Skip to main content

Tirana Observer: “Komunizëm dhe Punk Rock në Jugosllavi” plus 9 more

Tirana Observer: “Komunizëm dhe Punk Rock në Jugosllavi” plus 9 more


Komunizëm dhe Punk Rock në Jugosllavi

Posted: 20 Sep 2017 09:47 AM PDT

Miljenko Jergovic

Gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 1984, në Sarajevë, Jugosllavi, "Elvis J. Kurtovic&Meteorët e tij" po performonin në një sallë bodrumesh përpara 300 fansave të nxehtë të punk rock një cover të "Maggie’s Farm" të Bob Dylan. Por ata nuk po luanin variantin e Dylan, ishte një i veti, një përpunim i zgjatur qëllimisht, gjoja për kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher. Por në fakt, "Elvis J. Kurtovic&Meteorët e tij" po këndonin për – në një mënyrë ekstremisht brutale që do të kishte qenë e papranueshme për autoritetet komuniste – kryeministren jugosllave, Milka Planinc.

Ishte një tregëtim brilant identitetesh që tallte regjimin jugosllav dhe ideologjinë e tij, duke luajtur me formën dhe përmbajtjen e një kënge punk tri minutëshe. Mund të përfshihej në çdo antologji globale të protestës punk, ndonëse editorët do të duhet të kenë dëgjuar për këtë grup të çuditshëm nga Sarajeva, i cili drejtohej nga Mirko Srdic, një student 22 vjeçar i inxhinierisë dhe një nga autorët më të zgjuar dhe më të kthjellët të skenës së rokut jugosllav.

Në versionin e tyre të këngës, "Elvis J. Kurtovic&Meteorët e tij" akuzonin Planinc – gjithnjë duke e thirrur Margaret Thatcher – për marrëzinë dhe korrupsionin në Kosovë, atëherë një provincë rebele jugosllave. Nëse një gazetare do të ishte përpjekur të publikonte diçka të ngjashme, ajo do të përfundonte në burg dhe përjashtohej përgjithnjë nga gazetat jugosllave. Nëse një qytetar i zakonshëm do të fliste kështu në kafe apo në tramvaj, ai të paktën do të hetohej nga policia për "përhapje të lajmeve të rreme dhe alarmim publik". Por kjo ishte një këngë që i referohej Margaret Thatcher. Policia dhe Partia Komuniste pretendonin se ishte me të vërtetë për Thatcher dhe asgjë nuk ndodhi.

Punk Rock u shfaq shpejt në Jugosllavi. Bandat jugosllave punk ekzistonin që në vitin 1977, vitin kur "The Clash" publikoi albumin e parë në Britani. Koncerti i parë i madh punk, të paktën aq sa mbaj mend unë, u zhvillua në Pula, një qytet në bregun kroat, më 22 mars 1978. Shumë shpejt nisën të dalin disqet e para nga banda të tilla si "Pankrti" nga Lubjana, emri të ciliës në sllovenisht do të thotë "i paligjshëm" apo "fëmija bastard". Këto regjistrime u publikuan përmes kompanive shtetërore, që ishin nën një lloj censure informale por prezente të partisë.

Nga perspektiva e regjimit, këto grupe preznatonin tekste shumë problematike. Ata sulmonin policinë, autoritetet dhe parimet e ideologjisë komuniste. Por sërish, ata këndonin dhe publikoheshin, në dukje pa asnjë ndërhyrje. Arsyeja ishte e thjeshtë:

është më pak e rrezikshme për diçka që të ekzistojë në vitrinat e dyqaneve të disqeve dhe në skenat e "shtëpive të kulturës" që sponsorizoheshin nga partia, sesa të jetonte underground, duke komplotuar kundër sistemit

Kjo ishte strategjia e liderëve të kohës, një grup njerëzish që do të liberalizoheshin edhe më tejpas vdekjes së presidenit jetëgjatë të Jugosllavisë, marshallit Josip Broz Tito, në pranverën e vitit 1980.

Njësoj si britanikët dhe amerikanët, punk rock jugosllav do të zhytej në skandale sociale dhe në angazhimin politik radikal. Ishte një kohë kur njerëzit ishin në gjendje të kishin një jetë të mirë dhe kur rinia mund të gjente punë të rregullt të paguar përmes shërbimeve të rinisë(një shpikje e partisë që lejonte studentët dhe gjimnazistët që të punonin kundrejt pagesës në kohën e lirë) dhe me fitimet e veta ata mund të shkonin në qytetin kufitar italian, Trieste, apo në Vjenë, madje deri në Londër që të shikonin prirjet e reja nënkulturore dhe të blinin disqe. Për shkak të kësaj, muzika klasike punk si "The Clash", "Sex Pistols", "Buzzcocks" dhe "The Damned" depërtuan në Jugosllavi bashkë me "Patti Smith", "The Stooges" dhe "New York Dolls".

Megjithatë jo çdo gjë ishte e njëjtë për ne në Jugosllavi siç ishte në Neë York apo në Londër. Punk jugosllav bazohej mbi rebelimin, me arratisjen virtuale të rinisë që karakterizonte disa pjesë të skenës së punk, të cilat mungonin tërësisht në Perëndim.  Punk rock në Jugosllavi u shfaq dhe u zhvillua si një mënyrë për të blasfemuar qeverinë dhe gjithçka tjetër – apo thuajse gjithçka – ku prindërit tanë besonin. Krijimi konsistonte në shkrimin e këngëve që mund të ishin më shumë anti-establishment sesa ato që ishin shkruar më parë, por që nuk do të censuroheshin. Kishte vetëm një temë të paprekshme: Tito. Çdo gjë tjetër lejohej. Dikush mund të këndonte pak a shumë hapur kundër gjithçkaje. Madje edhe kundër Komunizmit.

Disa prej këtyre këngëve tingëllonin si komenti politik I ditës. Gjatë grevës së madhe të kantierit detar të Gdanskut në Poloni, kur lëvizja e punëtorëve Solidarnos, e drejtuar nga elektriçisti Lech Ëalesa, sapo kishte nisur të krijohej dhe po fitonte mbështetje, banda "Azra" nga Zagrebi, përformoi në të gjithë Jugosllavinë këngën e quajtur "Polonia në zemrën time". Kënga përshkruante ngjarjet e kohës, kundërshtonte ashpër Bashkimin Sovjetik dhe përmendte madje edhe Papa Gjon Palin II. Ambasada sovjetike në Beograd nisi një notë zyrtare ankese kundër këngës, por ajo nuk u ndalua. Regjistrimi i "Polonia në zemrën time" ishte publikuar nga "Jugoton", atëherë emri diskografik më me ndikim në vend.

Ideologjjia e punkut jugosllav precipitoi drejt anti-Komunizmit, i ndërgjegjshëm apo i pandërgjegjshëm. Dhe këtu sërish një paradoks intrigues: pse autoritetet Komuniste lejuan një nënkulturë rinore anti-Komuniste që të lulëzonte? Po, ishte një valvol e dobishme për rebelimin e rinisë. Por përgjigja tjetër e kësaj pyetjeje u bë e qartë një dekadë më vonë.

Në vitet '90-'91 Jugosllavia pësoi kolaps dhe Komunizmi u zëvendësua nga etno-nacionalizmi. Në këtë kohë ndodhi që bota e vjetër do ta shkatërronte veten nga brenda dhe Komunistët e djeshëm, drejtuesit e shërbimeve sekrete dhe komiteteteve qendrorë, do të merrnin pushtetin në republikat jugosllave me një shpejtësi të madhe, duke u transformuar në nacionalistë dhe politikanë të krahut të djathtë. Njerëzit që në fillim të viteve '80 mblidheshin në konferencat e Partisë për të diskutuar ekseset anti-Komuniste dhe në vitet '90 do të merrnin kontrollin e shteteve të reja të sapokrijuara, nuk donin të dinin shumë për anti-Komunizmin; atyre u interesonte pushteti.

Punk dhe Vala e Re e muzikës në Jugosllavinë e fillim viteve '80 ishte një dukuri unike në botën Komuniste. Në vendet e tjera të Europës Lindore – me përjashtim të pjesshëm të Polonisë – punk rock u shfaq me të vërtetë vetëm kur Komunizmi praktikisht kishte pushuar së ekzistuari. Rokerët punk rusë, sidomos femrat e "Pussy Riot", u revoltuan kundër konservatorit Vladimir Putin në një kohë kur Komunizmi ishte venitur me të shkuarën e vendit. Punk rock mbërriti në Rusi – siç kishte ndodhur pak më herët në Hungari, Poloni dhe Çekosllovaki – si një jehonë e vonuar e diçkaje që ka ndodhur prej kohësh në Perëndim dhe zakonisht ishte thuajse një imitim i modeleve britanike dhe amerikane.

Për shumë vite, kjo ishte mënyra si kultura popullore dhe ajo e rinisë u zhvillua në Jugosllavi po ashtu. Por me liberalizimin e regjimit politik, me pasurimin material të shoqërisë dhe me rritjen dhe fuqizimin e klasës së mesme, gjërat nisët të ndryshojnë radikalisht nga fundi i viteve '70. Në vitin 1968, vetëm një vit pasi u prodhua në New York, "Flokët", musical i prodhuar nga Broadëay, u dha në Beograd, një ngjarje që u kthye në pikë referimi për kulturën popullore jugosllave. Nga shfaqja e "Flokët" në Beograd te punk rock jugosllav dhe më pas deri në rënien e Jugosllavisë, gjërat ecën përgjithësihgt në sinkronizim me Perëndimin.

Në ndryshim me Bashkimin Sovjetik dhe Partitë Komuniste të Europës Lindore, liderët e të cilave e shihnin kontrollin e kulturës, sidomos asaj popullore dhe të rinisë, si mënyrë për të shpëtuar pushtetin e tyre, Komunistët Jugosllavë ofronin kulturën ndaj qytetarëve të tyre, sidomos të rinjve, si një valvul për të lehtësuar traumën sociale, ndërkohë që do të prezantonte iluzionin e lirisë. E thënë thjesht, në ndryshim nga Leonid Brezhnjevin të Bashkimit Sovjetik, Tito, nuk mendonte se të rinjtë me bateri dhe kitarë do të rrëzonin shtetin. Dhe në fund ai kishte të drejtë.

Burimi: https://www.nytimes.com/2017/09/18/opinion/punk-rock-communist-yugoslavi…

Titulli origjinal: Çfarë do të thoshte Punk Rock për Jugosllavinë komuniste?*

Përkthimi: ResPublica

Vdekja e vogëlushes shqiptare nga pitbullët/ Policët: Gjyshi po e mbronte me trup

Posted: 20 Sep 2017 08:46 AM PDT

Detaje të reja zbulohen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në komunën e Flero, në Brescia të Italisë pak ditë më parë, ku dy qen pitbullë masakruan për vdekje një fëmijë 1 vjeç me origjinë shqiptare.

Gjatë një prononcimi për "Canale 5" dy policët Domenico Castello e Graziano Vincenzo kanë treguar ngjarjen e tmerrshme duke thënë se iu është dashur të vrasin me armë zjarri kafshët për të ndërhyrë.

"Qentë ishin egërsuar dhe rrotulloheshin vërdallë gjyshit që e mbronte vogëlushen me trupin e tij. Shiheshin këmbët e gjakosura të vajzës. Vendosëm të vrisnim me 3 plumba kafshët, situata ishte dramatike. Nuk po hapnim dot portën", kanë thënë policët.

Gjyshi i saj një 63-vjeçar, pronar i kafshëve është përpjekur ta shpëtojë mbesën duke e mbrojtur me trup, por nuk ka mundur dot, pasi vogëlushja Victoria Zikaj 13 muajshe, vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj, ka humbur jetën si pasojë e kafshimeve.

“Buldozeri” emërohet ambasador i SHBA në Athinë: “Greqia, shtyllë e strategjisë amerikane në Ballkan”

Posted: 20 Sep 2017 08:19 AM PDT

Greqia është shtylla e strategjisë amerikane në rajonin e Ballkanit. Këtë pohon në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini", ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt.

Sipas tij caktimi si ambasador në Greqi i zv.ndihmës sekretarit të Departamentit të Shtetit për Europën, Hoyt Brian Yee tregon se SHBA po synon të investojë në këtë vend që e shikon me përparësi në Ballkan. Pyatt është treguar shumë optimist kur vjen puna për investimet amerikane: ai ka folur për Selanikun, për gazsjellësin TAP dhe seksionin greko-bullgar(IGB).

Geoffrey Pyatt

Pyatt po ashtu ka shprehur gatishmërinë e biznesit amerikan për të investuar në portin e Alexandroupoli që është terminal në këtë kontekst. Bëhet fjalë për shprehjen e interesit nga Exxon Mobile dhe nga Energean; ky i fundit ka marrë së fundmi miratimin për të nisur kërkimet në detin Jon dhe aktualisht operon në Greqinë e Veriut.

I pyetur mbi rolin e Turqisë në Mesdheun Lindor, ambasadori amerikan ka përcjellë si pikë të parë, kundërshtimin amerikan për një gazsjellës të dytë për Turkish Stream.

"Ne e shohim atë si një tjetër rrugë, njësoj si Rryma Veriore për Europën, për të zgjeruar varësinë nga gazi rus në një mënyrë që është keq për sigurinë europiane dhe për rritjen ekonomike të Europës. Turqia me përkufizim është pjesë e Korridorit të Jugut. E vetmja rrugë që gazi të vijë nga Azerbajxhani në Greqi për TAP është duke kaluar në territorin turk, kështu që këtu ka një rol natyral…Kjo është arsyeja që ne kemi qenë mbështetës kaq të mëdhenj të TAP, sepse krijon dinamika për Greqinë, Italinë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor",shprehet ambasadori amerikan në Greqi.

Ai ka shprehur vlerësime për qëndrimin grek në raport me Turqinë, duke konsideruar se Turqia, duhet, ashtu siç propozon Greqia, të qëndrojë në institucionet perëndimore dhe me Perëndimin.

Letra/ Një vit pa rroga, naftëtarët kërkojnë hetim për ARMO-n

Posted: 20 Sep 2017 08:10 AM PDT

Punonjësit e kompanisë ARMO i kanë drejtuar një letër ambasadave të SHBA-së dhe BE-së në Shqipëri, kryeministrit, Presidentit dhe ministrave që kanë lidhje me ARMO-n, për t'i kërkuar një hetim të kësaj kompanie.

Sipas tyre, përpos mosdhënies së rrogave për një vit, situata ka dalë jashtë kontrollit.

Punonjësit shkruajnë në letër se ata po kërcënohen nga kompania.

 "Heshtja e naftëtarëve e ka një durim dhe durimi ynë po merr fund", theksojnë në letrën e tyre punonjësit.

LETRA:

Letër e hapur nga naftëtarët e kompanisë ARMO drejtuar:

1-Ambasades se USA akredituar ne Shqiperi

2-Ambasades se BE akredituar ne Shqiperi

3-Presidentit te Republikes se Shqiperise

4-Kryeministrit te Republikes se Shqiperise

5-Ministrit te Industrise dhe Energjise

6-Ministrit te Financave

7-Ministrit te Punes

8- Drejtorise se Tatim Paguesve te Medhenje

9- Prokurorise se Pergjithshme

10-Prokurorise se Krimeve te Renda

11-Avokatit te Popullit

12-Organizatave e te Drejtave te Njeriut

13-Mediave dhe opinionit publik.

Te nderuar zoterinje dhe zonja, gazetare dhe qytetar qe u drejtohet kjo leter. Ne jemi naftetaret te kompanise ARMO dhe qe prej privatizimit te saj ku dhe shteti vet eshte aksioner me 15 % , po vuajme per buken e gojes. Ne na jane mbajtur padrejtesishte pagat e periudhes korrik 2015 – korrik 2016 edhe pse kemi ardhur ne pune, sigurimet dhe liste pagesat tona jane te deklaruara prane Drejtorise se Tatim Paguesve te Medhenje.

Ne qershor te vitit 2016 ne ARMO afrohet dhe fillon punen kompania TPD dhe me pas kjo firme ia kalon te drejtat e saj firmes tjeter te saj IRTC.

Ne muajin tetor 2016 uzinen ne Ballsh e viziton kryeministri Rama ,zv/kryeministri Peleshi, ministri i industrise Gjiknuri dhe ministri i financave Ahmetaj. Ne kete takim u be prezantimi i firmes nga vete kryeministri Rama dhe ku u deklarua qe do na shlyeheshin 12 pagat e prapambetura ne baze te ligjit 138 pika 2.

Naftetaret punojne ne kushte te veshtira pune, pa uje te pijshem, pa siguri teknike, pa mjek, pa siguruar.

Ne 10 nentor 2016 nje repart ne uzine shpertheu duke lene te vdekur nje punetore dhe duke u plagosur disa te tjere.

Sot qe ka kaluar 1 vit nga fillimi i punes dhe nga takimi i kryeministrit Rama me naftetaret ne uzinen e Ballshit, pagat e prapambetura nuk jane marre dhe nuk po paguhemi as per pagen e muajit. Por kercenohemi nga keta te firmes.

Ndaj, kerkojme nderhyrjen e menjehershme te te gjithe institucioneve nderkombetare dhe kombetare per normalizimin e situates, sepse uzina punon me kapacitet te plote.

E kerkojme kete nderhyrje sepse jeta jone po vihet rrezik ne uzine.

Te hetohet kompania ARMO dhe te gjithe qe perdoren dhe po perdorin kete kompani.

Naftetaret do marrin masat e tyre me bllokim pune ne rast se nuk zgjidhet kjo situate e ngarkuar ekonomike dhe psikologjike.

HESHTJE E NAFTETAREVE E KA NJE DURIM DHE DURIMI YNE PO MERR FUND.

Shpresojme ne nderhyrjen tuaj sa me te shpejte.”

Joleza Koka martohet fshehtazi në Las Vegas me partnerin e saj historik

Posted: 20 Sep 2017 07:47 AM PDT

Joleza Koka, e njohur për disa deklarata të veçanta, duket sikur është martuar në fshehtësi të plotë gjatë kësaj vere. Newsbomb.al shkruan që ish-kryetarja e FRESSH është martuar me partnerin e saj të hershëm, aktivistin Laert Kola.

Historia e dashurisë së dy të rinjve, njihej në shoqërinë e tyre, por dhe më gjerë, megjithatë tashmë, sipas lajmeve të fundit ata kanë zyrtarizuar gjithçka duke u bërë burrë e grua.

Pjesa më e pazakontë në këtë histori është vendi i martesës, Las Vegas-i i njohur për legjislacionin liberal dhe shprehjen "Çfarë ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas".

Tërbimi i “Maria-s” përplaset në Puerto Rico, Trump shpall gjendjen e emergjencës

Posted: 20 Sep 2017 07:25 AM PDT

"Maria", uragani i dytë i fuqisë maksimale që krijohet këtë sezon në Atlantik, preku tokën në Puerto Rico pas përplasjes më parë mbi ishujt Virgin.

Stuhia e kategorisë së pestë u lëshua me të gjithë furinë e saj në St. Croix, një ditë pasi la pas një vazhdë shkatërrimesh në Dominica, e tani ka goditur territorin amerikan me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 250 km në orë.

Uragani i dhunshëm po lëviz pothuajse në të njëjtën trajektore me "Irmën", edhe ajo e kategorisë së pestë dhe me një formë shkatërrimtare.

Guvernatori i Puerto Ricos u drejtoi më herët banorëve një thirrje të qartë: gjeni streha të sigurta, përndryshe rrezikoni jetën!

Zyrtarët druhen se, mbetjet e lëna më herët nga "Irma" mund të kthehen tani në një element tejet të rrezikshëm nga erërat e forta të "Marias". Gjithashtu ka shqetësime se reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu, ndërsa në zonat e ulëta, stuhia parashikohet të ngrejë dallgë deri në 3 metra të larta.

Puerto Rico ka qenë një parajsë e mbrojtur për njerëzit, që u janë larguar këto javët e fundit ishujve të tjerë të shkatërruar të Karaibeve. Por tani, edhe ai vet është në rrugën e një tjetër stuhie shkatërrimtare.

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Puerto Ricon dhe ishujt Virgin, si dhe ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë Federale të Emergjencave për të koordinuar të gjitha përpjekjet e shpëtimit. Një tjetër stuhi, stuhia tropikale "Lee" po pason nga lindja uraganin "Maria", por nuk parashikohet nga meteorologët që t'iu afrohet Karaibeve.

Vrau gruan gjyqtare, tani kërkon lirinë: Nuk mbaj mend asgjë, Fildesin vazhdoj ta dua!

Posted: 20 Sep 2017 07:17 AM PDT

Fadil Kasemi i arrestuar prej 19 ditësh për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Fildes Hafizi i kërkoi Gjykatës së Apelit që të lirohet.

Kërkesa e tij vjen në një kohë kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka përfunduar ende inspektimin në Gjykatën e Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas  përpjekjes së tij në 2015 për të vrarë Fildesin.

Kërkesa e tij u shqyrtua nga gjyqtarja apelit, Nertina Kosova që rrëzoi qëndrimin e mbrojtjes, që nga ana tyre nuk janë dakord që Fadil Kasemi të qëndrojë nën masën arrest me burg.

Duke qenë se avokatët pretendojnë arrestin me afat 60 ditë ndaj klientit të tyre, ose një masë më e butë derisa të dalë ekspertiza mendore, Fadil Kasemi theu heshtjen.

"Unë nuk mbaj mend asgjë. Ju kërkoj avokatëve dhe kujtdo tjetër të mos merren me familjen time dhe as me nderin e gruas time, të cilën vazhdoj ta dua", tha ai, sipas Top Channel.

Por, pendesa nuk i vlen më asgjë Fadil Kasemit, i cili ndërkohë nga ana tjetër e ka pranuar krimin vetëm me një deklaratë në polici, kur u kërkoi falje fëmijëve të tij.

Gjatë këtyre ditëve i akuzuari ka heshtur megjithë përpjekjet e Prokurorisë për të shkëputur një rrëfim prej tij.

Ai e vrau Fildes Hafizin pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin pas tentativës për ta vrarë atë në 2015.

39-vjeçarja, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës dhe nënë e dy fëmijëve i kishte dhënë fund martesës dy vjet më parë dhe siç tregojnë dokumentat, ajo kërkoi edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë prej, kërkesë prej së cilës u tërhoq brenda 15 ditëve.

Jeni gati për të jetuar një vit në Amerikë?

Posted: 20 Sep 2017 07:07 AM PDT

Entela Resuli – DITA

Jeni gati për të jetuar një vit në Amerikë? Për të mësuar për kulturën amerikane? Për të treguar për kulturën e vendit tuaj? Ka një mundësi për gjimnazistët dhe këtë e ofron Ambasada Amerikanë në Tiranë nëpërmjet programit YES (Youth Exchange and Study).

Programi YES, i financuar nga Departamenti i Shtetit dhe i koordinuar në Shqipëri nga Këshillat Amerikanë i jep mundësi adoleshentëve për të jetuar dhe studiuar një vit atje. Ky program jep bursa për nxënës të shkollave të mesme të moshës 15-17 vjeç, të cilët kalojnë një vit akademik në Amerikë.

Drejtoresha e Këshillave Amerikanë, Linda Mëniku na shpjegon se këto ditë puna është në fazë informimi në shkolla, ku një ndihmë të madhe e ka dhënë edhe Ministria e Arsimit nëpërmjet njoftimeve që ka bërë në shkollat e të gjithë vendit.

Të gjithë nxënësit duhet të regjistrohen personalisht ditën e testimit. Testi i parë do të bëhet në të njëjtën ditë dhe orë që do të përcaktohet në momentin e regjistrimit. Për të gjithë ata që kualifikohen, testimi i dytë do të bëhet të nesërmen. Një listë me pjesëmarrësit e raundit të dytë do të bëhet publike në mbrëmjen e ditës së parë të testimit.

Testimi do të zhvillohet në dy qytet, në Fier (3 nëntor, Shkolla e mesme "Flatrat e Dijes" Lagjja 1 Maj) dhe Tiranë (4 nëntor, Universiteti "Marin Barleti", Kampusi 2, Rruga "Frang Bardhi", Selitë, Tiranë).

Në këtë intervistë, Linda Mëniku jep më shumë detaje për këtë program dhe për mënyrën se si nxënësit të aplikojnë në të.

Linda Mëniku

-Linda, nuk është hera e parë që flitet për këtë program, sa kohë u bë që nxënës nga Shqipëria shkojnë në SHBA?

