Skip to main content

Ora News: “Fier, fshehin drogën mes pirgjeve me sanë” plus 9 more

Ora News: “Fier, fshehin drogën mes pirgjeve me sanë” plus 9 more


Fier, fshehin drogën mes pirgjeve me sanë

Posted: 22 Sep 2017 11:53 PM PDT

Një sasi prej 14 kg kanabis sativa është sekuestruar gjatë një operacioni në Fier ndërsa është arrestuar djali dhe është shpallur në kërkim babai i tij.

“Droga është gjetur në një banesë në fshatin Pirrë, e ndarë në tre thasë plasmasi në formë rrjete me ngjyrë të bardhë” informon policia e Fierit.

Në pranga ranë Ergest Prençe, 31 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje gjithashtu u bë shpallja në kërkim e babait të tij, L.P, 58 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lezhë, qëllohet me armë banesa shefit të qarkullimit të Mirditës

Posted: 22 Sep 2017 11:18 PM PDT

Banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma është sulmuar me armë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës (23 shtator). Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar.

Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë ndërsa dy plumba kanë depërtuar në brendësi të banesës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur hetime, si edhe janë ngritur postblloqe.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.

I pyetur nga Ora News, Gjovalin Toma deklaron se nuk ka konflikte, ndërsa nënvizon se një mundësi është edhe ngatërrimi i shënjestrës

Vijon…

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama nga New Yorku: Shkoza nuk meriton koment

Posted: 22 Sep 2017 01:57 PM PDT

Rama iu përgjigj nga Nju Jorku  dy cështjeve të tjera të nxehta me ndjeshmëri sociale, sic janë problemi i 140 familjeve në Shkozë që preken nga projekti i zgjerimit të Lanës, teksa tha se Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe se ndërtimet pa leje do të shemben.

I pyetur nga Zeri Amerikes, Rama u pergjigj: “Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton, besoj, koment deri në New York e në Washington.

VOA: Zoti Rama, pas thuajse një viti, dekreti i ish Presidentit Bujar Nishani, i cili rrëzoi të ashtuquajturin ligj për importin e mbetjeve, është futur në programin e Parlamentit. Megjithatë, kryetari i grupit tuaj parlamentar deklaroi se do ta tërhiqni. E para, përse u bë ky ndryshim dhe si do të realizohet konkretisht, pasi dekreti i Presidentit duhet të votohet. Cili është plani i qeverisë suaj, do ta miratoni dekretin, pra, të rrëzoni projektligjin dhe më pas të hartoni një ligj të ri për këtë çështje?

 Edi Rama: “Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton, besoj, koment deri në New York e në Washington. Megjithatë, ju e bëtë pyetjen dhe unë po ju përgjigjem. Është një proces si shumë e shumë procese të tjera, ku ka qenë e domosdoshme dhe mbetet e domosdoshme që të shemben ndërtimet pa leje, aty ku pengohet zhvillimi i infrastrukturës për të mirën e përbashkët.

Kush ka ndërtuar pa leje, duke zënë akset kryesore, duke zënë hapësirat e zhvillimit, patjetër që nuk mund të pretendojë as të përkëdhelet, as të dëmshpërblehet, as të shpronësohet, por thjesht duhet dhe meriton të trajtohet me kujdes, duke mos e lënë të pastrehë, por duke i dhënë mundësinë e një qiraje të paguar nga kolektiviteti, pra, nga i gjithë komuniteti, për një periudhë të caktuar, derisa familjet pastaj të akomodohen aty ku ato do të gjejnë mundësinë të akomodohen me forcat e tyre.

Kjo është Shkoza dhe pastaj historitë me arrogancë, me prepotencë, me shtet shurdh dhe me shtet qorr janë histori që realisht nuk kanë vend. Shteti ka detyrë t'iu shërbejë qytetarëve dhe ka detyrë të mbështesë të gjithë procesin transformues, për të pasur një Shqipëri me shtet, me punë dhe me mirëqenie.

Të bësh shtet, të bësh punë dhe të bësh mirëqenie nuk ka shumë rrugë. Rruga është e qartë dhe në këtë rrugë, sigurisht do të ketë dhe shqetësime të kësaj natyre, por këto janë shqetësime që i përkasin një pakice shumë të vogël, në krahasim me rëndësinë madhore

Importi i mbetjeve 

VOA: Zoti Rama, pas thuajse një viti, dekreti i ish Presidentit Bujar Nishani, i cili rrëzoi të ashtuquajturin ligj për importin e mbetjeve, është futur në programin e Parlamentit. Megjithatë, kryetari i grupit tuaj parlamentar deklaroi se do ta tërhiqni. E para, përse u bë ky ndryshim dhe si do të realizohet konkretisht, pasi dekreti i Presidentit duhet të votohet. Cili është plani i qeverisë suaj, do ta miratoni dekretin, pra, të rrëzoni projektligjin dhe më pas të hartoni një ligj të ri për këtë çështje?

 Kryeministri Edi Rama: Kryetari i grupit ka qenë shumë i qartë. Ne do të rikthejmë në një diskutim të gjerë dhe shterues me publikun këtë temë, me të cilën lloj-lloj sharlatanësh, lloj-lloj karagjozësh, lloj-lloj politiko-çakejsh në kazanin politik dhe mediatik kërkojnë të fitojnë pikët e tyre, duke mashtruar publikun. E patjetër, në respekt të ndjeshmërisë së lartë dhe të drejtë të publikut, ne do marrim gjithë kohën e nevojshme që njerëzit ta kuptojnë që këtu s'bëhet fjalë fare për gjithçka kazani mediatik dhe kazani politik vorbullon në funksion të axhendave tërësisht politike apo vetjake, por bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për një proces modernizues, europianizues të Shqipërisë dhe për mundësinë që Shqipëria të ketë një kapacitet riciklues të mbetjeve të gjelbërta, siç e kanë të gjitha vendet e tjera. Jemi i vetmi vend që nuk e kemi. Megjithatë nuk ka urgjence. Qentë le të lehin, karvani do eci përpara.

që ka zgjidhja e këtyre problemeve për shumicën. “

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Diskutimi publik për mbetjet, Feruni: AKIP platformë për qeverinë

Posted: 22 Sep 2017 01:46 PM PDT

Ambientalisti Lavdosh Feruni tha në studion e "Ekopolitikë" me gazetaren Aurora Sulçe se AKIP do ti ofrojë një platformë qeverisë gjatë diskutimit publik për mbetjet.

Feruni: Ne si AKIP jemi shumë të motivuar dhe do ti ofrojmë një platform në këto diskutimet qeverisë sesi e mendojmë ne duke u mbështetur në qytetarë, por edhe në ekspertë, përfshi dhe ekspertët që janë këtu, edhe ekspertë të huaj.

Mund të them parapakisht që kjo mund të realizohet farë mirë, menaxhimi me standardet europiane edhe në Shqipëri nëse ka një angazhim politik për këtë.

Kërkon mbështetje edhe me buxhet, pra në vend të investojmë me incineratorë të investojmë në ndarje të burim të mbetjeve, edhe politikat fiskale duhen përfshirë, edhe edukimi duhet përfshirë, edhe promovimi nga format nga më të ndryshmet që të angazhohet e gjithë qytetaria për këtë. Kjo do të ndodhë nëse merret seriozisht diskutimi publik që do bëhet.  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Librat shqiptarë në libraritë serbe

Posted: 22 Sep 2017 01:40 PM PDT

Virgjil Muçi i ftuar në "Kronikë e Pambaruar" në Ora News tregoi se librat e Ismail Kadaresë dhe "Kurbani" i Edi Ramës ndodhen në libraritë serbe.

E vërteta është se ne më shumë kemi përkthyer nga shkrimtarë serbë sesa kanë përkthyer ata shkrimtarë shqiptarë" Ndiqni intervisten e plotë me Virgjil Muçin.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA ndërton ambasadën më të shtrenjtë në botë. Ja sa kushton

Posted: 22 Sep 2017 01:33 PM PDT

Këto janë fotot nga ajo që është cilësuar si ambasada më e shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Londër.

Ambasada është projektuar e tillë që mos depërtojnë terroristët. Ajo po ndërtohet në 'Nine Elms' dhe kostoja e saj i ka tejkaluar 1 miliard dollarë.

Pjesa e jashtme e ambasadës do të jetë anti-plumb dhe do ketë edhe mbrojtës kundër kamionëve-kamikazë.

Projekti parashikon apartamente, një hotel, dyqane, restorante dhe pishinë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ministri i Jashtëm gjerman kritikon rendin botëror të Trump

Posted: 22 Sep 2017 01:17 PM PDT

Para OKB-së, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel paralajmëroi për rrezikun e “egoizmit nacional” në politikën botërore. Pa e përmendur me emër, fjalët e Gabrielit i drejtoheshin para së gjithash presidentit Trump.

Një moto si “vendi ynë i pari” vetëm shton konfrontimin nacional dhe në më pak mirëqënie, tha ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel në daljen e tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. “Në fund ka vetëm të humbur”, paralajmëroi Gabrieli në adresë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili e ka bërë “Amerika e para” linjën orientuese të mandatit të tij.

Në dallim nga Trumpi, Gabrieli u shpreh për një forcim të Kombeve të Bashkuara. Emrin e Presidentit të SHBA, zëvendëskancelari Gabriel nuk e përmendi në fjalimin e tij. Megjithatë, pjesa qendrore e fjalës së tij ishte në adresë të Presidentit të SHBA.

Fuqi përmes partneritetit

Po ta hedhësh vështrimin në botë, sheh se po fiton përparësi një botëkuptim, që fokusohet në mënyrë absolute në interesat nacionale, konstatoi Gabrieli.

Por egoizmi nacional nuk është i përshtatshëm si parim i një rendi. Sepse pastaj do të jetë në fuqi e drejta e më të fortit dhe jo forca e së drejtës ndërkombëtare. “Jam i sigurtë se këtë ne duhet ta përballim me botëkuptimin tonë”, theksoi Gabrieli. I nevojshëm është më shumë bashkëpunim ndërkombëtar dhe më pak egoizëm nacional dhe jo anasjelltas.

Përvoja historike e gjermanëve pas Luftës së Dytë Botërore tregon se Gjermaninë nuk e bëri të fortë dhe të mirëqenë motoja “Gjermania e para”, por partneriteti me ish-kundërshtarët e luftës në Evropë, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Gabrieli këmbënguli në rëndësinë që ka bashkëpunimi – para së gjithash kur vjen puna te kriza e Koresë së Veriut.

Ai tha se Gjermania e përshëndet raundin e ri të sanksioneve të fundit të aprovuara nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut. Por ai shtoi se kriza e Koresë së Veriut është një problem global të cilin “duhet ta vëmë së bashku nën kontroll”./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kantina Duka, vendprodhimi më i madh i verës feston 10-vjetorin

Posted: 22 Sep 2017 01:14 PM PDT

Kantina Duka festoi 10 vjetorin e prodhimit të verës. Mes miqve, administratori ligjor Agron Duka prezantoi 3 tipe verërash për të cilat tha se bashkëpunon me ekspertë italianë për të plotësuar standardet më të mira të verës.

Nga Merlot, Tempranilo, Cabernet, kantina Duka di si të bëjë bashkë miqtë për një gotë verë. Në eksperiencën e gjatë të prodhimit të verës, Kantina Duka bashkëpunon edhe me specialitet nga Toskana në Itali, me qëllim që vera shqiptare në këtë vend të arrijë standardet më të mira ndërkombëtrare.  Kantina Duka festoi 10 vjetorin e verës, dhe 12 vjetorin e vreshtarisë. Administratori ligjor, Agron Duka që mesa duket tani që është jashtë parlamentit do të ketë më shumë kohë ti përkushtohet pasionit të vjetër. Ai tha se kujdeset  vetë që vera e prodhuar nga vreshtat të vijë e shijshme në tavolina e gjithsecilit.

Duka: Me çmim të mirë, të konkurueshëm por edhe me cilësi të mirë. Për këtë të dytën, ne marrim asistencë nga grup specialistësh shqiptarë dhe italianë. Bile dy nga ata janë nga Toskana që shquhet për prodhim cilësor të verës.

Një përvjetor i tillë shërbeu edhe për të provuar me gjerë vendprodhimin e verave, hapësirë të cilën Duka sheh mundësinë për ta bërë më të frekuentueshme.

Duka: Vijnë turistë, të mund të provojnë verën e prodhuar këtu natyrisht me ndonjë assaggino që i përdorin në të tilla raste. Më vonë në të ardhmen mund të bëhet edhe një restorant publik.

Si agronom, Agron Dukës i  përlqen që të percjellë vazhdimisht fraza për verërat, por duke garantuar se  Merlot, Tempranilo, Cabernet e thatë apo të ekuliburara, kanë një origjinë të kontrolluar.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarr në një banesë, rrezikohen tre të tjera

Posted: 22 Sep 2017 01:07 PM PDT

Një zjarr ka rënë në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës mbrëmjen e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë, ku flakët kanë përpara duke rrezikuar edhe tre banesat e tjera.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve shkak është bërë zjarri me të cilin i zoti i shtëpisë po nxirrte raki.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sondazh, një në dy gjermanë kërkon që Merkel të largohet

Posted: 22 Sep 2017 01:02 PM PDT

Gjysma e gjermanëve të pyetur në një sondazh duan që kancelarja Angela Merkel të mos jetë më në zyrë pas zgjedhjeve.

Të pyetur mbi slloganin "Merkel muss weg" (Merkel duhet të iki), një frazë e përdorur shpesh nga protestuesit e ekstremit të djathtë, 50 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pro.

Ky sondazh u zhvillua nga instituti "YouGo" në kuadër të zgjedhjeve kombëtare të së dielës, në të cilat pritet që Merkel të fitojë një mandat të katërt dhe t'i japë konservatorëve Kristiandemokratë avantazh për të krijuar një koalicion qeverisës.

Gjysma e të anketuarve thanë se e mbështesin këtë slogan për "gjuhën e drejtëpërdrejtë".

Ky është sondazhi i parë për këtë vit që 50 për qind e të anketuarve janë kundër Merkelit.

/ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more