Skip to main content

“Rreth 50 mijë euro orientohen për asfaltim të rrugëve në fshatin Muhovc” plus 9 more Ferizaj Press

“Rreth 50 mijë euro orientohen për asfaltim të rrugëve në fshatin Muhovc” plus 9 more Ferizaj Press


Rreth 50 mijë euro orientohen për asfaltim të rrugëve në fshatin Muhovc

Posted: 22 Sep 2017 07:05 AM PDT

Ferizaj.22.09.2017. Banorët e fshatit Muhvoc i janë gëzuar sot asfaltimit të një rruge e cila lidh fshatin e tyre me tregun e kafshëve dhe me pjesët e tjera të fshatit.
Këtë pjesë ku po zhvillohen punime sot e ka vizituar kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili ka uruar banorët për një qarkullim në kushte më të mira. Ai me këtë rast bëri të ditur se rreth 50 mijë euro janë ndarë për realizimin e këtij projekti.
"Është me rëndësi që ne po i përmbyllim me sukses të gjitha investimet e parapara për vitin 2017 si në qytet po ashtu edhe në fshatra. Tani jemi te një rrugë e rëndësishme e cila ka gjerësinë sipas kushteve ekzistuese dhe gjatësinë mbi 600 kilometra. Do të shërbejë për shumë lidhje me qytetin dhe tregun këtu afër. Edhe kompania e përzgjedhur "Euro Trans" ka punuar me shumë përkushtim në realizimin e këtyre projekteve sipas paramasave të nevojshme" potencoi kryetari Svarqa gjatë vizitës në Muhovc.

Për ditët e ardhshme janë paralajmëruar edhe përfundime të projekteve në fshatrat Koshare, Slivovë ,Kosinë e vendbanime të tjera.

Asfaltohet rruga “Avdyl Dura” që ofron qytetin me fenomenin e Bifurkacionit

Posted: 22 Sep 2017 05:22 AM PDT

Ferizaj.22.09.2017. Në kuadër të plotësimit të shumë projekteve infrastrukturore në qytet sot është asfaltuar rruga "Avdyl Dura" e cila gjendet tek korridoret e gjelbërta.
Kjo rrugë do të jetë me afërt edhe për të gjithë qytetarët me fenomenin e rrallë të bifurkacionit për të gjithë ata që duan ta vizitojnë më shpesh.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast deklaroi se rrugë të tilla i kanë munguar Ferizajt në pjesën periferike, prandaj ky investim ka qenë i nevojshëm.

"Është një projekt më rëndësi të veçantë sepse po realizohet me standardet tashmë të njohura që aplikon komuna e Ferizajt e që janë standarde evropiane.

Ka një gjatësi mbi 1 kilometër dhe gjerësi 6 metra ku janë planifikuar edhe shtigjet për këmbësorë dhe për biçikleta të shoqëruara me ndriqime dhe sinjalizimet e duhura vertikale dhe horizontale.

Gjatë punimeve këtu është kryer edhe infrastruktura nëntokësore dhe kemi të bëjmë me njërën nga rrugët më të mira ku janë aplikuar metodat më të sofistikuara me ç' rast është kontrolluar edhe shkalla e ngjeshjes më të mirë të mundshme, sepse kemi të bëjmë me një vend moçalik e shumë të butë rreth fenomenit të Bifurkacionit.
Shkalla e ngjeshjes ka qenë deri në 100 kilonjuton që nënkupton se rruga do të jetë mjaft e qëndrueshme" deklaroi kryetari Svarqa.
Ai uroi banorët e kësaj zone për projektin e ri njëkohësisht ftoi të gjithë banorët e Ferizajt që ta vizitojnë sa më shpesh këtë pjesë për atraktivitetin që ofron dhe për të pasuruar njohuritë e aspektit turistik të Ferizajt.
Projekti i këtij asfaltimi komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 132 mijë euro.

 

Fillon rregullimi i fushës sportive në fshatin Muhovc

Posted: 22 Sep 2017 04:38 AM PDT

Ferizaj.22.09.2017. Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore të fshatit Muhovc e cila është paralele e ndarë e shkollës fillore "Ganimete Tërbeshi" të qytetit shumë shpejt do të mund të luajnë dhe do t'i mbajnë orët e Edukatës Fizike në një fushë të re sportive me të gjitha kushtet e nevojshme.
Në fillimin e punimeve për këtë projekt kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka uruar nxënësit dhe rinjtë e këtij lokaliteti për projektin që po realizohet në vendbanimin e tyre.
"Në këtë vend ka pasur mungesë të infrastrukturës sportive por falë një projekti të komunës prej 110 mijë eurosh ne kemi arritur të përzgjedhim edhe oborrin e kësaj shkolle bashkë me 4 shkollat e fshatrave të tjera që të investojmë për t'ua përmirësuar kushtet nxënësve e banorëve të këtushëm.
Këtu është planifikuar të jetë një kompleks më i gjerë me fushë futbolli , fushë volejbolli e basketbolli, në mënyrë që gjithë ata talent të sportit ta kenë mundësinë ta kultivojnë këtë veprimtari në kushte shumë më të mira" tha kryetari Svarqa.
Ai në veqanti shpreshu admirim për nxënësit e vegjël të cilët shkathtësitë fizike së shpejti do t'i dëshmojnë në fushën e re deri sa këto ushtrime do të kenë edhe dobi shëndetësore për ta.
Kryetari Svarqa u zotua se fusha sportive brenda pak kohësh do të kenë edhe shumë lokalitete të tjera urbane e rurale për të plotësuar infrastrukturën e munguar apo të rregullohen pjesët e ndërtuara më herët por që nuk janë funksionale.

“Robt po lypshe me ti q*” – Kandidati për kryetar të Ferizajt sulmon asamblistin në foltore

Posted: 22 Sep 2017 03:47 AM PDT

Miratimi i Planit Zhvillimor Komunal në Asamblenë e Komunës së Ferizajt ka eskaluar ne sharje dhe dhunë fizike.
Ka qenë pikërisht Bashkim Fazliu nga Nisma Qytetare për Ferizaj, që kandidon për kryetar të Ferizajt.

Ai ishte kundër këtij plani por situata eskaloi kur në foltore doli anëtari i LDK-së, Ramadan Baliu. Ai kritikoi Bashkim Fazliun për bashkëshorten e tij të cilën po e lejon të jetë pjesë e një ekzekutivit, raporton Insajderi.

"Unë kurrë nuk e kisha lon anëtarin tem të familjes me një Qeveri lokale të korruptive dhe mafioze", tha Baliu.

"Robt po lypshe me ti q*", dëgjohet Fazliu teksa i drejtohet asamblistit të LDK-së që ishte duke folur.

"A je normal se cka po fol", vazhdon të replikoj Fazliu teksa në një moment zgjohet dhe niset drejt foltores.

"Kujna je tu i thon që ka vjedhë", vazhdon ai teksa situata për pak sa nuk eskalon në dhunë fizike.

Televizioni lokal i Ferizajt "Tema" nuk e ka lënë të shikohet se çfarë ka ndodhur më pas, ani pse ka realizuar një storje 8 minuta të gjatë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KPF i procedon kuvendit miratimin e buxhetit 2018

Posted: 22 Sep 2017 03:33 AM PDT

Ferizaj.22.09.2017. Komiteti për politikë dhe financa i Ferizajt, me shumicë votash, ia procedoi sot Kuvendit të Komunës draftin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Tre anëtarë të komitetit nga partitë opozitare, dhanë votë të përmbajtur.

Gjatë mbledhjes së KPF-së u tha se buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2018 është rreth 28 milion e 720 mijë euro, ose 8.46 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti.

Anëtarët e komitetit nga LDK (parti në pushtet) Muhamet Çerkini dhe Imri Hashani, vlerësuan se rritja e buxhetit për afro 2.2 milionë euro, do të japë mundësi për investime të rëndësishme, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës së Ferizajt. Ata veçuan faktin se investimet kapitale vitin e ardhshëm do të rriten 17 për qind, krahasuar me sivjet, ndërsa shpërndarja e investimeve është bërë në mënyrë të tillë që të përfshihen të gjitha vendbanimet e komunës.

Kurse Mustafë Grainca i PDK-së dhe Sylejman Zeka i Vetëvendosjes, konstatuan se në draftin e buxhetit për vitin e ardhshëm është planifikuar rritja e shpenzimeve për shërbime dhe mallra dhe për shpenzime të luksit. Ata e vlerësuan draftin e buxhetit si një dokument që është hartuar për nevoja të fushatës zgjedhore, prandaj dhanë votë asnjanëse.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt është thirrur për datën 27 shtator në ora 10.00.

Asamblistja shkon me foshnje në Kuvendin e Ferizajt, ja çfarë thotë

Posted: 22 Sep 2017 03:19 AM PDT

Mbledhjes së djeshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt i rezistoi edhe një bebe katër muajshe. Kaoni i vogël është djali i këshilltares Abetare Kurti, e cila së bashku me të birin u detyra që të jetë pjesë e kësaj mbledhje që u zhvillua me akuza e sharje.

Kjo anëtare e Vetëvendosjes tha se djalin e merr me vete pasi që duhet ta ushqej shumë shpesh me qumësht gjiri.

Infertiliteti lidhet edhe me deodorantin që po e përdorni

Do të habiteni si e ka quajtur djalin e tij arkitekti i njohur shqiptar
"Nuk është që detyrohem, por unë e kam beben me gji, kështu që pse t'i mungoj diçka që është e domosdoshme për zhvillimin e tij të mëtutjeshëm kur unë mund ta kem me vete. Beba s'po i pengon askujt, unë jam këtu në këtë zyrë ku po i dëgjoj dhe po i shikoj kolegët, kështu që kur vie koha për të votuar unë do të dal andej dhe do të votoj", tha Abetare Kurti.

Abetarja tregon se djali i saj Kaoni nuk e pengon që ajo të koncentrohet në çështjet që diskutohen. Thotë se zakonisht foshnja flen, por sot zhurma e kuvendarëve e pengoi Kaonin për të bërë gjumë.

"Beba i ka gati katër muaj dhe çdo seancë unë e kam me vete. Për momentin po qanë, sepse iu prish gjumi, por tjera herë gjithmonë flen sepse është shumë i qetë", tha Kurti.

Ky shembull që deri më tani është parë vetëm nëpër parlamente evropiane, nuk ka qenë asnjëherë i praktikuar në nivelin lokal të Ferizajt.

Sido që të jetë , Abetarja qëndroi deri në fund në mbledhje, ndërkaq Kaoni i vogël pati rastin të takohet me shumë kolegë të mamit. /TvTema

Beqa-Ahmeti, shqiptarja e vetme pjesëmarrëse në ‘Arnold Classic Europe 2017’

Posted: 22 Sep 2017 02:18 AM PDT

Kampionia e Evropës në disiplinën 'Physique Fitness' në vitin 2016, Gentiana Beqa-Ahmeti është femra e vetme shqiptare që merr pjesë në garën e fitnesit 'Arnold Classic Europe 2017', që do të mbahet në Barcelonë Ky është edicioni i shtatë i 'Arnold Classic Europe', që konsiderohet si një nga garat më të mëdha të fitnesit dhe bodybuilding-ut në Evropë, me më shumë se 70 shtete pjesëmarrëse, dhe me më shumë se 1000 pjesëmarrës. Kjo garë do të mbahet nga data 22 deri më 24 shtator, në Barcelonë dhe organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuilding-ut dhe Fitnesit (IFBB).

Ambasada Amerikane: Ja kur nisin apilikimet për këtë vit

Posted: 22 Sep 2017 02:10 AM PDT

Pas lajmit se edhe ky vit do të ketë Lotari amerikane, Ambasada amerikane ka lajmëruar në Facebook, datën se kur do të fillojnë aplikimet. Ambasada shkruan se aplikimet fillojnë më 3 tetor dhe jep disa këshilla sesi duhet aplikojnë shqiptarët.
"Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t'u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?", shkruan ambasada.

Topalli: Vetëvendosja është zgjidhje për Ferizajn

Posted: 21 Sep 2017 02:23 PM PDT

Faton Topalli nga rradhat e Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu kandidat pë komunën e Ferizajit gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se ne kemi shumë zgjedhje dhe vetëm një zgjidhje është "Vetëvendosje", ashtu si u dëshmua në zgjedhjet nacionale të 11 Qershorit, shtoi ai.

Sipas tij prioritet është shëndetësia dhe arsimi.

Ai përmendi kabinetet në shkolla, dhe po ashtu dollapet, shpërndarja e shujtave në shkolla si në Prishtinë dhe shujtat e tilla të jenë përballuese për Komunën.

Ndërsa, sa i përket shëndetësisë ai tha se në Ferizaj tha spitalet janë në gjendje të rëndë higjenike.

Fazliu: Kandidatët për Ferizaj tregojnë përalla

Posted: 21 Sep 2017 02:19 PM PDT

Bashkim Fazliu nga Iniciativa qytetare e Ferizajit gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se nga prezantimet hyrëse të kandidatëve të Komunës së Ferizajit nuk ka pasur asnjë premtim konkret. Sipas tij kandidatët për Ferizaj po tregojnë përalla në emision.

Ai garanton që brenda 4 viteve do të mund të punësoj 10,000 qytetarë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more