Skip to main content

Lajmi.net: “Chamberlain debuton si titullar, ‘qesharake’ çfarë i ndodhi në ndeshjen Leicester City – Liverpool (VIDEO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Chamberlain debuton si titullar, ‘qesharake’ çfarë i ndodhi në ndeshjen Leicester City – Liverpool (VIDEO)” plus 8 more


Chamberlain debuton si titullar, ‘qesharake’ çfarë i ndodhi në ndeshjen Leicester City – Liverpool (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2017 12:36 AM PDT

Alex Oxlade Chamberlain më në fund debutoi në formacionin bazë të Liverpoolit.

Përforcimi i ardhur nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës luajti si titullar te skuadra e “Reds” në duelin e mbrëmshëm ndaj Leicester Cityt në Carabao Cup.

Por, njësoj si pjesa tjetër e ekipit të Liverpoolit, Chamberlain dështoi me paraqitjen e tij në humbjen 2:0, përcjell “lajmi.net”.

Chamberlain është kritikuar në rrjetet sociale për lojën e tij të dobët në duelin ndaj Leicester Cityt. /Lajmi.net/


Moska e nderon Mihail Kallashnikovin me një monument gjigand

Posted: 20 Sep 2017 12:27 AM PDT

Të gjithë e njohin Kallashnikovin. Automatiku është që prej dekadash një nga të paktat mallra ruse të suksesshme në eksport. Konstruktori i armëve që vdiq në vitin 2013, Mihail Kallashnikov u nderua të martën në Moskë me një monument. Shkas është dita e prodhuesit të armëve, një ditë feste e industrisë ruse të armatimit, e cila që prej pesë vitesh festohet në 19 shtator.

Automatiku si “markë kulturore”

tatuja tetë metra e lartë e Kallashnikovit u përurua në një kryqëzim në qendrën e qytetit. I veshur me rroba të thjeshta punëtori ai ndodhet në piedestal dhe e mban armën me kujdes dhe me krenari në të dyja duart – sikur të ishte fëmijë. Inxhinjeri mishëron me talentin dhe modestinë e tij “tiparet më të mira të një njeriu rus”, tha në përurim ministri i Kulturës, Vladimir Medinskij. Automatiku është një “markë e vërtetë kulturore e Rusisë”. Porosidhënësi për monumentin është Shoqëria Ruse e Historisë Ushtarake, kryetar i së cilës është Medinskij.

Kompozicioni përbëhet nga dy pjesë: përpara figura e Kallashnikovit dhe në sfond kryeëngjëlli Mihail në një kalë, i cili vret me një heshtë një kuçedër. E gjitha simbolizon “luftën e përjetshme midis së keqes dhe së mirës”, citohet Shçerbakovi nga mediet ruse. Skulptori e quajti armën e Kallashnikovit “një armë të së mirës”.

Mbi 70 milionë kallashnikovë që prej 1947-ës

Automatiku i famshëm kremton këtë vit 70 vjetorin. Në vitin 1947, modeli i zhvilluar nga Kallashnikovi fitoi një konkurs dhe kaloi në prodhim seri. Versioni i parë kishte shkurtimin AK-47. Më vonë u modernizua disa herë. Kjo armë konsiderohet e lirë, e thjeshtë dhe rezistente.

Koncerni nga Ishevsku, i cili prodhon edhe armë sporti dhe gjahu, e që ndërkohë mban emrin Kallashnikov, në vitin 2016 sipas tij i trefishoi kuoatat e eksporteve. Disa tregje të leverdisshme prodhuesi rus i armëve megjithatë i ka humbur. Kështu SHBA e kanë vendosur kallashnikovin në listën e sanksioneve – për shkak të mënyrës ruse të veprimit në Ukrainë. Ato shpresojnë një kthim në tregun amerikan, tha shefi i koncernit në intervistë.

Simbol për frymën e kohës

Për publicistin rus Oleg Kashin, monumeti i Kallashnikovit është shumë simbolik. “Në Rusinë e sotme është bërë normale që për një luftë të mos flitet si tragjedi, por si publicitet i mirë për armët ruse,” i tha Kashini Deutsche Welle-s. Pacifizmi ka dalë nga moda, prandaj “Kallashnikovi si ciklop” është një simbol i përshtatshëm për frymën e kohës në Rusinë e sotme.

“Unë nuk e di se çfarë arme e së mirës mund të jetë, këto janë fjalë boshe”, shkroi shkrimtari rus Viktor Jerofejev në një koment si i ftuar nga DW. “Është e njëjta gjë, sikur francezët ta shpallnin gijotinën si edukuese kombëtare të ndjenjave”. Një automatik sjell vdekjen dhe jo dëshira të mira, shkruan Jerofejevi. Ai mund të” përdoret në çdo minutë kundër atyre që e duan dhe vlerësojnë lart”. /DW

Programi qeverisës së shpejti në Kuvend

Posted: 20 Sep 2017 12:26 AM PDT

Sipas zyrtarëve të ekzekutivit, ky program do të paraqitet shumë shpejt në Parlament meqë ende është në proces. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se Qeveria "Haradinaj" do të duhej ta kishte prezantuar programin qysh në nisje të fushatës, ose më së largu ditën kur u votua kabineti qeveritar, transmeton Zeri.info.

Por, meqë programi ende nuk është prezantuar përfaqësuesit e bllokut opozitar kanë thënë se tashmë janë në pritje që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt në mënyrë që ata ta analizojnë në detaje dhe t'i paraqesin kritikat e tyre. Kurse njohësit e çështjeve politike kanë konsideruar se Qeveria duhet që brenda muajit të parë të qeverisjes ta bëjë patjetër prezantimin e programit.

Ndonëse janë bërë më shumë se tre muaj qysh prej mbajtjes së zgjedhjeve nacionale dhe më shumë se një javë prejse qeveria "Haradinaj" ka marrë zyrtarisht detyrën programi qeverisës ende nuk është prezantuar në Kuvendin e Kosovës.

Megjithëkëtë Halil Matoshi, drejtor i Zyrës për Komunikim në Qeverinë e Kosovës, është zotuar se programi qeverisës për periudhën 2017-2021 do të dërgohet në Kuvend shumë shpejt meqë ende është në proces.

"Në afat optimal do t'i paraqitet Kuvendit të Republikës për miratim. Nuk kemi datë, por në afatin sa më të shpejtë të mundshëm", ka deklaruar Matoshi.

 

 

 

Shikojeni kush është shofer i Fellainit te Man Utd (FOTO)

Posted: 20 Sep 2017 12:22 AM PDT

Marouane Fellaini ka një shofer special gjatë rrugëtimit të tij për në qendrën stërvitore të Manchester United në Carrington.

“The Sun” ka publikuar fotografitë ku mesfushori belg përcillet në stërvitje me veturë nga vëllai i tij.

Në fakt, Fellaini dhe vëllai i tij ngjajnë aq shumë sa që lehtë dikush mund të mendojë se bëhet fjalë për vetë futbollistin, përcjell “lajmi.net”.

Fellaini përcillet nga vëllai derisa synon të ndihmojë ekipin e “Red Devils” pas lëndimit të Paul Pogbas. /Lajmi.net/

capture

Mogherini takoi Thaçin dhe Vuçiqin

Posted: 20 Sep 2017 12:16 AM PDT

"Ata vazhduan diskutimet për fazën e re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve", thuhet në komunikatën që ka lëshuar Zyra e zonjës Mogherini.

"Ata gjithashtu shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht më 17 tetor, siç është rënë dakord në takimin e tyre të fundit", thekson komunikata.

E njëjta bën me dije se Mogherini ka mirëpritur, siç thuhet, përkushtimin e të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka kujtuar se përparimi i të dy vendeve në agjendën e integrimit në BE lidhet shumë me përparimin në dialog. /REL/

81 megavate energji prodhohen nga burimet e ripërtëritshme

Posted: 20 Sep 2017 12:14 AM PDT

Energjia më e madhe e ripërtëritshme në Kosovë vjen nga hidrocentralet, nga energjia me erë dhe nga ajo solare. Totali i përgjithshëm i prodhimit të energjisë elektrike të ripërtëritshme është 81megavate.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) thonë se momentalisht prodhim më të madh të energjisë elektrike alternative ka nga hidrocentralet, kapaciteti instalues i tyre është 79.49 megavate: "48.18 megavate nga hidrocentralet ekzistuese dhe 31.25 megavate nga hidrocentralet e reja të shpërndara në Deçan, Dragash, Mitrovicë dhe në Shtërpcë, solare 0.602 megavate në Klinë dhe në Pejë, si dhe 1.35 megavate nga era në Golesh. Po ashtu kemi edhe shumë projekte të tjera në ndërtim e sipër. Këto centrale ndërtohen nga sektori privat (ndërkombëtar në bashkëpunim me vendorët) dhe nuk kanë implikim për buxhetin e shtetit, përkatësisht rregullohen përmes feed-in tarifave nga ZRRE-ja, e cila shpërndahet në faturat e konsumatorëve", tha Besiana Qorraj, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. /Zeri/

Draxler largohet nga PSG, transferohet në Premierligë

Posted: 20 Sep 2017 12:10 AM PDT

Julian Draxler ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kurse, e ardhmja e tij raportohet se do të jetë në Premierligë. Arsenal është favorit për transferimin e tij, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Por, Draxler kërkohet edhe nga skuadra tjetër nga Premierliga, Liverpool.

Reprezentuesi gjerman dëshiron të largohet nga Parc des Princes pas ardhjes së dyshes sulmuese Neymar dhe Kylian Mbappe që i ka kufizuar hapësirën për lojë. /Lajmi.net/


Oficeri sovjetik, që shmangu luftën bërthamore me SHBA ndërron jetë

Posted: 20 Sep 2017 12:03 AM PDT

Stanislav Petrov, një ish-oficer sovjetik, të cilit i njihet merita se shmangu një luftë bërthamore me SHBA ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Petrovi ishte në shërbim në një qendër sekrete sovjetike për paralajmërimet e hershme kur u ndez një sinjal alarmi, që paralajmëroi lëshimin e një rakete bërthamore ndërkontinentale. Nënkoloneli 44 vjeçar duhet të vendoste brenda minutash, nëse Bashkimi Sovjetik po sulmohej.

Ai mund t’ia kishte raportuar sinjalin e alarmit eprorëve, të cilët mund të kishin urdhëruar masa shpaguese. Por në vend të kësaj ai vendosi që ishte një alarm i gabuar.

Vendim i shpejtë, paqe e qendrueshme

Vendimi prej sekondash i Petrovit është fiksuar në dokumentarin e vitit 2014 “Njeriu që shpëtoi botën”.

“Unë refuzova kategorikisht të isha fajtor për nisjen e Luftës së Tretë Botërore”, tha Petrovi në film. “Unë u ndjeva sikur po më çonin në një ekzekutim”.

Incidenti, që për pak përfundoi në katastrofë, nuk doli në dritë deri pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Megjithëse me shumë gjasa ai shmangu një luftë bërthamore dhe vdekjen e miliona vetëve, Petrovi vetë kurrë nuk e pa veten si hero, thotë i biri. “Ai gjithmonë habitej që njerëzit e bënin hero,” thotë ai. “Ai thjesht kreu mirë detyrën”.

Petrovi vdiq në maj, por lajmi që ai kishte ndërruar jetë u bë publik të martën, kur miku i tij gjerman, Karl Schumacher mori në telefon për t’i uruar atij datëlindjen. Aty i biri i tha se ai kishte vdekur.

Duhet të mos ju ketë ikur kjo video! Motra e Afërditës e ‘zjarrtë’ (Video)

Posted: 20 Sep 2017 12:02 AM PDT

E sot Jehona Dreshaj po merr vëmendjen më shumë se motra e saj Afërdita Dreshaj, shkruan lajmi.net

Kjo për faktin se ka linja të bollshme trupore sidomos gjoks të cilin nuk nguron aspak t’ua tregoi edhe të tjerëve.

Jehona muajt e nxehtë të këtij viti i ka kaluar bukur mirë e kjo shihej nëpër imazhet që publikonte nëpër rrjete sociale.

Por një video në të cilën shfaqet tejet provokatike, duhet që patjetër të mos ju ketë ikur./Lajmi.net/

I kayaked for an hour and a half for this shot… 😜 #PureMichigan

A post shared by Jehona Dreshaj (@jehonadreshaj_) on

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more