Zëri: “Thaçi takon Erdoganin, sonte pritet të takojë edhe Presidentin e SHBA'së” plus 29 more |
- Thaçi takon Erdoganin, sonte pritet të takojë edhe Presidentin e SHBA'së
- Shaqir Totaj i PDK-së për xhaminë në Kala: Do të themelojë Komision për këtë punë
- 42 të vdekur nga tërmeti
- Berisha paralajmëron edhe dy vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj
- Rexhep Selimi ka një porosi për Ramush Haradinajn
- Vëllai i Ballistit tregon se çfarë i tha kur ai ngriti dronin në Serbi
- A do ta rrëzojë Arbër Vllahiu shtëpinë e Ramush Haradinajt në Dragodan?
- ​ Mijëra euro të hedhura në tualete
- Ky është programi qeverisës i Arbër Vllahiut për Prishtinën
- Xhavit Haliti e pret edhe këtë nga opozita
- Ymeri flet për Nenad Rikalon
- Basketbollisti bjellorus: Ja çka na pret në lojën e kthimit me Sigal Prishtinën
- Trajneri i Tsmokit e komenton kështu fitoren ndaj Sigal Prishtinës
- Ymeri: Qeveria Haradinaj do ta ketë jetën e shkurtër
- Ja kë e fajëson Dardan Berisha për humbjen nga bjellorusët!
- Kështu e komendon trajneri Kandemir humbjen e Sigal Prishtinës
- LDK emëron koordinatoren për medie dhe zëdhënësin e shtabit për zgjedhje lokale
- Mustafa: Prizrenin duhet ta udhëheqë Hatim Baxhaku
- Komisioni i ri për demarkacion humbje kohe dhe pa efekt
- SHBA, kosovarja bën film për luftën (VIDEO)
- Delegacioni i KOK-ut u prit nga kryeministri Ramush Haradinaj
- Regjisori i UÇK-së
- Tahiri: Organet e drejtësisë në rrugë të drejtë për ndriçimin e vrasjes së Aulon Zekës
- Prishtina e nis me humbje eksperiencën në Champions (Foto)
- Kameramani nuk i ndahet gjoksit të modeles serbe (VIDEO)
- Hoti: Zyra e kryeministrit nuk guxon të kthehet në zyre të AAK-së
- Ky është numri i votuesve nga diaspora që do të votojnë në zgjedhjet lokale
- Pacolli reagon ashpër ndaj zyrtarit të Vetëvendosjes
- ​ Ndëshkimi i një nazisti në Siatëll (Video)
- Haziri thumbon Shpend Ahmetin e Albin Kurtin
Thaçi takon Erdoganin, sonte pritet të takojë edhe Presidentin e SHBA'së Posted: 19 Sep 2017 03:04 PM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në SHBA në një vizitë zyrtare. Ai dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takimin me presidentin turk e ka bërë publik Thaçi në rrjetet sociale, duke thënë se ky takim ishte i shkëlqyer. “Takim i shkëlqyer me presidentin Erdogan. Turqia ka qenë një partnere e rëndësishme strategjike në projektet tona për të fituar njohje në skenën...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shaqir Totaj i PDK-së për xhaminë në Kala: Do të themelojë Komision për këtë punë Posted: 19 Sep 2017 02:59 PM PDT Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se ai i përket nje gjenerate të re për ta udhëhequr Prizrenin edhe për faktin se në vitin 2017 qyteti ka nevojë për zhvillim. "Sikurse në cdo organizatë, edhe partitë politike janë organizma të gjallë dhe mund të përmirësohen në vazhdimësi ato. Kështu e shoh unë përfshirjen time në politikë që ta implementoj planin tim për qeverisjen më të mirë. Do ta nisi me trashëgiminë kulturore për ta ruajtur e mbrojtur edhe më shumë" ka thënë Totaj. Në intervistën e tij në Interaktiv, ai ka thënë se do të rrisë perkrahjen për Dokufestin dhe shumë festivale tjera. I pyetur për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 19 Sep 2017 02:21 PM PDT 42 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti që ka goditur Meksikën qendrore, më saktësisht në Morelos. Aeroporti i kryeqytetit ka pezulluar të gjitha operacionet pas tërmetit me magnitudë 7.1 shkallë të Rihterit dhe ndërtesat në Mexico City janë evakuar. Në disa ndërtesa është raportuar për zjarr ku dyshohet se disa persona janë bllokuar brenda, transmeton Klan Kosova. Më parë gjatë këtij muaji, një tërmet me magnitudë 8,1 shkallë të Rihterit la të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Berisha paralajmëron edhe dy vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj Posted: 19 Sep 2017 02:11 PM