Tirana Observer: “Ish-ministri i Berishës sulmon Bashën: Kërkon reformë zgjedhore për të justifikuar humbjen” plus 9 more
Tirana Observer: “Ish-ministri i Berishës sulmon Bashën: Kërkon reformë zgjedhore për të justifikuar humbjen” plus 9 more |
- Ish-ministri i Berishës sulmon Bashën: Kërkon reformë zgjedhore për të justifikuar humbjen
- Erdogan: BE na ka gënjyer, kemi 54 vjet që presim anëtarësimin
- Gjëja e parë që sheh te ky imazh zbulon frikën tënde më të madhe!
- “Jam një grua beqare seksi dhe kërkoj një elektricist”
- Hodhi gruan nga kati i katërt i pallatit, Ferdinad Rukaj i shpëton dënimit me burg të përjetshëm
- Marrëveshje e re me FMN. Pakti, si me vendet e zhvilluara
- RENEA zbarkon në Elbasan, Artan Hoxha: Është vetëm fillimi, ja çdo ndodh ditët në vazhdim
- Lorik Cana e “mbyll” me Italinë, FSHF e nderon një vit pas lamtumirës
- Nuk kishte lekë të paguante kredinë, 21-vjeçari nga Tirana: Persona të armatosur më grabitën në rrugë
- Rama takon Erdogan në SHBA, në fokus fuqizimi ekonomik
Ish-ministri i Berishës sulmon Bashën: Kërkon reformë zgjedhore për të justifikuar humbjen Posted: 21 Sep 2017 09:21 AM PDT Ish-deputeti demokrat dhe ish- ministri, Besnik Mustafaj ka komentuar debatin mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore. I ftuar në 'News24', Mustafaj tha se reforma zgjedhore ka qene prej kohësh një rekomandim i OSBE, por ka munguar vullneti politik për ta realizuar. Ai tha ndër të tjera se Rama e do reformën zgjedhore pasi është rekomandim i OSBE, por edhe Basha e kërkon, pasi do të justifikojë humbjen e zgjedhjeve. "Reforma e zgjedhjeve ka qenë rekomandim i OSBE-ODHIR. Kam pasur mendimin se sa reforma zgjedhore janë zhvilluar në Shqipëri, problematika që buron nuk është rrjedhimi i ligjeve, por edhe këtu problematika e reformës zgjedhore buron nga vullneti politik. Replikat mes dy liderëve politikë janë për të krijuar lajm. Pasi Rama është dakord për reformën se është rekomandim i OSBE, por edhe Basha është dakord për të justifikuar humbjen katastrofike në zgjedhje"- tha Mustafaj. Ndër të tjera, ish deputeti demokrat tha se si Rama dhe Basha kërkojnë të njëjtën gjë dhe thelbi nuk preket, pasi ligji është i barabartë për të gjitha palët politike. "Ne nuk shohim një version të ri të paraqitur nga palët. E vetmja gjë që thotë Rama është që t'u japim mundësi emigrantëve të votojnë, ndërsa Basha kërkon votimin elektronik. Pra thelbi nuk preket. Ligji është njësoj për të gjitha palët politike. PS dhe PD nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit. Abstenimi kaq i madh në këto zgjedhje nuk është një gjë që duhet shpërfillur"- tha Mustafaj. Ndërsa duke komentuar deputet e fundit që po behën lidhur me ligjin e mbetjeve Mustafaj është shprehur se: "Unë kam qenë shumë dakord me një shprehje të Ramës, kur ishte në opozitë dhe thoshte që të pastrojmë një herë Shqipërinë dhe pastaj shohim". |
Erdogan: BE na ka gënjyer, kemi 54 vjet që presim anëtarësimin Posted: 21 Sep 2017 08:40 AM PDT Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, duke folur në Forumin Global Afarist Bloomberg ka sulmuar ashpër Bashkimin Europian, teksa tha se vendi i tij prej 54 vjetësh po pret në dyert e BE-së për t'u anëtarësuar. Por sipas tij BE e ka gënjyer Turqinë. "Turqisë në fakt ia kanë imponuar embargon politike. Nuk na e kanë thënë të vërtetën gjatë këtij procesi. Na kanë gënjyer. Nuk na e kanë dërguar ndihmën që na e kanë premtuar. Le të na i mbajnë të mbyllura dyert dhe ne shumë lehtë do ta marrim vendimin. Nuk jem i as të interesuar, t'ua them edhe këtë, por ata po dëshirojnë që Turqia të ikë. E nuk bën kështu, ne nuk jemi kurrë ata që ikin nga ringu. Le të jenë ata që ikin. Le ta marrin ata vendimin. Ne do ta marrim lehtë vendimin tonë", ka thënë Presidenti i Turqisë. |
Gjëja e parë që sheh te ky imazh zbulon frikën tënde më të madhe! Posted: 21 Sep 2017 08:21 AM PDT Testet vizive me natyrë psikologjike, janë një nga metodat më të përdorura për të zbuluar gjendjen e shëndetit mendor, personalitetin, vlerat, objektivat, mekanizmat mbrojtës, frikët, traumat dhe komplekset. 1. Një vajzë Nëse gjëja e parë që ke parë në këtë imazh është vajza e ulur, kjo do të thotë se emocionet e tua më të thella burojnë nga faza infantile ose nga një traumë e pandërgjegjshme. Disa shembuj të traumës dhe frikës janë: Frika e vdekjes gjatë lindjes. Mungesa e një marrëdhënie intime me nënën (pak puthje, pak përqafime), ndjesia e braktisjes, mungesa e vëmendjes ndaj nevojave të fëmijës, të qëndrosh vetëm për shumë kohë në spital. 2. Një flutur Kur sheh në ëndërr një flutur do të thotë se diçka e bukur po vjen në jetën tënde. Nga pikëvështrimi spiritual është shpjeguar edhe si zëdhënëse e shpirtrave të vdekur. Nëse ke parë fluturën në këtë imazh ka mundësi që je duke parë nga e shkuara. Në kërkim të një shpirti të humbur. 3. Një luleshtrydhe Luleshtrydhja simbolizon zemrën. Që në kohët antike, luleshtrydhet kanë qenë simbol i dashurisë. E nëse keni parë luleshtrydhen në këtë imazh, ju keni frikë nga diçka që lidhet me zemrën. Keni frikë se përjetoni një histori dashurie që do të dështojë ose që ndjenja nuk do t'ju kthehet. 4. Një kafkë Nëse kjo ju ka tërhequr vëmendjen do të thotë se ke shumë frikë nga vdekja. Që mund të shihet qartë se si të kap paniku edhe në situate neutrale të jetës. Frika nga vdekja është diçka natyrore, por në disa raste mund të bëhet e padurueshme. 5. Pemët Pemët përfaqësojnë jetën, forcën dhe sigurinë. Madje nga mënyra si i pikturojmë mund të zbulohen shumë anë të personalitetit. Edhe pse në këtë rast secili prej jush ka një përqasje personale. Ama mund të thuhet se nëse ke parë pemët në këtë imazh mund të kemi të bëjmë me një problem të personalitetit të dyfishtë. |
“Jam një grua beqare seksi dhe kërkoj një elektricist” Posted: 21 Sep 2017 08:10 AM PDT Uragani i tmerrshëm "Irma" i cili preku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht Florida, shkaktoi dhe ndërprerje të energjisë elektrike kudo në vend. Por tani që situata është qetësuar paksa, rikthimi i energjisë eklektike është i vështirë të vijë për të gjithë familjet njëlloj. Një grua nga Florida nuk mund të priste më dhe vendosi të bëj diçka humoristike për të tërhequr vëmendjen. Ajo nxorri një lajmërim tundues duke shkruar më bojë në një kompensatë të bardhë për të tërhequr vëmendjen e kompanisë energjetike. "Një grua beqare dhe seksi kërkon një elektricist seksi që t'i elektrifikojë jetën e saj", ishte njoftimi i nxjerrë i 37-vjeçares. Por shënimi i saj ia vlejti, pasi një elektricist e pa dhe i ktheu menjëherë përgjigje. "Energjia rikthehet për pak, është duke u punuar për riparimin e defektit", shkruhej në mesazhin e kthyer për Kynse Leigh.
|
Hodhi gruan nga kati i katërt i pallatit, Ferdinad Rukaj i shpëton dënimit me burg të përjetshëm Posted: 21 Sep 2017 07:10 AM PDT Gjykata e Krimeve te Rënda ka dënuar me 35 vite burg Ferdinad Rukaj i cili vrau në Fier gruan e tij Liljana Rukaj duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin. 44-vjeçari në seancën e fundit ka kërkuar mëshirë nga togat e zeza. Rukaj i sqaroi gjykatës se nuk e kishte menduar ndonjëherë që do mund të vriste gruan e tij. Por sipas tij ajo sillej shumë keq me të dhe herë pas here krijonte debate. Por pavarësisht pendimit, gjykata e ka dënuar me 35 vite burg. Rukaj i shpëtoi dënimit me burg të përjetshëm pasi kërkoi gjykim të shkurtuar. Tre dhjetorin e vitit të kaluar pas një debati me gruan në apartamentin e tyre Ferdiand Ruka hodhi gruan e tij nga dritarja e tualetit. |
Marrëveshje e re me FMN. Pakti, si me vendet e zhvilluara Posted: 21 Sep 2017 06:54 AM PDT Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë për të negociuar marrëveshjen e re të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Top Channel ka mësuar se ndryshe nga programi i mëparshëm 3-vjeçar, këtë herë do të ketë një marrëdhënie të re më të zbutur, ku FMN nuk do të ketë me rol imponues në politikat ekonomike të qeverisë, por vetëm këshillues. Burime nga FMN dhe Ministria e Financave thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje sipas artikullit 4, e njëjtë me ato që FMN ka me vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë ekonomi të tjera, të cilat klasifikohen si të qëndrueshme. Sipas Ministrisë së Financave, situata ekonomike është më e stabilizuar dhe vendi nuk është më në kushtet e emergjencës financiare siç ishte 4 vjet më parë. Rritja ekonomike është përforcuar nga 1 për qind, që ishte në vitin 2013, në rreth 4 për qind aktualisht, ndërkohë që borxhi publik ka hyrë në një trajektore të qëndrueshme rënëse dhe këtë vit pritet të zbresë në 68.9 për qind e prodhimit kombëtar. Sipas qeverisë, dalja e ekonomisë nga kriza është arsyeja kryesore se pse është preferuar një marrëveshje e re, më e zbutur me Fondin. Programi i ri nuk vendos më objektiva apo masa të detyrueshme për qeverinë si rritje taksash apo shkurtim shpenzimesh publike. Megjithatë, FMN do të vazhdojë të shprehë publikisht qëndrimet e tij mbi politikat e qeverisë dhe ecurinë e treguesve ekonomikë./ TCH |
RENEA zbarkon në Elbasan, Artan Hoxha: Është vetëm fillimi, ja çdo ndodh ditët në vazhdim Posted: 21 Sep 2017 06:45 AM PDT Pasi dha dje alarmin për situatën e krijuar në Elbasan, ku dëshmoi se krimi në këtë qytet po merr gjithnjë e më shumë terren, gazetari investigativ Artan Hoxha jep një tjetër paralajmërim. Në një lidhje telefonike për 'News24' Hoxha raportoi lidhur me operacionin që ndërmori sot Drejtoria e Policisë së Shtetit, ku morën pjesë Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, duke bërë të mundur kështu arrestimin edhe të disa personave me precedentë penale, të cilët dyshohet të jenë pjesë e trafikut të drogës. Mes të tjerash Hoxha tha se ky operacion është vetëm fillimi, pasi pritet të ketë të tjera arrestime. Po ashtu ai theksoi se ky qytet ngelet problematik sa i takon rrjetet të trafikut të drogës, si dhe për vrasjet që kanë ndodhur kohët e fundit, ku si motiv kanë këtë veprimtari. "Drejtoria e Policisë së Shtetit sot është nisur drejt Elbasanit për aksion, ku morën pjesë RENA, Forcat Operacionale dhe FNSH, në mënyrë që të ketë goditje të menjëhershme dhe në një skenë, duke marrë shkas nga situata që është krijuar këto dy vitet e fundit në këtë qytet. Është kërkuar një koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rendë dhe me grupe të posaçme, për të koordinuar veprimet në mënyrë që të ketë veprime intensive për të kontrolluar grupet kriminale të organizuara. Kanë ndodhur një seri vrasjesh në Elbasan këto kohë. Ndryshimi i grupit që kontrollon botën e errët në Elbasan, çoi në një situatë problematike këtë kohë për policinë, pasi punonjës policie janë sulmuar publikisht. Mendohet që policia e Elbasanit të mbështet edhe nga Forcat Speciale, meqë është edhe afër kryeqytetit. Ky është vetëm fillimi, pasi pritet që në ditët në fillim të ketë operacion tjetër dhe arrestime", tha gazetari Artan Hoxha për News24. |
Lorik Cana e “mbyll” me Italinë, FSHF e nderon një vit pas lamtumirës Posted: 21 Sep 2017 06:28 AM PDT Ka kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Lorik Cana i dha lamtumirën Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më në fund, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të nderohet me ceremoninë që meriton para tifozëve nga FSHF. Ndonëse ish-mbrojtësi ka qenë i pranishëm në stadium thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur ekipi kombëtar gjatë këtyre eliminatoreve, ai dhe FSHF nuk kishin arritur që të organizonin ceremoninë e lamtumirës. Por kjo ceremoni lamtumire do të organizohet para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, kur Cana do të ketë mundësinë të bëjë xhiron e fundit në pistë përpara tifozerisë për të cilën ai ka qenë një idhull për shumë vite me radhë. Njoftimi i FSHF-së Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eliminatore SHQIPERI-ITALI. Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje. Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana./
|
Posted: 21 Sep 2017 06:24 AM PDT "Persona të panjohur e të maskuar më grabitën në rrugë. Gjithsej ishte tre vetë dhe nuk arrita që t'i identifikoj. Kishin pistoletë dhe më morën eurot që kisha në xhep. Ata më goditën në kokë me pistoletë dhe prej frikës ua dhashë lekët. Isha duke ecur i vetëm në rrugën 'Pasho Hysa', Tiranë në momentin që jam sulmuar", është deklarata që shtetasi Kledjan D., 21 vjeç, banues në Tiranë, ka bërë përpara policisë. Hetuesit pasi i morën denoncimin nisën punën për zbardhjen e grabitjes dhe zbuluan se bëhej fjalë për një ngjarje të inskenuar. I riu me banim në kryeqytet njihet si person me precedent penal. Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe plagosje të lehtë. Motivi i inskenimit të grabitjes kishte të bënte me një kredi që ai kishte marrë në njërën prej bankave. Për të justifikuar mungesën e pagesës së këstit të radhës, ai ka denoncuar në polici sikur është grabitur. Ndaj Kledjanit u mor masa e arrestit në flagrancë nën akuzën e kallëzimit të rremë. |
Rama takon Erdogan në SHBA, në fokus fuqizimi ekonomik Posted: 21 Sep 2017 06:19 AM PDT Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Takimi mes Ramës dhe Erdogan është bërë në Nju Jork, ku dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB). Mediat turke raportojnë se biseda ka zgjatur rreth 30 minuta. Mësohet se Rama dhe Erdogan kanë diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: