Skip to main content

Koha.net: “Parisi shpreh keqardhje për vendimin e SHBA-së rreth UNESCO-s” plus 29 more

Koha.net: “Parisi shpreh keqardhje për vendimin e SHBA-së rreth UNESCO-s” plus 29 more


Parisi shpreh keqardhje për vendimin e SHBA-së rreth UNESCO-s

Posted: 12 Oct 2017 02:52 PM PDT

Parisi, ku gjendet selia e UNESCO-s dhe që synon kryesinë e organizatës, shprehu keqardhje për largimin amerikan dhe vlerësoi se ky vendim i jep një kuptim të ri kandidaturës franceze. “Ne shprehim keqardhje për vendimin amerikan që të tërhiqet nga UNESCO në një moment ku mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për këtë organizatë është thelbësor”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agnes Romatet-Espagne. “Kandidatura jonë për drejtorin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liburni e nis me fitore fazën e kualifikimeve në UEFA Futsal Cup

Posted: 12 Oct 2017 02:44 PM PDT

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liburn nga Gjakova e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme fazën kryesore të kualifikimeve (Main Round) në UEFA Futsal Cup, duke e mposhtur kampionin e Francës, Garges Djibson, në kuadër të Grupit 5, me rezultat 6:4. Kjo ndeshje u zhvillua në Zagreb, aty ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të këtij grupi. Deri te fitorja Liburnin e udhëhoqi Halim Selmanaj, me katër gola të shënuar, derisa me nga një gol kontribuan Mentor Mejzini dhe Ramadan Alaj. Nesër në mbrëmje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovën e Finlandën i lidhin edhe rreth 20 mijë kosovarë që jetojnë atje

Posted: 12 Oct 2017 02:41 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës, Timo Soini, ka garantuar në Prishtinë se Kosova e ka mbështetjen e plotë dhe në forma të ndryshme të vendit të tij në rrugën e integrimit evropian. Në një intervistë ekskluzive për “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Kosova duhet të plotësojë kriteret e vëna nga BE-ja, duke mos harruar të përmendë edhe demarkacionin me Malin e Zi. Finlanda, ka thënë Soini, mbështet edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Figo punësohet në UEFA

Posted: 12 Oct 2017 02:34 PM PDT

Ish-ylli i Barcelonës, Real Madridit dhe Interit, Luis Figo i është bashkuar UEFA-s si këshilltar. Portugezi do të merret me çështjet teknike dhe ligjore të ndeshjeve në udhëheqjen e organizatës së futbollit. “Besoj se mund të kem ndikim pozitiv. Kam mësuar shumë nga futbolli dhe mezi po pres t’ia kthej këtë”, ka thënë Figo në një njoftim. Figo në punë do të bashkëpunojë me Nadine Kessler të Gjermanisë dhe Dejan Stankoviqin e Serbisë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

U lirua pas 5 vjetësh familja që u mbajt peng nga talebanët

Posted: 12 Oct 2017 02:24 PM PDT

Një grua amerikane, bashkëshorti i saj kanadez dhe tre fëmijët e tyre u liruan pas 5 vjetësh nga forcat e sigurisë pakistaneze. Ata ishin marr peng nga grupi i Haqqanit në Afganistan, shkruan CNN, transmeton Koha.net. Çifti amerikan Caitlan Coleman 31 vjeçare, Joshua Boyle 33 vjeçar, ishin rrëmbyer në vitin 2012 derisa po shkonin si turistë në Afganistan, e kështu u mbajtën në robëri deri sot. Coleman ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë gjatë kohës kur u rrëmbye. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koha Elektorale®

Posted: 12 Oct 2017 07:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 12 Oct 2017 06:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express®

Posted: 12 Oct 2017 04:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: "Perandori" epis. 187 (10+) ®

Posted: 12 Oct 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekipi i KTV-së sjell këtë raport nga gjendja në Maqedoni para zgjedhjeve të së dielës

Posted: 12 Oct 2017 02:17 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria s’e di kur do ta nisë dialogun me serbët që t’i bindë për FAK-un

Posted: 12 Oct 2017 02:17 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krejt çka ndodhi sot në fushatën zgjedhore

Posted: 12 Oct 2017 02:10 PM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubim zgjedhor në Rekë të Gjakovës. Kandidati për kryetar, Ardian Gjini, ka premtuar rregullim të infrastrukturës në çdo fshat të kësaj komune. Për zhvillim më të madh ekonomik në Suharekë është zotuar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune, Sali Asllanaj. Ai premtoi edhe zhvillimin e turizmit në bjeshkët e Suharekës. Nisma për Kosovën ka mbajtur tubim paraelektoral në Malishevë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti i përgjigjet Mustafës: Arroganca e këtij njeriu s’ka kufij

Posted: 12 Oct 2017 02:05 PM PDT

Kreu i Prishtinës dhe kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kreut të LDK-së e ish kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafën në një deklaratë të tij se “Ahmeti mundet të bëhet zëdhënës i Komunës pasi zgjedhjet t’i fitojë Arban Abrashi”. “Isa Mustafa ne 2013 ka pas thënë që i fiton zgjedhjet me duar në xhepa. Sonte po thotë se ai do të ma ofroj punën e zëdhënësit në komunë. Arroganca e këtij......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

4 vjet burgim për personin që tërhoqi për flokësh ish-deputeten Sheqerinska

Posted: 12 Oct 2017 01:49 PM PDT

Gjykata themelore e Shkupit dënoi sot me katër vjet burg Pançe Angellovin, personin që sulmoi deputeten Radmilla Sheqerinska, në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë. Pançe Angellov, siç shihet në video, e tërhoqi për flokësh ish-deputeten Sheqerinska, aktualisht ministre e Mbrojtjes, transmeton Zëri i Amerikës. Në aktpadi thuhet se Angellovi ishte me grupin e parë të protestuesve të dhunshëm që u futën në parlament duke sulmuar fizikisht deputetët e opozitës dhe kryetarin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadori amerikan si të tjerët nuk duhet përzier në punët e Serbisë, thotë Daçiq

Posted: 12 Oct 2017 01:37 PM PDT

Ministri serb i Punëve të jashtme, Ivica Daçiq, tha të enjten se ambasadori amerikan sikurse edhe ambasadorët e tjerë nuk duhet të përzihen në punët e brendshme të Serbisë. Ai i bëri këto komente pas reagimit të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili lavdëroi ditë më parë një ish-gjeneral serb për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999, duke theksuar se Serbia nuk ka nevojë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izraeli i bashkohet SHBA-së në tërheqjen nga UNESCO

Posted: 12 Oct 2017 01:26 PM PDT

Pas tërheqjes së SHBA-së nga UNESCO, edhe Izraeli ka njoftuar se do të tërhiqet. Kryeministri izraelit Benjamin Netenyahu ka vlerësuar vendimin e SHBA-së si “të guximshëm dhe moral”, shkruan Aljazeera, transmeton Koha.net. LEXO EDHE: Izraeli mbështet SHBA-në për vendimin e tërheqjes nga UNESCO Përmes një deklarate për media, thuhet se kryeministri ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të bëjë përgatitjet për tërheqje nga UNESCO. Ndërkaq, tërheqja e SHBA-së nga UNESCO hyn në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Yjet e Kosovës përshëndeten me Bunjakin

Posted: 12 Oct 2017 01:26 PM PDT

Yjet e përfaqësueses së Kosovës kanë përshëndetur përzgjedhësin Albert Bunjakin dhe e kanë falënderuar atë për gjithçka që ka bërë për përfaqësuesen gjatë kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”. Bunjaki është larguar nga Kosova menjëherë pas eliminatoreve, gjatë së cilës fazë nuk arriti më shumë se një pikë në dhjetë ndeshjes. Ndër të fundit që kanë reaguar janë Milot Rashica, Amir Rrahmani e Hekuran......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Time” e quan Lipën “Zëri i ri i muzikës pop”

Posted: 12 Oct 2017 01:17 PM PDT

Mediumi prestigjioz “Time” ka publikuar një artikull të veçantë për këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duke e quajtur atë “Zëri i ri i muzikës pop”. “Time” ka nisur artikullin me arsyet përse Dua Lipa nuk ishte paraparë të bëhej yll botëror, duke thënë kujtuar se “kur ishte fëmijë në shkollë i ishte thënë se nuk di të këndojë dhe largimin nga Britania e Madhe drejt Kosovës”. Megjithatë, siç shkruan “Time”,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kopshtari amerikan thyen rekordin botëror të karrotës më të madhe

Posted: 12 Oct 2017 01:03 PM PDT

Kopshtari amerikan Christopher Qualley nga Minnesota ka arritur të hyjë në librin e rekordeve “Guinness” me karotën më të madhe në botë. Me 10.16 kilogramë, zyrtarisht ai hyri në librin e rekordeve për karotën më të rëndë në botë. Ai ka thënë se ky ishte edhe qëllimi i tij, përcjell albinfo.ch. “Ky ishte qëllimi im. Mendoj se të gjithë që rrisin fruta dhe perime gjigante mendojnë se si të vendosin rekord botëror dhe isha me fat që unë e realizova......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtatzënat duhet të flenë në krah

Posted: 12 Oct 2017 01:01 PM PDT

Një studim i publikuar në “The Journal of Physiology” ka gjetur se femrat në shtatzëninë e vonshme, duhet të flenë në krah para kohës së lindjes, pasi që mund t’i shkaktojnë probleme serioze foshnjës. Studiuesit kanë monitoruar foshnjat ende pa lindur dhe nënat e tyre gjatë natës, për të parë efektet e pozitës së të fjeturit, transmeton KosovaPress. Studimi ka zbuluar se femrat që flenë në shpinë gjatë shtatzënisë së vonshme mund të shkaktojnë probleme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milani zëvendëson Montellan me Petkoviqin

Posted: 12 Oct 2017 01:00 PM PDT

Milani raportohet se ka shprehur interesim që të sigurojë shërbimet e përzgjedhësit të Zvicrës, Vladimir Petkoviq. Sipas “Blick”, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, është takuar me 54-vjeçarin për të diskutuar mundësinë që të zëvendësojë Vincenzo Montellan. Milani thuhet po ashtu se do të shfrytëzojë Ricardo Rodriguezin për të bindur përzgjedhësin e Zvicrës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kamioni i ngarkuar mbi kamion çmend policinë zvicerane

Posted: 12 Oct 2017 01:00 PM PDT

Pak e habitshme të ndodhë diçka e tillë në Zvicrën e rregullave strikte, por ja që ka ndodhur. Sot, e enjte, pak pas orës 12 policët e Winterthurit u habitën jo pak kur panë në rrugën qendrore të qytetit këtë pamje që po e shihni: një kamion i vogël, i ngarkuar mbi një kamion pak më të madh. Veç pamjes së “papërshtatshme”, edhe mënyra e ngarkimit të kamionit mbi kamion nuk i plotësonte kërkesat për siguri, ka konstatuar policia, shkruan blick.ch, përcjell albinfo.ch.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shumë shpejt rikthehet Luari

Posted: 12 Oct 2017 12:55 PM PDT

Këngëtarja e hitit “Gjithmonë”, Luar, shumë shpejt do të sjellë projektin e saj më të ri me titull “Si dje”. Luar ka publikuar në rrjete sociale një video të shkurtër në të cilën ka njoftuar se kënga e re do të publikohet së shpejti. Ajo ka bashkëpunuar me producentin e njohur “Cricket” për këngën e re. Luar nuk ka publikuar këngë qe një kohë të gjatë, ndërsa hiti i saj i para pesë vjetëve, “Gjithmonë” është lansuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Copëzimi në shtete të vogla nuk është zgjidhje për BE-në

