Skip to main content

“10 mënyra për të motivuar fëmijën që të mësojë” plus 9 more Ferizaj Press

“10 mënyra për të motivuar fëmijën që të mësojë” plus 9 more Ferizaj Press


10 mënyra për të motivuar fëmijën që të mësojë

Posted: 23 Sep 2017 09:34 AM PDT

Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë një nxënës i shkëlqyer, mos e kufizoni të mësuarit në muret e klasës.

Megjithëse aftësitë që ai po mëson janë vendimtare për rritjen e tij intelektuale dhe sociale, fëmija juaj ka nevojë për ndihmën tuaj për të hapur botën e ideve. Gëzimi i tij i ripërtërirë në zbulim do të transferohet në punën e tij shkollore, kështu që ju do të rrisni arritjet e tij akademike gjithashtu!

1- Plotësoni botën e fëmijës suaj me lexim. Krijoni një kohë të leximit të familjes kur të gjithë lexojnë librin e tyre. Tregoni sa e rëndësishme është leximi duke plotësuar shtëpinë tuaj me materiale të shtypura: romane, gazeta, madje edhe afishe dhe pllaka me fjalë mbi to.

2- Nxiteni që të shprehë mendimin e tij, të flasë për ndjenjat e tij dhe të bëjë zgjedhje. Kërkoni kontributin e tij mbi vendimet e familjes dhe tregoni se e vlerësoni atë.

3- Tregoni entuziazëm për interesat e fëmijës suaj dhe nxitni atë që të eksplorojë subjekte që e mahnitin atë. Nëse është një kalë, tregoni histori ose sfidojeni atë për të gjetur pesë fakte rreth kuajve në enciklopedi.

4- Afroji mundësi të ndryshme të stileve të të mësuarit – nga dëgjimi dhe të mësuarit vizual. Inkurajoni lojëra të hapura, të cilat do të zhvillojnë shprehjet krijuese të fëmijës suaj dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve ndërsa ndërtojnë.

5- Tregoni gjërat e reja që mësoni me entuziazëm. Diskutoni mënyrat e ndryshme të gjetjes së informacioneve.

6- Pyesni për atë që ai është duke mësuar në shkollë, jo për notat e tij apo rezultatet e testit. I thoni t'ju mësojë atë që mësoi sot në shkollë – duke vënë mësimin në fjalët e tij do ta ndihmojë atë të mbajë mend atë që mësoi.

7- Ndihmoni fëmijën tuaj të organizojnë letrat e të shkollës dhe detyrat në mënyrë që të ndihet sikur kanë kontroll mbi punën e tyre. Kontrollo rregullisht për t'u siguruar që nuk ndihet i/e mbingarkuar.

8- Festoni arritjet, pavarësisht sa të vogla. Përfundimi i diçkaje kërkon një trajtim të veçantë.

9- Përqendrohuni në pikat e forta, duke inkurajuar zhvillimin e talenteve. Edhe në qoftë se ajo nuk e ka kryer testin e matematikës, ajo mund të ketë shkruar një poemë të mirë. Përveç një libri pune për praktikën e matematikës, jepni një ditar për të shkruar.

10- Ktheni ngjarjet e përditshme si një mundësitë e të nxënit. Nxiteni që të eksplorojë botën rreth tij, duke bërë pyetje dhe duke i dhënë përgjigje.

Thaçi: Të vendosur të punojmë së bashku me SHBA-në

Posted: 23 Sep 2017 09:04 AM PDT

Thaçi i falënderoi Millard dhe Yee për mbështetjen e fuqishme dhe marrëdhëniet speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

"Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku me SHBA-në, për të konsoliduar pozitën e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, duke forcuar raportet tona strategjike me komunitetin euro-atlantik, duke fituar më shumë njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare", ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Ai tha se Kosova po punon që të përmbush prioritet kryesore qe ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit te ligjit, plotësimin e kritereve për anëtarësim ne BE dhe NATO.

Ne takim u diskutua edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi theksoi se përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje përfundimtare të pranueshme dhe të zbatueshme për të dy palët e cila do të forcoj paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe me gjerë.

Shtetet amerikane thonë se sistemi i votimit ishte sulmuar nga rusët

Posted: 23 Sep 2017 09:04 AM PDT

Uiskonsin, Ohajo, Kolorado dhe Minesota, ku kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka humbur në disa raste vetëm për pak mijëra vota ndaj kandidatit të atëhershëm republikan, Donald Trump, ishin në mesin e shteteve që i fajësojnë hakerët rusë.Agjencia AP ka raportuar se shtetet e tjera, si Florida, Pensilvania dhe Virxhinia, po ashtu, ishin në shënjestër të hakerëve.Alabama dhe shteti i Uashingtonit, që janë në mesin e shumicës së 21 shteteve ku kishin ndërhyrë hakerët, po ashtu kanë thënë se ishin sulmuar nga rusët.Sipas shteteve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, asnjëri prej rasteve të përpjekjeve të hakerëve nuk kishte pasur sukses në depërtimin në sistemin votues ose në sigurimin e informacioneve të ndjeshme për votuesit, që do të thotë se përpjekjet e hakerëve asnjëherë nuk kishin arritur në pikën, në të cilën ata do të kishin ndikim në rezultatin e zgjedhjeve."Mbetet se nuk ka dëshmi se rusët e kanë ndryshuar një votë ose e kanë ndryshuar një regjistrim", tha Judd Choate, president i Asociacionit Kombëtar të Drejtorëve të Zgjedhjeve Shtetërore të Shteteve të Bashkuara.Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur çfarëdo përpjekjeje për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se "askush ende nuk ka paraqitur një fakt të vetëm ndokund", që i mbështet akuzat për përzierje.Departamenti i sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara publikisht nuk ka thënë se kush ishin hakerët.Por, administratori i Komisionit Zgjedhor në Uiskonsin, Michael Haas, tha se departamenti u ka thënë shteteve privatisht se "aktorët kibernetikë të qeverisë ruse" i kishin marrë në shënjestër sistemet e regjistrimit.Zoti Haas tha se i ishte thënë se qeveria ruse i kishte testuar sistemet zgjedhore për dobësi eventuale, me shpresë se do të arrinte të kishte qasje në bazën e regjistrimit, por nuk kishte pasur sukses.Uiskonsin ishte njëri prej pak shteteve në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara, që i ka ndihmuar Donald Trumpit për ta fituar presidencën, meqë i kishte pasur 22,748 vota më tepër ose afro 0.8%.Sipas Departamentit për siguri të brendshme, në shumicën prej 21 shteteve, në njoftimet për përpjekje për sulm kibernetik, thuhet se kishin monitoruar vetëm "aktivitet paraprak" nga hakerët. Vetëm në një numër të vogël të rrjeteve kishin "depërtuar" hakerët.Vetëm shteti Ilinois kishte raportuar se hakerët me sukses kishin depërtuar në sistemin e votimit të tij.Një zëdhënës i sekretarit të shtetit në shtetin Konektikat, tha se sulmuesit kibernetikë rusë ishin zbuluar dhe bllokuar.Sekretari i shtetit Kolorado, Wayne Williams, tha se Departamenti i sigurisë së brendshme i kishte thënë shtetit të tij se sistemet ishin skenuar disa javë para zgjedhjeve të vitit të kaluar.Sekretari i shtetit i Minesotës, Steve Simon, tha se entitetet me urdhër të qeverisë së Rusisë i kishin skenuar pikët e dobëta të sistemit shtetëror, por nuk kishin arritur të depërtonin.Zyrtari më i lartë zgjedhor në Uashington, Kim Wyman, tha se shteti kishte mësuar për përpjekjet për depërtim nga adresat në Internet vitin e kaluar, dhe menjëherë e kishin njoftuar agjencinë FBI.Arizona dhe Ilinoisi, po ashtu, kanë thënë se hakerët e kishin sulmuar sistemin e tyre të regjistrimit të votave.Sekretari i shtetit i Kalifornisë, Alex Padilla, tha se është i pakënaqur se departamentit i ishte dashur shumë kohë e gjatë për t'i lajmëruar shtetet se sistemi i tyre i votimit u ishte nënshtruar sulmeve kinbernetike."Është krejtësisht e papranueshme që Departamentit për siguri të brendshme i është dashur më tepër se një vit për ta informuar zyrën tonë për skenimin nga ana e rusëve të sistemeve tona, përkundër kërkesave tona të përsëritura për informacion", tha Padilla dhe ka shtuar se kjo është "e dëmshme për sigurinë e zgjedhjeve tona dhe për demokracinë tonë".Një hulumtues special i Shteteve të Bashkuara dhe disa komitete të Kongresit të Shteteve të Bashkuara po zhvillojnë hetime për atë se nëse Rusia ishte përpjekur të ndërhynte në zgjedhje ose kishte bërë marrëveshje të fshehtë me fushatën e Donald Trumpit.

NQF nisë fushatën me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Feriaj

Posted: 23 Sep 2017 07:09 AM PDT

NQF ka nisur fushatën elektorale me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, së bashku me kandidatet per asamble nga radhët e NQF-se.

“Shfrytëzoj rastin edhe njëherë që qytetarëve të Ferizajt e Kosovës t’iu uroj zgjedhjet lokale 2017, duke kërkuar një fushatë të qetë dhe dinjitoze. Poashtu përshëndes kundërkandidatët e mi, pavarësisht prej profesioneve,njohurive, përvojës e proviniencës që kanë, duke dëshiruar që të kemi ballafaqime programesh e ideshë se si ta zhvillojmë e përparojmë qytetin e vendin tonë,e jo retorikë boshe!” shkruan z. Fazliu

 

Topalli: Ferizaj ka nevojë për më shumë çerdhe dhe hapësira rekreative

Posted: 23 Sep 2017 04:23 AM PDT

Ferizaj.23.09.2017. Sot kandidati për kryetar të Ferizajit nga Lëvizja Vetëvendosje vizitoi vendin ku ishte çerdhja e qytetit, dhe para qytetarëve prezantoi planin e tij për ndërtimin e çerdhes së re, duke shtuar se fati i punësimit të femrës ferizajase që ka përfunduar studimet dhe është bërë nënë varet pikërisht nga ekzistimi i çerdheve. "Çerdhet janë nevojë e qytetarëve, sidomos tani kur brenda qytetit nuk kemi asnjë, ndërsa kemi vetëm dy jashtë qytetit. Në planin tonë zhvillimor synojmë që për çdo 24 muaj të ndërtojmë nga dy çerdhe, dhe kështu mendojmë se do ta plotësojmë mungesën e çerdheve brenda qytetit. Nëse nënat kanë ku t'i dërgojnë fëmijët e tyre gjatë ditës, ato do të mund të punësohen dhe t'i ndihmojnë familjes së tyre", tha ndër të tjera Faton Topalli, kandidat për kryetar të Ferizajit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai gjithashtu shtoi se përveç çerdhes në atë hapësirë do të bëhet edhe një hapësirë rekreative, pra një park ku gjyshërit dhe gjyshet do të kalojnë kohën e lirë me nipër e mbesa.
Gjatë ecjes nëpër qytet, kandidati për kryetar, Faton Topalli, ndalej vazhdimisht nga qytetarët e shumtë, të cilët shprehnin mbështetjen e tyre ndaj Lëvizjes dhe kryetarit Topalli, si dhe nevojën për ndryshim në Ferizaj.

Befasi e madhe nga seriali “Egjeli”

Posted: 23 Sep 2017 03:56 AM PDT

Tash e tutje te seriali 'Egjeli' do të keni mundësi ta shihni edhe një aktore shumë të dashur nga ju.

Këtë e ka bërë të ditur Osman Azemi nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ku tregon se është Xhejlane Tërbunja ajo e cila tash e tutja do të jetë pjesë e serialit më të pëlqyer në vend, 'Egjelit', shkruan lajmi.net

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se do të ketë edhe përforëcime të tjera, ndërsa juve nuk ju mbetet asgjë tjetër vetëm të mos i humbisni episodat e radhës

"Perforcimi ma i ri i ekipit te Egjelit -Xhejlane Tërbunja. Vlera e transferit ma e madhe se e Neymar ne PSG! Shume shpejt edhe perforcimet e reja", ka shkruar 'Teta Gjyli' (Osmani) përkrah fotografisë.

Shah: Kryeson Endrit Uruçi me 2 pikë

Posted: 23 Sep 2017 03:51 AM PDT

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në sallën e shahut, në Qendrën e Rinisë dhe të sportit në Prishtinë, janë zhvilluar takimet e xhirosë së 2-të të të pjesës finalale të Kampionatit vetjak të Kosovës në shah. Për titullin e kampionit do të luajnë 12 shahistë të cilët garat do ti zhvillojnë sipas sistemit të Bergerit, secili me secilin. Shahisti më i ri në këtë kampionat, Endrit Uruçi është befasia më e këndshme në dy xhirotë e para. Derisa në xhironë e parë mundi Hysen Vrellën, në atë të dytën shënoi fitore në përballje me Albert Zenunin, një shahist me përvojë.
Me dy fitore Endrit Uruçi kryeson në renditje me 2 pikë. Në xhironë e 2-të, Mjeshtri ndërkobmëtar,Bedri Sadiku remizoi me Mjeshtgrin e FIDE-së,Gani Hamiti. këta të dy ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 1,5 pikë.Kampioni dhe nënkampioni i Kosovës do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjeorgji më 2018.
Drejtësinë në Kampionatin vetjak të Kosovës në shah e ndajnë Burhan Misini, gjyqtar ndërkombëtar dhe Besnik Berisha.
 

Hajnat vjedhin 19 mijë euro në një shtëpi në Rakaj të Ferizajt

Posted: 23 Sep 2017 02:50 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona pasi ata dyshohen për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Rakaj në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur me 22 shtator, rreth orës 05:30 minuta në fshatin Rakaj, ku të dyshuarit, V.Sh (29-vjeçar) dhe B.L. (28-vjeçar) kanë hyrë me forcë në objektin e shtëpisë së viktimës B.I. dhe kanë vjedhur kasafortën e metaltë në të cilën gjendeshin rreth 19 mijë euro para të gatshme, e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

"Hetuesit policor tek të dyshuarit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar kasafortën si dhe paratë në shumë prej 18.800 euro", thuhet në komunikatën e policisë.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Refugjati nga Mali i Zi që la mbi tre milionë euro pasuri për fëmijët kosovarë

Posted: 23 Sep 2017 02:49 AM PDT

Pasuria prej saktësisht 2.75 milionë funtesh do t'u dërgohet fëmijëve në Kosovë tash pas vdekjes së  Veljko Aleksic që prej kohësh kishte migruar në Britani të Madhe. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë atje.

Aleksiq kishte vdekur në vitin 2014, në moshën 91 vjeçare, por ai kishte lënë një testament të shkruar me dorë ku tregonte dëshirën e tij pas vdekjes.

Shokët, shoqatat e bamirësisë dhe kisha, por edhe një dokument nga forensika ishte dashur të bëhen bashkë për të interpretuar saktë se çfarë kishte dashur të thoshte ai në letrën e tij, pasi ishte e shkruar me shumë gabime gramatikore.

Duke bërë shaka me këtë fakt, gjyqtari Paul Matthews ka thënë se "edhe anglishtja e keqe mund të shërbejë për një qëllim të mirë".

Aleksiq kishte lindur në Mal të Zi në vitin 1923 dhe kishte filluar të punonte në miniera qysh prejse kishte arritur në Britani, menjëherë pas luftës së dytë botërore.

Ai ishte një nga shtatë fëmijët e familjes, por vet nuk kishte pasur fëmijë.

Kur Aleksiq u bë 70 vjeçar posedonte shtëpi në Cardiff, Londër dhe Mal të Zi, gjithashtu edhe ishte aksionar në disa kompani.

Përkundër se Aleksiq ishte shtetas britanik, ai kurrë s'ishte mësuar mirë të fliste gjuhën angleze, shkruan BBC, percjell klan.

Shoqja e tij e ngushtë, Stanka Breben, kishte luftuar gjatë gjithë kohës që vullneti i tij të plotësohej dhe parat të shkonin aty ku ai kishte dashur.

Pas dëgjimit të dëshmive, gjykatësi Matthews vendosi që shumica e pasurisë së Aleksiq duhet t'i shkojë Kishës Ortodokse Serbe në Londër.

Ai gjithashtu vendosi që paratë duhet të shpenzohen për "njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët në Kosovë".

Thaçi takoi homologun e tij të Gajanës në New York, biseduan për bashkëpunim në mes dy shteteve

Posted: 23 Sep 2017 02:49 AM PDT

Ai tha se mirëpresim emërimin e Ambasadorit të Kosovës të parë Jo-Rezident në Gajana.

Homologët shprehën interesimin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë edhe fushën e minierave, dhe të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve.

I pari i vendit theksoi se mbështetja e Gajanës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme.

Presidenti Thaçi tha se Gajana mund ta mbështesë Kosovën për t'i bindur shtetet e CARICOM-it që nuk e kanë njohur Kosovën ta pranojnë pavarësinë e saj.

Të dy krerët shtetërorë diskutuan edhe për mundësitë për bashkëpunimin mes dy vendeve në programe të ndryshme arsimore dhe në shkëmbimin e studentëve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more