Programi YES ka filluar në Shqipëri që nga viti 2009. Është një program i cili sjell nxënës të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sigurisht që, në moshë sa më të re njerëzit të njihen me kulturën e një vendi tjetër, aq më shumë krijohet një marrëdhënie shpirtërore dhe një lidhje e fortë me këtë vend. Njohja më e thellë bën që kur këta studentë të kthehen në vendin e tyre, të përçojnë më të mirën që kanë marrë nga vendi pritës.

-A ka interes, pasi duket sikur prindërit, por edhe vetë të rinjtë i besojnë, Amerikës dhe e kërkojnë atë…

Po dhe më vjen shumë mirë që programi YES në Shqipëri ka reputacionin e një programi transparent, një program që bazohet të meritokracia. Është një synim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë në të gjitha vendet që ata punojnë që, programet e tyre të krijojnë besimin tek njerëzit. Në një shoqëri si ajo e Shqipërisë ku besimi ka humbur për shumë gjëra për fat të keq, ne synojmë të ruajmë standardet amerikane, duke i dhënë mundësi shqiptarëve, nga veriu në jug, që të informohen në radhë të parë. Pasi sa më të informuar të jenë njerëzit, aq më shumë mundësi kanë ata për t'u zhvilluar. Synimi është që çdo nxënës të jetë i informuar, nëse ata marrin pjesë apo jo në program, është në zgjedhjen e tyre.

-Ka disa kritere që duhet të plotësohen, apo jo?

Janë dy kritere bazë të cilat janë të bashkërenditura me njëra-tjetrën: nxënësit duhet të jenë të lindur nga 1 janar 2001-15 korrik 2003, por në të njëjtën kohë të jenë edhe nxënës në gjimnaz në klasën e 10 ose 11.

-Po mesatarja, ndikon?

Duhet të jenë nxënës të mirë. Nuk mund të themi që duhet të jenë nxënës absolutisht të 10-ës. Duhet t'i sqarojmë që në fazën e parë të konkurrimit mund të marrin pjesë të gjithë, pasi në këtë fazë ne nuk merremi as me listën e notave dhe as me ndonjë informacion tjetër. Ajo që bëhet në fazën e parë është vetëm një testim i thjeshtë i gjuhës angleze. Testimi është me alternativa. Janë 16 pyetje gramatikore. Testimi i dytë ka të bëjë me shkrimin e një eseje. Pra, në thelb ky nuk është një testim njohurish, por është një testim i karakteristikave të personalitetit të këtyre nxënësve dhe aftësisë së tyre për t'u përshtatur në një mjedis të ri dhe në një botë komplet ndryshe, sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Nxënës me aftësi të kufizuara mund të marrin pjesë në këtë program?

Po, patjetër. Ka një kriter moshe dhe klase, ndryshe. Nxënësit me aftësi të kufizuara mund të kenë lindur nga 15 shkurti i vitit 2000 deri në 15 korrik të vitit 2003. Mund të jenë edhe në klasën e tetë dhe të nëntë. Janë të lutur të marrin pjesë të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara dhe të testojnë veten. Ne do të kemi një datë testimi të veçantë dhe do të jetë në 6 nëntor te shkolla e të verbërve. Por mund të krijohen edhe hapësira të tjera në varësi të kërkesave që ata do të kenë.

-Edhe këtë vit është zgjedhur Fieri dhe Tirana si qytet ku nxënësit mund të vijnë dhe të testohen?

Po janë dy qendra, Tirana pasi gati dy të tretat e popullsisë sot jeton në kryeqytet dhe Fieri është zgjedhur për shkak të pozicionimit në udhëkryq, pasi zonat e jugut mund të përqendrohen aty. Këtë vit kemi një bursë më shumë. Janë 11 bursa, gjithsej.

-Kush paguan për programin?

Ky program bursash është i financuar plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrohet nga Zyra e Çështjeve të Arsimit dhe të Kulturës (ECA) të Departamentit Amerikan të Shtetit. ECA synon mirëkuptimin mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe njerëzve të vendeve të tjera në gjithë botën. Programet e ECA-s përfshijnë programet e arsimit dhe të trajnimit që promovojnë lidhjet personale, profesionale dhe institucionale mes qytetarëve dhe organizatave në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. Programi YES mbështetet në nivelin lokal nga qytetarët amerikane dhe shkollat e mesme amerikane, që në mënyrë vullnetare mikpresin, arsimojnë dhe mbështesin nxënësit pa pasur kompensim financiar.

-Çfarë përfitohet nga kjo përvojë shkëmbimi?

Programi YES ofron për nxënësit mundësinë për të mësuar për popujt dhe kulturën e Shteteve të Bashkuara. Pjesëmarrësit në programin YES janë ambasadorë të rinj që u mësojnë amerikanëve për kulturën dhe popullin e tyre. Nxënësit vlerësojnë kultura të tjera dhe zhvillojnë ndjeshmërinë për to, përjetojnë rritje personale dhe pavarësi, dhe bëhen më të përgatitur për një botë gjithnjë e më shumë të ndërvarur. Nxënësit krijojnë lidhje të forta me familjet e tyre mikpritëse në SHBA dhe komunitetet atje, ndërtojnë marrëdhënie që zgjasin gjithë jetën. Shumë alumni (ish-bursistë) ndjekin studimet në universitete prestigjiozë pas kthimit në shtëpitë e tyre, dhe më vonë hyjnë në punë emocionuese ku përdorin aftësitë që përfituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Programi YES!

Programi i shkëmbimit të të rinjve dhe i studimit Kennedy-Lugar (YES) u krijua nga Kongresi Amerikan në tetor të vitit 2002, në përgjigje të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001. Programi financohet përmes Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sponsorizohet nga Zyra e Çështjeve të Arsimit dhe të Kulturës (ECA) për dhënien e bursave për nxënës të shkollave të mesme që vijnë nga vende me një numër të rëndësishëm myslimanësh, për të kaluar një vit shkollor në SHBA.

Nxënësit jetojnë me familje mikpritëse, ndjekin shkollën e mesme, marrin pjesë në aktivitete për të mësuar për shoqërinë amerikane dhe vlerat, fitojnë aftësi drejtuese, dhe ndihmojnë që të edukojnë amerikanët për vendet dhe kulturat e tyre.

Nxënësit e shkollave të mesme me aftësi të kufizuar ftohen të marrin pjesë në konkurrim. Përafërsisht 15 nxënës me aftësi të kufizuar ftohen në SHBA me këtë program çdo vit. Nxënësit me aftësi të kufizuar që përzgjidhen në këtë program, plotësojnë të njëjtat kritere si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Çfarë do ndodhë me motin në ditët në vazhdim

Posted: 20 Sep 2017 06:46 AM PDT

Ditëve të nxehta duket si i ka ardhur fundi.

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta kanë parashikuar meteorologët  deri ditën e premte.

Duhet që çadrat të mos i largojmë nga vetja e të jemi të kujdesshëm që mos ti "dhurojmë" në kafene apo ti harrojmë në shtëpi kur dalim.

"Meteoalb" ka parashikuar se sot dhe nesër do të ketë  reshje të shumta që gjatë natës do të jenë edhe më të dendura.

Por prisni surprizën…

Përveç reshjeve të shumta për dy ditët ne vazhdim do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Kjo situatë do të vazhdojë deri të premten.

Por nëqoftëse keni bërë plane për fundjavën, keni bërë mirë sepse do të kemi kthjellime dhe rritje temperaturash.

Në fund të fundit, nuk kemi pse ankohemi, tani edhe shiu ka kohën dhe ditët e tij.

Së shpejti një “Big Brother” me personazhe VIP në Shqipëri?

Posted: 20 Sep 2017 06:37 AM PDT

Spektakli i njohur "Big Brother Albania" zgjoi shumë kureshtje këtë vit në edicionin e nëntë.

Shumë ngjarje interesante u zhvilluan në edicionin e fundit, nga njerëz të panjohur, të cilët dolën nga shtëpia duke marrë famën me vete.

Burimet pranë e revistës "Who" pranë Top Channel, kanë pohuar se së shpejti ky kanal televiziv po mendon që të sjell një format të ri të "Big Brother", me personazhe të njohur.

Ky edicion mendohet të titullohet "Big Brother VIP", ndërsa nuk dihet saktë data kur mund të fillojnë përgatitjet për realizmin e tij.

Ndryshe, formati i "Big Brother" me figura publike është shumë i njohur në shtetet e jashtme.

Mbetet të shihet nëse do arrijë vërtetë një edicion i tillë edhe në Shqipëri.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more