PDT Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, duke folur për aktualitetin politik në Kosovë, ka treguar marrëveshjen që e kishin me kryeministrin Haradinaj për përfaqësimin e komunitetit egjiptian dhe ashkali në qeveri. “Na jemi fajtorë për humbjen e mundësisë me pasë një ministër në Qeverinë e Kosovës që kishte me qenë historik për komunitetin egjiptian”, theksoi Berisha në emisionin “Rrokum Roll” të Rrokum TV. Ai ka prezentur një marrëveshje të bërë me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rexhep Selimi ka një porosi për Ramush Haradinajn Posted: 19 Sep 2017 02:00 PM PDT Qeveria e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj synon të sigurojë votat e nevojshme për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Nga ana tjetër, është Lista Serbe ajo e cila ka ngjallur kundërshtime të shumta rreth krijimit të ushtrisë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet të ketë qëndrime të njëjta rreth formimit të ushtrisë, si në kohën kur ka qenë në opozitë. Haradinaj, sipas tij, nuk duhet ta bëjë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vëllai i Ballistit tregon se çfarë i tha kur ai ngriti dronin në Serbi Posted: 19 Sep 2017 01:54 PM PDT Vëllai i Ismail Morinës, ndryshe i njohur edhe si Ballisti, ka rrëfyer momentet kur ka mësuar arrestimin e vëllait të tij në Kroaci, dhe shqetësimet e familjarëve për fatin e tij. Ai thotë se nëse vëllai i tij do të ekstradohet në Serbi, shqetësimet e tyre janë të madha, pasi kanë frikë për jetën e tij. “Ai erdhi në vendin tonë, pasi ndërroi jetë babai, në mënyrë që të kapte varrimin. Mori një letër në konsullatën në Milano në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
A do ta rrëzojë Arbër Vllahiu shtëpinë e Ramush Haradinajt në Dragodan? Posted: 19 Sep 2017 01:41 PM PDT Arbër Vllahiu është kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës. Ai sonte është i ftuar në Zona e Prishtinë në Klan Kosova ku po diskutohen shumë çështje që lidhen me kryeqytetin. Vllahiu ndër të tjera është pyetur se a do ta rrëzojë shtëpinë e liderit të tij Ramush Haradinajt, nëse ajo është pa leje. “Mendoj se këtë pyetje duhet të ja bëni atyre që sot janë në Kuvendin Komunal”, ka thënë Vllahiu. “Nëse...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
​ Mijëra euro të hedhura në tualete Posted: 19 Sep 2017 01:27 PM PDT Prokurorët zviceranë po përpiqen të zbulojnë arsyen përse me mijëra euro janë hedhur në disa tualete në Gjenevë. Bankënotat 500 euroshe u gjetën të copëtuara në banjat e degës së bankës UBS dhe tre restorante aty pranë. Zhbllokimi i tyre dhe tubave përreth mësohet të ketë kushtuar me mijëra franga. Kartëmonedhat euro të kësaj vlere pritet të tërhiqen nga tregu në 2018-ten nga frika se lehtësojnë aktivitetet e jashtëligjshme. Banka Qendrore Europiane nuk do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ky është programi qeverisës i Arbër Vllahiut për Prishtinën Posted: 19 Sep 2017 01:12 PM PDT Kandidati i AAK-së për të parin e Prishtinës, Arbër Vllahiu ka shpalosur programin e tij qeverisës që do ta zbatojë nëse ai merr këtë post, njofton Klan Kosova. Vllahiu gjatë një interviste në emisionin “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova ka numëruar disa nga problemet që sipas tij duhet të rregullohen në kryeqytet. “Në Prishtinë ka shumë gjëra që duhet ndryshuar, ka shumë probleme si për shembull ndriçimi dhe një prej problemeve më të mëdha...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Xhavit Haliti e pret edhe këtë nga opozita Posted: 19 Sep 2017 12:57 PM PDT Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti, pret që pozita dhe opozita në këtë mandat të jenë bashkë për interesa nacionale të vendit. Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Haliti ka thënë se do të ishte mirë që kryeministrit Haradinaj t’i lejohet të punojë, pastaj për çfarëdo të mete në qeverisje të debatohet në Kuvendin e Kosovës. Duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për rrëzimin...