Posted: 12 Oct 2017 12:50 PM PDT

A duhen shpërfillur shtetet e vjetra nacionale për të shpallur një “Europë të rajoneve”? Për Katalonjën kjo tingëllon si një rrugëdalje nga tollovia politike, por BE-ja do të përfundonte në kaos, mendon Bernd Riegert. Katalonja nuk është i vetmi rajon në Europë, që kërkon më shumë pavarësi. Skocia, Tiroli i Jugut, Aland, Flandra e ndoshta edhe Bavaria. Lista nuk është e plotë. Disa rajone madje nuk kërkojnë mëvetësinë, por vetëm më shumë autonomi, ndërsa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona riemërton stadiumin

Posted: 12 Oct 2017 12:40 PM PDT

Barcelona raportohet se do t’ia ndryshojë emrin stadiumit të famshëm Nou Camp si pjesë të një marrëveshje sponsorimi. Gjiganti katalonas, sipas raportimeve, është në bisedime me disa kompani të mëdha që kanë shprehur dëshirën për të vendosur emrin e tyre në emërtimin e plotë të stadiumit. Barcelona do të fitojë rreth 200 milionë euro nga marrëveshja, raporton “The Mirror”. Marrëveshja e sponsorimit është pjesë e renovimit 500 milionë eurosh i Nou Campit, që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nisma mobilizohet në Malishevë për fitore të thellë

Posted: 12 Oct 2017 12:31 PM PDT

Interesi i rinisë dhe qytetarëve të Malishevës është fitorja e Nismës për Kosovën dhe kandidatit të saj për kryetar komune Ragip Begaj pa balotazh në zgjedhjet e 22 tetorit, duke afirmuar vizionin e kësaj partie për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kështu është thënë sonte në tubimin zgjedhor të Nisma për Kosovën në Malishevë, transmeton ksp. Deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë se janë mbledhur në këtë tubim për të shtuar mobilizimin, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ismajli nënshkruan Marrëveshjen për ndërtimin e Kolektorit të ujërave të zeza të Shtimes

Posted: 12 Oct 2017 12:12 PM PDT

Kryetari i Shtimes dhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK, Naim Ismajli ka njoftuar se sot në Vjenë të Austrisë ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Kolektorit të ujërave të zeza, projekt i financuar e buxhetit nga Qeveria dhe Banka Austriake. Postimi i Ismajlit në Facebook: Disa orë më parë, nënshkrova Marrëveshjen për projektin e ndërtimit të Kolektorit të ujërave të zeza me përfaqësuesit e kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia nuk e ndryshon pozicionin neutral të ushtrisë, përmendet Kosova

Posted: 12 Oct 2017 12:10 PM PDT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, porse nuk do të ndryshojë pozicionin neutral të ushtrisë. Në forumin e sigurisë në Beograd, Bërnabiq tha se Serbia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me NATO-n, porse qëndrimi i saj është i qartë: “Do të mbetet e përkushtuar për neutralitet ushtarak”. “Synim i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, por integrim të suksesshëm nuk ka pa stabilitet rajonal”, tha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trumpi kërcënon mediat me marrje të licencës shkaku i raportimeve

Posted: 12 Oct 2017 12:08 PM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes së licencave për televizionin NBC News dhe disa të tjera, pas raportimeve të tyre negative. NBC, shtëpinë mediale e cila e bëri të famshëm akoma më shumë me emisionin e tij Praktikantët, Trumpi e mori për thumb, pasi gazetarët raportuan se ai deshi të rrisë 10 herë më shumë arsenalin bërthamor amerikan. Këtë lajm Trumpi natyrisht e quajti të rrejshëm dhe trillim. NBC po ashtu zemëroi Shtëpinë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çka mund ta zbresë numrin e votuesve, sipas Qirezit

Posted: 12 Oct 2017 12:04 PM PDT

Opinionisti Arben Qirezi thotë se në fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka pasur shumë pak aktivitet në terren nga kandidatët për kryetarë komunash. Ai ka marrë shembull Prishtinën, duke thënë se dalja e rrallë e kandidatëve për kryetar të komunës në terren është e rrezikshme për ta dhe mund të çojë në uljen e numrit të votuesve. “Unë mendoj se mbase një prej të metave është aktiviteti i varfër në terren. Në rastin e Prishtinës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more