Skip to main content

INSAJDERI: “Presidenti dhe Zonja e Parë përmbyllin vizitën në SHBA” plus 19 more

INSAJDERI: “Presidenti dhe Zonja e Parë përmbyllin vizitën në SHBA” plus 19 more


Presidenti dhe Zonja e Parë përmbyllin vizitën në SHBA

Posted: 23 Sep 2017 10:12 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmbyllur vizitën e tij pesëditëshe në Nju Jork, ku ka zhvilluar takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, presidenti Thaçi, bashkë më Zonjën e Parë të shtetit, Lumnije Thaçi, u pritën nga çifti presidencial amerikan, presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

I pari i vendit pati edhe një takim të shkurtër me presidentin Trump.

Kreu i shtetit ka takuar liderë botërore nga vende që e kanë njohur dhe që nuk e kanë njohur Kosovën, ku ka kërkuar mbështetje për konsolidimin e pozitës së shtetit në skenën politike globale, për njohje të reja të vendit dhe për anëtarësim në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi ka zhvilluar takime bilaterale me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me Ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares për Çështje Evropiane në Departamentin amerikan të Shtetit, Elizabeth Millard, Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në takimin e organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Mirosllav Llajçak, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, Kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, Presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, Kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina, Ministrin e Jashtëm të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, Sekretarën e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Michaëlle Jean, Kryeministrin e Andorrës, Antoni Martí, Presidenten e Mauricius, Ammenah Gurib, Presidentin e Gajanës, David Arthur Granger, Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho, Kryeministrin e Togos, Komi Sélom Klassou, Kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Straker.

The post Presidenti dhe Zonja e Parë përmbyllin vizitën në SHBA appeared first on INSAJDERI.

Matoshi tregon nëse Haradinaj do ta vizitojë Malin e Zi

Posted: 23 Sep 2017 10:10 AM PDT

Mediat në Kosovë kanë raportuar gjatë ditës se Ramush Haradinaj pas vizitës së parë zyrtare si kryeministër që do ta bëjë në Tiranë, më pas, në një të ardhme të afërt, do ta vizitojë edhe kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Por, një gjë e tillë është deklaruar Halil Matoshi, që udhëheq zyrën për media në kryeministri.

Matoshi ka thënë për Klanin se një vizitë e tillë edhe mund të ndodhë në të ardhmen, porse për momentin nuk është se ka orar të caktuar për këtë punë.

"Vizita në Tiranë do të ndodhë me datën 27, por sa i përket Podgoricës nuk ka asgjë që mund të konfirmohet. Një vizitë mund të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani nuk parashihet", pohoi Matoshi, njofton Klan Kosova.

Kosova e Mali i Zi vazhdojnë ta kenë problemin rreth Demarkacionit me Malin e Zi, përkundër se gjithmonë zyrtarët e të dyja shteteve kanë deklaruar se kanë raporte të mira ndërshtetërore.

Madje kryeministri Haradinaj ka shkarkuar komisionin e vjetër dhe ka emëruar një të ri për rishikimin e vijes kuftiare me malaziasit, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, në një emision televiziv ka deklaruar se tashmë çështja e Demarkacionit me Kosovën për Malin e Zi ka përfunduar.

The post Matoshi tregon nëse Haradinaj do ta vizitojë Malin e Zi appeared first on INSAJDERI.

Një fëmijë sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë

Posted: 23 Sep 2017 10:05 AM PDT

Sot rreth orës 18:00 në Lagjen Emshir, Prishtinë, një fëmijë është sulmuar nga qentë endacak.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha se fëmija është dërguar në QKUK, por se nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

"Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një rast në lagjen Emshir, ku një fëmijë është sulmuar nga qentë endacak. Personi i lënduar është dërguar menjëherë në QKUK për tretman mjekësor", ka thënë ajo për portalin Koha.net.

The post Një fëmijë sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Abrashi prezanton 12 projektet kryesore për Prishtinën

Posted: 23 Sep 2017 10:05 AM PDT

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka prezantuar të shtunën 12 projektet kryesore, të cilat sipas tij, priten ta shndërrojnë Prishtinë në një qendër zhvillimore, me parkingje nëntokësore, transport publik të bazuar në automjete hibride, me tramvaj, qendra rekreative sportive, etj.

"Projektet zhvillimore për kryeqytetin, do të implementohen nga komuna ose përmes formave të partneritetit publik-privat në katër vitet e qeverisjes nga LDK. Projektet zhvillimore, idetë e reja dhe planet e reja do të ndërtohen dhe implementohen me ekipe të reja, me dije dhe përvoja bashkëkohore. Ky do të jetë orientimi themelor i LDK-së", ka thënë Abrashi.

"Zhvillimi i zonave ekonomike rrugës për Fushë Kosovës, në Veternik, rrugës për Mitrovicë, në drejtim të Obiliqit nga Qendra e Panaireve, në drejtim të Podujevës, në drejtim të Graçanicës, në zona të tjera publike dhe private, duke promovuar dhe integruar edhe komunat e vogla përreth në qasjen e zhvillimit metropolitan të Prishtinës", ka thënë Abrashi.

Ai ka shtuar se Parkingjet nëntokësore do të realizohen në disa lokacione në qytet, në konsultim të ngushtë me qytetarët e atyre lagjeve.

Abrashi ka prezantuar planin e tij për ta bërë Prishtinën me Metro.

"Gjatë mandatit katërvjeçar do të përgatitet projekti detal dhe modalitetet e realizimit të metros së kryeqytetit, duke konsideruar format e partneritetit publik-privat", ka thënë ai.

Projekti i Abrashit parasheh transportin urban hibrid (autobusët dhe taksitë, subvencionimi i veturave hibride) – duke përdorur modelet më bashkëkohore, do të mbështetet transporti urban hibrid, duke iu mundësuar taksive që përdorin këtë formë një subvencionim nga komuna dhe duke futur në përdorim autobusë të tillë.

Qendra Multimodale "Autobus – tren – tramvaj" në zonën ekonomike në dalje të Prishtinës për Fushë Kosovës, si pikë kyçe e transportit të njerëzve dhe mallrave në të gjithë Kosovën. Kjo do të realizohet përmes formave të partneritetit publik-privat.

Treni urban dhe lidhja me aeroport – përmes partneritetit publik-privat.

Zhvillimi i parkut Gërmia – si një kompleks për rekreacion i integruar plotësisht me qytetin e Prishtinës, duke e rigjeneruar pyllin e Gërmisë, siguruar qasje në anën tjetër të Gërmisë dhe zhvilluar shtigjet për ecje/vrapim.

Kopshti botanik dhe kopshti zoologjik – përmes partneritetit publik-privat.

Qendra Rekreative Sportive Qendrore – sipas standardeve ndërkombëtare përmes partneritetit publik-privat.

Zhvillimi i Rajonit të Gollakut – do të përgatitet në master plan për zhvillimin e gjithë zonës së Gollakut. Kjo zonë do të integrohet në qytet. Master plani do të përfshijë definimin e zonave ku lejohet ndërtimi i shtëpive për banim, i objekteve hoteliere dhe turistike, i komplekseve rekreative-sportive, definimi i zonave për blegtori, definimi i tokave punuese për pemishte, definimi i pyjeve që duhet të mbrohen etj.

Restaurimi i qytetit të vjetër – që lidh kompleksin e xhamive të vjetra me sheshin "Ibrahim Rugova", duke mundësuar zhvillimin e artizanaleve. Kjo zonë përfshinë këto monumente: Xhamia e Çarshisë, Çeshma, Muzeu, Xhamia e Jashar Pashës, Sahat kulla, Shtëpia e ASHAK-ut, Xhamia e Mbretit, Hamami i Madh, Kompleksi Emin Gjiku dhe Shtëpia me teqe.

Bërja e Prishtinës me lum – studimi i ndërrimit të shtratit të Llapit, që ky lum të hyjë në Prishtinë, pastaj të hapet lumi Prishtina (mundësisht edhe Vellusha) dhe të krijohet një ambient tjetër më i mirë në qytet.

The post Abrashi prezanton 12 projektet kryesore për Prishtinën appeared first on INSAJDERI.

Coutinho shënon një super gol nga goditja e lirë

Posted: 23 Sep 2017 10:00 AM PDT

Liverpooli ka dyfishuar epërsinë kundër Leicester City në "King Power Stadium".

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Leicester City në ndeshjen që po zhvillohet në "King Power Stadium" me golin e Salah në minutën e 15′, asistoi Coutinho.

Coutinho shënojë një super gol në minutën e 23 nga goditja e lirë.

The post Coutinho shënon një super gol nga goditja e lirë appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e Ramës ndaj Guterres rreth njohjes së Kosovës

Posted: 23 Sep 2017 09:54 AM PDT

Kryeministri Edi Rama pati një takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm te OKB, Antonio Guterres.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat e zhvillimit dhe u theksua nevoja e bashkërendimit të kontributeve të të gjithëve në adresimin e këtyre sfidave. Sekretari Guterres përgëzoi Shqipërinë për Integrimin e Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.

Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.

Kryeministri Rama garantoi se Qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë. Në këtë aspekt, kryeministri Rama nënvizoi se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij.

Kryeministri Edi Rama po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri në procesin e reformave.

The post Kërkesa e Ramës ndaj Guterres rreth njohjes së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

“E pabesueshme” – pse ia hoqën titullin Miss Turqisë

Posted: 23 Sep 2017 09:52 AM PDT

Mis Turqia 2017 e humbi kurorën e saj të premten pasi organizatorët e konkursit të bukurisë zbuluan një nga tweet-et e saj në mediat sociale, që ata e konsideruan fyese, për kujtimin e 250 personave të vrarë vitin e kaluar, duke i rezistuar grushtit ushtarak të dështuar.

18-vjeçarja Itir Esen krahasoi gjakun e menstruacioneve të saj, me gjakun e derdhur nga civilët që kishin kundërshtuar përpjekjen e ushtrisë turke për të rrëzuar Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në përvjetorin e parë të grushtit të shtetit.

"Sot kam periodën time, në mëngjesin e ditës së martirëve të 15 korrikut. Unë po e shënoj këtë ditë duke derdhur gjak, si një përfaqësim i gjakut të dëshmorëve", shkruante ajo në një tweet.

Organizatorët e Miss Turqisë thanë se postimi ishte "i papranueshëm" dhe ia hoqën titullin Esenit, një ditë pasi ajo fitoi konkursin dhe të drejtën për të përfaqësuar Turqinë në garën e Miss World që do të mbahet në Kinë në fund të këtij viti.

"Nuk është e mundur që Organizata e Mis Turqisë, qëllimi i së cilës është të promovojë Turqinë në mbarë botën dhe të kontribuojë për imazhin e saj, të pranojë një postim të tillë", tha kreu i organizatës së Miss Turqisë, Can Sandikcioglu

The post “E pabesueshme” – pse ia hoqën titullin Miss Turqisë appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Askush më mirë se LDK nuk mund të zhvillojë ekonominë

Posted: 23 Sep 2017 09:49 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka prezantuar të shtunën Modelin e Qeverisjes Lokale i cili në fundament të saj ka krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

"LDK është parti e qendrës së djathtë, dhe si e tillë ajo mbanë sektorin privat – iniciativën private – në qendër të besimit të saj ideologjik e politik. Kjo është dëshmuar në vazhdimësi gjatë qeverisjes së LDK-së, qoftë në politikën e taksave, të pakove fiskale, të lehtësirave burokratike, të infrastrukturës e të trajtimit të bizneseve", ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se LDK-ja në këto zgjedhje lokale ka program të qartë për zhvillim ekonomik lokal për secilën komunë, varësisht prej specifikave të komunës. "Qeverisja lokale që ofron LDK-ja është e orientuar drejt: zvogëlimit të papunësisë dhe rritjes së standardit të jetesës përmes aktivizimit të potencialeve për rritje ekonomike dhe punësim; krijimit të kapaciteteve të reja ekonomike; krijimit të mundësive për investime të reja; dhe rritjes së konkurrueshmërisë së bizneseve nëpërmjet përmirësimit dhe avancimit të vetëqeverisjes lokale në fushën e ekonomisë", ka thënë Mustafa.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sektori privat në nivel vendi ka shënuar rritje të numrit të bizneseve. Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përpos rritjes së numrit të bizneseve aktive, ka filluar të ndryshoj edhe struktura. Tani kemi një rritje të numrit të bizneseve në sektorin e prodhimit dhe kjo falë politikave ekonomike dhe fiskale që ka implementuar nga Qeveria Mustafa gjatë viteve 2014-2017.

"Platforma për zhvillim ekonomik lokal garanton që, në katër vitet e ardhshme, në komunat e qeverisura nga LDK: të zhvillohen politika përkrahëse lokale për biznese; përmirësim të infrastrukturës urbane dhe rurale; përmirësim të shërbimeve publike; mundësi më të mëdha dhe të barabarta për të gjitha bizneset dhe qytetarët; kushte më të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme; kreditimin e jashtëm për projekte komunale; mbështetjen e bizneseve që krijojnë vende të reja të punës; dhe mbështetjen e prodhimit bujqësor lokal dhe ekologjik etj", ka thënë Hoti.

The post Mustafa: Askush më mirë se LDK nuk mund të zhvillojë ekonominë appeared first on INSAJDERI.

Tri arsye pse duhet të hani më shpesh qokolladë

Posted: 23 Sep 2017 09:48 AM PDT

Çokollata është një produkt që ka një rëndësi të veçantë në organizëm dhe sidomos në shëndetin e lëkurës suaj. Në bazë të studimeve të shumta ka shumë studiues të cilët rendisin një sërë efektet të përdorimit të saj për shëndetin tonë.

Është i mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut, ajo rivendos fleksibilitet te arteriet dhe parandalon fërkimin e qelizave të bardha të gjakut me muret e enëve të gjakut.

E pasur me minerale, çokollata e zezë është e mbushur me minerale të dobishme si kaliumi, zink dhe selen, si dhe 100 gram cokollatë e zezë përmban 67% hekur.

Çokollata i bën mirë shëndetit nënvizon "Business Insider", e cila ka listuar 3 arsye të mira për të cilat mund të biem në tundim.

1. Ul tensionin e gjakut

Studiues të shumtë i kanë bazuar studimet e tyre mbi këtë cilësi, duke analizuar në veçanti zakonet e shqyerjes mbi një tribu indianësh të Amerikës Qendrore. Pas studimit ekspertët arritën në përfundimin se këta indigjenë pinin nga 3 deri në 4 filxhanë kakao në ditë, duke përmirësuar tensionin e gjakut. Ka edhe shumë studime të tjera që arrijnë në të njëjtin përfundim.

2. Çokollata është antioksidant i shkëlqyer

Dihet që çokollata përmban flavanolë, që favorizojnë oksigjenimin e lëkurës. Por kujdes, është mirë të keni parasysh se ka çokollata e çokollata! Më mirë preferoni çokollatën fondente me të paktën 70% kakao sesa çokollatën me qumësht, plot me sheqer dhe yndyrë. Gjithçka varet edhe nga proceset e prodhimit të çokollatës. Përzgjidhini me kujdes çokollatat që do të konsumoni.

3. Ka veprim pozitiv kundër sëmundjeve kardiovaskulare

Si është e mundur kjo? Duke rritur mikrobet e mira të florës së zorrëve. Falë një procesi fermentimi, çokollata zhvillon procese antiinflamatore dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

The post Tri arsye pse duhet të hani më shpesh qokolladë appeared first on INSAJDERI.

Mirel Josa frenohet në start – Prishtina nuk fiton në Gjilan

Posted: 23 Sep 2017 09:34 AM PDT

Nuk ka sjellë fitues derbi i javës mes Gjilanit dhe Prishtinës që ka përfunduar ashtu siç filloi me rezultat 0-0.

Ndeshja filloi më mirë për skuadrën e Mirel Josës, i cili drejtoi sot për herë të parë skuadrën prishtinase. “Plisat” rrezikuan vetëm pas 10 minutave lojë nëpërmjet Guthier Makendas, por priti portieri vendas Donat Kaçiu.

Gjilani u kundërpërgjigj me Isa Eminhazirin, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë shkoi jashtë.

Në minutën e 20-të, Debatik Curri tentoi me një goditje të fortë, por përsëri portieri vendas ishte në vend. 15 minuta para fundit të pjesës së parë, Armend Thaqi pati një rast të mirë, por goditjen e tij e priti Visar Bekaj, shkruan Telegrafi.

Fundi i pjesës së parë ishte i mirë për Gjilanin që kishte edhe dy raste të mira.

Fillimisht goditjen e Eminhazirit e dërgoi në korner Bekaj i Prishtinës, ndërsa disa minuta më vonë Dior Zabërgja tentoi por pa sukses. Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj super sfide.

Pjesën e dytë mysafirët e nisën në mënyrë mjaftë të mirë, kur realizoi Bozovic, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Sulmuesi afrikan, Guthier Makenda kishte rast të artë në minutën e 76, por goditja e tij nuk ishte e saktë duke mbetur rezultati 0-0.

Vetëm dy minuta më vonë, Filonit Shaqiri i vendasve lëshoi një goditje 'bomb' nga distanca por e cila shkoi pak mbi portë.

Deri në fund dy skuadrat tentuan shënimin e golit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Prishtina pas gjashtë javëve ndodhet në pozitën e dytë me 11 pikë të tubuara, tri më pak se Llapi, ndërsa Gjilani në pozitën e tretë me 10 pikë.

Javën e ardhshme prishtinasit do të jenë mikpritës të Feronikelit, ndërsa Gjilani luan derbin ndaj Drtiës.

The post Mirel Josa frenohet në start – Prishtina nuk fiton në Gjilan appeared first on INSAJDERI.

“Kurrë hallall mos ju qoftë” – babai i Aulon Zekës ka një mesazh për të dyshuarit

Posted: 23 Sep 2017 09:23 AM PDT

Afrim Zeka, babai i Aulon Zekës, i cili u vra një javë më parë në Prishtinë, ka kujtuar sot djalin e tij 16-vjeçarit, teksa ka treguar për çastet e fundit që qëndroi me të.

Zeka ka paralajmëruar që vrasësve të dyshuar të djalit të tij nuk do t’ia bëjë “kurrë hallall”. Ka thënë se e kishte takuar Aulonin tek puna e tij, në ditën kur 16-vjeçari ndërroi jetë.

“Sot një javë saktësisht në këë moment, në orën 13:15 Engjulli ynë Auloni e la shtëpinë ku u rrit dhe jetoj me sakrifica të ndryshme në plot 16 vjet, erdhi te puna ku punoj dhe u largua bashkë me ata që e morën përgjithmonë”, shkroi sot në Facebook, Afrim Zeka.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën e kaluar, derisa Policia një ditë më vonë arrestoi Guxim H. dhe Riga G., si të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e 16 vjeçarit. /Insajderi.com

The post “Kurrë hallall mos ju qoftë” – babai i Aulon Zekës ka një mesazh për të dyshuarit appeared first on INSAJDERI.

Shkupi për herë të parë mund të bëhet me zëvendëskryetar shqiptar

Posted: 23 Sep 2017 09:18 AM PDT

Kryetari aktual i qytetit të Shkupit dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së edhe për një mandat për të parin e Shkupit, Koce Trajanovski në konventën partiake për zgjedhjet lokale të 15 tetorit ka promovuar profesor, Muhamed Ahmetin, për zëvendëskryetar të qytetit të Shkupit, njoftojnë mediat në Maqedoni.

Kjo është edhe hera e parë që Shkupi do të kishte zëvendëskryetar shqiptar, nëse Trajanovski do t'i fitonte zgjedhjet."Së bashku me zëvendëskryetarin tim nga radhët e listës së këshilltarëve, profesorin Muhamed Ameti me të cilin do të punojmë në mënyrë të përkushtuar, edhe 44 këshilltarët e listës së këshilltarëve të qytetit dhe gjithë kryetarët e komunave të Shkupit do të përkushtohemi në projekte të reja  për komunat e Shkupit", ka deklaruar Trajanovski.

"Do të ndërtojmë një pushtet lokal edhe më modern, si dhe do të realizojmë projekte me të cilat do të përmirësohet klima në më shumë fusha; si turizëm, rrugë, arsim, etj".Klan Kosova kishte raportuar ditë më parë se Bashkimi Demokratike për Integrim kishte vendosur të hiqje vet nga gara duke ia lehtësuar kështu fitoren partisë maqedonase, por edhe duke lënë votuesit shqiptarë pa alternativë shqiptare.Tani që një shqiptar potencialisht mund të bëhet i dyti i kryeqytetit maqedonas shqiptarët mund ta orientojnë votën e tyre nga Trajanovski.

The post Shkupi për herë të parë mund të bëhet me zëvendëskryetar shqiptar appeared first on INSAJDERI.

Fitore e zorshme e Manchester United

Posted: 23 Sep 2017 09:04 AM PDT

Manchester Unitedi ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë, duke marrë pikët e plota ndaj Southampton.

"Djajtë e Kuq" fituan 1:0 me golin e sulmuesit, Romalu Lukaku, që e shënoi në minutën e 20'.

Pas kësaj fitore, Unitedi gjendet në pozitën e dytë me 16 pikë, aq sa ka Manchester City në pozitën e parë.

The post Fitore e zorshme e Manchester United appeared first on INSAJDERI.

PDK flet rreth koalicionit me LDK në Podujevë

Posted: 23 Sep 2017 08:54 AM PDT

Dega e PDK-së në Podujevë ka demantuar lajmet se PDK në këtë qytet do bëjë koalicion me LDK-në. Në këtë komunikat PDK thotë se qarkullimin e informacioneve të tilla janë shpifje për të mashtruar qytetarët.

"Përsëri, këto lajme janë duke vazhduar si tendencë për të shkaktuar huti tek qytetarët. Së fundmi, jemi dëshmitarë të përfoljes së anëtarit të Kryesisë së Degës së PDK –së në Podujevë, z. Bashkim Latifi. Me këtë rast, në respekt të qytetarëve të Podujevës, por edhe për t'u treguar atyre grupeve që duan të ndotin garën demokratike, Partia Demokratike e Kosovës dega në Podujevë, dhe vet z. Bashkim Latifi jep edhe njëherë".

"Ne, Partia Demokratike e Kosovës dega në Podujevë jemi përgatitur, që me ekipin më të mirë, dhe me kandidatin për kryetar të Podujevës, që me vlerat e tij është krenari e Podujevës, z. Hajredin Hyseni, t'i fitojmë zgjedhjet. Jo se na duhet patjetër të jemi në pushtet, por se Podujeva dhe qytetarët e saj vujnë pasojat e një keqqeverisje kronike shumëvjeçare e cila ka degraduar secilin segment të jetës në Podujevë."

Më tej thuhet se PDK-në Podujevë nuk do të bëjë asnjëherë kolaiconin me LDK-në që sipas tyre kanë gënjyer dhe keqpërdorur qytetarët.

"Ne asnjëherë, në asnjë rrethanë, më asnjë kusht, nuk bëjmë koalicion me dy kategori të dëmshme në skenën politike në Podujevë: me ata që me qeverisjen 17 vjeçare, e kanë vjedhur, gënjyer e keqpërdorur qytetarin e Podujevës dhe me ata që s'kanë asgjë tjetër në vlerat e tyre përpos përdorimit si mjet politik, shkatërrimin e pronës publike dhe institucioneve, sulmet banale, gënjeshtrën, mashtrimin dhe lajmet e rrejshme", thuhet në komunikatën e PDK-së.

The post PDK flet rreth koalicionit me LDK në Podujevë appeared first on INSAJDERI.

Supergoli i Alvaro Moratas [video]

Posted: 23 Sep 2017 08:52 AM PDT

Chelsea po fiton 3:0 ndaj Stoke City.

 

Morata ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Chelsean ndaj Stoke City. Ai realizoi për 3:0 në minutën e 78-të.

The post Supergoli i Alvaro Moratas [video] appeared first on INSAJDERI.

Vetura përfshihet nga zjarri në mes të rrugës

Posted: 23 Sep 2017 08:43 AM PDT

Përkundër ndërhyrjes së zjarrfikësve një veturë është djegur tërësisht në mes të rrugës pasi është kapluar nga flakët

Ngjarja ka ndodhur në drejtim të fshatit Laz në Opojë.

Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik në veturë, por fatmirësisht nga ky rast nuk ka pasur të lënduar, Klan Kosova

The post Vetura përfshihet nga zjarri në mes të rrugës appeared first on INSAJDERI.

Thaçi kërkon përfshirjen e SHBA-ve në dialogun me Serbinë

Posted: 23 Sep 2017 08:40 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Nju Jork Ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard, dhe Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Kreu i shtetit, i falënderoi sekretaren Millard dhe zëvendës ndihmës-sekretarin Yee për mbështetjen e fuqishme dhe marrëdhëniet speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

"Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku me SHBA-në, për të konsoliduar pozitën e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, duke forcuar raportet tona strategjike me komunitetin euro-atlantik, duke fituar më shumë njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare", ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Ai tha se Kosova po punon që të përmbush prioritet kryesore qe ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit te ligjit, plotësimin e kritereve për anëtarësim ne BE dhe NATO.

Ne takim u diskutua edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi theksoi se përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje përfundimtare të pranueshme dhe të zbatueshme për të dy palët e cila do të forcoj paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe me gjerë.

The post Thaçi kërkon përfshirjen e SHBA-ve në dialogun me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Posted: 23 Sep 2017 08:32 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për takimet që ka pasur me krerët e shteteve të Sudanit dhe Togos.

Thaçi gjatë këtyre takimeve u ka kërkuar Togo që ta njohin pavarsinë e Kosovës.

"Na takime të ndara kam bashkëbiseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandourin dhe kryeministrin e Togos, Komi Sélom".

"Kam kërkuar që Sudani t’i bashkohet mbi gjysmës së shteteve anëtare të OKB-së që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, kryeministrin e Togos, Komi Sélom Klassoun, e kam falënderuar për mbështetjen që Togo i jep Kosovës në procesin e njohjes dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare", ka shkruar Thaçi.

 

The post Kërkesa e Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Kosovarja fiton medaljen e artë në ‘Arnold Classic Europe 2017’

Posted: 23 Sep 2017 08:19 AM PDT

Gentiana Beqa-Ahmeti e ka fituar vendin e parë në kategorinë 'Wellness Fitness' në kompeticionin e mbajtur në Barcelonë.

Në një konkurrencë shumë të fortë, ku pjesëmarrëse ishin 33 vajza të cilat synuan vendin e parë, Kampionia Evropiane e vitit 2016, arriti të stoliset me medaljen e artë.

Beqa-Ahmeti ishte femra e vetme shqiptare që mori pjesë në këtë garë, e cila konsiderohet si një nga garat më të mëdha të fitnesit dhe bodybuilding-ut në Evropë.

The post Kosovarja fiton medaljen e artë në 'Arnold Classic Europe 2017' appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen 36 persona të dyshuar si anëtarë të ISIS-it

Posted: 23 Sep 2017 08:15 AM PDT

Në operacionet kundër organizatës terroriste ISIS në Stamboll janë arrestuar 36 të dyshuar

Ekipi anti-terror ka konfirmuar se është nisur një operacion kundër pesë personave për të cilët është konfirmuar se kanë marrë pjesë në luftimet jashtë vendit në Irak dhe Siri për të luftuar në anën e ISIS-it.

Në të njëjtën kohë, janë kryer operacionet në 15 adresa në Stamboll, ku përveç pesë personave, u arrestuan edhe 31 të huaj, raporton Anadolu Agency.

Është konfiskuar një numër i madh dokumentesh dhe materiale digjitale.

The post Arrestohen 36 persona të dyshuar si anëtarë të ISIS-it appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more