Skip to main content

Mesazhi.com: “Çfarë është sëmundja e Alzheimerit…” plus 9 more

Mesazhi.com: “Çfarë është sëmundja e Alzheimerit…” plus 9 more


Çfarë është sëmundja e Alzheimerit…

Posted: 19 Sep 2017 02:35 PM PDT

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore. Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite.

Me përkeqësimin e kësaj sëmundje, humbet kujtesa dhe shenjat tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara.

Te shumë njerëz këto simptoma përmirësohem me ndihmën e barnave, por nuk ka shërim të plotë për këtë lloj demence./mjeku.net/

NJOHURI BAZIKE

Sëmundja e Alzheimerit është një gjendje në të cilët qelizat nervore të trurit vdesin, duke e bërë më të vështirë për sinjalet e trurit të transmetohen në mënyrë të rregullt.

Simptomat e Alzheimerit mund të jetë vështirë të dallohen në fillim të sëmundjes. Një person me sëmundjen e Alzheimerit ka probleme me kujtesën, vlerësimin dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite. Vdekja e qelizave nervore ndodh gradualisht gjatë një periudhe prej disa vitesh.

Cili është parashikimi i sëmundjes Alzheimer?

Zhvillimi i sëmundjes së Alzheimerit ndryshon gjerësisht nga njëri person te tjetri. Kohëzgjatja e sëmundjes mund të jetë e shkurtër (2 deri në tre vjet), ose e gjatë (deri në 20 vjet).

Zakonisht pjesët e trurit të cilat kontrollojnë kujdesën (memorien) dhe të menduarit preken të parat, por me kalimin e kohës vdesin edhe qelizat nervore të zonave të tjera të trurit.

Personat me sëmundje Alzheimer do të kenë nevojë për një kujdes të plotë. Nëse personi ka sëmundje të tjera serioze, humbja e funksionit të trurit mund të shkaktojë vdekje./Mesazhi/

The post Çfarë është sëmundja e Alzheimerit… appeared first on Mesazhi.com.

Zbutës për duar me mjaltë dhe vezë

Posted: 19 Sep 2017 02:00 PM PDT

Keni duar të thata dhe kërkoni t'i zbutni ato? Nëpër shitore gjeni lloj-lloj kremrash për këtë problem, por më e mira është ta përgatitni vetë.

Provoni recetën në vazhdim për të parë efektet e prodhimit tuaj.

Përbërësit:

  • 1 lugë mjaltë
  • 1 të bardhë vezë
  • 1 lugë glicerinë
  • 1 lugë argjile të bardhë

Përgatitja:

Në një tas hidhni një lugë mjaltë të shkrirë, por jo të nxehtë. Merrni të bardhen e vezës, bashkojeni me mjaltin, pastaj shtoni një lugë argjile të bardhë dhe 2-3 lugë glicerinë./Mjeku.net/

Përzieni gjithë përbërësit me radhë dhe me masen e përftuar masazhoni duart për 5 minuta. Shperlani duart me ujë të vakët dhe pastaj fshini ato me peshqir të butë./Mesazhi/

The post Zbutës për duar me mjaltë dhe vezë appeared first on Mesazhi.com.

Atletico rrit ofertën për Diego Costan

Posted: 19 Sep 2017 01:36 PM PDT

Klubi spanjoll po insiston në transferimin e sulmuesit të Chelseat.

Diego Costa nuk pritet që të luajë më me Chelsean e Antonio Contes dhe largimi i tij nga 'Blutë' duket i pashmangshëm.

Për sulmuesin spanjoll është duke u interesuar ish-skuadra e tij, Atletico Madrid që e do në ekip qysh në muajin janar, transmeton KosovaPress.

Oferta totale e Atleticos shkon deri në 65 milionë euro për Chelsean, kurse sipas gazetës Marca, 'Los Colchoneros', fillimisht do të paguajnë 55 milionë e më pas 10 të tjera në formë të bonuseve.

Chelsea pritet ta pranojë këtë ofertë duke mos dashur që ta zgjasë më shumë çështjen e pazgjidhur të Costas.

The post Atletico rrit ofertën për Diego Costan appeared first on Mesazhi.com.

Si ia dha halla nga Kanadaja 205 mijë euro Aleksandar Vulinit?

Posted: 19 Sep 2017 01:12 PM PDT

Kur dikush ka kushëri prej të cilit mund t'i huazojë 205 mijë euro, atëherë lumturia nuk ka fund. Kushërirë të këtillë ka gruaja e Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
Politikani nuk ka mundur ta dëshmojë posedimin e 205 mijë eurove me të cilat e ka blerë një apartament me tre dhoma në Beograd.

Ky fakt është shpalosur në raportin e Agjencisë Antikorrupsion, të publikuar nga Krik, pasi ministri ua kishte dërguar një letër duke thënë se halla e gruas që Kanadaja ia kishte dhënë atij dhe gruas, Natashës, një hua prej 205 mijë eurosh.

Vulin dhe gruaja e tij e kishin blerë një apartament tredhomësh në korrik të vitit 2012 në lagjen Zvezdara.

Kur u bë anëtar i qeverisë atë vit, Vulin u obligua ta paraqiste pronën dhe pasurinë e tij në Agjencinë Antikorrupsion, përfshirë edhe apartamentin e ri, për të cilin nuk kishte mbulesë ligjore sa i përket parave.

Pikërisht ky apartament e kishte bërë të dyshuar Vulinin, kur Agjencia i kishte kontrolluar informatat e siguruara dhe kishte gjetur që Vulin nuk kishte mjaftueshëm para të fituara për blerjen e tij.

Vulin së pari i kishte thënë Agjencisë se e kishte paguar këtë apartament nga shitja e pronës së tij të mëparshme, por shuma të cilën ai e kishte pranuar nga vëllai i tij nuk mund ta mbulonte shumën e paguar për apartamentin e ri.

Prandaj, Agjencia e udhëhequr nga drejtoresha Tatjana Babic, kërkoi një shpjegim nga ministri, i cili kësaj radhe e kishte ndryshuar tregimin.

Kësaj here Vulin deklaroi se ai dhe gruaja e tij i kishin huazuar 205 mijë euro nga halla e saj në Kanada, shkruan Kurir, përcjell Klan Kosova.

Si dëshmi ai e kishte dorëzuar një faturë  me nënshkrimin e gruas së tij, Natashës, që thoshte se ajo i kishte pranuar paratë dhe se afati i fundit për t'i kthyer ato para ishte pas dhjetë vjetësh.

Por, nënshkrimi i hallës nga Kanadaja nuk ishte aty.

Kjo copë letre nuk e kishte bindur agjencinë se Vulin po e tregonte të vërtetën. Nëse ai vërtet kishte marrë hua nga halla e gruas, atëherë ai ka qenë i obliguar që sipas ligjit ta deklarojë borxhin e tij, gjë që nuk e ka bërë. Ai kishte deklaruar se apartamenti ishte paguar në tërësi pikërisht në ditën pasi që ishte certifikuar kontrata.

Si provë ai e dërgoi një tjetër faturë, por ky dokument nuk ishte valid, pasi kishte nënshkrimin e një shitësit të apartamentit që jetonte në Marbella të Spanjës, mirëpo i mungonte numri i llogarisë në të cilën Vulin i kishte paguar paratë.

E tërë kjo ishte qenë e dyshimtë për agjencinë Antikorrupsion, andaj e kishin kontaktuar Doganën dhe Administratën për ta parandaluar shpëlarjen e parave.

Nëse dikush do t'i sillte 205 mijë euro kesh në Serbi, kjo nuk do të mund të kishte kaluar pa u vënë re. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë shënim që ndonjë i afërm i Vulinit, përfshirë dhe hallën e gruas nga Kanadaja, ka dërguar para në Serbi.

Administrata për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave, që regjistron transaksionet monetare, nuk ka informata që shuma e përmendur ishte paguar në llogaritë e shitësit, sipas raportit të Agjencisë, që transmetohet nga Krik.

Kjo agjenci ia kishte dërguar raportin Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar, ndërsa procedura kishte mbetur në sirtar për dy vjet. Ajo u kompletua në fillimin e korrikut, ku nuk u gjet dëshmi që Vulin ka kryer ndonjë vepër penale.

Rasti ishte transferuar në Prokurorinë e Parë Themelore, e cila vetëm e verifikoi se a e ka deklaruar Vulin pronën në agjenci, dhe marrë parasysh që apartamenti ishte regjistruar, aplikacioni ishte refuzuar, ndërsa në mesin e muajit gusht rasti ishte mbyllur.

Kjo ngjarje është shndërruar në humor mes serbëve, pasi për çdo sasi të parave që nuk mund të arsyetohen tash thuhet: "M'i ka dërguar halla". /klankosova/

The post Si ia dha halla nga Kanadaja 205 mijë euro Aleksandar Vulinit? appeared first on Mesazhi.com.

Qipro shet pasaportat e BE-së, dhe ky është kushti

Posted: 19 Sep 2017 01:06 PM PDT

Qeveria e Qipros vë në shitje pasaporta europiane për të gjithë ata që investojnë të paktën 2 milion euro në prona, sipërmarrje apo bono thesari. Lajmi ëhstë publikuar në një reportazh të britanikes The Guardian, e cila ka publikuar dhe një listë me qindra blerës të mundshëm të këtyre pasaportave. Pasaporta i është shitur edhe disa oligarkëve rusë dhe ukrainas, dke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar në cdo vend të Bashkimit Europian

Sipas britanikes ky lloj biznesi i ka siguruar republikës më shumë seë katër miliardë dollarë që nga viti 2013. Në fakt bëhet fjalë për një sistem që është në fuqi prej kohësh, para zyrtarizimit të procedurës.
Një i kushëri i presidentit sirian Bashar Al Asad u bë qipriot në 2010-ën, por nënshtetësia iu hoq pas shpërthimit të luftës civile në vend. Vetëm në 2016-ën, sipas The Guardian, më shumë se 400 pasaporta europiane kanë përfunduar në duart e të huajve milionerë, mes tyre dhe personazhe me shumë influencë në fushën politike. Ndër ta është dhe një ish deputet i parlamentit rus dhe themeluesi i bankës më të madhe tregtare ukrainase.
Pas marrjes së pasaportës, shtetasit tashmë qipriotë, nuk janë të detyruar të jetojnë në ishull dhe as të mësojnë gjuhën. Përvec detyrimit për të shkelur në vend cdo shtatë vjet, qipriotët e rin janë të lirë të udhëtojnë dhe të punojnë në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Përvec Qipros, janë dhjetë vendet anëtare të Bashkimit Europiamn që japin pasaporta në këmbim të një investimi të caktuar apo një shume të konsiderushme parash. Këto vende janë: Hungaria, Bullgaria, Belgjika, Greqia, Austria, Malta, Portugalia, Spanja, Irlanda, dhe Letonia. Sipas The Guardian ky biznes pa kufi rrezikon sigurinë e kontinentit e për këtë arsye në fund të këtij viti parlamenti italian do të diskutojë për një amendament që detyron vendete përfshira që të shtojnë kontrollet në kufij.

The post Qipro shet pasaportat e BE-së, dhe ky është kushti appeared first on Mesazhi.com.

Helikopteri rus qëllon “gabimisht” drejt civilëve

Posted: 19 Sep 2017 12:48 PM PDT

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk bëhet fjalë për një gabim të pilotit, por për një qark të shkurtër në sistemin e brendshëm elektronik të helikopterit, që komandon hedhjen e raketave.

——————————————-

Bjellorusi, 19 Shtator

Një incident u regjistrua gjatë stërvitjeve ushtarake “Zapad 2017” mes Rusisë e Bjellorusisë. Një helikopter hodhi gabimisht një raketë drejt një grupi spektatorësh, duke plagosur dy prej tyre.  Stërvitja shihet nga perëndimi si paralajmërim se Rusia shumë shpejtë mund të nisë një ofensivë ushtarake jashtë vendit.

Në një stërvitje masive ushtarake si “Zapad 2017” nuk mund të mungonin incidentet.

Dy spektatorë që ndiqnin nga afër stërvitjet, mbetën të plagosur pasi një helikopter ushtarak rus lëshoi gabimisht një raketë, drejt një parkingu automjetesh.

Ngjarja ndodhi ndodhi në zonën stërvitore pranë qytezës ruse Luzhki, jo më shumë se 100 km larg kufirit me Estoninë. Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi incidentin.

Testimi në shkallë të gjerë në terren i gjeneratës së re të armatimeve ruse është një prej qëllimeve kryesore të “Zapad 2017”. Stërvitja e përbashkët ushtarake mes Rusisë e Bjellorusisë, që përfshin edhe territore të nxehta si eksklava ruse e Kaliningradit, e gjendur mes aleatëve balltikë të NATO-s dhe Krimeja e aneksuar vetëm 3 vjet më parë nga Ukraina.

Pavarësisht se Moska garanton se stërvitja nuk ka asnjë qëllim të fshehur, ekspertët ushtarakë perëndimorë druhen se Rusia po përgatitet për një ofensivë të armatosur jashtë vendit. Të paktën kështu rezultuan dy stërvitjet e fundit “Zapad” të zhvilluara mes Rusisë e Bjellorusisë në vitet 2009 e 2013. Në 2009-ën, stërvitja i parapriu ndërhyrjeve ushtarake ruse në rajonet gjeorgjiane të Abkazisë e Osetisë së Jugut. Ndërsa në 2013-ën, aneksimit të Krimesë.

“Zapad” do të thotë perëndim, që tregon edhe rajonet perëndimorë të të dy vendeve ku zhvillohen stërvitjet. Sipas Moskës, në “Zapad 2017” marrin pjesë 13 mijë trupa ushtarake. Por sipas mediave perëndimorë, numri i ushtarëve pjesëmarrës është më i madhi në historinë e këtyre stërvitjeveve që daton prej 1973-shit dhe arrin në 100 mijë. Stërvitja zhvillohet mes 14 dhe 20 shtatorit.

The post Helikopteri rus qëllon "gabimisht" drejt civilëve appeared first on Mesazhi.com.

Ferdinand harron futbollin, bëhet boksier (Foto)

Posted: 19 Sep 2017 12:27 PM PDT

Rio Ferdinand është bërë boksier.

Rio Ferdinand ka bërë të ditur se do ta fillojë një karrierë të re si boksier.

Dhe, ai synon të sigurojë një meç për titull brenda vitit.

Ish futbollisti i Manchester United dhe Kombëtares angleze është duke punuar me ish kampionin e botëqs, Richi Woodhall derisa synon ta fillojë karrierën e re në ringun e boksit.

Ferdinand ka marrë leje për stërvitje nga British Boxing Board of Controll dhe planifikon të zhvillojë meçe në 12 muajt e ardhshëm.

Ferdinand ka përfunduar karrierën si futbollist ku pjesën më të gjatë e kaloi te skuadra e Manchester United.

The post Ferdinand harron futbollin, bëhet boksier (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Tërmet i fuqishëm godet Meksikën

Posted: 19 Sep 2017 12:00 PM PDT

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën, me një magnitudë prej 7.1 sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-ve (USGS).

Shtrirja e dëmeve apo numri i viktimave nuk është i njohur, por është regjistruar kaos masiv në rrugët e kryeqytetit Meksiko City.

Agjensia Sizmologjike e Meksikës vlerësoi me 6.8 intensitetin e tërmetit, dhe tha se qendra e tij ishte në lindje të qytetit në shtetin e Puebla, vetëm 40 milje në juglindje të kryeqytetit. /MESAZHI/

The post Tërmet i fuqishëm godet Meksikën appeared first on Mesazhi.com.

Komike – 20 këshilla si të përgatiteni për të pasur fëmijë

Posted: 19 Sep 2017 11:37 AM PDT

 

  1. Vendosni alarm për çdo dy orë. Alarmi duhet të jetë mjaft i zhurmshëm, aq sa të dëgjojnë krejt fqinjët tuaj, dhe duhet të jetë përsëritës.
  2. Lëreni alarmin që zhurmojë për 1 orë dhe vraponi nëpër shtëpi në mënyrë histerike. Gjatë natës, sigurohuni që të bini në gjumë 10 minuta para se të aktivizohet alarmi.
  3. Zgjohuni në orën 4 të mëngjesit.
  4. Vishuni, e pastaj derdheni qumështin nëpër bluzë.

 

  1. Lageni dyshekun me qumësht.
  2. Mos bëni dush rregullisht.
  3. Pasi ta filloni dushin, dilni me shampon në kokë.
  4. Mos i pastroni dhëmbët si e keni rutinë.

 

  1. Shkoni në shtrat në orën 8, por qëndroni zgjuar deri në orën 1 të mesnatës.
  2. Hani ushqim me një dorë.
  3. Sigurohuni që ushqimi është i ftohtë.
  4. Bëni 20 filxhana kafe. Mos e pini asnjë prej tyre.
  5. Kur dikush ju pyet ‘si po kalon’, ti fillo e fol për ngjyrën e nevojës dhe për pampersat.
  6. Qani. Shumë.

 

  1. Sigurohuni se keni internet ëireless ashtu që të kërkoni gjithçka në google, praktikojeni googling për cështjet si: dhimbje barku, pse nuk është duke fjetur fëmija im, pse fëmija im më urren mua, si mund ta kthej fëmijën tim në bark sërish?
  2. Hani tortë, dhe asgjë tjetër përveç tortës.
  3. Kërkojuni njerëzve këshilla për çdo gjë, dhe bëhuni gati t'i dëgjoni pavarësisht se janë të mërzitshëm.

 

  1. Zgjohu në mes të natës e hutuar dhe bërtit “ku është bebaaa?”

Paçi fat nëna të reja! Paqja qoftë me ju!. /MESAZHI/

The post Komike – 20 këshilla si të përgatiteni për të pasur fëmijë appeared first on Mesazhi.com.

Ronaldo në negociata me Realin

Posted: 19 Sep 2017 11:23 AM PDT

Cristiano Ronaldo në bisedime me Real Madridin.

Cristiano Ronaldo është në bisedime me Real Madridin për kushte të përmirësuara në kontratën e tij.

"Ok Diario" raporton se ylli portugez mund të përfitojë deri në 30 milionë në sezon në Santiago Bernabeu.

Ronaldo spekulohej me largim nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, palët janë afër të realizojnë marrëveshjen për vazhdimin e qëndrimit të tij në Real Madrid.

Përveç vazhdimit të kontratës, Ronaldo në kontratën e re do të përfitojë nga kushtet e përmirësuara financiare.

The post Ronaldo në negociata me Realin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more