Skip to main content

“Grainca: Komuna e Ferizajt ende nuk ka marrë zyrtarisht pezullimin e pëlqimit për PZHK nga MMPH, ky pezullim është afatshkurtër (Video)” plus 4 more Ferizaj Press

“Grainca: Komuna e Ferizajt ende nuk ka marrë zyrtarisht pezullimin e pëlqimit për PZHK nga MMPH, ky pezullim është afatshkurtër (Video)” plus 4 more Ferizaj Press


Grainca: Komuna e Ferizajt ende nuk ka marrë zyrtarisht pezullimin e pëlqimit për PZHK nga MMPH, ky pezullim është afatshkurtër (Video)

Posted: 19 Sep 2017 09:34 AM PDT

Ferzaj.19.09.2017. Pas shtyerjes së seancës së djeshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt ku ishte planifikuar që të votohej Plani Zhvillimor Komunal 2017-2025 , drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt Faik Grainca ka mbajtur sot një konferencë për media për të qartësuar gjithë këtë situatë.
Ai pohoi se komuna e Ferizajt edhe më tutje nuk e ka marrë zyrtarisht aktin e pezullimit por, theksoi se ka marrë informacionet e duhura dje në një takim që ka pasur në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor ku është njoftuar se pezullimi do të vlejë vetëm deri sa të shqyrtohet një ankesë që ka ardhur ndaj këtij plani.
"Sot eshte dita e pestë dhe neve ende nuk na ka ardhur zyrtarisht ai dokument . Ai dokument do të duhejt të vinte tek ne edhe po të nisej nga Amerika dhe sot kur informacionet barten për pak sekonda ne nuk e kemi atë informacion. Unë dje në Minsitri isha dhe jam sqaruar me sekretarin permanent të Minsitrisë dhe mund të ju them se pëlqimi për planin Zhvillimor që ka dhënë MMPH me datën 4 gusht nuk është anuluar ashtu siç është keq intrpretuar qëllimshëm nga disa portale.
Në bazë të ligjit të procedurës adminsitrative nëse njëra palë bën ndonjë ankesë organi është i detyruar që ta pezullojë për një kohë të shkurtër atë akt .
Nëse lexohet qartë ky akt shkruan se ky pëlqim i lëshuar me datën 4 pasi që komuna i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kritertet e parapara me ligj, shkruan se na ka ardhur një ankesë të cilën ne patjtër duhet ta shqyrtojmë dhe ta qartësojmë situatën dhe të vendosim për heqjen e atij pezullimi" deklaroi drejtori Grainca gjatë kësaj konference.
Ai më tutje tregoi se edhe në takimin e djeshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka biseduar për ankesat që janë bërë ndaj atij plani, konkretisht nga një pjesë e banorëve të rrugës "Astrit Bytyqi" rreth kundërshtimeve që kanë ata ndaj ndërtimeve të larta.
"Jam i bindur që ky pëlqim ende është në fuqi dhe nuk do të anulohet për dëshirë të askujt . Më vjen keq që mediumi
TV Tema është shëndrruar në zëdhënës të një familjeje e cila nuk e dëshiron ndërtimin e lartë në rrugën "Astrit Bytyqi" me tendencë të vecantë që të krijohet përshtypja se aty janë bërë lëshime janë bërë falsifikime. Institucionet e Kosovës sa do që janë të brishta janë të pavarurara dhe vazhdimisht unë e kam përmendur se eshtë shumë mirë që bëhen hetime për t'u sqaruar gjerat. Dhe procesit do t'i shkojmë deri në fund për të parë se nuk kemi bërë asnjë shkelje ashtu siç po pretendohet" tha drejtori Grainca në takimin me gazetarë.
Ai potencoi edhe në këtë takim se Plani Zhvillimor Komunal ka marrë një kohë të gjatë për t'u hartuar në mënyrën më moderne dhe mohoi të gjitha akuzat se ka probleme e ankesa për koeficientin e ndërtimit dhe çështje të tjera.
Ripërsëriti se ata që lexojnë me kujdes këtë plan me më shumë se 300 faqe gjejnë informacione e orientime për të gjitha fushat e jetës për 8 vitet e ardhshme ,por përmendi se edhe ankesat që janë bërë kanë marrë përgjegjet e arsyeshme.
Derisa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor të dalë me një qëndrim definitiv për këtë proces drejtori Grainca pohoi se institucionet komunale janë në pritje të hapave të tjerë. Deklaroi se shpreson që shumë shpejt të shqyrtohet ajo ankesë dhe të përfundojë votimi i këtj dokumenti të rëndësishëm në të mirë të qytetarëve ferizajas.

Agron Mustafa: 100% është siguria e komunikimeve nëpërmjet Telekomit të Kosovës

Posted: 19 Sep 2017 07:22 AM PDT

Anxhelina, vajza që i ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale ku pretendon se me Haxhi Shalën ishte që prej kohësh në një lidhje, ka pasur edhe një konfrontim jo verbal me gruan e deputetit. Kjo e fundit në bisedat që i kishin ndarë me njëra tjetrën i ka thënë   Anxhelinës se i ka përgjuar të gjitha bisedat që ajo i ka zhvilluar me burrin e saj Haxhi Shalën. 

Por se bisedat mund  të përgjohen në Postë, ka reaguar drejtori i kësaj kompanie.

Reagimi i Agron Mustafës:

100% eshte siguria e komunikimeve nepermjet Telekomit te Kosoves. Vetem policia e Kosoves nepermjet autorizimeve dhe vendimeve gjyqesore mund te kerkoje ndonje informate nga Telekomi.

Mund te jete brengosese nga te gjithe kur lexojme mesazhe te tilla, sidomos nga ata qe pretendojne se kane qasje ne infrastrukturen e Telekomit ne menyre te paautorizuar, vetem pse jane punetore te Telekomit!!!

Totalisht e pasakte dhe nuk qendron.

Komunikimi eshte i sigurt teresisht. Nuk duhet te kene as edhe te vetmin shqetesim, te gjithe ata qe komunikojne nepermjet Telekomit.

25 fermerë ferizajas përfitojnë dredhëz industriale të varietetit “Senga-Sengana”

Posted: 19 Sep 2017 06:27 AM PDT

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj, në krye me drejtorin Ismet Vranovcin, kanë bërë shpërndarjen e dredhëzave për fermerët ferizajas.
Ky projekt është i parë i këtij lloji në Komunën e Ferizajt, dhe po realizohet në bashkëfinancim edhe të USAD-it amerikan, ku USAD-i ka bërë shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë, ndërsa komuna po bën shpërndarjen e dredhëzës industriale.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë Ismet Vranovcit, komisioni i përcaktuar për shpërndarjen e fidanës së dredhëzës ka kryer punën në mënyrë të shkëlqyer, ku ka bërë përzgjedhjen e 25 fermerëve të cilin kanë përfituar nga 10 mijë fidanë të dredhëzës për secilin fermerë, ndërsa ata do të mbjellin rreth 20 ari tokë me këtë kulturë.
"Na e kemi bërë këtë projekt më USAD-in duke marr parasysh edhe ekonominë, por edhe çmimin e tregut të dredhëzave. Është një kulturë e re në komunën e Ferizajt për arsye se kjo është dredhëzës industriale dhe përdorët për industri, por mund të mund të përdoret si e freskët për ushqim. Karakteristike e saj është që kjo kulturë, duhet të grumbullohet menjëherë dhe duhet të dërgohet në depo. Ekziston marrëveshja në mes fermerëve dhe partnerit strategjikë që e ka përzgjedhur USAID-i dhe ekzistojnë kontrata që janë nënshkruar nga tri palët nga Besina-G – komuna dhe nga fermerët, dhe të gjitha prodhimet e tyre, ato do t'i dorëzojnë aty, ndërsa çmimin e përcakton tregu dhe ne nuk mund të ndikojmë tek çmimi”, është shprehur Vranovci.
Edhe fermerët ferizajas u shprehën tejet mirënjohës ndaj komunës së ferizajas, për shpërndarjen e kësaj fidane. Thanë se me këtë do të ngritët edhe mirëqenie e familjeve të tyre.
U bë e ditur se ky projekt komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 48 mijë euro.

Asfaltohet rruga “Hasan Prishtina” me të gjitha standardet evropiane

Posted: 19 Sep 2017 06:25 AM PDT

Gjatë ditës së martë është bërë edhe asfaltimi i rrugës "Hasan Prishtina".
Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjelle edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, si dhe mbikëqyrësja e këtij projekti Leonora Zeqiri.
Kryetari Svarqa, gjatë këtij inspektimi është ndarë tejet i kënaqur me rregullimin e kësaj rruge, duke u shprehur se kjo rrugë ka rëndësi tejet të madh për banorët e këtij lokalitetit, por edhe për të gjithë qytetarët ferizajas, sepse është rrugë lidhëse që lidhet me rrugën "Rexhep Bislimi" dhe rrugën "Astrit Bytyqi".
"Kjo rrugë po asfaltohet sipas standardeve tashmë të aplikueshme në komunën e Ferizajt, dhe e cila rrugë në bazë të këtyre standardeve shoqërohet edhe me shtigje për këmbësore dhe ndriçime, për ti dhen pamje dhe kuptim edhe zhvillimit të jetës këtu, por edhe qarkullimit automobilistik, dhe të këmbësorëve veçanërisht të nxënësve që vijojnë mësimet në shkollën "Astrit Bytyqi". Ne po presim që ditëve në vijim të filloj asfaltimi i rrugës "Mihajl Shuflaj", përgjatë tërë oborrit të shkollës e cila do të përplotësonte infrastrukturën në dobi të interesit qytetarë për banorët e këtyre lokaliteteve të kësaj zone e cila një kohë të gjatë nuk ka pasur investime", është shprehur kryetari Svarqa.
Ai tutje është shprehur se intervenimet që po bëhen në rrugën 'Astrit Bytyqi", janë në dobi të përplotësimit dhe rregullimit urbanistik të asaj rruge.
"Edhe ndërhyrjet që po bëhen në rrugën "Astrit Bytyqi" në kthesë që të shpije në drejtim të magjistrales, po përplotësojnë rregullimin urbanistik të kësaj rruge më rëndësi tepër të veçante e cila po shndërrohet në një arterie të tretë pas rrugës "Kadri Zeka" dhe "Vllezërit Gërvalla", e cila shpije drejt qendrës së qytetit përmes se cilës do të ketë një lehtësim të qarkullimit dhe një hapje të frymarrjës së komunikacionit për qytetin e Ferizajt. Unë i falënderoje banorët që kanë punuar me përkushtim maksimal që ky projekt i rëndësishëm për të gjithë ne, që të realizohet sepse edhe kanë rrënuar një pjesë të mureve këtu, por kanë liruar edhe hapësirat publike në dobi të interesit të përgjithshëm. Unë jam shumë i sigurt që brenda këtij mandati do të arrijmë të përplotësojmë dhe të realizojmë maksimalisht të gjitha premtimet që kemi dhënë në mënyrë që ta kemi ndërgjegjen e pastër për të kërkuar vota edhe në mandatin dytë", ka përfunduar kryetari Svarqa.
E nga ana tjetër edhe banorët e kësaj rrugë janë ndier tejet të kënaqur me rregullimin e rrugës së tyre. Thanë se këto investime është dashur të bëhen qysh me parë, për shkak të asaj se rruga ka qenë tejet e dëmtuar.
U be e ditur se rruga 'Hasan Pristina", ka një gjatësi prej 800 metrave, kurse në këtë rrugë është bërë edhe rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, trotuaret si dhe ndriçimi publik. Vlera e këtij projekti kap shumën 160 mijë euro.

Bashkim Fazliu arsyetohet për etiketimet e bëra

Posted: 18 Sep 2017 01:18 PM PDT

Me konfirmimin e listave për kandidat për të parin e Ferizajt, Bashkim Fazliu filloi me një sërë etiketimesh. Së pari filloi teë kërkroi votën e sheherlive duke aluduar se komuna e Ferizajt mjaft është udhëhequr nga katunarët. Më vonë Fazliu këtë e ngushtoi vetëm kundër kandidatëve për kryetar komune.
Pas shumë shkrimeve se Ferizajn duhet ta udhëheqin sheherlit ai tani ka ndërruar strategjinëdhe ka kaluar në një fushatë të re, kritikon vetëm kundërkandidatët e tij.
Shkrimin për sqarimin e etiketimeve të Fazliut ndaj kundërkandidatëve të tij në këtë parafushatë elektorale të plotë mund ta lexoni në vazhdim.

SQARIM PËR ETIKETIMET E MIA TË DREJTA
Të nderuar bashkëqytetarë të Ferizajt,
Kohëve të fundit e keni vërejtur se jam detyruar të përdori terma të ndryshëm me të cilat i jam drejtuar ekskluzivisht 7 kundërkandidatëve të mi për kryetar komune në Ferizaj. Dua të sqaroj edhe njëherë se çdo ETIKETIM i deritanishëm dhe në vazhdim, është EKSKLUZIVISHT VETËM për KUNDËRKANDIDATËT E MI për KRYETAR të FERIZAJT!
KËRKOJ FALJE NËSE ndonjë QYTETAR është PREKUR nga ky etiketim, që në ASNJË MËNYRË nuk i është drejtuar atyre por VETËM 7 KUNDËRKANDIDATËVE të mi. Kur përmend LAKNAGJI, KONDUKTER, ARAGJI etj., jam duke aluduar vetëm në Agimin, Muharremin, Fatonin, Xhavitin dhe kandidatët tjerë, të cilët i kanë këto veti. Edhe kur përmend, kandidatët katunar e kam jo vetëm për proviniencën, por edhe për mentalitetin e tyre të 7 kundërkandidatëve të mi. Dhe këto janë më të paktat nga ato që do t’i DEMASKOJ tutje gjatë ditëve e javëve në vijim. Duke qenë se vetë jam një punëtor i pandalshëm dhe çdo gjë që kam arritur në jetë e kam arritur me djersë e punë, unë e çmoj kontributin e secilit punëtor në secilën fushë, që është jetik për funksionimin e tërë shoqërisë sonë. Ndërsa, nuk kam të njejtin respekt për të gjithë 7 kundërkandidatët e mi! Prandaj, ndaj tyre, ndaj kundërkandidatëve të mi do t’i përdor të gjitha mundësitë për t’i demaskuar ata para votuesve, para qytetarëve tanë – para juve. Pastaj se çfarë vendosni ju, nuk më intereson! Ai është problem dhe përgjegjësi e juaja!
Për fund, kundërkandidatët e mi nuk janë në asnjë nivel të denjë të jenë në garë me mua, pasi ata bazohen vetëm në partitë e tyre, ndërsa unë bazohem në kontributin tim të pandalshëm kombëtar dhe intelektual, duke i tejkaluar moti kohë edhe kufijtë kombëtar. Dallimet tona janë aq të mëdha saqë ata nuk janë aq të arsimuar e të mençur sa t’i kuptojnë!
Bashkëqytetarë të mi, Ju falenderoj për mirëkuptim!
Migjen Fazliu-MIGJENI

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more