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 19 Sep 2017 12:26 PM PDT Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se ministri i ri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, nuk do të duhej të ishte ministër i qeverisë së Kosovës pasi që ka qenë ushtarë i një ushtrie okupatore në vend. “Ministri i Bujqqësisë, ka qenë i përfshirë në armatën jugosllave dhe në maltretimin e qytetarëve në Dardani. Vet fakti që ka qenë i veshur në një ushtri okupotare, ai nuk do të duhej të jetë minsitër i vendit. Mirëpo ja që delegimit që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Basketbollisti bjellorus: Ja çka na pret në lojën e kthimit me Sigal Prishtinën Posted: 19 Sep 2017 12:21 PM PDT Edhe basketbollisti Mikita Meshcharakou u shpreh i gëzuar me fitoren e sontme të Tsmoki Minsk ndaj Sigal Prishtinës në Ligën e Kampionëve, edhe pse e pranoi se ai me shokë kishin punë të vështirë. Ndërkohë, ai pret ndeshje aspak të lehtë as në duelin e kthimit, që luhet pasnesër, shkruan zeri.info. “E kontrolluam lojën dhe ishte një fitore e vështirë. Një ndeshje po aq e vështirë na pret edhe në shtëpi. Do të mundohemi ta kalojmë këtë turn”, deklaroi pas ndeshjes...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trajneri i Tsmokit e komenton kështu fitoren ndaj Sigal Prishtinës Posted: 19 Sep 2017 12:17 PM PDT Trajneri i Tsmokit, Aleksander Krutikov e ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 57:50, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info. Epërsia e mysafirëve në çerekun e katërt ka shkuar deri në 13 pikë, por në fund prishtinasit e zbutën atë në -7. Megjithatë, bjellorusët e morën atë që deshën dhe për këtë janë në lumtur. “Ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Prishtina ishte një sekret për ne, pasi nuk e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ymeri: Qeveria Haradinaj do ta ketë jetën e shkurtër Posted: 19 Sep 2017 12:15 PM PDT Kryetari i Lëvizjes “Vtëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se qeveria “Haradinaj”, do ta ketë jetën e shkurtër. Sipas Ymeri, kjo është një qeveri e cila është varur nga pakicat kombëtare në Kosovë, vecanërisht nga lista serbe. “Që nga viti 2014, respektivisht vendimit të Gjykatës Kushtetuse që mbajti PDK-në në mpushtet, demokraica në Kosovë është deformuar. Kjo u dëshmua edhe me këtë qeveri e cila është një qeveri e pakicës së votave. Kjo...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja kë e fajëson Dardan Berisha për humbjen nga bjellorusët! Posted: 19 Sep 2017 12:10 PM PDT Edhe Dardan Berisha ka mbetur i zhgënjyer me lojën që e bënë prishtinasit në aspektin ofanziv ndaj skuadrës bjelloruse, Tsmoki Minsk, nga e cila humbën me rezultat 50:57, në debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info. “Në mbrojtje ishim mirë, por dështoi sulmi. Nuk kishim koncept, ndoshta është ekip i ri ai i yni dhe i pa komponuar ende. Sidoqoftë, ne do të luftojmë dhe do ta japim maksimumin në lojën e kthimit. Do të tentojmë ta kthejmë rezultatin, edhe pse duhet pranuar se nuk do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kështu e komendon trajneri Kandemir humbjen e Sigal Prishtinës Posted: 19 Sep 2017 12:07 PM PDT Sigal Prishtina e ka nisur me humbje eksperiencën në Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info. Bardhekaltrit janë mposhtur në shtëpi nga skuadra bjelloruse, Tsmoki Minsk me rezultat 50:57, në një ndeshje ku të dyja skuadrat u karakterizuan me mbrojtje të fortë. Prishtinasit mund të mburren me mbrojtjen e “çeliktë”, por dështuan në sulm, duke gabuar shpesh në tentimet e tyre, nga të gjitha pozitat. Madje, ata ishin dizastër në çerekun e dytë, ku shënuan vetëm tri pikë, krahas 15 pikëve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
