Skip to main content

Mesazhi.com: “Ja 5 xhamitë më mbresëlënëse në Stamboll” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ja 5 xhamitë më mbresëlënëse në Stamboll” plus 9 more


Ja 5 xhamitë më mbresëlënëse në Stamboll

Posted: 21 Sep 2017 02:35 PM PDT

Qyteti më i madh në Turqi dhe një nga qytetet më të mrekullueshëm në botë, Stambolli, është një destinacion unik turistësh, me vendndodhje pikërisht në pikëtakimin e Lindjes me Perëndimin.

Me shumë atraksione unike, që nga monumentet historike, deri te Pazari i Madh, Stambolli ka diçka nga të gjitha dhe ofron diçka për të gjithë.

Për adhuruesit e arkitekturës fetare, metropoli masiv i 13 milionë banorëve ofron rreth 3,000 xhami që ia vlejnë të eksplorohen, ku 5 prej tyre spikasin si kryeveprat e arkitekturës osmane.

Xhamia e Sulltan Ahmetit

Njohur gjithashtu si "Xhamia Blu", për shkak të ngjyrës dominuese të ngjyrosjes së pllakave që dekorojnë ambientin e brendshëm, Xhamia e Sulltan Ahmetit është një nga mrekullitë e botës islamike. Komisionuar nga Sulltan Ahmet I, kur ai ishte vetëm 19 vjeç, kjo xhami u ndërtua midis viteve 1609 dhe 1616.

Ndërtuar mbi katedralen e famshme Hagia Sofia, Xhamia e Sulltan Ahmetit është një triumf i mirëfilltë i arkitekturës.

Që nga minaretë e deri te kupolat, punë mahnitëse e pllakave qeramike e deri te mermeri mihrab, kjo xhami është një mrekulli e vërtetë.

Xhamia e Sulejmanit

Kjo mrekulli arkitekturore u projektua nga Mimar Sinan, arkitekti më i madh i historisë turke dhe konsiderohet si një nga xhamitë më mbresëlënëse në botë.

Ndërtuar në shekullin e 16, gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, i cili donte një monument dinjitoz nën emrin e tij, Xhamia e Sulejmanit u frymëzua nga dizajni i Hagia Sophia, që ishte ndërtuar para njëmijë vitesh.

Mbi një kodër që shikon Gadishullin e Fosforit, Xhamia e Sulejmanit ka qenë më parë qendra e një kompleksi të gjerë që përfshinte një kopsht të madh, katër madrasa, mauzoleume mbretërore, hamame dhe një spital. Sot shërben si një nga pikat më atraktive turistike në Stamboll.

Xhamia e Re

Yeni Cami, ose Xhamia e Re, është thuajse 400-vjeçare, por relativisht e re në raport me xhamitë e tjera të Stambollit.

Në anën jugore të Sheshit Eminönü, pranë Urës Galata, Xhamia e Re është një nga shembujt më të bukur të arkitekturës osmane në Stamboll. Xhamia e Re u komisionua nga Sulltanesha Safiye, nëna e Sulltan Mehmetit III. Da'ud Aga, një dishepull i Mimar Sinan, projektoi këtë xhami.

Pas disa dekadash, kjo ndërtesë u kompletua në sajë të bujarisë së një tjetër mbretëreshe nënë – Sulltanesha Turhan Hattice. Brendësia e xhamisë është po aq mbresëlënëse sa fasada e saj, me dekorime prej mermeri, ari dhe pllakash iznik.

Xhamia Fatih

Një nga xhamitë më të mëdha në Stamboll, Xhamia Fatih u ndërtua në nder të Sulltan Fatih Mehmet (Mehmeti i Pushtetshëm), në kodrën më të lartë të Stambollit.

Pasi pushtoi Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltani vendosi të ndërtojë një vend të shenjtë të fesë islame, që do të tejkalonte edhe madhështinë e Hagia Sophia.

Ndërtuar midis viteve 1463 dhe 1470, Xhamia Fatih ka pësuar dhe vuajtur nga dëme të mëdha tërmetesh. Struktura aktuale është një rikonstruksion i vitit 1771.

Xhamia është vendi ku prehet trupi i Sulltan Fatif Mehmet. Ajo është xhamia e dytë më e shenjtë në Stamboll, pas Xhamisë Eÿup.

Xhamia Eÿup

Kjo ndërtesë e ka marrë emrin nga Eÿup El Ensari, pasuesi i Profetit Muhamed. Xhamia Eÿup u ndërtua jashtë mureve të qytetit, në vendin ku vdiq Eÿup.

Ndërtuar nga Mehmeti i Pushtetshëm, Xhamia Eÿup është Xhamia më e shenjtë në Stamboll, si dhe një vend pelegrinazhi islamik.

Megjithëse nuk ka të njëjtin dizajn dhe madhësi si xhamitë e tjera, Xhamia Eÿup lë mbresa të mëdha tek ata që e vizitojnë, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me Profetin Muhamet, si dhe rëndësinë historike dhe fetare./Mesazhi/

The post Ja 5 xhamitë më mbresëlënëse në Stamboll appeared first on Mesazhi.com.

Mikrovala e dëmshme për shëndetin!

Posted: 21 Sep 2017 02:00 PM PDT

Shpesh mikrovalat janë mënyra me e mirë për të gatuar apo ngrohur ushqimet tona. Por studimet tregojnë se ato janë të shoqëruara me efekte anësore, madje edhe me sëmundje të rrezikshme.

Efektet anësore të mikrovalave, të vërtetuara nga studimet:

Imunitet i dobët
Më pak rezistencë ndaj viruseve dhe baktereve
Kancer

Eksperti zviceran Hans Hertel bëri një studim ku tregoi se furrat me mikrovalë heqin "ushqimin e ushqimit".

Këto furra rrezatimi deformojnë molekulat e ushqimit dhe krijojnë komponime radioaktive të dëmshme për shëndetin. Në vitin 1992, Instituti i Kërkimit për Shëndetësinë bëri një studim ku thuhej se mikrovalët bënin këto gjëra tek njerëzit:

Më pak hemoglobinë

Anemi

Rritje në kolesterol

Helmim ose dëmtim qelizash

Më pak qeliza të bardha.

Padyshim, këto furra janë rreziqe shëndetësore. Edhe pse janë mënyra më e shpejtë për të përgatitur ushqim, shëndeti duhet të jetë më i rëndësishëm dhe një prioritet.
Prandaj përpiquni t'i përdorni mikrovalat më rrallë!/Mesazhi/

The post Mikrovala e dëmshme për shëndetin! appeared first on Mesazhi.com.

SHBA – Policia vret me armë shurdh-memecin

Posted: 21 Sep 2017 01:05 PM PDT

Një njeri i shurdhër dhe memec u qëllua për vdekje nga policia pasi fqinjët e tij bërtitën se "ai nuk mund të dëgjojë".

Magdiel Sanchez, 35 vjeç, u kontaktua nga oficerë të cilët ishin duke hetuar një aksident, ku drejtuesi i mjetit nuk kishte ndaluar, ndërsa kaluan afër shtëpisë së tij në Oklahoma City të martën në mbrëmje.

Sanchez mund të komunikonte vetëm me gjeste me anë të duarve dhe po i bindej urdhrave të oficerëve të policisë.

Si përgjigje, të dy oficerët hapën zjarr njëkohësisht – njëra me armë, dhe tjetri me një mjet të quajtur Taser.

Sanchez, i cili nuk kishte histori kriminale, vdiq në vendngjarje.

Në një konferencë shtypi, kapiteni Bo Mathews tha se dëshmitarët po bërtisnin 'ai nuk mund të të dëgjojë' para se oficerët të hapnin zjarr ndaj Sanchez, por ata me sa duket nuk i dëgjonin.

Ai tha se oficerët ndiheshin të kërcënuar, sepse Sanchez mbante një shkop, i cili kishte një unazë lëkure të bashkangjitur në fund për t'u përshtatur rreth duarve të tij.

Mathews tha se nuk e dinte se sa të shtëna u qëlluan, por ishte më shumë se një plumb.

Polici që kreu aktin Chris Barnes, është pezulluar nga detyra në pritje të hetimit.

The post SHBA – Policia vret me armë shurdh-memecin appeared first on Mesazhi.com.

Katër muaj pas vrasjes së Ermalit, asnjë i arrestuar

Posted: 21 Sep 2017 01:01 PM PDT

Po bëhen gati katër muaj që prej kur u vra Ermal Kamberaj. Mos kapja e dorasit që i mori jetën 24-vjeçarit, ka mllefosur familjarin e viktimës.

Vëllai i tij, Shpëtimi, po thotë se ka humbur shpresat se drejtësia do të vihet ndonjëherë në vend.

Ky i fundit po akuzon policinë se nuk kanë bërë sa duhet për ta zbardhur këtë rast.

Por, me këtë konstatim nuk po pajtohen hetuesit policorë.

The post Katër muaj pas vrasjes së Ermalit, asnjë i arrestuar appeared first on Mesazhi.com.

Pse nuk duhet të fleni në avion?

Posted: 21 Sep 2017 01:00 PM PDT

Qëndroni zgjuar ose rrezikoni dëgjimin tuaj.

Nëse jeni në gjumë në një avion gjatë një ndryshimi të papritur të lartësisë, aftësia juaj për të barazuar presionin në daullen e veshit mund të rrezikohet dhe mund të shkaktojë dëmë të përhershme.

Për shumicën e njerëzve, një ndryshim i papritur i lartësisë i bën të ndiejnë sikur i kanë veshët e bllokuar.

Kjo ndodh kur presionet në pjesën e jashtme të veshit tuaj nuk përputhen me ato që janë brenda dhe kjo ndodh më së shumti me shumicën e njerëzve kur një avion po ulet dhe zbret në lartësi në mënyrë drastike.

Këto presione mund të balancohen me hapjen e një kanali të ngushtë në veshin tuaj të quajtur tubi Eustachian që kryhet duke gogësitur ose duke lëvizur nofullat.

Megjithatë, nëse jeni duke fjetur dhe presionet mbeten të pabalancuara, tubi Eustachian mund të bllokohet dhe mund të ndodhë barotrauma e veshit, çka në të shumtën e rasteve çon në humbjen e përhershme të dëgjimit.

Sidoqoftë, në raste më të rënda kur tubi mbetet i bllokuar për një periudhë të zgjatur kohore, mund të zhvillohet një infeksion i cili shkakton krijimin e një lëngu që ngurtësohet pas daulles së veshit, duke shkaktuar vështirësi dhe dhimbje në dëgjim.

Duke pasur parasysh lidhjen e veshit me ndryshimet në lartësi, ky është gjithashtu një kusht që zakonisht ndikon tek zhytësit dhe njerëzit që bëjnë ecje në male.

Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë në një avion është të siguroheni që të jeni zgjuar sapo kapiteni të njoftojë për uljen, pavarësisht nga teprica apo mungesa e gjumit./Mesazhi/

The post Pse nuk duhet të fleni në avion? appeared first on Mesazhi.com.

Mos ua numëroni gabimet fëmijëve…

Posted: 21 Sep 2017 12:00 PM PDT

Të rriturit duhet të përpiqen t'i vënë në dukje arritjet e fëmijës dhe gjërat e reja që mëson çdo ditë.

Vetëm kështu do të jenë të vlefshëm dhe të dobishëm, përndryshe do të jenë një pengesë më shumë në rrugën e vështirë të rritjes së fëmijës.

Nëse të rriturit do të numuronin mosarritjet e tyre siç bëjnë me fëmijët, nuk do të kishin kurajon të shikonin njeri në sy.

Prindër, mësues bëhuni mbështetës të fëmijës dhe jo pengesa për ta. Besoj që dhe ju vetë, ashtu dëshironi të jeni, mbështetje për fëmijën./Mesazhi/

The post Mos ua numëroni gabimet fëmijëve… appeared first on Mesazhi.com.

Sigal Prishtina eliminohet prej kualifikimeve të Ligës së Kampionëve

Posted: 21 Sep 2017 11:15 AM PDT

Sigal Prishtina është eliminuar prej kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Prishtinasit kanë pësuar humbje edhe në takimin e dytë kundër skuadrës bjelloruse Tsmoki Minsk me rezultat 89:74.

Vetëm në pjesën e parë kampioni kosovar ishte i barabartë me vendasit pas një loje të bukur në mbrojtje dhe efikasitet në sulm.

Çereku i parë i takoi skuadrës bjelloruse, e cila periudhën e parë e përfundoi me dy pikë epërsi, 19:17.

Në periudhën e dytë, skuadra jonë luajti më mirë dhe këtë dhjetë minutësh të dytë e fitoi me 22:21.

Imazhe nga ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë
Në pjesën e dytë te bardhekaltërit u vërejt lodhja dhe mos koncentrimi në fazën sulmuese, gjë që i solli humbjen Sigal Prishtinës

Në fakt, dhjetë minutshi i tretë ishte më i dobëti për "Plisat", ku shënuan 15 pikë ndërsa pranuan 23 sosh.

Në çerekun e fundit duket se prishtinasit u dorëzuan krejtësisht pasi që pësuan humbje me diferencë prej 89:74.

Kujtojmë se kampioni i Kosovës ka pësuar humbje edhe në takimin e parë të zhvilluar në Pallatin e Rinisë së Sporteve në Prishtinë me rezultat 50-57.

Ndryshe, Minski në rrethin e dytë të kualifikueseve do të takohet me kampionin ukrainas, Budivelnyk.

The post Sigal Prishtina eliminohet prej kualifikimeve të Ligës së Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

Pastroni banjon tuaj me vetëm dy përbërës…

Posted: 21 Sep 2017 11:00 AM PDT

Përdorni detergjentë të shtrenjtë, por sërish tualeti juaj nuk shkëlqen? Nuk keni pse shpenzoni kaq shumë. Zgjidhja vjen vetëm me dy përbërës të thjeshtë.

Një herë në javë spërkasni me sodë buke ëc-në tuaj nga brenda. Pastaj hidhni në fund të tij një filxhan uthull të bardhë të paholluar.

Përdorni një furçë tualeti për të pastruar sipërfaqen e spërkatur me sodë buke dhe pjesën tjetër ku shtuam uthullën e bardhë.

Reaksioni kimik që ndodh midis uthullës dhe sodës largon njollat dhe erën e vazhdueshme.

Aroma e urinës është një problem shqetësues dhe bezdisës, sidomos kur keni fëmijë të vegjël. Ajo qëndron aty pavarësisht nëse i hidhni ujë apo jo gjatë gjithë ditës.

Ndaj, harrojini detergjentët që përmbajnë një mori kimikatesh dhe bëni pjesë të listës tuaj të produkteve dezinfektuese uthullën e bardhë dhe sodën e bukës./Mesazhi/

The post Pastroni banjon tuaj me vetëm dy përbërës… appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Rivalët e Kosovës në Ligën e Kombeve

Posted: 21 Sep 2017 09:56 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ndodhet në Ligën D të Ligës së Kombëtareve.

Ky është format i ri i UEFA-së për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.Kosova ndodhet në një ligë me Kombëtare të nivelit më të dobët, pra jo të rangut elitar.

Përfaqësuesja jonë ndodhet në një ligë me Lituaninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Maqedoninë, Ishujt Farore, Luksemburgun, Letoninë, Moldavinë, Kazakistanin, Lihtenshtajnin, Andorrën, Maltën, San Marinon dhe Gjibraltarin.Nga këto Kombëtare, do të formohen katër grupe me nga katër Kombëtare.

Kualifikimet fillojnë më 6 shtator të vitit të ardhshëm.

The post Zyrtare: Rivalët e Kosovës në Ligën e Kombeve appeared first on Mesazhi.com.

Sëmundja e Skizofrenisë keqkuptohet nga shumica

Posted: 21 Sep 2017 09:00 AM PDT

Skizofrenia nuk nënkupton që keni një personalitet të dyfishtë, apo automatikisht shndërrohet në person të dhunshëm, ka paralajmëruar një organizatë shëndetësore.

Sipas një ankete të realizuar me 1,500 persona, nga Rethink Mental Illness, të gjeturat tregojnë që kjo sëmundje është tejet e keqkuptuar.

Skizofrenia zakonisht shkakton halucinacione, të tilla si dëgjimi i zërave, apo iluzione të cilat bëjnë që këta persona të humbin interesin për jetë.

Mirëpo nuk do të duhej të përdoret si fjalë ofenduese, kanë thënë nga kjo organizatë, dhe se mitet e tilla janë shumë të rrezikshme.

Kjo organizatë ka nisur një kampanjë me qëllim të vetëdijesimit për skizofreninë./Mesazhi/

The post Sëmundja e Skizofrenisë keqkuptohet nga shumica appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more