Skip to main content

Zëri: “Sulmi në Barcelonë: Vozitësi i furgonit, ende në arrati” plus 29 more

Zëri: “Sulmi në Barcelonë: Vozitësi i furgonit, ende në arrati” plus 29 more


Sulmi në Barcelonë: Vozitësi i furgonit, ende në arrati

Posted: 17 Aug 2017 02:55 PM PDT

Asnjëri prej dy personave të arrestuar si të dyshuar për lidhje me sulmin në Barcelonë sot nuk ka qenë vozitës i furgonit që është përplasur me këmbësorë, ka bërë të ditur Policia. Josep Lluis Trapero, zyrtar i lartë i Policisë, ka thënë se dy të dyshuarit që po mbahen në arrest janë të lidhur drejtpërdrejt me sulmin, "por kjo nuk do të thotë se njëri prej tyre ka qenë autor i sulmit". Tash për tash nuk dihet vendndodhja e vozitësit të furgonit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dënon sulmin terrorist në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 02:55 PM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, dënoi sot sulmin terrorist në Barcelonë që shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, duke premtuar ndihmën e SHBA'së për autoritetet spanjolle. “SHBA-ja dënon sulmin terrorist në Barcelonë, në Spanjë dhe do të bëjë gjithçka është e nevojshme për ta ndihmuar”, shkruan Trump në “Twitter”. “Jini të guximshëm dhe të fortë, ne ju duam!”, shtoi ai. Një kamionçinë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të dhënat e fundit: 13 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në sulmin e Barcelonës

Posted: 17 Aug 2017 02:53 PM PDT

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosën pasi një furgon u përplas me turmën në Las Ramblas të Barcelonës, të enjten, në atë që Kryeministri spanjoll e cilësoi si një akt terrorist, shkruan CCN, transmeton “Zeri.info”. Dëshmitarët okularë raportuan skena paniku dhe kaosi. Policia katalanase po e trajtonte incidentin si një akt terrorizmi dhe e ka mbyllur zonën.  Dy të dyshuar - një nga Maroku, një nga enklava spanjolle e Melilla - u arrestuan, tha Josep......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Osmani: Bëmë gabime të shumta në mbrojtje

Posted: 17 Aug 2017 02:22 PM PDT

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka deklaruar se loja e dobët në mbrojtje ka ndikuar në humbjen e sotme ndaj Milanit, raporton zeri.info Gjigandi italian e fitoi sfidwn me rezultatin 6-0. “Sa i përket lojës, ne sot nuk ishin në nivelin e duhur, veçanërisht në defansivë kemi bërë disa gabime, të cilat një klub si Milani di se si t’i dënojë.”, u shpreh Osmani. “Tani do të mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe shpresojmë që të përgatitemi për një rezultat më të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa ngushëllon Spanjën pas sulmit terrorist në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 02:25 PM PDT

Kryeministri në detyrë i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona e 50 tjerë të plagosur. Mustafa, me këtë rast, ka shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës. “Kosova qëndron pranë popullit spanjoll dhe të prekurve nga aktet terroriste, në këto çaste të vështira”, ka thënë kryeministri Mustafa. Pas sulmit në Barcelonë ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parashikimi i motit, për katër ditët e ardhshme në Kosovë (Foto)

Posted: 17 Aug 2017 02:11 PM PDT

Deri në fundjavë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ngrohta ajrore, të cilat në përgjithësi do të sjellin mot të nxehtë dhe kryesisht me diell, raporton Prishtina Weather. Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Të dielën, një vorbull ciklonike nga Atlantiku, pritet të depërtojë mbi rajon, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të sjell përkeqësim të motit me reshje shiu dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mësohen datat e mbajtjes së afatit të dytë të Provimit Shtetëror të Maturës

Posted: 17 Aug 2017 02:05 PM PDT

Janë caktuar datat për realizimin e Provimit Shtetëror të Maturës në afatin e dytë. Fatos Osmani, zyrtar i lartë i arsimit në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar përmes Facebook'ut se kur do të mbahet Provimi Shtetëror i Maturës për afatin e gushtit. “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë vendim që Provimi Shtetëror i Maturës në afatin e gushtit, të organizohet në këto data: Dita e parë e provimit do të realizohet me datë 25 gusht 2017, ndërsa dita e dytë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Montella gëzon tifozët shqiptarë që kanë blerë biletat për ndeshjen e kthimit me Shkëndijën

Posted: 17 Aug 2017 02:04 PM PDT

Vincenzo Montella ka thënë se do të udhëtojë me lojtarët më të mirë për ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës Pavarësisht se Milan fitoi ndeshjen e parë 6:0 ndaj Shkëndijës në kualifikimet për Europa League, trajneri Vincenzo Montella tha se në Maqedoni do të udhëtojnë me lojtarët më të mirë. Ai tha se ndeshjen e kthimit do ta marrin shumë seriozisht dhe do të luajnë me lojtarët më të mirë, shkruan Express. “Ndeshjen e kthimit do ta marrim shumë seriozisht, pasi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi i shqiptares nga Barcelona: 30 sekonda që shpëtuan jetën time e të vogëlushes

Posted: 17 Aug 2017 01:55 PM PDT

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e saj vetëm 1 muajsh e cila ndodhej në zonën e famshme turistike Las Ramblas, kur një furgon u përplas me turmën e njerëzve. “Kam shpetu për 30 sekonda. Mos të kishim hyr në dyqan kisha vdekur me gjithë gocën 1 muajsh” shkruan ajo në komentet në facebook poshtë videos live të Ora News ku po transmetoheshin informacionet e fundit nga sulmi në Barcelonë. Më pas komentuesve që i gjenden pranë ajo i përgjigjet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe futbollistët e Milanit përshendesin Ballistët

Posted: 17 Aug 2017 01:45 PM PDT

Pas përfundimit të ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës, futbollistët e gjigandit italian kanë përshendetur edhe “Ballistët”, raporton zeri.info Tifozët e klubit shqiptar nuk u ndalën asnjëherë përgjatë 90 minutave./Zëri ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I dyshuari për sulmin në Barcelonë, admirues i Noizyt (Foto)

Posted: 17 Aug 2017 01:43 PM PDT

Policia spanjolle ka identifikuar dhe ndaluar të një të ri që dyshohet se mori me qira një furgon për të kryera aktin terrorist në Barcelonë, ku u vranë 13 persona dhe u plagosën 50 të tjerë. Bëhet fjalë për Driss Oukabir, me origjinë marokene, lindur në Marsejë, por që jetonte në Spanjë. Aktualisht, nuk është e qartë nëse ishte ai në drejtim të furgonit. Policia ka ndaluar edhe një tjetër person, emri të cilit nuk bëhet i ditur. Në faqen e tij në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përkundër humbjes, Ballistët duartrokasin futbollistët e Shkëndijës (FOTO)

Posted: 17 Aug 2017 01:42 PM PDT

Shkëndija humbi me rezultatin 6-0 ndaj Milanit në “San Siro”, raporton zeri.info Por, pavarësisht humbjes, grupi i tifozëve, “Ballistët” i duartrokitën futbollistët e Shkëndijës për paraqtijen e tyre./Zëri   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mësohet emri i kandidatit të AAK-së për kryetar të Deçanit, nuk është Daut Haradinaj

Posted: 17 Aug 2017 01:32 PM PDT

Daut Haradinaj përfundimisht nuk do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Deçanit, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e sivjetme. Dega në Deçan e AAK'së sot i ka dhënë mbështetje Bashkim Ramosajt për kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune. Kështu ka bërë të ditur Daut Haradinaj, i cili është shprehur i bindur në fitoren e AAK'së në këtë komunë. “Të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Ja sa milionë euro i fitoi Milani nga ndeshja me Shkëndijën (FOTO)

Posted: 17 Aug 2017 01:20 PM PDT

40.613 shikues janë duke e përcjellur sfidën mes Milanit dhe Shkëndijës në “San Siro”, raporton zeri.info Klubi italian ka arkëtuar mbi 1 milionë euro nga shitja e biletave./Zëri   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëria dënon aktin terrorist në Spanjë

Posted: 17 Aug 2017 01:20 PM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër aktin terrorist në Barcelonë me pasojë humbje jete dhe plagosjen e dhjetëra vetëve. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, si dhe u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një belg në mesin e të vdekurve në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 01:20 PM PDT

Zëvendës Kryeministri i Belgjikës ka konfirmuar se një belg është në mesin të 13 viktimave të sulmit të Barcelonës, duke ofruar ngushëllimet për familjen e tij në Twitter, transmeton Klan Kosova. “Për fat të keq, një belg është në mesin e viktimave të sulmit në Barcelonë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen e tij dhe të dashurit”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Ja sa shikues po e përcjellin ndeshjen Milan – Shkëndija (FOTO)

Posted: 17 Aug 2017 01:15 PM PDT

40.613 shikues janë duke e përcjellur sfidën mes Milanit dhe Shkëndijës, raporton zeri.info     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi, i tronditur nga sulmi në Barcelonë: Terrori nuk do të mbizotërojë as në Spanjë, as kudo

Posted: 17 Aug 2017 01:15 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona e 50 tjerë të plagosur. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Thaçi ka ngushëlluar familjet e viktimave, dhe ka thënë se sulmet e tilla terroriste asnjëherë nuk do të mbizotërojnë. Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të kryer sot nëpërmjet një furgoni në qytetin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Sulmi në Barcelonë konfirmon nevojën për t’u bashkuar kundër terrorizmit

Posted: 17 Aug 2017 01:03 PM PDT

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij pas sulmit në Barcelonë, transmeton Klan Kosova. “Ne dënojmë këtë akt të pamëshirshëm dhe cinik. Ajo që ka ndodhur konfirmon nevojën edhe njëherë për bashkimin e vërtetë të përpjekjeve të bashkësisë së gjithë botës në një luftë të pakompromis kundër forcave terroriste”, thuhet në një telegram ngushëllimi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 12:55 PM PDT