LDK emëron koordinatoren për medie dhe zëdhënësin e shtabit për zgjedhje lokale Posted: 19 Sep 2017 12:07 PM PDT “Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka emëruar koordinatoren për medie të shtabit për zgjedhjet lokale dhe zëdhënësin e këtij shtabi. LDK njofton se koordintore do të jetë deputetja Doruntinë Maloku, ndërsa zëdhënës i shtabit, Lumir Abdixhiku./AktivPress ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mustafa: Prizrenin duhet ta udhëheqë Hatim Baxhaku Posted: 19 Sep 2017 12:05 PM PDT Mustafa tha se kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, e ka përkrahjen e plotë të LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës sot në Prizren ka mbajtur Konventën e punës, ku ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të Prizrenit dhe kandidatët për Kuvendin Komunal. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, e ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të gjithë strukturave të saj. Pasi sipas tij, ai është kandidati më i duhur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Komisioni i ri për demarkacion humbje kohe dhe pa efekt Posted: 19 Sep 2017 11:53 AM PDT Kryetari i Lëvizjes për Bashkim dhe ish-ministri i diasporës, Valon Murati ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj e ka të qartë se marrëveshja aktuale e demarkacionit me Malin e Zi duhet të dërgohet në Kuvend për t’u rrëzuar. Murati në një postim në Facebook ka shkruar se marrëveshja aktuale me Malin e Zi duhet të rrëzohet në Kuvend për t’u krijuar kontesti juridik me shtetin fqinj. “Demarkacioni me Malin e Zi do të mbetet një ndër kryetemat politike dhe shoqërore në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA, kosovarja bën film për luftën (VIDEO) Posted: 19 Sep 2017 11:49 AM PDT Ikjet nëpër male sikur kjo vajzë, i përjetuan shumë shqiptarë të Kosovës. E përvojat si kjo bashkë me dhunën psiqike e fizike, si dhe vrasjet që ndodhën gjatë luftës së fundit, tani do të shfaqën edhe në një film të shkurtër prej 20 minutash. Është vetë kosovarja Rina Hajra , që jeton në Arizona të SHBA-së , autorja që do ta realizoj filmin “Lufta ime e fshehtë” në bashkëpunim me regjisor Amerikan, njofton Klan...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Delegacioni i KOK-ut u prit nga kryeministri Ramush Haradinaj Posted: 19 Sep 2017 11:43 AM PDT Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga z.Besim Hasani, president. Z.Hasani e uroi kryeministrin për marrjen e detyrës së re, duke e njoftuar atë dhe bashkëpuntorët e tij për zhvillimet e fundit në Lëvizjen Olimpike të Kosovës dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen organizatat sportive, sportistët, trajnerët dhe drejtuesit e sportit në përgjithësi! Rezultatet e shumta të sportistëve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 19 Sep 2017 11:38 AM PDT Regjisori norvegjez Paul Refsdal surprizoi publikun shqiptar, ashtu siç ka ndodhur më herët edhe me audiencat botërore, me filmin e tij “Dugma - The Button”, që trajton jetët e një grupi kamikazësh të ndryshëm të Al Qaedas në Siri. Filmi çeli siparin e edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut dhe solli një mënyrë njerëzore të të parit të situatës në Siri. “Kam punuar që në vitin 1984 me grupet rebele. Kam qenë në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tahiri: Organet e drejtësisë në rrugë të drejtë për ndriçimin e vrasjes së Aulon Zekës Posted: 19 Sep 2017 11:22 AM PDT Ministri Tahiri: Organet e drejtësisë në rrugë të drejtë për ndriçimin e vrasjes së Aulon Zekës Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur rreth vrasjes së 16 vjeçarit Aulon Zeka në Prishtinë. Sipas Tahirit, kjo vrasje është një akt shumë i rëndë, por që nuk e paraqet Kosovën vend me rrezikshmëri të lartë. Këto komente Tahiri i bëri në Tribuna Channel, ku shtoi se kryesit e kësaj vepre duhet të vihen para drejtësisë. “Me të marrë lajmin...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Prishtina e nis me humbje eksperiencën në Champions (Foto) Posted: 19 Sep 2017 11:11 AM PDT Sigal Prishtina e ka nisur me humbje aventurën në Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info. Bardhekaltrit janë mposhtur në shtëpi sonte nga skuadra bjelloruse Tsmoki Minsk me rezultat 50:57. Prishtinasit kanë gabuar shpesh dhe ishin të pasaktë, mbi të gjitha në çerekun e dytë dhe atë të tretë, prandaj kjo iu kushtoi edhe me humbje. Ata do ta kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Bjellorusi. /Zëri/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kameramani nuk i ndahet gjoksit të modeles serbe (VIDEO) Posted: 19 Sep 2017 11:08 AM PDT Një kameraman i një televizioni të mediave të huaja, nuk mund t’i ndante dot sytë modeles serbe Soraja Vuçeliq. Megjithatë lëre që nuk i largonte sytë e tij nga ajo por edhe kamerën me të cilën ushtron profesionin e tij, fokusoi pikërisht në gjinjt e modeles serbe, i cili dhe nuk ishte i përmasave të zakonshme, transmeton Klan Kosova. Derisa serbja 30 vjeçare ishte shfaqur në qilimin e kuq me rastin e një ndeje të organizuar nga një kompani e modelimit, kameramani e pati të pamundur t’iu ndahej...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hoti: Zyra e kryeministrit nuk guxon të kthehet në zyre të AAK-së Posted: 19 Sep 2017 11:01 AM PDT Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar sot kryeministrit Haradinaj me kryesin e AAK të Pejës në zyrën e tij. Përmes një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se “Zyra e Kryeministrit nuk është zyre e AAK-së”. Postimi i plotë i Hotit: “Zyra e Kryeministrit nuk eshte zyre e AAK-se. Ajo zyre nuk guxon te kthehet ne sherbim te fushates zgjedhore te AAK-se. Kjo tregon modelin e qeverisjes qe nuk do te lejojme te...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ky është numri i votuesve nga diaspora që do të votojnë në zgjedhjet lokale Posted: 19 Sep 2017 10:57 AM PDT Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. Zgjedhjet lokale zhvillohen në 38 komuna gjithsej, përderisa regjistrues për këto zgjedhje si edhe në zgjedhjet e kaluara janë edhe kosovarët që jetojnë jashtë vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar për “Indeksonline” një numër të madh të personave të cili kanë aplikuar për këtë garë. Derisa periudha e aplikimit për t’u...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pacolli reagon ashpër ndaj zyrtarit të Vetëvendosjes Posted: 19 Sep 2017 10:52 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, e ka dënuar gjuhën e Visar Korenicës, kandidatit për kryetarë të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje. “Marrëdhëniet në mes popullit shqiptar të Republikës së Kosovës dhe atij Izraelit kanë qenë gjithherë të shkëlqyeshme dhe për këtë më së miri e dëshmon historia”, ka thënë Pacolli, përmes një komunikate për media, njofton Klan Kosova. “Gjuha dhe deklaratat me përmbajtje urrejtëse dhe elemente...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
​ Ndëshkimi i një nazisti në Siatëll (Video) Posted: 19 Sep 2017 10:22 AM PDT Një supremacist i bardhë, me svastikën në krah, është rrahur në Siatëll pasi ngacmoi një person me ngjyrë në autobus. Videoja tregon disa persona që ballafaqohen me nazistin dhe njëri prej tyre e godet me grusht në fytyrë, duke e lënë në tokë pa ndjenja. Një person tjetër dëgjohet të thotë “natën e mirë” menjëherë pas grushtit. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haziri thumbon Shpend Ahmetin e Albin Kurtin Posted: 19 Sep 2017 10:12 AM PDT Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar lidhur me rastin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo që u akuzua nga disa banorë të lagjes “Dardania” në kryeqytet se të njëjtit i ka keqtrajtuar gjatë luftës. Ai e ka cilësuar këtë rast të ministrit Rikalo si të ngjashëm me ministrin e dikurshëm për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq që ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa. “Rasti Rikalo i përngjan rastit Jabllanoviq dhe askush nuk merret seriozisht se a ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: