“Zbulohet arsyeja pse “Polici” u largua nga Portokallia” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Zbulohet arsyeja pse “Polici” u largua nga Portokallia
- Burrë e grua kërkojnë mbrojtje prej nuses së djalit: Na dhunon
- Konfirmohet kalimi në “La Liga”, ja cilën skuadër do të drejtojë De Biasi
- Ilda Bejleri nuk ndalet, publikon sërish poza provokuese (Foto)
- Sherri me Jemin Gjanën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, reagon Valbona Mezini
- 660 mijë dollarë të bllokuar në Tiranë, identifikohen personat e arrestuar
- E rëndë në kishën e Laçit, 27-vjeçarja pret damarët
- Trinjakët e vdekur në Durrës ishin autikë, mjekja: Kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim
- Ushqimet në vend, Peleshi deklaron se aksioni do nis nga tregtia e mishit
- Tensionet dhe përgjimet në PD, Shehu: Ndëshkim për skuthat!
Zbulohet arsyeja pse “Polici” u largua nga Portokallia Posted: 22 Sep 2017 07:52 AM PDT Edhe një tjetër aktor i njohur ka vendosur ta lërë shown e njohur të humorit, "Portokalli". Florjan Binaj ka vendosur të lërë spektaklin e humorit pas 13 vitesh në ekran. Bëhet me dije se shkaku ka qenë një mosmarrveshje e mundshme në lidhje me rinovimin e kontratës për sezonin e ri televiziv. Duket se kushtet e reja të Florit nuk janë përputhur me ato të produksionit dhe këtë e ka vërtetuar mungesa e tij në ambientet e punës. Florjan Binaj ose siç njihet ndryshe nga të gjithë në si 'Polici i Portokallisë', ka qenë një nga aktorët, rolet dhe batutat e së cilit u mbajtën mend ndër vite. I famshëm për personazhin e Kol Frakushës, apo imitimit perfekt të kryeministrit,e deri tek personazhi tipik i 'Atentateve', Flori i është bashkuar kastit të tjerë të aktorëve të parë që lanë Portokallinë. Me ikjen e tij, Portokallia duket se ka humbur stafin e saj të parë, duke kujtuar kështu grupin e famshëm të The SHBLSh-ave me (Ermal Mamaqin, Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda), Elvis Pupën, Ervin Bejlerin, Erand Sojlin, Romir Zallën, Bes Kallakun apo dhe vetë moderatorin dhe drejtorin artistik të shumë viteve Agron Llakajn. Përveç regjisorit Altin Basha i cili ka qenë (dhe vazhdon të jetë) që prej fillimit regjisori i spektaklit humoristik, pothuajse të gjithë 'pionerët' e tjerë të Portokallisë, janë larguar duke vazhduar secili në karrierat respektive./Anabel The post Zbulohet arsyeja pse “Polici” u largua nga Portokallia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Burrë e grua kërkojnë mbrojtje prej nuses së djalit: Na dhunon Posted: 22 Sep 2017 07:44 AM PDT Burrë e grua, të dy janë pajisur me urdhër mbrojtje nga Policia e Tiranës pasi kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë së nusja e djalit të tyre i dhunon. "Më datë 21.096.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin SH.V, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, nusja e djali, shtetasja R.V, vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare". Më datë 21.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen R.V vjeç 27, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjerrës, F.V, vjeç 58, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare". Neni 130/a i Kodit Penal", thuhet në njoftimet e Policisë. The post Burrë e grua kërkojnë mbrojtje prej nuses së djalit: Na dhunon appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Konfirmohet kalimi në “La Liga”, ja cilën skuadër do të drejtojë De Biasi Posted: 22 Sep 2017 07:38 AM PDT Xhani De Biazi kundër Zinedin Zidan. Kjo do të jetë sfida që tifozët shqiptarë mund të shohin që nesër në La Liga, pasi ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare i ka thënë "po" Deportivo Alavesh dhe do të marrë drejtimin e klubit spanjoll. Ka qenë vetë trajneri që ka konfirmuar gjithçka për "Panorama Sport" gjatë ditës së sotme. "Po, është e vërtetë. Sapo u thashë 'po' drejtuesve të Deportivo Alavesh dhe do të marr drejtimin e skuadrës", ishin fjalët e De Biazit për gazetën, duke zyrtarizuar kthimin e tij në pankinë e për më tepër në Spanjë, ku ka drejtuar më parë Levanten. Tekniku i përfaqësueses ishte prej qershorit në kërkim të një skuadre të re dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjiozë në botë. Sigurisht, ai nuk ka një detyrë të lehtë te Deportivo Alavesh, i cili ka regjistruar 5 humbej në po aq ndeshje në kampionat, pa shënuar asnjë gol. Prova e radhës do të jetë ajo e të shtunës në drekë, ndaj Real Madrid, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do të ndjekë nga tribuna këtë takim. The post Konfirmohet kalimi në “La Liga”, ja cilën skuadër do të drejtojë De Biasi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ilda Bejleri nuk ndalet, publikon sërish poza provokuese (Foto) Posted: 22 Sep 2017 07:29 AM PDT Ilda Bejleri pozon provokuese! Moderatorja bukuroshe, është njëra ndër femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar. Ajo shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shfaqjeve të saj provokuese. Ndonëse temperaturat kanë rënë, ajo sërish pozon e zhveshur me një tjetër set fotosh tepër sensuale, disa prej të cilave i ka postuar vetë në Instagram. Fotot janë realizuar nga fotografi i njohur Armand Sallabanda. The post Ilda Bejleri nuk ndalet, publikon sërish poza provokuese (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Sherri me Jemin Gjanën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, reagon Valbona Mezini Posted: 22 Sep 2017 07:18 AM PDT Një ditë më parë, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe Sekretarja për organizatat partnere në PD Valbona Mezini, është përfshirë në një sherr me Jemin Gjanën, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Sot, ajo ka reaguar. Ajo tha se mbledhja e mbrëmjes së të enjtes ishte një nga mbledhjet më të mira të Kryesisë, ndërsa shton se PD duhet të ringrihet përmes së vërtetës. Ajo e sheh heshtjen si shkak të humbjes dhe kërkon nga brezi i ri të thotë të vërtetën. Ndonëse nuk ndalet tek incidenti me Gjanën, Mezini shkruan se mungesa e njohjes së të vërtetës dhe aq më keq fshehja qëllimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturën, për të mos thënë se sjell modën e retrospektivave ku strukturat politike ishin pronë e familjeve mafioze. The post Sherri me Jemin Gjanën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, reagon Valbona Mezini appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
660 mijë dollarë të bllokuar në Tiranë, identifikohen personat e arrestuar Posted: 22 Sep 2017 07:13 AM PDT Një ditë më parë, 660 mijë dollarë janë sekuestruar nga policia e kryeqytetit, të dyshuar se janë krijuar nga aktivitetet krimanale, i përkasin Ylli Didanit dhe Donald Shenës, të dy me nënshtetësi amerikane. Burime nga organi i akuzës, bënë me dije për ABC Neës, se Shenës iu sekuestruan me vendim gjykate 200 mijë dollarë. Ai është biznesmen dhe kompania ku ai zotëron 34 % negocioi dy vite më parë për të ndërtuar Aroportin Ndërkombëtar të Sarandës, shkruajnë mediat përtej Atlantikut.
