veçanërisht Ministren De Block për përkushtimin e saj si dhe grupin e ekspertëve për punën e tyre të shkëlqyer.

Ministri Reçica theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje përkon edhe me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo ngjarje sikur e përmbush edhe më shumë këtë festë duke shtuar se, kjo është një marrëveshje me një shtet mik, i cili po tregon se Kosova është partner i barabartë.

Gjithashtu, Ministrja De Block theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje duke cekur se nga kjo do të përfitojnë qytetarët e dyja vendeve, në fushën e sigurimeve dhe mbrojtjes sociale.

Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot, Kosovës i është hapur rruga që së shpejti të lidhë të tilla marrëveshje edhe me shtete të tjera, aty ku qytetarët tanë kanë vepruar dhe derdhur djersën e tyre.

The post Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje për Sigurime Sociale appeared first on Ekonomia Online.

Para se shitës i mirë, bëhu person i mirë

Posted: 20 Feb 2018 09:50 AM PST

Gjatë viteve, unë kam dëgjuar shumë shitës veteranë duke thënë, ''Nuk më intereson nëse më pëlqejnë apo jo. Vetëm dua të më respektojnë''. A është e mundur t'i shisni dikujt nëse ata nuk ju pëlqejnë? Supozoj se po. Por, mendoj se është e lehtë të them se përvojat tona më të mira dhe më të kënaqshme të shitjeve përfshijnë mirëdashësinë, vlerësimin dhe respektin reciprok.

Kjo mund të tingëllojë si një këshillë për fëmijë, por nëse me të vërtetë dëshironi të avanconi karrierën tuaj të shitjeve, silluni mirë!

Tani, ju duhet të kuptoni psikologjinë e mirësisë. Në veprën klasike të Robert Cialdini Influence: The Psychology of Persuasion, ai tregon gjashtë parime të ndikimit.

Njëra prej tyre është pëlqimi. Nëse më pëlqeni, kam më shumë gjasa të kem ndikim tek ju. Ja pse.

Së pari, sjelljet e mira kanë një mënyrë të qetësimit të nervave të konsumatorit. Një mendje e cila është e relaksuar merr vendime më të mira. Stresi, në anën tjetër, ndalon kreativitetin e nevojshëm për vendimmarrje të mirë. Së dyti, sjelljet e mira dërgojnë në pëlqyeshmëri. Të qenit i pëlqyer dërgon në besueshmëri. Besueshmëria dërgon në ndikim.

Lidhja në mes pëlqimit dhe besimit është aq e fuqishme sa që njerëzit kanë fituar një pasuri nga ai parim gjatë shekujve. Mua më pëlqen ti. Të besoj. Do të shkoj aty ku ti thua.

Tri mënyra për të rritur pëlqimin.

  1. Merrni një vendim të njëanshëm, dhe qëndroni pas tij.

Të qenit i pëlqyer është një vendim i cili është vetëm i juaji. Ju zgjedhni qëndrimin tuaj. Ju vendosni tonin emocional. Ju mbani një ambient pozitiv. E gjitha fillon me një vendim aktiv. Bëni zgjedhjen tuaj.

  1. Praktikoni qëndrim të fuqishëm të fytyrës.

Ne ndjejmë energjinë dhe pëlqimet duke shikuar fytyrën. Ne e bëjmë atë pa vetëdije, por ne marrim vendime të vërteta bazuar në qëndrimin e fytyrës. Energjia e brendshme shfaqet përmes fytyrës. Ai qëndrim në fytyrë bën dallim të madh në perceptim.

  1. Zhvilloni aftësitë tuaja të kuriozitetit.

Është një reagim i zakonshëm të vlerësojmë kur të tjerët interesohen për ne. Konsumatori juaj bëhet më i angazhuar dhe ju beson më shumë kur kërkoni të kuptoni me të vërtetë situatën e tij.

Nuk ka të bëjë vetëm me pyetjet rreth nevojave dhe dëshirave. Ka të bëjë me lidhjen emocionale me konsumatorin tuaj duke provuar të kuptoni nevojat dhe dëshirat e tij. Është një kuriozitet i cili nuk mund të shkruhet. Bazohet në një dëshirë të thellë për të kuptuar dhe pastaj për të shërbyer.

Të qenit i mirë kërkon qëllimshmëri. Sjelljet e mira nuk janë natyrale në kulturën ''unë së pari''. Pra si mund të bëheni më të mirë?

  • Zgjedhni të jeni të pëlqyer
  • Shikoni fytyrën tuaj
  • Lidhuni me njerëzit

Bëni këto gjëra mirë, dhe ju mund të ndryshoni botën e konsumatorit tuaj.

Jeff Shore

Jeff Shore, i Shore Consulting, është një ekspert i shitjeve shumë i kërkuar, folës, autor dhe këshillues libri i fundit i të cilit, Be Bold and Win the Sale: Get Out of Your Comfort Zone and Boost Your Performance, u publikua nga McGraw-Hill Professional në Janar të vitit 2014.

The post Para se shitës i mirë, bëhu person i mirë appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj: Nuk ka zgjedhje sivjet, s’pranojmë kushte për demarkacionin

Posted: 20 Feb 2018 09:50 AM PST

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i është kundërpërgjigjur kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kushtëzuar votën për demarkacionin me caktimin e datës për zgjedhje parlamentare.

Në Imazh të RTK-së, Hoxhaj tha se është në diskursin opozitar që të flitet për gjëra të tilla, por sipas tij zgjedhje gjatë këtij viti nuk do të ketë. "Qeveria Haradinaj do të ketë mandate 4-vjeçar, dhe nuk ka asnjë arsye apo hapësirë për të pasur zgjedhje", deklaroi Hoaxhaj.

Ish-kryediplomati kosovar, Hoxhaj, është shprehur optimist së këtë të enjte do të votohet demarkacioni dhe gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në zonën "Shengen".

Sipas tij, ka konsensus dhe pret që këtë marrëveshje ta votojnë të gjithë deputetet përfshirë edhe ata të Listës serbe.

Ai nuk ka dhënë afate se kur mund të levizet pa viza por ka lënë të kuptohet se në rastin më optimal është fundi i këtij viti.

Zëvëndëskryeministri Hoxhaj tha se nëse Kosova bën detyrat e saja atëherë BE-ja nuk ka asnjë arsye që të mos e mbaj premtimin për liberalizim vizash.

The post Hoxhaj: Nuk ka zgjedhje sivjet, s’pranojmë kushte për demarkacionin appeared first on Ekonomia Online.

Katër këshillat më të këqija për dashurinë

Posted: 20 Feb 2018 09:45 AM PST

Mendoni me kokën tuaj në vend që t'u besoni symbyllas këtyre këshillave.

Nuk është e domosdoshme gjithmonë të dëgjoni bash çdo këshillë, posaçërisht këto katër këshilla të cilat do t'jua shkatërrojnë shanset për lidhje normale dhe të gjatë.

Nëse shoqja juaj më e mirë ju dërgon njërën nga këto këshilla, mendoni mirë para se ta dëgjoni, shkruan Cosmopolitan.

1. Patjetër duhet ta gjesh zotërinë e përsosur

Në këtë botë bash askush nuk është i përsosur. Të gjithë kanë mangësi, andaj do të ishte joreale të prisnit dikë pa asnjë të metë. Mirëpo, këtu gjithsesi ekziston zotëria mjaft i mirë (perfekt vetëm për ju), i cili do t'i plotësojë së paku të gjitha ato gjërat më të rëndësishme.

2. Mos iu paraqit tri ditë pas takimit të fundit

Sa herë keni dëgjuar atë që femra kurrë nuk do të duhej të paraqitej e para? Apo nuk do të duhej që të paraqitej së paku tri ditë pas takimit të fundit? Nëse keni kaluar mirë, përse të mos ia tregonit atij? Me porosi falënderimi pas mbrëmjes së kaluar bukur do të tregoheni me edukatë dhe e interesuar, por jo edhe e zhgënjyer. Por edhe atë gjithsesi do ta inkurajoni.

3. Mos fli me të para takimit të tretë

Fakt është që numri nuk ka rëndësi, 3 apo 13 – rëndësi ka sa ju dëshironi dhe sa i besoni atij.

4. Duhet patjetër pak të aktrosh

Si të krijonit me dikë lidhje të sinqertë, nëse nuk jeni e sinqertë? Nuk ka nevojë për aktrim, tregohuni ajo që jini. Mirëpo, kjo gjithsesi nuk është dritë e gjelbër që atij t'ia rrëfeni tregimin jetësor që në takimin e parë. Pak sekret gjithmonë është vendim i mirë.

 

The post Katër këshillat më të këqija për dashurinë appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more