“Krasniqi: Po i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve” plus 9 more Ekonomia Online |
- Krasniqi: Po i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve
- Isufi: Përmes kësaj marrëveshje mundësohet rishikimi i gabimeve
- Hoti thotë se LDK-ja mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve
- Veseli: Nesër vendosim për lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së
- Konjufca: Kjo marrëveshje e shkel integritetin territorial të Kosovës
- Seanca për demarkacionin nesër në ora 11:00
- Pacolli: Jemi kundër idesë së shkëmbimeve të territoreve në Ballkan
- 15 gjërat të cilat duhet t’i dini për nisjen e një biznesi
- Haradinaj iu bashkua maratonistëve në përgatitjet e tyre për “Shtegun e Shpresës”
- Ministrja Reshitaj takoi ambasadorin slloven, bisedojnë për mbrojtjen e mjedisit
Krasniqi: Po i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve Posted: 21 Feb 2018 09:36 AM PST Memli Krasniqi nga PDK-ja ka thënë se kjo parti në mënyrë unanime do ta votojë Projektligjin, i përcaktuar në seancën e ditës së nesërme. Sipas tij ky moment do t’i hap rrugë liberalizimit të vizave dhe do i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. “Ne në mënyrë unanime si PDK do ta votojmë pro projektligjin i cili do vendoset në votim, në seancën e përcktuar për ora 11. Do të konsumohet diskutimi dhe pas diskutimit të të gjithëve shpresojmë të votohet nesër. Do t’i hapim rrugë liberalizimit të vizave me votimin e kësaj marrëveshje, gjë që ka izoluar në mënyrë të padrejtë qytetarët, deklarata e dy presidentëve ka qenë vlerë e shtuar që i ka kriju mundësi korrektimit të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen”, tha Krasniqi. Krasniqi ka shprehur dëshirën që ky Projektligj të bëhet me vota të shqiptarëve dhe se shpreson se do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për këtë çëshje. Sipas tij shqetësuse mbetet LDK-ja që sot në komision nuk ka votuar për procesimin e këtij Projektligji por shpreson se ata nesër do të jenë konsistent në qëndrimet e tyre. The post Krasniqi: Po i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve appeared first on Ekonomia Online. |
Isufi: Përmes kësaj marrëveshje mundësohet rishikimi i gabimeve Posted: 21 Feb 2018 09:10 AM PST Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e sigurt që ditën e nesërme do të votohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Kështu ka thënë kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi i cili në konferencën për medie tha se kjo marrëveshje është korigjim i gabimeve të komisionit të kaluar, raporton Ekonomia Online. “Prandaj tani jemi në një seancë në të cilën do të ndryshohet gjendja dhe do ratifikohet kjo marrëveshje që e përcakton vijën e drejtë kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës. Votat do shihen nesër në Kuvendin e Kosovës dhe do kalojë si marrëveshje që kalon me korrigjimin e gabimeve të bëra në komisionin Meha”, tha Isufi. “Ligji ka katër pika në të cilat janë elemente që theksojnë se bëhet rishikimi dhe korigjimi në pjesët kufitare ku ka pas devijme, edhe materialet kanë të bëjnë me dokumentacion me gabimet që i ka raporti dhe garanton një ndryshim të gjendjes në teren. Këtë marrëveshje e votojmë si AAK sepse mundësohet rishikimi i gabimeve të bëra". The post Isufi: Përmes kësaj marrëveshje mundësohet rishikimi i gabimeve appeared first on Ekonomia Online. |
Hoti thotë se LDK-ja mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve Posted: 21 Feb 2018 08:55 AM PST Lidhja Demokratike e Kosovës anipse ka votuar kundër në Komisionin e Punëve të Jashtme, ka shprehur gatishmërinë që nesër të votoj pro ratifikimit të demarkacionit, raporton Ekonomia Online. Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Lidhja Demokratike mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve. "LDK-ja dhe Grupi Parlamentar prej 27 deputetëve mbesin unik në qëndrimin që kemi pasur, i cili është në të mirë të qytetarëve për të hap ekspertizën. Na vjen keq që koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota për ta quar përpara procesin dhe nuk janë unik si koalicion qeverisës me qu përpara këtë proces”, tha Hoti. Sipas tij raporti i Bulliqit dhe marrëveshja mes presidentëve janë dokumente për ta ruajtur fytyrën e kryeministrit. Hoti iu ka përgjigjur edhe Memli Krasniqit, i cili tha se LDK-ja po i ndryshon qëndrimet, sipas tij Krasniqi duhet të mendoj se a i ka 61 vota për votim dhe të mos merret me LDK-në. The post Hoti thotë se LDK-ja mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve appeared first on Ekonomia Online. |
Veseli: Nesër vendosim për lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së Posted: 21 Feb 2018 08:32 AM PST Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë tha se nesër është një ditë historike kur politika e Kosovës e ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim dhe të veproj duke i lënë anash inatet mes tyre, raporton Ekonomia Online. "Nesër politika e gjatë e Kosovës ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim. Kemi një çështje të rëndësishme për forcmimin e sovranitetit, lidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së. Nesër duhet ta ketë parasysh secili deputet këtë çështje dhe të mos veprojë mbi inatin apo kalkulimeve që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen. Shënimi i kufirit do të kalojë, jam i sigurt që do kalojë në seancën. Besoj në përgjegjësinë e deputetëve sepse është më rëndësi interesi i qytetarëve, kërkoj të kemi besim dhe shpresë dhe të kalojë kjo marrëveshje”, tha Veseli. Ai është shprehur optimist se ratifikimi do të kryhet shumë shpejt dhe më e mira është që kjo histori të përfundoj qysh në ditën e nesërme. Veseli në fund iu drejtua edhe medieve duke ju thënë se është i nevojshëm edhe kontributi i juaj. The post Veseli: Nesër vendosim për lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së appeared first on Ekonomia Online. |
Konjufca: Kjo marrëveshje e shkel integritetin territorial të Kosovës Posted: 21 Feb 2018 08:20 AM PST Kryesia e Kuvendit ka proceduar për në seancë marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Në konferencën për medie pas takimit të Kryesisë, deputeti nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se përmes kësaj marrëveshje shkelet integriteti territorial i Kosovës dhe se i vetmi fat në këtë fatkeqsi është që do të shqyrtohet edhe raporti i komisionit shtetëror të Bulliqit, raporton Ekonomia Online. “Përmes kësaj marrëveshje shkelet integriteti territorial i Kosovës, të gjeturat e komisionit shtetëror janë të sakta. Komisioni na ka tregu që kemi të bëjmë me gabime themelore, dhe si rezultat i punës së gabueshme të komisionit Meha e cila është nënshkruar nga kryeministri i athershëm Thaçi. I vetmi fat në fatkeqësi është se pjesë integrale e raportit që do të jetë edhe shqyrtimi i raportit të komisionit shtetëror të Bulliqit, aty shkruan mos e nënshkruani këtë marrëveshje”, tha Konjfuca. Sipas tij Vetëvendosja do ta kundërshtojë këtë marrëveshje dhe se kjo marrëveshje nuk do të jetë obligative për Malin e Zi. Deputeti Konfjufca tha se nesër do të votohet vetëm teksti i marrëveshjes së dy presidentëve. I pyetur nga gazetarët se çka do të ndërmerr Vetëvendosje si parti opozitare, ai ka thënë se janë në diskutime të brendshme të partisë dhe se ende nuk kanë vendosur për hapat të cilat do të ndërmerren. The post Konjufca: Kjo marrëveshje e shkel integritetin territorial të Kosovës appeared first on Ekonomia Online. |
Seanca për demarkacionin nesër në ora 11:00 Posted: 21 Feb 2018 08:05 AM PST Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër ta procedojë për në seancë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. The post Seanca për demarkacionin nesër në ora 11:00 appeared first on Ekonomia Online. |
