Skip to main content

Lajmi.net: “Sejdi Hoxha: Posta e Kosovës po dëmtohet nga problemet politike” plus 8 more

Lajmi.net: “Sejdi Hoxha: Posta e Kosovës po dëmtohet nga problemet politike” plus 8 more


Sejdi Hoxha: Posta e Kosovës po dëmtohet nga problemet politike

Posted: 08 Oct 2017 11:43 PM PDT

Kjo ditë daton që nga viti 1874 kur nën përkujdesjen e qeverisë zvicerane me pjesëmarrjen e 22 vendeve të tjera u miratua ligji mbi unionin postar ndërkombëtar.

Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës, bëri me dije se 9 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Postës dhe kjo është datë e veçantë për të gjitha postat.

"Ne edhe pse jemi në shekullin 21, si Postë e Kosovës, nuk jemi anëtare me të drejta të plota në Unionin Postal Botëror dhe nuk mund të përfitojmë", tha ai sot (e hënë) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Posta e Kosovës, ka probleme sikur institucionet e tjera që kanë pasur problem me anëtarësim në organizatat gjegjëse. Hoxha tha se deri më tani kanë marrë shumë çmime të mira, duke përfshirë edhe çmimin për pullën postare për Nënën Terezë.

Ai tha se çdo herë Posta e Kosovës, po del me shërbime të reja që janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. "Ne tani po shpërndajmë skemat sociale është shërbim i ri në zyrat postare. Ne do të shpërndajmë për 28 mijë familje kosovar", tha Hoxha.

Bosnje: Në pritje të vendimit nga gjykata për rastin e Ish-komandantit mysliman

Posted: 08 Oct 2017 11:43 PM PDT

Oric, 50 vjeç, është i akuzuar për krime të luftës kundër tre serbve të burgosur, të vrarë në zonën e Srebrenicës, në vitin 1992.

Tribunali ndërkombëtar për krime të luftës për ish-Jugosllavi në Hagë (ICTY) e kishte dënuar Oric-un, me dy vjet burgim në vitin 2006, për mos parandalimin e vrasjeve dhe trajtimeve jo njerëzore të serbëve të burgosur.

Në vitin 2014, Beogradi kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar rreth vrasjes së nëntë civilëve serbë, afër Srebrenicës.

Oric, u arrestua në Zvicër në vitin 2015, nën urdhërin e lëshuar nga Serbia dhe u ekstradua në Bosnje për t’u përballur me gjyqin. /REL/

Shqipëri-Itali, lajmi i fundit para ndeshjes

Posted: 08 Oct 2017 11:38 PM PDT

Mysafirët janë favoritë për ta fituar ndeshjen.

Fitorja e Italisë kuotohet me 1.62 euro, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndërkohë, barazimi me 3.9 ndërsa fitorja kuqezi me 6.5 euro.

Sfida fillon sonte prej 20:45. /Lajmi.net/

Kosova luan me formacion ndryshe sonte

Posted: 08 Oct 2017 11:29 PM PDT

Përzgjedhësi Albert Bunjaku do të ketë në dispozicion dy të rikthyerit, Valon Berisha dhe Bernard Berisha, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndërkohë, Hekuran Kryeziu do të jetë mungesë e theksuar.

Më poshtë e keni formacionin e mundshëm të Kosovës.

Sfida fillon prej orës 20:45 në Islandën e largët.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Paqarada, Musolli, Alushi, V. Berisha, Rashica, Celina, Muriqi. /Lajmi.net/

Josephine Skriver

Posted: 08 Oct 2017 11:27 PM PDT

Befason Dafina, shfaqet me mbulesë marokene dhe vë kënën në këmbë

Posted: 08 Oct 2017 11:25 PM PDT

Ajo është shfaqur me një mbulesë në kokë, duke u veshur si gratë marokene, shkruan lajmi.net.

Madje ajo ka vënë këna në këmbë, duke vizatuar këmbët me dizajne interesante nga duart e një marokene.

Kujtojmë që projekti i fundit i Dafinës është kënga ‘Told Ya’, e cila po pritet mirë nga publiku. /Lajmi.net/

 

Kosovë-Islandë, talljet nga bastoret

Posted: 08 Oct 2017 11:19 PM PDT

Sigurisht, bastoret e kanë favorizuar në maksimum ekipin vendës.

Fitorja e Islandës kuotohet me 1.11, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndërkohë, barazimi me 11 euro, ndërsa fitorja e Kosovës me 26 euro.

Ndeshja zhvillohet sonte me fillim prej 20:45. /Lajmi.net/

Dështimi diplomatik; një vit, një njohje!

Posted: 08 Oct 2017 11:09 PM PDT

Gjatë vitit të kaluar dy shtete e kishin njohur pavarësinë e vendit. Derisa zyrtarë qeveritarë japin premtime se shumë shpejt do të sjellin njohje të reja për vendin, opozita dhe analistët politikë kritikojnë diplomacinë e "përgjumur", shkruan sot, gazeta Zeri.

Duke u bërë vendi i fundit (i 114-i) që njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, Bangladeshi po vazhdon të mbetet shteti i vetëm që i ka sjellë njohje Republikës së Kosovës përgjatë vitit 2017.

Ndonëse edhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së re, Behgjet Pacolli, sikurse paraardhësi i tij Enver Hoxhaj, po vazhdon të zotohet se do t'i sjellë njohje të reja Kosovës, opozita konsideron se kjo ngecje po vjen si rezultat i keqqeverisjes përgjatë viteve.

Përderisa përfaqësuesit e "Vetëvendosjes" thonë se Ministria e Punëve të Jashtme e mandatit të kaluar kishte çaluar në aspektin e njohjeve, ata të LDK-së konsiderojnë se ky dikaster në qeverisjen e re është duke u treguar edhe më i dobët se ai i kaluari.

Nga ana tjetër, edhe njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se procesi i njohjeve nuk është duke sjellë aspak rezultate. Lidhur me këtë çështje, sipas tyre, kanë ndikuar faktorë të shumtë, duke u nisur nga politika e bërë në mënyrë jo të duhur nga ana e Kosovës, hyrja në bisedime me Serbinë e deri te propaganda e kësaj të fundit në dëm të Kosovës..

Ky imazh i Leartës me Matinin do ua rrëmbejë zemrën

Posted: 08 Oct 2017 11:01 PM PDT

Tashmë çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan Matin, shkruan lajmi.net.

Nga lindja e tij, Learta dhe e gjithë familja nuk e kanë ekspozuar shumë djalin në rrjete sociale, madje edhe kur kanë postuar ndonjë foto të tij, fytyrën gjithmonë ia kanë fshehur.

Së fundi, ishte Learta ajo e cila postoi një foto në të cilën shihet Matini në krahrorin e saj, foto kjo shumë e ëmbël. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more