Organet e policisë dyshojnë se Shena nëpërmjet kësaj kompanie, që sipas tyre ishte fantazëm, do të kryente pastrim të parave, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga aktivetete kriminale. Ndërkohë 460 mijë dollarët e tjerë të sekuestruiar nga Policia e Tiranës, i përkisnin Ylli Didanit. Edhe ndaj tij dyshimet janë të njëjta, pohojnë burime nga organi i akuzës. Didani, gjithashtu me shtetësi amerikane, më herët ka qenë i arrestuar në Tiranë për kundërshtim të efektivëve blu, sipas një njoftmi zyrtar të policisë së datës 14 prill 2015. Ndër tre personat, për të cilët policia e kryeqytetit njoftoi një ditë më parë sekuestrimin e pasurisë, është edhe Ardian Corri. 40-vjecari ka si pasuri një apartament 100 m2 dhe një dyqan me 80 m2. Mesohet se Corri ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2008 me 11 vite burg, pasi kishte rol kryesor në dërgimin e emigrantëve me gomone ose në rrugë tokësore jashtë territorit shqiptar. Plani i Masave "Vjeshtë 2017" nga Policia e Shtetit vijon dhe në total janë sekuestruar pasuri rreth 10 milionë euro, që dyshohen se janë krijuar nga aktivitete të dyshimta kriminale. /abc neës/ The post 660 mijë dollarë të bllokuar në Tiranë, identifikohen personat e arrestuar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
E rëndë në kishën e Laçit, 27-vjeçarja pret damarët Posted: 22 Sep 2017 06:57 AM PDT Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kishën e Laçit, ku një e re ka tentuar që t'i japë fund jetës duke prerë damarët. Blutë bëjnë me dije se 27-vjeçarja me inicialet A.G, banuese në Vithkuq, Korçë, në kushte depresioni, tentoi të vrasë veten. Mësohet se vajza ka përfituar nga fakti ku në shkallët e rrugës së kishës nuk kishte njerëz, duke prerë damarët gjatë pasdites së djeshme. Kanë qenë pikërisht besimtarë që vizitonin Kishën e Laçit ata që kanë parë të renë të mbuluar me gjak, ndërsa më pas lajmëruan policinë. Ka dyshime se e reja vuante nga depresioni, ndonëse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. The post E rëndë në kishën e Laçit, 27-vjeçarja pret damarët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Trinjakët e vdekur në Durrës ishin autikë, mjekja: Kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim Posted: 22 Sep 2017 06:36 AM PDT Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku trinjakët 4-vjecarë humbën jetën. Jashtë kamerave dhe në ruajtje të sekretit mbi specifikat e trajnimit për vogëlushët, mjekja na njeh me problematikën e tyre, por mbi të gjitha në vështirësitë dhe sakrificat e nënës për të kapërcyer këtë problem shëndetësor të fëmijëve të saj të mitur. Ndërkohë, psikologët që prisnin edhe këtë të hënë të fundit të takonin vogëlushët, e cilësojnë një nënë të përgjegjshme dhe gjithmonë në gatishmëri për t'iu përgjigjur nevojave që kishin fëmijët e saj. Historia familjare mbart në qendër emigracionin në Itali të bashkëshortit, duke e bërë Migenën një nënë dhe baba për vogëlushët. The post Trinjakët e vdekur në Durrës ishin autikë, mjekja: Kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ushqimet në vend, Peleshi deklaron se aksioni do nis nga tregtia e mishit Posted: 22 Sep 2017 06:30 AM PDT Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka shfrytëzuar vizitën në një stabiliment mishi në qytetin e Lushnjes për të paralajmëruar aksionin e parë në kuadër të përmirësimit të standardeve të sigurisë ushqimore në vend. Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij, duke filluar me kontrollin e thertoreve të licensuara ose jo, të cilat jo në të gjitha rastet i plotësojnë standardet. Më pas do të ndërhyhet me rregullimin e tregjeve të kafshëve të gjalla, transportin e tyre duke përfunduar me pikat e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij. The post Ushqimet në vend, Peleshi deklaron se aksioni do nis nga tregtia e mishit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Tensionet dhe përgjimet në PD, Shehu: Ndëshkim për skuthat! Posted: 22 Sep 2017 06:13 AM PDT Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka quajtur një turp të vërtetë përgjimin e debatit brenda kryesisë së PD-së në seli. Audio të mbledhjes së djeshme e PD, e cila u shoqërua me debate dhe tensione, u publikuan sot në media. "Cilindo qe i ka realizuar ato, ka bere nje turp te vertete. Jo se ato cfare u thane ne mbledhje kane ndonje problem, absolutisht jo, por se keshtu cfaqet nje mentalitet e tentative e shemtuar "cimkash"!," tha Shehu për përgjimet. Statusi i Tritan Shehut
The post Tensionet dhe përgjimet në PD, Shehu: Ndëshkim për skuthat! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: