Skip to main content

Tirana Observer: “Denoncimi/ “Vrasja e simpatizantit të LSI, autori i krimit ka lidhje fisnore me zyrtarin e Policisë”” plus 9 more

Tirana Observer: “Denoncimi/ “Vrasja e simpatizantit të LSI, autori i krimit ka lidhje fisnore me zyrtarin e Policisë”” plus 9 more


Denoncimi/ “Vrasja e simpatizantit të LSI, autori i krimit ka lidhje fisnore me zyrtarin e Policisë”

Posted: 23 Sep 2017 09:54 AM PDT

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në faqen e tij të 'Facebook'-ut një mesazh të një polici dixhital, ku ky i fundit denoncon një veprim të kolegëve të tij për të fshehur vrasjen që ndodhi dje në Peshkopi.

Sipas Berishës, 'Çunat e krimit në Dibër deshën të fshehin vrasësin' e simpatizanit të LSI-së, Alban (Gëzim) Kaloshi. Polici dixhital pohon se autori i vrasjes, Viktor Elezi, është kunati i shefit të SHÇBA dhe djali i dajës së shefit të qarkullimit rrugor.

MESAZHI I BERISHËS
Çunat e krimit ne Diber deshen te fshehin vrasesin!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
"Prsh Dr. Berisha. U tentua të fshihej vrasja në Peshkopi për të vetmen arsye se autori ishte kunati i shefit të ShÇBA_së drejtorisë së policisë Dibër, njëkohësisht dhe djali i dajës së shefit të qarkullimit rrugor të Dibrës. Kjo është policia jonë. Anonim ju lutem pasi jam punonjës policie dhe të fshijn nga vendi i punës këta."

Lufta me bandat/ Ish-ministri i Brendshëm thirrje Policisë: Kundërveproni ashpër!

Posted: 23 Sep 2017 09:52 AM PDT

TIRANE- Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj deklaroi sot se Policia e Shtetit është vënë nën shënjestër të grupeve kriminale të organizuara.

Në një mesazh në faqen e tij të "Facecook" Demiraj u bënë thirrje të gjithë efektivëve të policisë që të kundërveprojne me forcën me të madhe ndaj krimit që ngre dorë kundër uniformes dhe shtetit.

Duke marrë shkas nga operacioni i madh që u zhvillua në Elbasan, ku ua arrestuan disa persona, Demiraj thekson se kjo duhet të jetë një beteje e fortë, pa kompromis dhe me zero tolerancë.

Dritan Demiraj

MESAZHI I DEMIRAJT
Te nderuar bashkeqytetare!
Ditet e fundit Policia e Shtetit ne menyren me te paprecedente eshte vene nen shenjester nga grupet kriminale dhe te organizuara.
Policia Shtetit nje nga organizatat qe sakrifikojne cdo dite per te ruajtur rendin dhe qetesine eshte sulmuar me bresheri plumbash, me thika dhe sulmuar me makina te blinduara.
Si ish minister i brendshem, i bej thirrje te gjithe efektiveve te policise qe te kunderveprojne me forcen me te madhe ndaj krimit qe ngre dore kunder uniformes dhe Shtetit. Kjo duhet te jete nje beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance. Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkeqytetaret tane ndjehen te kercenuar, te dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika. DD.

Gigi Hadid, hap krahun! Kush është vajza e re që po “kërcënon” seriozisht botën e modës

Posted: 23 Sep 2017 09:10 AM PDT

 

Nuk ka asjë dyshim që vajza e Cindy Crawford dhe Rande Gerber është vetëm në fillim të rrugës. Një surprizë e re që shumë shpejt, pa asnjë dyshim, do të shkëlqejë, është modelja që po "kërcënon" supemodelet Hadid.

Kaia Gerber po merr çdo ditë e më shumë vëmendjen e të gjitha markave të njohura të modës. Në fakt, që nga linjat perfekte e deri tek faqet e kuqe, të gjithë po mendojnë se Kaia është hyrja më e re e botës së fashion-it.

Adoleshentja bukuroshe ishte e pranishme në pasarelën e Calvin Klein për koleksionin pranverë – verë 2018 në New York Fashion Week. “Ajo është 16 vjeç, kështu që është në kohë për të qenë pjesë e pasarelave”, – tha e ëma për Hollywood Reporter. “Ka bërë një punë të madhe dhe duket se është shumë e përshtatshme. Jemi vërtet krenarë për të.”

Po kjo nuk ishte hera e parë që Kaia parakalonte në një pasarelë me emra të njohur të fushës së modës. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në shumë kopertina dhe fushata të ndryshme publicitare, duke përfshirë edhe Versace, që kur ishte në moshën 10-vjeçare, në kopertinën e Vogue Paris me të ëmën në vitin 2016, ndërsa vetëm, në një kopertinë ajo ishte në moshën 14-vjeçare. Kaia gjithashtu është bërë pjesë e agjencisë IMG Models – e njëjta kompani nga e cila u njohën motrat e famshem Hadid.

Modelja ka sfiluar edhe për Burberry në London Fashion Week – ku u pa edhe me të ëmën.

E sigurt që Kaia ka një të ardhme të suksesshme përpara.

Darkë me verë të kuqe në New York, kush është bankieri i njohur në shoqërinë e Linda dhe Edi Ramës

Posted: 23 Sep 2017 08:38 AM PDT

 

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në New York ku mori pjesë në sesionin e 72-të së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka darkuar edhe me një prej biznesmenëve më të suksesshëm me origjinë shqiptare në SHBA.
foto 2
"BalkanWeb" raporton se bëhet fjalë për Richard Lukaj, shqiptarin me origjinë nga Kosova, i cili është drejtor i lartë menaxhues i "Bank Street Group" dhe këshilltar i bordit kombëtar të "Qendra Truman për Politikat Kombëtare".
foto 1
Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi, ku siç edhe shihet nga fotot ka marrë pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama por nga ana tjetër biznesmeni me origjinë nga Kosova është shprehur "Shumë faleminderit kryeministrit shqiptar që na lejoi mua dhe bashkëshorten të bashkojmë fëmijët tanë në tryezë dhe të ndajmë së bashku mesazhet optimiste".

 

Opec shpall “fitoren”/ Hendeku kërkesë-ofertë në treg po eleminohet

Posted: 23 Sep 2017 08:33 AM PDT

Ministrat e naftës të vendeve të OPEC por edhe të vendeve të tjera prodhuese, në marrëveshje me organizatën, deklaruan se, hendeku kërkesë-ofertë që ka çuar sektorin në krizë gjatë viteve të fundit, po eleminohet.

Ndër të tjera, ata shtuan se, do të presin muajin Janar të vitit të ardhshëm për të vendosur në rast se do të shtyjnë në kohë marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit, përtej tremujorit të parë të 2018-ës.

Që prej fillimit të 2017-ës, vendet e OPEC por edhe prodhues të tjerë jashtë organizatës, me në krye Rusinë, janë angazhuar për të shkurtuar prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, duke nxitur rritjen e çmimeve me të paktën 15%.

"Unë mendoj se mund t`i rikthehemi kësaj çështje, jo më herët se muaji Janar i vitit të ardhshëm", deklaroi ministri rus i naftës. Ministrat u takuan në Vjenë gjatë takimit të tyre periodik dhe u angazhuan për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe përgjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht shtyrjes ose jo të marrëveshjes.

Xhaxhai vrau nipin, reagon Policia e Shkodrës: Si u njoftuam për ngjarjen

Posted: 23 Sep 2017 08:17 AM PDT

SHKODER- Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para zyrtare nga krimi i rëndë në Shkodër, ku xhaxhai vrau nipin e tij 35-vjeçar. Burime zyrtare pohuan se vrasja e Mirsad Kuçit ndodhi në afërsi të teatrit "Migjeni".

VRASJE-NE-SHKODER

VRASJE-NE-SHKODER-4
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit "Migjeni" pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në “ethet” e shitblerjeve: Bankat që priten të largohen nga Shqipëria dhe ato që do të zgjerohen

Posted: 23 Sep 2017 08:10 AM PDT

Disa prej grupeve të huaja bankare kanë vendosur të largohen nga Shqipëria dhe kanë nxjerrë në shitje bankat në vendin tonë. Të tjerë aktorë po përpiqen të zgjerohen dhe janë të interesuar për ta bërë këtë përmes blerjes. Ja bankat që priten të largohen nga Shqipëria dhe ato që do të zgjerohen.

Sektori bankar i rezistoi me sukses krizës ekonomike dhe ndodhet në një fazë të rimëkëmbjes. Kreditë me probleme po bien, kreditimi po gjallërohet ngadalë, ndërsa fitimet po rriten, të paktën për pjesën më të madhe të bankave. Megjithatë, kriza ka lënë shenjën e vet në strategjitë e shumë prej bankave që veprojnë në Shqipëri. Disa prej bankave që i takojnë grupeve të mëdha europiane ka vendosur të reduktojnë përmasat e aktivitetit në Shqipëri, në linjë me strategjinë e ngjashme që po ndjekin në shumicën e tregjeve të Europës Qendrore dhe Juglindore. Disa të tjera, në strategjitë e tyre afatmesme, kanë vendosur të dalin nga tregu shqiptar, duke nxjerrë në shitje bankat që zotërojnë në vendin tonë. Në kushtet kur për grupet bankare perëndimore interesi për tregjet e lindjes ka rënë, tashmë blerësit kryesorë potencialë janë aktorët lokalë. Disa prej bankave të pranishme në tregun shqiptar po kërkojnë të shfrytëzojnë hapësirat e krijuara në treg, jo vetëm përmes rritjes nëpërmjet shtimit të vlerës së aktiveve, por, edhe nëpërmjet blerjeve. Sistemi bankar shqiptar pritet tashmë të përjetojë një proces përqendrimi, në përfundim të të cilit, me shumë të ngjarë, numri i bankave në treg do të jetë më i vogël se 16. Nevoja për konsolidim dhe rritje të eficiencës do të bëjë që disa prej bankave ekzistuese të përthithen.

"Tirana Bank" drejt largimit nga rajoni

"Grupi Bankar i Pireut" ka planifikuar të shesë tërësisht bankat që zotëron në Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe Rumani, si pjesë e planit për të ulur ekspozimet jashtë vendit. Mbështetur në planin e "Grupit të Pireut", kjo manovër do të përfshijë uljen e kredive në këqija në 20 miliardë euro brenda vitit 2020, nga mbi 33 miliardë euro që janë aktualisht. Në prezantimin e strategjisë së zhvillimit, Grupi ka njoftuar zyrtarisht këtë verë se brenda vitit 2020 totali i aktiveve në nivel grupi do të ulet me 70 miliardë euro.

"Grupi i Pireut" ka vendosur të përqendrojë burimet e veta në tregjet ku ka mbajtur historikisht pozita dominuese, duke u tërhequr nga zonat në të cilat grupi ka pësuar humbje dhe rënie të pjesës së tregut. Drejtori i ri ekzekutiv i bankës, Christos Megalou, u shpreh në qershor se vizioni është që Banka e Pireut të jetë më e besueshmja në Greqi. Veç shitjes së bankave në vendet e Ballkanit, strategjia e Grupit të Pireut parashikon edhe shitjen e kuotave në aktivitete të tjera ekonomike jashtë sektorit financiar.

Për të pastruar bilancin, banka ka parashikuar ngritjen e një njësie të veçantë, ku do të transferohen aktivet problematike ose ato të destinuara për shitje. Kjo njësi do të përfshijë aktive për një vlerë rreth 25 miliardë euro, ku do të bëjnë pjesë edhe bankat e grupit jashtë Greqisë. Kjo njësi biznesi do të ketë një raport të kredive me probleme shumë të lartë, rreth 64%, të cilat banka shpreson t'i likuidojë përmes shitjeve dhe ristrukturimeve. Ndërkohë, nën ombrellën e "Bankës së Pireut" do të ngelen aktivet "e mira", për një vlerë totale në rreth 28 miliardë euro, nga të cilat vetëm 2% do të jenë kredi me probleme. Përmes këtij operacioni, Banka e Pireut synon të rimëkëmbet dhe të shlyejë 2 miliardë euro obligacione nga Fondi i Shpëtimit, që u përdorën për rikapitalizimin e bankës në vitin 2015. Gjithashtu, brenda vitit 2020, "Grupi Bankar i Pireut" ka si objektiv të rifitojë akses në tregjet e financimit dhe të eliminojë huamarrjen nga fondi i emergjencës së Bankës Qendrore Greke. Në fund të qershorit 2017, "Tirana Bank" zotëronte aktive në vlerën e afro 79 miliardë lekëve, ose 5.56% të totalit të aktiveve të sistemit bankar shqiptar. Në vitet e fundit, banka e "Grupit të Pireut" ka hequr dorë nga rritja dhe është përqendruar në menaxhimin e nivelit shumë të lartë të kredive me probleme, që në momentin më të vështirë ka kaluar pragun e 50% të totalit të kredive. Aktualisht, situata paraqitet e përmirësuar dhe vlerësohet se raporti i kredive me probleme është përgjysmuar. Megjithatë, ky proces i gjatë konsolidimi është shoqëruar me tkurrjen e ndjeshme të përmasave të bankës, sidomos pas vitit 2015. Në tre vitet e fundit, totali i aktiveve të "Tirana Bank" ka rënë me rreth 20%.

"NBG": Pas Rumanisë, radhën e ka Shqipëria

Një tjetër grup i rëndësishëm bankar grek që ka nisur procesin e tërheqjes nga tregjet rajonale është "Banka Kombëtare e Greqisë" ("NBG Bank"). Edhe në këtë rast, shitja e aktiveve jashtë Greqisë është pjesë e strategjisë së dakordësuar me autoritetet europiane, në planet e ristrukturimit të bankave. Në muajin korrik, "NBG" bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje për shitjen e filialit të grupit në Rumani, "Banca Romaneasca" te banka hungareze "OTP". Drejtori i përgjithshëm i "NBG Bank", Leonidas Fragiadakis, u shpreh në muajin korrik se grupi grek do të shesë gjithashtu aktivitetet e saj në Serbi, Shqipëri dhe Qipro. Këto operacione pasojë të tjera shitje të rëndësishme të grupit "NBG", si ajo e bankës turke "Finansbank" te "Banka Kombëtare e Katarit" apo shitjen e filialit bullgar "UBB" te banka belge "KBC". Pas tre kapitalizimesh radhazi, "NBG" do të përqendrohet në tregun grek, për të ndihmuar në daljen e ekonomisë nga recesioni. Në Shqipëri, "NBG Bank" zotëron aktive në vlerën e 40 miliardë lekëve, që i japin një pjesë tregu pak më të vogël se 2.9%. Edhe "NBG" e ka frenuar rritjen që prej vitit 2014, duke u përqendruar kryesisht në menaxhimin e portofolit ekzistues dhe në kontrollin e nivelit të kredive me probleme.

Në largim edhe malajzianët

Një tjetër grup bankar që tashmë po kërkon blerës për filialin e vet në Shqipëri është "ICB Banking Group", kompani e regjistruar në Zvicër, por me kapital malajzian. Ky grup është i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 1997 me "Bankën Ndërkombëtare Tregtare", por pa arritur ndonjëherë të fitojë pjesë të rëndësishme në tregun vendas. Që në vitin 2012, "ICB Banking Group" vendosi të tërhiqej nga aktiviteti i bankingut dhe, qysh atëherë, ka shitur pjesën më të madhe të bankave që ishin pjesë e grupit. Në vitin 2007, ky grup zotëronte 15 banka në Afrikë, Azi dhe në Europë, ndërsa aktualisht zotëron vetëm tre banka, në Shqipëri, Tanzani dhe Bangladesh. Sidoqoftë, siç është bërë e qartë nga vetë grupi, qëllimi i tij është dalja e plotë nga biznesi bankar dhe për këtë arsye po kërkohen blerës edhe për bankat e mbetura, përfshi edhe atë në Shqipëri. Në Shqipëri, "Banka Ndërkombëtare Tregtare" zotëron aktive në vlerën e 9.8 miliardë lekëve ose rreth 0.7% të tregut.

"Intesa"-"Veneto", përqendrimi ka nisur

Procesi i përqendrimit të sistemit bankar shqiptar mund të thuhet se ka nisur tashmë, pasi grupi "Intesa Sanpaolo" vendosi të blejë një pjesë të aktiveve të grupit "Veneto Banca", mes të cilave përfshihet edhe filiali i grupit në Shqipëri. Pas përfundimit të plotë të operacionit të shitblerjes, që do të kërkojë miratimet formale nga rregullatorët në vendet ku veprojnë bankat e grupit, pritet që "Veneto Banka" në Shqipëri të përthithet nga banka më e madhe, "Intesa Sanpaolo". Kjo do të bëjë që numri i bankave në tregun shqiptar të zbresë në 15, nga 16 që janë aktualisht.  Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të qershorit 2017, "Intesa Sanpaolo" zotëronte 11.25% të aktiveve të sistemit bankar shqiptar, ndërsa "Veneto Banka" mbante 1.8%. Të marra së bashku, ato do të zotëronin rreth 13.05%, çka do të bënte që banka "Intesa Sanpaolo" të bëhej sërish banka e tretë më e madhe në tregun shqiptar. "Intesa" e humbi këtë pozicion vitin e kaluar, pasi u kalua nga "Credins Bank".

"ABI Bank" në negociata për të blerë "NBG Bank"

Një nga bankat më të interesuara për t'u zmadhuar përmes blerjeve është edhe më e reja në treg, "Banka Amerikane e Investimeve" ("ABI Bank"). Banka me kapital amerikan hyri në tregun shqiptar në fund të vitit 2015, duke blerë "Credit Agricole – Shqipëri". Pas blerjes nga grupi amerikan, banka po ndërmerr një proces rimëkëmbjeje dhe rritjeje. Në fund të qershorit 2017, "ABI Bank" zotëronte 2.71% pjesë tregu, nga 2.3% që kishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, duket se banka nuk do të mjaftohet me rritjen organike, por është mëse e interesuar për t'u zgjeruar, duke blerë një bankë tjetër. Sipas burimeve nga tregu, "ABI Bank" është në negociata për blerjen e "NBG Bank". Në këtë fazë, diskutimet janë konfidenciale dhe nuk dihet sa pranë marrëveshjes mund jenë palët. Nëse shitja do të realizohet, "ABI Bank" prakitikisht do të dyfishonte përmasat e saj. Kjo sepse "NBG Bank" aktualisht ka një pjesë tregu edhe më të madhe se vetë "ABI Bank", me 2.86%. Nga bashkimi, "ABI Bank" do të dilte më një pjesë tregut rreth 5.6%, çka do ta bënte bankën e gjashtë më të madhe në tregun shqiptar, pas "Societe Generale – Shqipëri".

Edhe "Fibank" dëshiron të zgjerohet

Një tjetër bankë shumë e interesuar për t'u zgjeruar përmes blerjes është "Fibank". Ndonëse akatualisht në Shqipëri mban një pjesë tregu modeste prej 1.35%, grupi bankar bullgar i ka dhënë prioritet rritjes në tregun shqiptar, duke blerë një bankë me përmasa më të mëdha nga ato të filialit të saj në Shqipëri. Në një intervistë për "Scan Magazine" në fund të vitit të kaluar, drejtori i përgjithshëm i "Fibank – Shqipëri", Bozhidar Todorov, tha se banka e tij shumë e përkushtuar ndaj tregut shqiptar dhe se ka ambicie për t'u rritur.

"Për sa i takon konsolidimit të sistemit bankar në Shqipëri, besoj se kjo është një gjë pozitive. Kjo do të japë rezultate të mira dhe do ta forcojë sistemin bankar, sepse investitorët më të interesuar për tregun lokal do të rrisin pjesën e tyre të tregut. "Fibank" e sheh veten si një investitor të tillë dhe besojmë se është koha për blerës lokalë. Po kërkojmë mundësi për t'u rritur, qoftë përmes rritjes sonë të natyrshme, qoftë përmes blerjeve, në tregun shqiptar, por edhe më gjerë në vendet e rajonit," u shpreh z.Todorov.

I kontaktuar së fundmi nga "Scan Magazine", z.Todorov pranoi se "Fibank" është në diskutime për të blerë një bankë tjetër, por nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme për momentin. Sidoqoftë, identikiti i bankës që dëshiron të blejë grupi bullgar përputhet kryesisht me dy bankat greke në largim, "Tirana Bank" dhe "NBG Bank". Ndonëse nuk ka një koment zyrtar nga "Fibank", besohet se edhe në këtë rast interesi kryesor është për blerjen e "NBG". Ndër bankat greke, "NBG" ka pasur një problematikë më të kufizuar në tregun shqiptar, edhe për shkak të një orientimi më të madh në segmentin retail, çka shmangu goditje të rënda nga kreditë problematike të biznesit, siç ndodhi me "Tirana Bank" apo me ish-bankën "Emporiki/Credit Agricole". Për këtë arsye, për një blerës potencial, "NBG Bank" sot duket të jetë një objektiv më i lakmuar në raport me "Tirana Bank". Nga ana tjetër, "Tirana Bank" është edhe një bankë më e madhe, me një pjesë tregu në rreth 5.5%. Rrjedhimisht, për një blerës lokal të përmasave më të vogla, blerja e "Tirana Bank" do të ishte më e vështirë.

"Union Bank", profil në rritje

Një tjetër bankë që në vitet e fundit është shfaqur dinamike në rritjen e vet është banka e dytë me kapital shqiptar, "Union Bank". Në vitet e fundit, "Union Bank" është rritur vazhdimisht dhe tashmë zotëron mbi 3% të tregut. Edhe kjo bankë ka shfaqur ambicie për t'u zgjeruar në të shkuarën e afërt. Dy vjet më parë, kur "Credit Agricole" po kërkonte një blerës për bankën e saj shqiptare, "Union Bank" u shfaq si një nga bankat e interesuara. Ndonëse në atë rast blerja nuk u realizua, ambiciet e "Union Bank" për t'u rritur ngelen evidente dhe nuk përjashtohet që banka shqiptare të jetë një blerës potencial në këtë moment gjallërie në tregun e bankave.

Bankat më të mëdha

Viti 2017 po konfirmon tendencën e rritjes së peshës së bankave lokale në tregun bankar shqiptar. Në zgjerim janë sidomos bankat me më shumë autonomi në vendimmarrje dhe më pak kufizime nga bankat mëmë jashtë vendit. Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të qershorit "Banka Kombëtare Tregtare" ishte më e madhja në tregun bankar shqiptar, me 26.95% të totalit të aktiveve. Ajo po rritet me ritme të shpejta dhe e ka zgjeruar pjesën e tregut me afro nëntë pikë përqindje në pesë vitet e fundit. "Raiffeisen" mban vendin e dytë në treg, me 17.93% të totalit të aktiveve, por me një tendencë të vazhdueshme në rënie. Në një vit, "Raiffeisen" e ka ulur peshën e saj specifike në treg me dy pikë përqindjeje, në përputhje me strategjinë e grupit vienez për të zvogëluar përmasat e aktivitetit në tregjet e Europës Qendrore dhe Juglindore. "Credins" po konsolidon më tej vendin e tretë në treg dhe në fund të qershorit zotëronte 11.88% të totalit të aktiveve. Në pesë vitet e fundit, "Credins" e ka rritur pjesën e vet të tregut me katër pikë përqindjeje. Këtë vit, "Credins" është bërë banka e dytë më e madhe kredituese e ekonomisë shqiptare, duke lënë mbrapa "Raiffeisen". Në fund të qershorit, portofoli i kredisë së "Credins Bank" arriti në afro 97 miliardë lekë, çka përbën 17.2% të portofolit total të kredisë për ekonominë.

Ersuin Shehu/SCAN Magazine

Tri dasma të mëdha, si ishin veshur Lori dhe Sara Hoxha në festën e familjes Kastrati

Posted: 23 Sep 2017 08:02 AM PDT

 

Lori dhe Sara Hoxha janë ndër të ftuarat e pakta që kanë qenë të pranishme në disa nga dasmat më të mëdha të sezonit, së bashku me mamanë e tyre dhe Ledion Liçon. Plot tri brenda një muaji.  Sigurisht për dikë tjetër mund të kishte qenë sfidë e madhe çfarë do të vishte, por për fashionisten dhe motrën e saj më të vogël, nuk duhet të jetë. Ato janë prezantuar në të tria festat shumë elegante, me shumë stil dhe madje, duke qenë gjatë gjithë kohës pranë, edhe të kombinuara.

Dy të ftuara si Lori dhe Sara të nderojnë.

Në dasmën e parë, të Besit dhe Xhensilës, Lori kishte zgjedhur një fustan të gjatë, gjysmë të tejdukshëm me ngjyrë neutrale dhe detaje vezulluese, ndërsa Sara kishte një fustan të gjithin vezullues, ngjyrë argjendi.

Kombinim perfekt!

Dhe pse Lori kishte ca inate gjatësie me motrën te kjo foto.

Në dasmën tjetër, të Getit dhe Marinës, dy motrat kishin zgjedhur ngjyrën që vë në pah më shumë nga të gjitha nusen dhe vetë dukeshin shumë elegante. Këtë herë edhe Sara kishte vendosur për një fustan të gjatë.

Të njëjtën zgjedhje kishin bërë edhe mbrëmë, por sigurisht fustanet janë të tjerë. Sara sërish me një fustan të gjatë me rripa të hollë, ndërsa Lori një me mëngë të gjata me një model asimetrik që e kthejnë fustanin e gjatë elegant, në fare të shkurtër në foton nga tryeza.

Flokët dje i kanë pasur të dyja të lëshuara, ndërsa në dasmat e tjera janë alternuar, por gjithmonë me modele të thjeshta, gati natyrale.

Motrat Hoxha, edhe provën si dasmorev, e kaluan me shumë sukses, por askush nuk ua kishte frikën.

Merkel për mandatin e katërt: Në lojë, e ardhmja

Posted: 23 Sep 2017 07:52 AM PDT

Mund të jetë gruaja më e fuqishme e Europës, por në thelb mbetet një njeri i thjeshtë dhe popullor. Këtë tregoi Angela Merkel gjatë takimit me stafin e fushatës së partisë së saj konservatore CDU.

Kancelarja i falenderoi të gjithë të pranishmit, shumica 20-vjeçarë, për mbështetjen e dhënë e më pas i shërbeu kafe dhe sanduiçe.

Merkel, që kërkon një mandat të katërt në krye të ekzekutivit gjerman, tha në fjalimin e shkurtër të mbajtur 24 orë përpara se në mbarë Gjermaninë të çelen qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme, se shumë votues vazhdojnë të mbeten të pavendosur. Ajo i preku lehtë, por pa mburrje, arritjet e së shkuarës duke e vënë theksin tek e ardhmja.

"Njerëzit nuk votojnë për ne për shkak të së shkuarës, gjatë të cilës diçka e kemi arritur vërtet. Tani në lojë është e ardhmja. Gjërat do të ndryshojnë shumë, ndaj është e rëndësishme të sigurojmë vende pune. Kjo do të thotë se duhet ta mbajmë të ngulitur në mendje progresin dixhital", tha Merkel.

Sipas anketimeve të muajit shtator, një në dy gjermanë nuk është ende i vendosur se kujt do t’ia japë votën dhe pikërisht këtë kategori po lufton fort që ta fitojë rivali i saj socialdemokrat, Martin Schulz.

Angela Merkel megjithatë reflekton qetësi, edhe pse ka ende mjaft refuzim ndaj politikës së saj liberale kundrejt refugjatëve, pasi e di se ksenofobët, megjithëse e kanë zërin të lartë, sërish mbeten pakicë.

‘E la për një princ’, ish bashkëshorti i Meghan Markle ‘hakmerret’ në mënyrën më të bukur

Posted: 23 Sep 2017 07:49 AM PDT

Producenti Trevor Engelson i njohur tashmë si ish- bashkëshorti i Meghan Markle (të dashurës së Princ Harry-t) ka deklaruar se po punon për një projekt të ri.

Ok, deri këtu nuk përbën ndonjë lajm, por nëse do të mësoni se cila do të jetë historia që do trajtohet do ta kuptoni që po. Në këtë komedi, titulli i të cilës nuk është caktuar ende, do të trajtohet historia e një burri të divorcuar, ish- gruaja e së cilit do të martohet me një princ (e njëjtë me historinë e tij).

Ndryshimi qëndron në faktin se çifti në komedi kanë fëmijë së bashku ( në realitet nuk është kështu) dhe historia vazhdon me "luftën" mes familjes mbretërore dhe personazhit kryesor për kujdestarinë.

Mendohet se Trevor Engelson është frymëzuar nga një bisedë mes tij dhe producentit të filmit, Dan Farah se çfarë do të kishte ndodhur nëse ata do të kishin fëmijë dhe si do ia bënte për kujdestarinë.

Për hir të së vërtetës një temë shumë e bukur, që ne na bëri shumë kurioz të dimë se si do jetë fundi i kësaj historie.

Ndoshta familja mbretërore mund ta pengojë realizimi e një filmi të tillë, me protagoniste nusen e ardhshme të Princ Harry-t, e megjithatë na mbetet të shohim.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more