Pacolli: Jemi kundër idesë së shkëmbimeve të territoreve në Ballkan Posted: 21 Feb 2018 07:55 AM PST Ne e falënderojmë Zvicrën, në mënyrë të veçantë si vend që e ka mbështetur historikisht Kosovën. Ish Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, ka bërë thirrje që herët, që Kosova të bëhet e pavarur dhe ajo e ka vendin në historinë moderne të Kosovës", i tha Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, Zëvendëssekretares së shtetit të Zvicrës, Krystyna Marty Lang, në një takim, që zhvilloi sot në Prishtinë. Gjatë takimit me diplomaten e lartë zvicerane, në kuadër të konsultimeve politike mes dy vendeve, u diskutua bashkëpunimi dypalësh dhe për iniciativa të reja në intensifikim të këtij bashkëpunimi. Diplomatja e lartë zvicerane, e shoqëruar nga Ambasadori i Konfederatës Helvetike në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, e uroi Ministrin Pacolli për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe i konfirmoi vullnetin e Zvicrës për të vijuar me ndihmën e fuqishme. Duke folur për bisedimet me Serbinë, ajo nënvizoi se Zvicra kundërshton çdo ide shkëmbimi territoresh në Ballkan, qëndrim që u mbështet nga ministri Pacolli, i cili tha se " kjo ide do të sillte hapjen e kutisë së Pandorës në rajonin tonë'. Në vijim të takimit, Ministri Pacolli kërkoi ndihmë për sjelljen e modelit zviceran të funksionimit të komunave të Kosovës. The post Pacolli: Jemi kundër idesë së shkëmbimeve të territoreve në Ballkan appeared first on Ekonomia Online. |
15 gjërat të cilat duhet t’i dini për nisjen e një biznesi Posted: 21 Feb 2018 07:53 AM PST Nisja e një biznesi është emocionuese dhe e frikshme. Unë kam nisur shumë biznese, në përvojën time, është sikur të vozitësh përmes një mjegulle kur jeni në gjendje të shihni shumë pak, nuk e dini se çfarë keni përpara. Mirëpo, sa më shumë që kaloni kohë në ndërmarrësi, aq më mirë mund të kaloni përmes asaj mjegulle. Përderisa kam vozitur nëpër mjegull për mbi një dekadë tani, mendova të ju tregoj 15 mësimet më të mëdha të cilat i kam mësuar gjatë dekadës së kaluar rreth ndërtimit dhe rritjes së bizneseve. Merrni në konsideratë këto këshilla, gjëra të cilat do të dëshiroja t'i dija kur isha i ri dhe budalla.
Njerëzit kanë dëshirë të ofrojnë statistikat se 95 përqind e bizneseve dështojnë. Mos i dëgjoni ata, është një arsyetim që të ju bëjnë të ndiheni rehat duke u dorëzuar. Nëse ai numër është i saktë, është sepse shumica e njerëzve nuk përkushtohen, ata nuk shkojnë deri në fund ose nuk menaxhojnë mirë paratë e tyre.
Mos nisni diçka të cilën nuk do të dëshironi t'a bëni brenda pesë vitesh. Sepse nëse arrini sukses, ju ende do t'a bëni këtë pas pesë vitesh.
Në fakt, ju me siguri nuk dini asgjë kur filloni. Por filloni megjithatë. Kur hyra së pari në investimet e pasurive të patundshme, nuk kisha ide se si të bleja një pronë, të lëshoja me qira një shtëpi ose të dëboja banorët. I kuptova të gjitha përmes punës. Edhe juve do ju ndodhë kështu.
Pothuajse çdo ndërmarrës të cilin e njoh vuan nga i njëjti mallkim: ne kemi dëshirë të nisim gjërat më shumë se sa kemi dëshirë t'i përfundojmë ato. Me fjalë tjera, nëse jeni ndërmarrës i mirë, ju do të keni plot ide të mrekullueshme. Shumica prej tyre me siguri do të kenë sukses dhe ju do të fitoni shumë para. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ju duhet t'i ndiqni ato. Zgjedhni një dhe vazhdoni me të deri sa të ju bëjë mjaftueshëm të pasur për të blerë një ishull privat.
Bëhuni partner me dikë sepse ju bën më të fuqishëm. Partneri i gabuar do ju çmendë, do ju bëjë të urreni punën tuaj dhe do të përfundojë duke shkaktuar më shumë probleme se sa zgjidhin.
Është në rregull, të gjithëve na ndodh në fillim. Mirëpo, kjo është një detyrë në të cilën duhet të përmirësoheni. Punësoni një asistent tani, edhe nëse është virtual për 3 dollarë në orë. Do ju japë trajnim të mrekullueshëm rreth menaxhimit.
Ne vetëm pretendojmë që është që të mund të shikojmë fotografi të maceve në Facebook.
Ato nuk kanë rëndësi për momentin. Ndërtoni biznesin tuaj dhe ndaloni së bëri atë punë të zënë e cila ju bën të ndiheni sikur po arritni diçka.
Ju duhet të kaloni atë vijë vazhdimisht, që askush të mos ju thotë se jeni shumë të fiksuar me idenë tuaj. Unë jam tërësisht i fiksuar në investimin e pasurive të patundshme, dhe është në rregull. Me çfarë jeni të fiksuar ju?
Po, ju do të keni më shumë kohë për të ndërtuar biznesin tuaj, por le të jemi të sinqertë: ka 168 orë në javë, vetëm 40 konsumohen nga puna juaj dhe 50 tjera nga gjumi. Ju keni shumë kohë nëse do të merreshit vetëm me biznesin tuaj dhe jo me Netflix. Por mos u frikësoni të lini punën tuaj nëse mund t'a përballoni.
Ndani detyrat tuaja dhe vendosni se cilat janë detyrat tuaja ''10 dollarë për orë'' dhe cilat janë ''1,000 dollarë për orë''. Fokusohuni më shumë në detyrat ''1,000 në orë'' dhe më pak në ato ''10 dollarë në orë''.
Asnjëherë mos e harroni këtë.
Nëse nuk keni kohë, dëgjoni libra me audio. Dhe jo vetëm libra biznesi. Lexoni libra motivues, libra vetë-ndihmues, libra suksesi, biografi etj.
Po, ju mundeni dhe duhet t'a bëni këtë. Nuk më intereson nëse nuk jeni person mëngjesi. Ky është një arsyetim që njerëzit përtacë e përdorin.
Fokusohuni në ndërtimin e një biznesi të jashtëzakonshëm që njerëzit të dëshirojnë të japin paratë e tyre. Sikur vozitja në një natë të errët me mjegull, ndërmarrësia mund të jetë pak e frikshme. Por me shpresë që njëra prej këshillave më lartë do ju ndihmojë të kaloni mjegullën më lehtë me më shumë vetëbesim. Nëse vetëm sa keni filluar me biznesin tuaj, mbani në mend këtë: vazhdoni të voizsni nëpër mjegull. Në të ardhmen do t'i falenderoheni vetes. The post 15 gjërat të cilat duhet t'i dini për nisjen e një biznesi appeared first on Ekonomia Online. |
Haradinaj iu bashkua maratonistëve në përgatitjet e tyre për “Shtegun e Shpresës” Posted: 21 Feb 2018 07:49 AM PST Në shënim të 20-vjetorit të nisjes së Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, sot priti në takim anëtarët Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association-KTRA). Në këtë takim, kryeministri u njoftua për nismën e KTRA-së për organizimin e "Shtegut të Shpresës", i cili do fillojë në Prekaz, për të vazhduar në Gllogjan dhe me përfundim në Koshare. Shtegu prej 100 kilometrash do të jetë i ndarë në pesë segmente dhe do të zhvillohet në datat 3 dhe 4 mars 2018. Kryeministri Haradinaj ofroi përkrahjen e tij për këtë organizim, që do të mbahet në shenjë nderimi për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe 10 vjetorit të pavarësisë. Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se është vrapues i rregullt nëpër malet dhe bjeshkët e mrekullueshme që ka Kosova. Pas pritjes që iu bëri anëtarëve të Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor, për të mbështetur kauzën e tyre, kryeministri Haradinaj u bashkua në vrapimin parapërgatitor të maratonës së vrapimit, të organizuar në parkun e Gërmisë. The post Haradinaj iu bashkua maratonistëve në përgatitjet e tyre për "Shtegun e Shpresës" appeared first on Ekonomia Online. |
Ministrja Reshitaj takoi ambasadorin slloven, bisedojnë për mbrojtjen e mjedisit Posted: 21 Feb 2018 07:43 AM PST Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj. Në takimin e parë njoftues ministrja Reshitaj pasi falënderoi shtetin slloven për përkrahjen dhënë Kosovës, prezantoi prioritetet e saj në ministrinë që ajo drejton. "Menaxhimi i duhur i mbeturinave, krijimi i zonave të reja të gjelbra, mbrojtja dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve e burimeve ujore, reduktimi i ndotjes së ajrit si dhe krijimi i një planifikimi të duhur hapësinor, janë disa nga prioritetet e mia si ministre" deklaroi ministrja Reshitaj. Nga ana tjetër ambasadori slloven pasi përgëzoi ministren për angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve mjedisore, u shpreh se shteti që ai përfaqëson është shembull i trajtimit dhe menaxhimit të duhur të mbeturinave, ujërave të zeza etj. "Ne do të përkrahim Kosovën dhe juve si ministri në rrugën tuaj të zhvillimit të vendit, mbrojtjes dhe përmirësimit të gjendjes se mjedisit", potencoi ambasadori slloven. Në fund ministrja Reshitaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me shtetin slloven, në të gjitha fushat e me theks të veçantë në shkëmbimin e eksperiencave të menaxhimit të duhur të mbeturinave, mbrojtjen e burimeve ujore, trajtimin e ujërave të zeza etj.
The post Ministrja Reshitaj takoi ambasadorin slloven, bisedojnë për mbrojtjen e mjedisit appeared first on Ekonomia Online. |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: