Skip to main content

“Rusia paralajmëron SHBA-në: Do hakmerremi nëse sulmohen forcat qeveritare në Siri” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Rusia paralajmëron SHBA-në: Do hakmerremi nëse sulmohen forcat qeveritare në Siri” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Rusia paralajmëron SHBA-në: Do hakmerremi nëse sulmohen forcat qeveritare në Siri

Posted: 21 Sep 2017 09:02 AM PDT

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të hakmerret, nëse forcat qeveritare të Sirisë sulmohen nga milicia siriane në lindje të vendit, që mbështeten nga SHBA-ja. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, i ka bërë këto komente, pesë ditë pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, pati thënë se avionët rusë kanë sulmuar focat ushtarake në provincën Deir al-Zor, duke plagosur disa ushtarë. Vërejtjet e tij erdhën pas shqetësimeve se mund të ketë përballje në mes të forcave të mbështetura nga Rusia dhe atyre të mbështetura nga SHBA-të. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, mbështesin grupe ushtarake të ndara në luftën në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ghani: SHBA do të rikthejë 80% të trupave ushtarake në Afganistan

Posted: 21 Sep 2017 08:01 AM PDT

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka thënë se strategjia e re e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, për të punuar më afër me Kabulin dhe duke pasur çasje më të vështirë ndaj Pakistanit, është plan që ka gjasa të funksionojë më mirë se strategjitë tjera. Duke folur në një takim me Shoqërinë Aziatike, në Nju Jork, Ghani tha se strategjia e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, për t'i dhënë fund luftës 16 vjeçare dhe tërheqja e trupave ushtarake, ka dështuar sepse Obama sipas tij " nuk ka pasur partner në Afganistan". Presidenti i tanishëm, Donald Trump ka " një ekip të partnerëve në Afganistan" dhe se Trump ka zhvilluar strategjinë e tij pasi është "konsultuar me ne", u shpreh Ghani. Ghani, në një intervistë për Radion Nacionale Publike ka zbuluar disa detaje të strategjisë së Trump-it në Afganistan, të cilat Shtëpia e Bardhë nuk i ka zbuluar. Ai tha se qëllimi i administratës është t'i rikthejë 80 përqind të trupave ushtarake në Afganistan, të cilët do të jenë nën urdhërat e qeverisë për katër vitet e ardhshme.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fusnota deri në njohjen e plotë nga BE-ja

Posted: 21 Sep 2017 07:52 AM PDT

Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në forumet dhe nismat rajonale, do të vazhdojë derisa vendi të mos njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vlerësojnë ish-zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike. Fusnota, i është vënë emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar. Edita Tahiri, ish-shefe e ekipit te bisedimeve të Kosovës, në kuadër të dialogun me Serbinë në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se fusnota nuk ka qenë diçka e re për Kosovën, për shkak se, sipas saj, deri në vitin 2011, kur ka nisur dialogu për çështje teknike me Serbinë, Kosova është prezantuar "nën Rezolutën 12 44 të Kombeve të Bashkuara". Pozicioni i Kosovës, sipas Tahirit ka avancuar në dialogun e Brukselit, prezantimit të saj me Rezolutës 12 44 i është shtuar edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili e njeh legjitimitetin e deklaratës së pavarësisë. "Pse u desh tutje fusnota? Sepse kemi pesë vende të BE-së që nuk na njohin dhe rruga e Kosovës për në Bashkimin e Evropian do të bllokohej. Këto pesë vende që nuk na kanë njohur nuk do ta votonin përparimin e Kosovës, konkretisht, nuk do ta votonin MSA-në (Marrëveshjen për Stabilizim Asociim), të cilën e votuan. Në momentin kur këto pesë vende do të njohin Kosovën, fusnota hiqet, sepse Kosova më nuk do të ketë probleme të integrimit në Bashkimin Evropian. Tani, (fusnota) ka dalë nga dialogu dhe dikush e lidhë me Serbinë. Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk ka mundur ta pengojë Kosovën". Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se për Kosovën, aktualisht, më e rëndësishme është, siç thotë ai, që të bëj lëvizje me përmbajtje, se sa të insistojë në çështjen e simbolikave, përfshirë edhe fusnotën. "Në momentin akut, kur po definohen raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe Kosovës dhe BE-së, më e rëndësishme se heqja e simboleve, simbolikave, që janë pengesa për njohjen e shtetit të pavarur, është fillimi i rishikimit të aspektit përmbajtësor, veçmas nga shtetet, të cilat kanë qenë shkak për vendosjen e fusnotës". Megjithatë, Tahiri thekson se edhe pa njohjen e pesë vendeve të Bashkimit Evropian, në mjaft raste Kosova mund të prezantohet pa fusnotë në mekanizma dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare. "Në rastet kur në organizatat ndërkombëtare sigurohet shumica (e vendeve anëtare) për anëtarësimin e Kosovës, aty as që duhet fusnota. E kemi rastin e anëtarësimin e Doganave të Kosovës në Doganat Ndërkombëtare. Meqenëse është siguruar shumica e nevojshme, me rregulloret e tyre, për anëtarësim, nuk ka pasur nevojë. Pra, gjithkund ku ne sigurojmë shumicën dhe ajo shumicë nuk e kushtëzon me këtë fusnotë, atëherë fusnota nuk të obligon", thekson Tahiri. Politologu Beqaj, vlerëson se Kosova duhet t'i qaset vlerësimeve të Bashkimit Evropian lidhur me arritjet e dialogut me Serbinë dhe rrjedhimisht edhe mundësive të rishikimit të politikave të jashtme të pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. "Kur ka përparime me Serbinë, pse të mos ketë përparime me pesë vendet tjera (të BE-së). Të hapet tema e fillimit të rishikimit të politikave të jashtme të shteteve konkrete, të asaj pesëshe, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Për shembull, unë jam i sigurt që Greqia mund ta bëj këtë. Jam i sigurt që edhe Rumania. Kur të vijë puna deri te Spanja, e cila e ka problemin e saj se pse nuk ka mirëkuptim për këtë punë, atëherë , nëse mbetet vetëm një vend, unë mendoj se do të jetë kjo çështje pak a shumë e kryer". Marrëveshja për fusnotën, ishte arritur më 24 shkurt të vitit 2012 në Bruksel në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ajo nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 12 44 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj kërkon shtyrjen e votimit për pranimin e Kosovës në INTERPOL

Posted: 21 Sep 2017 07:32 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të shtyhet votimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL (Organizata e Policisë Ndërkombëtare), i paraparë për takimin e ardhshëmtë Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017. Ndonëse ka kërkuar shtyrje të votimit rreth kërkesës për pranim , Haradinaj ka potencuar se "anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të ishte është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit". "Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit", thuhet në komunikatën e kryeministrit Haradinaj. Megjithatë, Haradinaj ka kumtuar se "besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë". Andaj, Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces, duke shpresuar se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL mund të ndodhë në takimet e radhës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përmendoret dhe nacionalizmi e fusin projektin “Shkupi 2014” në rishqyrtim

Posted: 21 Sep 2017 06:49 AM PDT

Projekti "Shkupi 2014" pritet t'i nënshtrohet rishikimit për shkak të konceptit të gabuar që ka. Ekspertët thonë se nuk paraqesin problem vetëm një pjesë e përmendoreve apo fasadat e stilit antik në bazë të projektit "Shkupi 2014", por i gjithë projekti si tërësi ka bërë që Shkupi të ketë një reflektim që s`ka të bëj me realitetin e qytetarëve që jetojnë në këtë qytet. Këto komente vijnë pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për të reviduar projektin "Shkupin 2014 ". Skender Asani, drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni thonë se nëse Maqedonia si shtet në formë adekuate nuk reagon ndaj projektit njëetnik siç është "Shkupi 2014", atëherë kjo çon kah ndarjet. "Projekti Shkupi 2014 në esencë ka konceptin që të ketë ekskluzivitetin e nacionalizmit maqedonas kundrejt popullatës tjetër, përkatësisht asaj shqiptare". "Duhet pasur të qartë se projekti 'Shkupi 2014', nuk është vetëm sheshi, por i gjithë qyteti. Ai përfshinë si infrastrukturën ashtu edhe aspektet e tjera të zhvillimit urban dhe zhvillimeve të tjera kundrejt getoizimit të pjesës ku jetojnë qytetarët e një përkatësie tjetër fetare dhe kombëtare, siç janë shqiptarët", thotë Asani. Për të larguar "këtë kancer dhe jo virus, siç e quan Ministri i Kulturës", thotë ai, nuk mjafton vetëm largimi i një pjese të përmendoreve apo fasadave, por duhet të bëhet baraspesha ekonomike, baraspesha urbanistike si dhe barazia e reflektimit kulturor në të gjitha pjesët e qytetit të Shkupit. Në të kundërtën, sipas Asanit, Ministria e Kulturës dhe Qeveria në tërësi vetëm se do t'i përshtaten këtij projekti i cili është në përfundim. Ndërkohë ministri i Kulturës në Qeverinë e Maqedonisë, Robert Allagjozevski gjatë prezantimit të punës në 100 ditët e para të dikasterit që drejton, tha se projekti "Shkupi 2014" është një virus i cili duhet të trajtohet në karantinë. "Projektin 'Shkupi 2014' e cilësojmë si një virus i cili së pari duhet të vihet në karantinë, ta trajtojmë në mënyrë të izoluar derisa të marrim një vendim se çfarë do të bëjmë më tutje". "Grupi i punës për projektin 'Shkupi 2014', në fund vendosi që t'i qasemi problemit me faza, gjegjësisht t'u jepet prioritet atyre objekteve të cilat janë më kontestuese, si përmendorja e 'Andon Qosetos' si dhe projektet të cilat janë në faza të ndryshme të ndërtimit, të cilat paraqesin komplikime të ndryshme dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit", ka theksuar ministri Robert Allagjozevski. Ndërkaq, ish- kryetarja e Asociacionit të Arkitektëve të Shkupit, Danica Pavllovska thotë se nuk mjafton vetëm analizimi dhe revidimi i projektit, por ky projekt sa më parë duhet të futet në moratorium dhe të stopohen të gjitha aktivitet që ndërlidhen me përfundimin e punimeve rreth tij. "Mendoj se nevojitet që të ndërpriten të gjitha aktivitet rreth projektit 'Shkupi 2014', përkatësisht që ky projekt të futet në moratorium. Ndërkohë, në Kuvend duhet të miratohet një ligj i cili në vete do të ngërthejë analizën dhe reagimin ndaj të gjitha anomalive që i ka sjellë Shkupit ky projekt", thekson Pavllovska. Nga ana tjetër, Skender Asani thotë se ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, në kuadër të grupit të punës i cili është i angazhuar të përpilojë një analizë për realizimet dhe pasojat projektit "Shkupi 2014", duhet që patjetër të angazhojë dhe ekspertë shqiptarë. "E shoh si veprim shumë të gabueshëm që në kuadër të Komisionit i cili do të duhet të bëj revidimin e projektit 'Shkupi 2014', nuk ka asnjë shqiptarë i cili në mënyrë profesionale në të gjitha aspektet e dinë se si frymon qyteti i Shkupit, çfarë projekte janë bërë gjatë historisë dhe synimet e tjera", thotë Asani. "Përderisa në këtë komision mbeten të anashkaluar shqiptarët, unë nuk jam e bindur se do të gjendet formula adekuate për t`u shënuar nga kanceri i quajtur projekti 'Shkupi 2014'", thekson ai. Ndryshe, për realizimin e projekti "Shkupi 2014", llogaritet se nga arka e shtetit janë shpenzuar rreth gjysmë miliardë euro në kohën kur Maqedonia po përballet këto vitet e fundit me krizë të rëndë ekonomike. Projekti në fjalë është kundërshtuar edhe për shkak të karakterit të tij njëetnik. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Idrizi: Nga 17 tetori pritet të nisë unifikimi i sistemit të drejtësisë në veri

Posted: 21 Sep 2017 05:57 AM PDT

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nga 17 tetori pritet të nisë unifikimi i sistemit të drejtësisë në veri. Ai thotë se në pjesën veriore të Kosovës do të vendosen gjyqtarët nga lëmia penale nga të gjitha komunitetet që janë përzgjedhur. Idrizi pranon se sistemi i drejtësisë vazhdon të përballet me numër të madh të lëndëve të pazgjidhura. Ai në intervistë flet edhe për ndikimet e mundshme politike në sistemin e drejtësisë. Radio Evropa e Lirë: Zoti Idrizi, sistemi i drejtësisë në Kosovë në vazhdimësi është kritikuar si nga vendorët po ashtu edhe nga ndërkombëtarët, qoftë për mungesë të pavarësisë apo edhe për ndikimet politike. Si e shihni ju, nga çka vuan ky sistem? Nehat Idrizi: Sistemi i drejtësisë, konkretisht sistemi gjyqësor, pas luftës duke u nisur nga rregullat dhe procedurat e emërimit të gjyqtarëve ka ndikuar që vërtetë të kemi një numër të madh të lëndëve të grumbulluara dhe në njëfarë mënyrë të cenohet e drejta e qytetarëve për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm. Në vitin 2013 janë bërë disa reforma në sistemin tonë gjyqësor. Është bërë një organizim i ri i gjyqësorit, i cili ka qenë deri në vitin 2012. Organizimi ka qenë në bazë të ligjeve nga ish-federata e mëparshme (jugosllave), kurse tani kemi një organizim të ri. Gjyqtarët në periudhat e kaluara kanë qenë të emëruar për kohë të caktuar dhe nuk kanë pasur mandat të përhershëm. Në njëfarë mënyre nuk kanë pasur një siguri juridike. Ka edhe shumë faktorë të tjerë, po ky ka qenë faktori ndër kryesorët që ndoshta ka ndikuar që ata të mos kenë pasur motiv apo vullnet të angazhohen e të punojnë më tepër. Mirëpo me qenë se Kosova ka dalë nga një gjendje e luftës, numri i madh i kontesteve, i veprave që janë kryer ka rritur numrin e lëndëve. Kështu që gjyqtarët e kanë pasur të pamundur të jenë efikas në zgjidhjen e lëndëve me kohë. Kjo ka ndikuar që qytetarët ta humbin besimin të gjyqësori. Ne po shpresojmë që dalëngadalë tani prioritet në mandatin tim, nga momenti që kam marr pozitën e kryesuesit, i kam dhënë çështjes së lëndëve të grumbulluara në mënyrë që ato të zgjidhen brenda afatit të arsyeshëm. Me një fjalë, që qytetarët të mos presin me vite të tëra derisa ta realizojnë një drejtë të tyre. Sa u përket intervenimeve, ndikimeve, së paku mendimi im është dhe nuk ka ndodhur asnjëherë të kemi ndonjë thirrje nga ndonjë politikan apo zyrtar për çështje të caktuar. Por, nuk përjashtohet mundësia që ndoshta në mënyrë individuale dikush nga gjyqtarët të lejon interferimin apo ndikimin nga jashtë dhe në këtë mënyrë e shkelë edhe kodin e etikës dhe gjyqtarit. Radio Evropa e Lirë: A ka guxim në gjyqësorin kosovar për të trajtuar rastet e krimit dhe korrupsionit, sidomos ato të nivelit të lartë? Nahat Idrizi: Gjyqtarët tani janë duke gjykuar. Se çfarë nivele do të ketë, lëndë të nivelit të lartë, gjegjësisht të akuzuar të nivelit të lartë, të mesëm apo të ulët, kjo nuk varet nga gjyqësori, po kjo varet nga Prokuroria si organ kompetent i cili e bën ndjekjen, gjegjësisht ngritjen e aktakuzës. Ne si Këshill Gjyqësor kemi hartuar një plan të veprimit dhe i kemi dhënë prioritet lëndës së natyrës korruptive dhe në baza mujore dhe tre mujore marrim raport nga komisioni i cili ka për obligim që të grumbullojë të dhëna nga kryetarët e gjykatave se në çfarë faza dhe si po procedohen lëndët e korrupsionit. Do të thotë, gjyqtarët kanë guximin dhe vendosmërinë që të gjykojnë dhe të vendosin edhe për lëndë të nivelit të lartë që kanë të bëjnë me korrupsionin, pa një hezitim. [Në proces të shqyrtimit] ka lëndë të nivelit të ministrave, zëvendësministrave, drejtorëve, zyrtarëve të agjencive, të policëve dhe të vetë gjyqtarëve, po jo ndoshta në atë nivelin që pret publiku. Tash kjo nuk varet nga gjyqësori po varet se çfarë aktakuza kemi në gjykatë që dorëzohen nga ana e Prokurorisë. Radio Evropa e Lirë: Gjatë përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme dhe atij të Apelit, kishte vërejtje në formën e përzgjedhjes nga ambasadat e huaja dhe përfaqësuesit evropianë. Sa janë përfillur rekomandimet e dhëna? Nehat Idrizi: Neve rekomandimet e përfaqësuesve të ambasadave nuk na obligojnë. Mirëpresim çdo ndihmë, çdo kontribut, por ato janë mendime dhe opinione të tyre. (Vërejtjet) kryesisht kishin të bënin me procesin e votimit. Kërkesa e tyre ka qenë që votimi të jetë i hapur. Ne në bazë të standardeve dhe praktikës së deritanishme, do të thotë kryetari i Gjykatës Supreme, zëvendësi i tij, Kryeprokurori i Shtetit, i Apelit dhe prokurorët e (gjykatave) themelore, janë zgjedhur me vota të fshehta. Por, edhe kryetarët që më herët janë zgjedhur, janë zgjedhur me votim të fshehur. Ne kemi vepruar sipas rekomandimeve të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kanë qenë dy rekomandime kryesore për Këshillin Gjyqësor. Rekomandimi i parë ka qenë që votimi i kandidatit të bëhet në një listë në pako, e jo në mënyrë individuale, si dhe të jepet kuptimi i votës abstenuese. Ne iu kemi përmbajtur rekomandimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi bërë ndryshimin e rregullores, të gjithë kandidatët kanë qenë të përfshirë në një listë votuese dhe anëtarët e Këshillit, varësisht se kush, kanë votuar një kandidat. Po ashtu, është dhënë edhe kuptimi i votës abstenuese. Besoj që kjo është tejkaluar. Unë thash se ne kemi një bashkëpunim dhe falënderojmë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për këshillat dhe sugjerimet, por tash nuk do të thotë se gjithherë do të mund të pajtohemi, sepse këto janë standarde që edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese rekomandohet që vota e fshehtë është votë standarde dhe e paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Radio Evropa e Lirë: Sa paraqet sfidë për sistemin unik të drejtësisë funksionimi paralel në veri të Kosovës? Nehat Idrizi: Në vitin 2013 u nënshkrua Marrëveshja për drejtësinë në mes të dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë. Për fat të keq, implementimi i kësaj marrëveshjeje që nga viti 2013 deri më sot nuk është bërë edhe pse ne bënim të gjitha përgatitjet që implementimi i kësaj marrëveshje të fillonte në muajin janar të këtij viti, por nuk ndodhi. Tani po shpresojmë që pas takimit që patën dy presidentët në Bruksel, të cilët u zotuan se do të bëhet implementimi, ne tani jemi në fazën e përgatitjeve të implementimit të kësaj marrëveshjeje. Ne po shpresojmë që më 17 tetor do të jetë gjithçka e gatshme dhe po shpresojmë që më në fund, pavarësisht disa dështimeve që janë bërë, më në fund do të bëhet implementimi i kësaj marrëveshjeje. Këtu është edhe qëllimi kryesor, pra që të kemi një sistem gjyqësor unik në veri, që do të thotë që edhe gjyqtarët do të punojnë sipas legjislacionit të Kosovës. Gjyqtarët serbë, shqiptarë, turq dhe të tjerë do të punojnë së bashku, si në pjesën veriore po ashtu në pjesën jugore. Në pjesën veriore do të vendosen gjyqtarët nga lëmia penale, nga të gjitha komunitetet që janë përzgjedhur. Ndërkaq, në pjesën jugore, në objektin e ish-Jugobankës do të vendosen gjyqtarët e lëmisë civile si dhe departamenti penal për të mitur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini sulmon aktorin Morgan Freeman

Posted: 21 Sep 2017 05:47 AM PDT

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kritikoi aktorin amerikan, Morgan Freeman, për një video që ai e ka bërë për një organizatë jofitimprurëse në SHBA. Në këtë video, që është lëshuar më 19 shtator nga Komiteti për Hetimin e Rusisë, Freeman thotë se SHBA është "në luftë" me Rusinë dhe bën thirrje për të hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Duke folur në Moskë, Peskov tha se Kremlini nuk e merr seriozisht videon e Freemanit. Ai tha se Kremlini nuk e konsideron atë si kërcënuese, por më pas bëri sulme personale mbi aktorin, duke e quajtur "viktimë të tensionit emocional". Peskov tha se Freeman "nuk i ka informacionet e vërteta për gjendjen reale të gjërave". Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka përkrahur në mënyrë selektive njerëzit e famshëm, duke u dhënë shtetësi ruse artistëve dhe sportistëve perëndimorë, të cilët kanë mbështetur publikisht agjendën e politikës së jashtme të Kremlinit. Në nëntor, Putin personalisht i ka dhënë pasaportën ruse aktorit amerikan Steven Seagal, pasi ky i fundit e ka cilësuar presidentin rus si një nga "liderët më të mëdhenj të botës".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Khamenei: Komentet e Trumpit janë të pavlera

Posted: 21 Sep 2017 05:14 AM PDT

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, janë "të pavlera, të shëmtuara dhe joreale". Në adresimin e tij të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka cilësuar Iranin si "diktaturë të korruptuar" dhe "regjim vrasës". Trump po ashtu ka thënë se marrëveshja bërthamore me Iranin – e arritur në vitin 2015 midis Republikës Islamike dhe gjashtë fuqive botërore – është "e turpshme" për SHBA-në dhe ka lënë të kuptohet se vendi i tij mund të tërhiqet. "Komentet e tilla nuk vijnë nga fuqia, por nga zemërimi, dëshpërimi dhe pikëpamjet e dobëta", tha Khamenei. Lexoni edhe këtë: SHBA kërkon të rinegociohet marrëveshja bërthamore me Iranin

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meksikë: Vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e banorëve pas tërmetit

Posted: 21 Sep 2017 05:08 AM PDT

Kanë vazhduar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për ta nxjerrë një vajzë nga rrënojat e një shkolle në Meksiko Siti, që u shemb nga tërmeti i fuqishëm. Përpjekjet kanë vazhduar edhe për të shpëtuar edhe dhjetëra viktima të tjera, që besohet se kanë mbetur nën rrënoja. Të paktën 230 persona kanë vdekur nga tërmeti 7,1 shkallësh. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadat ftojnë partitë politike për zgjedhje të lira e demokratike

Posted: 21 Sep 2017 04:30 AM PDT

Ambasadat e shteteve të Kuintit në Prishtinë, ku bëjnë pjesë ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, kanë ftuar të gjitha partitë politike dhe kandidatët e tyre që të angazhohen për fushatë të qetë dhe zgjedhje të lira e demokratike.  Thirrja e tyre është bërë në ditën e fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 22 tetor.  Në deklaratën e përbashkët të ambasadave thuhet se "qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent, ku të gjithë kandidatët kanë të drejtë që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtë që - pa kërcënim ose dhunë - të shpërndajnë informata për zgjedhjet dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtë që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion". Aty thuhet po ashtu se liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantuara në një shoqëri demokratike. "Ne fuqimisht dënojmë çdokënd që tenton të ndikojë procesin zgjedhor, apo që përmes frikësimit, kërcënimit dhe presionit tenton të ndikojë në zgjedhjet e bëra nga votuesit. Ne presim nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga ata që kanë ambicie për udhëheqësi që të flasin fuqimisht kundër këtij lloji të sjelljes", thuhet në komunikatë. Ambasadat kanë inkurajuar policinë vendore dhe prokurorët që të hetojnë çdo raport të frikësimit, kërcënimeve dhe detyrimit dhe që t'i ndjekin penalisht ato raste nëse ka fakte. Në fund të deklaratës theksohet se ambasadat presin nga kandidatët që t'iu përmbahen standardeve gjatë gjithë fushatës dhe i nxisin votuesit që t'i zgjedhin mençurisht ata kandidatë, të cilët më së miri do t'i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit, gjersa shteti synon vazhdimin e rrugëtimit drejt integrimeve euro-atlantike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iraku nis ofensivën për të rimarrë qytetin Havija nga IS-i

Posted: 21 Sep 2017 04:25 AM PDT

Iraku ka nisur një ofensivë për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga Havija, një nga dy zonat e fundit në këtë vend që kanë mbetur nën kontrollin e xhihadistëve. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se ofensiva në qytetin Havija, i cili ndodhet 220 kilometra në veri të Bagdadit, ka nisur në agim. Një koalicion shumëkombësh, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është duke ofruar mbështetje me sulme ajrore. Qyteti Havija ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në qershor të vitit 2014, kur grupi militant ka pushtuar territore të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut dhe ka shpallur të ashtuquajturin "kalifat". Operacioni për rikthimin e tij ka nisur vetëm dy ditë pasi trupat kanë hyrë në bastionin tjetër të Shtetit Islami në Irak - në shkretëtirën perëndimore, pranë kufirit me Sirinë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti në Meksikë

Posted: 21 Sep 2017 03:27 AM PDT

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur te të mbijetuarit nën rrënojat e një shkolle në Meksiko Siti, e cila është shembur nga tërmeti i së martës. Së paku 21 fëmijë dhe pesë të rritur kanë vdekur në shkollën fillore Enrique Rebsamen, ndërsa shumë të tjerë figurojnë ende të zhdukur. Shkolla është një nga dhjetëra ndërtesat që janë shembur nga tërmeti. Deri më tash, 230 persona janë të vdekur. Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka shpallur tri ditë zie për viktimat. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump i ka telefonuar Nietos dhe i ka ofruar ekipe të kërkim-shpëtimit. Tërmeti i së martës ka pasur fuqi prej 7.1 shkallësh të Richterit. Po këtë muaj, një tjetër tërmet, me magnitudë 8.1, ka goditur pjesën jugore të Meksikës, duke shkaktuar vdekjen e 90 personave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë politike në garë të ashpër në komunat e mëdha

Posted: 21 Sep 2017 03:16 AM PDT

Në Kosova ka nisur fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. Partitë politike të cilat garojnë në këto zgjedhje, kanë bërë përpjekje që të kandidojnë për kryetar të komunave kandidatë të përgatitur dhe cilësorë, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile. Por, sipas tyre, përzgjedhja e kandidatëve cilësorë është bërë sidomos për komunat e mëdha, siç janë Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica dhe Prizreni. Ndërkohë, për komunat e vogla vlerësohet se partitë politike nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi përzgjedhjes së kandidatëve. Bekim Salihu, hulumtues në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, tha për Radion Evropa e Lirë se partitë politike garën kryesor e kanë koncentruar në komuna të mëdha, ndonëse në fund, shton ai, partitë do t'i bëjnë llogaritjet në sa komuna i kanë fituar dhe jo cila është e madhe e cila është e vogël. "Partitë politike në përgjithësi, dhe veçmas në këto zgjedhje, janë përpjekur të gjejnë kandidatë të cilët do të tërheqin, marrin vota nga elektorati. Ato janë përpjekur që të ofrojnë kandidatë sa më të shkolluar dhe të përgatitur dhe kjo vlen për tu vlerësuar ngase kjo e pasuron garën. Por, është evidente se ka edhe mungesë të resurseve brenda partive politike, që këto parti të llogarisin në këto resurse për të ofruar kandidatë më të përgatitur", tha Salihu. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po i bën përgatitjet finale për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta për organet vetëqeverisëse lokale, që do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare "Demokraci Plus", tha për Radion Evropa e Lirë se nuk pritet të ketë ndonjë risi të madhe nga zgjedhjet lokale. Për secilën komunë, tha ai, do të ketë një garë të ngushtë ndërmjet dy ose tri subjekteve politike. "Partitë politike prapë janë fokusuar në komunat më të mëdha të vendit dhe gara kryesore pritet të bëhet në ato komuna. Janë Prishtina dhe Prizreni dy komunat më të mëdha në të cilat do këtë ketë ballafaqime më të mëdha ndërmjet subjekteve politike, pastaj vijnë Gjakova, Peja dhe ndoshta Mitrovica, e cila mund të hyjë në një kategori të tillë", thotë Ismajli. Gara për pushtetin lokal zhvillohet mes kandidatëve për kryetar të komunave dhe kandidatëve për këshilltarë në asambletë komunale.  Bekim Salihu thotë se jeta e qytetarëve zhvillohet në komunat ku ata jetojnë dhe se, sipas tij, kandidatët të cilët garojnë në këto zgjedhje do të duhej të koncentrohen në ato projekte të cilat kanë ndikimi në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe shërbimeve publike. "Instituti GAP ka publikuar një analizë që e ka specifikuar problemin që niveli qendror në shumicën e rasteve po ndërhynë tek kompetencat e nivelit lokal, dhe kësisoj ky nivel po e ka të pamundur në disa raste të ushtrojë funksionet karshi nevojave që kanë qytetet dhe qytetarët. Por, natyrisht mbesin shumë përgjegjësi dhe shumë projekte të cilat do të mund t'i bënin kryetarët e komunave", thotë Salihu. Ndërsa, Valmir Ismajli thotë se nuk mund të priten ndryshime mjaft të mëdha, pasi që zakonisht ka munguar një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror. "Fatkeqësisht komunat në Kosovë varen shumë nga buxheti qendrore nga granatet qeveritare dhe jo në masë të madhe nga të hyrat vetanake. Si rrjedhojë, sado i mirë të jetë një kryetar i komunës në Kosovë do ta ketë shumë të vështirë që të bëjë diçka për komunën e vet, nëse nuk do ta ketë mbështetjen e nivelit qendror", thotë Ismajli. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë subjektet politike garuese që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Gjithsej janë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 Parti Politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia, Irani dhe Iraku kundërshtojnë referendumin kurd

Posted: 21 Sep 2017 02:46 AM PDT

Turqia, Irani dhe Iraku kërcënuan me kundërpërgjigje, nëse udhëheqësit kurdë të Irakut mbajnë referendumin e planifikuar për pavarësi, më 25 shtator. Ministrat e Jashtëm të të trija vendeve u takuan në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ai irakian, Ibrahim al-Jaafari, dhe ai iranian, Mohammad Javad Zarif, rikonfirmohet përkushtimi i vendeve të tyre për integritetin territorial të Irakut dhe kundërshtimi ndaj referendumit. Udhëheqësit kurdë duan të mbajnë referendumin në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut dhe zonat fqinje, pavarësisht kundërshtimeve të Qeverisë në Bagdad dhe të komunitetit ndërkombëtar. Irani dhe Turqia e kundërshtojnë fuqishëm votimin nga frika se mund t'i nxisë pakicat e tyre kurde të ndahen. Duke e cilësuar referendumin si "jokushtetues", ministrat e Turqisë, Iranit dhe Irakut thanë se ai nuk do të ishte i dobishëm për kurdët e Irakut dhe se do t'i vinte në rrezik fitoret e Irakut kundër grupit militant Shteti Islamik. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hetuesit e Muellerit "kërkojnë dokumente" nga Shtëpia e Bardhë

Posted: 21 Sep 2017 01:55 AM PDT

Ekipi që po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA raportohet se kërkon dokumente të Shtëpisë së Bardhë nga koha e presidentit Donald Trump.  Dokumentet mbi shkarkimin e drejtorit të FBI-së nga presidenti Trump dhe të takimit të djalit të tij me një avokate ruse janë objekt i hetimeve, raportojnë Washington Post dhe New York Times.  Sipas tyre, këshilltari i posaçëm i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Robert Mueller, i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë 13 fusha me interes për hetimet e tij. Këtu bëjnë pjesë edhe dokumentet që lidhen me shkarkimin e këshilltarit të parë të Trumpit për siguri kombëtare, Michael Flynn.  Trump thotë se pretendimet se ndihmësit e tij kanë bashkëpunuar me Kremlinin, janë lajme të rreme. Kremlini po ashtu i ka hedhur poshtë akuzat. Lexoni edhe këtë: Ndihmësi i Trumpit "ka dashur t'i ofrojë informacione" një oligarku rus

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritja e pagave në sektorin publik, në kurriz të atij privat

Posted: 21 Sep 2017 01:22 AM PDT

Përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat dhe komunitetit të bizneseve në Kosovë, shprehin shqetësime në lidhje me premtimet e zyrtarëve të Qeverisë për rritjen e pagave për punonjësit e sektorit publik. Premtimet e tilla, sipas tyre, demotivojnë dhe do të jenë sfidë për sektorin privat, nga i cili varet edhe buxheti i Kosovës. "Rritja e pagave për shërbyesit publik do të jetë pjesë e buxhetit të vitit 2018", thuhet në një përgjigje përmes postës elektronike nga Zyra për Komunikim Publik të Ministrisë se Financave. Rritja e pagave, thuhet në përgjigje, do të jetë "në përputhje me rritjen ekonomike, në përputhje me mundësitë reale buxhetore, si dhe brenda infrastrukturës legale". Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se meritat më të mëdha për stabilitet dhe qëndrueshmëri ekonomike në vend i ka sektori privat. Prandaj, sipas tij, fokusi duhet të orientohet tek ky sektor, në të cilin edhe ashtu janë pagat e vogla. "Deklarata për rritje pagash, vjen për një kohë të shkurtër pas formimit të kabinetit qeveritar dhe para rishikimit të buxhetit për këtë vit. Kjo deklaratë vjen në kohën kur nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovës as programi i Qeverisë aktuale". "Prandaj, besoj se nuk i bëhet nderë procesit ekonomik dhe forcimit të sektorit privat kjo deklaratë, sepse edhe ashtu, tashmë ka një dallueshmëri të pagave në mes sektorit publik dhe atij privat. Në sektorin publik pagat janë të larta me përformancë të pamerituar, kurse në sektorin privat është një qasje pak më ndryshe", thotë Gërxhaliu. Ndërkohë, përfaqësuesit e punëtorëve thonë se rritja e pagave për të gjithë punonjësit në Kosovë është e domosdoshme, por që nuk duhet të favorizohen sektorë të caktuar. Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Alush Sejdiu tha se paralajmërimi për rritjen e pagave vetëm për sektorin publik është i ngutshëm, pasi që kontribuues i pagave të punëtorëve të sektorit publik, është pikërisht sektori privat. Sektori privat, thotë ai, mbushë arkën e shtetit, kurse pagat i marrin punëtorët e sektorit publik. "Në bazë të statistikave të BSPK-së, mbi 300 mijë qytetarë janë të punësuar në sektorin privat dhe kjo e vërteton atë se sektori privat e mbush 'arkën' e shtetit, kurse shpërblehen shumë më pak. Kurse në sektorin publik janë të punësuar mbi 82 mijë veta dhe shpërblehen më shumë", thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.  Sipas tij, Qeveria e re e Kosovës në radhë të parë duhet të përmirësojë kushtet e punëtorëve në sektorin privat, pastaj të shikojë mundësitë për rritjen e pagave. Në anën tjetër Safet Gërxhaliu, thotë se paralajmërimi për rritjen e pagave, mund të kuptohet edhe si përgatitje politike për zgjedhje të shpejta në Kosovë. "Është koha që të kemi kujdes, të mos eksperimentojmë me këto procese, mos të rrënohen rezultat e të kaluarës... Ky premtim për rritje të pagave, mos është edhe një parapërgatitje politike për zgjedhje të shpejta në Kosovë", thotë Gërxhaliu. Ndryshe, rritje të pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve publik, prej 25 deri në 50 për qind ka pasur edhe në vitin 2014 edhe më herët më 2011, vite këto kur ka pasur zgjedhje në Kosovë. Sipas të dhënave, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 420 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vulin: Lista Serbe nuk do të lejojë formimin e forcës së armatosur të Kosovës

Posted: 21 Sep 2017 01:14 AM PDT

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Lista Serbe nuk do të lejojë formimin e forcës së armatosur të Kosovës. Lista Serbe i përfaqëson serbët e Kosovës në Qeveri dhe Kuvend. Duke folur për gazetën beogradase Politika, Vulin tha se Qeverinë e Serbisë nuk mund ta bindë askush për formimin e ushtrisë së Kosovës.   "Nuk ka organizatë, nuk ka fuqi, nuk ka presion politik që na detyron të pranojmë formimin e një force të armatosur në territorin tonë, të një force të armatosur që do të ishte nën komandën e dikujt tjetër, të një force të armatosur që do të kërcënonte Serbinë qendrore dhe serbët në Kosovë", tha Vulin. Ai shtoi se me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara është e përcaktuar se misioni i NATO-s, KFOR, është e vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE rikonfirmon mbështetjen për perspektivën e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

Posted: 21 Sep 2017 12:28 AM PDT

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisonari për zgjerim i bllokut, Johannes Hahn, takuan udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. "Rionfirmuam mbështetjen e qartë të BE-së për perspektivën e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, ashtu siç është thënë së voni edhe në nivel të Këshillit Evropian, edhe nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor". "Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve, drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë", thanë përmes një deklarate të përbashkët Mogherini dhe Hahn. "Jemi të kënaqur që presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, kryeministri i Serbisë, Edi Rama, dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për realizimin e reformave, sidomos në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejta themelore, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë", thanë Mogherini dhe Hahn. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Uragani Maria lë Porto Rikon pa rrymë

Posted: 20 Sep 2017 11:33 PM PDT

Uragani Maria ka ndërprerë energjinë elektrike në gjithë ishullin Porto Riko, ku jetojnë 3.5 milionë banorë. Abner Gomez, udhëheqës i Agjencisë për menaxhimin e katastrofave, tha se asnjë nga konsumatorët e Autoritetit të Energjisë Elektrike të Porto Rikos nuk ka rrymë. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se "përmbytje katastrofike" kanë përfshirë pjesë të ishullit. Guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rossello, tha se vetëm një person është raportuar i vdekur. Maria, e cila është dobësuar në stuhi të kategorisë dy, po lëviz nga territori amerikan drejt Republikës Domenikiane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndihmësi i Trumpit "ka dashur t'i ofrojë informacione" një oligarku rus

Posted: 20 Sep 2017 10:52 PM PDT

Paul Manafort, ish-udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donlad Trump, ka qenë i gatshëm t'i ofrojë informacione në lidhje më fushatën e vitit të kaluar një miliarderi rus, me lidhje të afërta me Kremlinin, raportojnë mediat amerikane. "Nëse ka nevojë për informacione private, ne mund ta rregullojmë", ka shkruar Manafort në emailin e një ndërmjetësi midis tij dhe manjatit rus të aluminit, Oleg Deripaska, raporton Washington Post dhe Associated Press. Të dyja burimet thonë se zëdhënësi i Manafortit e ka konfirmuar shkëmbimin e emaileve. Washington Post thotë se Manafort i ka shkruar email Konstantin Kilimnikut, i cili ka punuar me të në konsultimet politike në Ukrainë. Manafort i ka kërkuar Kilimnikut ta kalojë ofertën për informacione private te Deripaska, por nuk është e qartë nëse oferta ka arritur tek ai, shkruan Washington Post. Manafort është një nga këshilltarët e afërt të Trumpit, të cilët po hetohen nga këshilltari i posaçëm i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Robert Mueller, për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane. Manafort është bërë udhëheqës i fushatës së Trumpit në qershor të vitit 2016, por është detyruar të japë dorëheqje dy muaj më vonë, pas raporteve për lidhjet e tij biznesore me partinë e ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more