Shteti Islamik ka pohuar se ka kryer sulmin vdekjeprurës në Barcelonë, sipas agjencisë së lajmeve Amaq të kësaj organizate terroriste. Në një deklaratë thuhet: “Autorët e sulmit në Barcelonë janë ushtarë të Shtetit Islamik dhe e kanë kryer operacionin në përgjigje të thirrjeve për të synuar shtetet e koalicionit”, transmeton lajmi.net. Raporti i fundi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Barcelonë thuhet se në sulm kanë mbetur 13 të vdekur dhe mbi 80 të tjerë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është kandidati i Nismës për kryetar të Gjakovës

Posted: 17 Aug 2017 12:51 PM PDT

Nisma për Kosovën ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Gjakovës, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e sivjetme. Kryetari i degës të Nismës për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha, është kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune në Gjakovë. Lajmin e ka bërë të ditur vet Hoxha në Facebook. “Në këtë mesazh të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës sime, dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sot arriti në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së, pas 13 vitesh ekstradim në Serbi

Posted: 17 Aug 2017 12:41 PM PDT

Ka mbërritur në Kosovë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj, i cili sot është liruar nga burgu në Serbi, ku është mbajtur 13 vjet, si i dënuar për krime lufte të kryera ndaj popullsisë civile në Kosovë, menjëherë pas intervenimit të NATO’s.  Vëllai i Lekajt, i njohur edhe si Pinço, ka treguar per Gazetën Express se gjakovari i dënuar nga Gjykata e Qarkut në Serbi për krime lufte tashmë ndodhet në territorin e Kosovës. Ai ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kim Kardashian kujton të kaluarën - tregon se po provon ta bëjë edhe një fëmijë

Posted: 17 Aug 2017 12:38 PM PDT

Ajo vetë është pjesë e një familjeje të madhe dhe të famshme dhe po ashtu po mendon të krijojë një të tillë. Pasi rrëfeu për “The Hollywood Reporter” se me bashkëshortin Kanye West po mendon nisjen e një fëmije të tretë, Kim Kardashian u bë nostalgjike. Të paktën kjo ishte ajo që u shfaq në rrjetet sociale, ku 36-vjeçarja postoi një imazh të disa viteve më parë të shkrepur në Meksikë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushqimet për një kujtesë të shëndetshme

Posted: 17 Aug 2017 12:37 PM PDT

Vezë, grurë, kikirikë, merluc, fara luledielli, kafe dhe çokollatë janë disa prej aleatëve të trurit dhe kujtesës, pasi janë të pasura me kolinë, një molekulë e rëndësishme për ruajtjen e strukturës qelizore dhe funksionet e sistemit nervor. Këto ushqime ndihmojnë kujtesën në terma afatgjatë. Çokollata përmban flavonoide, të cilat luftojnë humbjen e kujtesës, ndërsa antioksdantët me të cilët është e pasur kafeja mbajnë trurin të shëndetshëm dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Njihuni me berberin e Presidentit Thaçi (Video)

Posted: 17 Aug 2017 12:23 PM PDT

Gazetari kroat, Goran Miliq, është interesuar se ku qethet presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi, gjatë realizimit të serisë për Kosovën të dokumentarit Alkimia e Ballkanit. Sallonin e floktarisë "Menda", në rrugën "Luan Haradinaj", gazetari kroat Goran Miliq e zgjodhi që të qethet gjatë qëndrimit në Kosovë. Por, autori i serisë së dokumentarëve "Alkimia e Ballkanit" kishte një arsye të madhe pse e bëri një gjë të tillë, raporton Klankosova. Në fakt,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy ish-zyrtarë të PDK-së aderojnë në Vetëvendosje

Posted: 17 Aug 2017 12:18 PM PDT

Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, sot i janë bashkuar edhe tre emra të rinj. Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për media, ka njoftuar se kanë aderuar dy ish - zyrtarë të PDK-së, Xhevxhet Berisha ish-anëtar i kryesisë së degës në Klinë dhe drejtor i shkollës së mesme profesionale “Fehmi Agani”, Hysni Raci, ish-sekretar i nëndegës së qytetit të Klinës dhe ish zv.drejtor i shkollës fillore “Ismet Raci” në Klinë. Po ashtu, iu bashkua edhe kardiologu Blerim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Skënderbeu i pafat, barazon në fund me Dinamon (Video)

Posted: 17 Aug 2017 12:01 PM PDT

Skënderbeu ka barazuar në përballjen e parë 1:1 me Dinamo Zagrebin, në fazën e play-offit të Europa Leagues Skuadra shqiptare, Skënderbeu ka qenë e pafat, duke marrë vetëm një barazim 1:1 me Dinamo Zagrebin në udhëtim. Golin e vetëm për skuadrën shqiptare e shënoi Liridon Latifi në minutën e 37’, ndërsa vendësit e barazuan rezultatin në minutën e 94’ me anë të Henriquez. Skënderbeut tashmë i mjafton çdo fitore në ndeshjen e kthimit pas një jave, për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 12:01 PM PDT

Policia në Barcelonë ka lëshuar një fotografi të personit që dyshohet se ka marrë me qira furgonin e përdorur në sulm, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Driss Oukabir, 20-vjeçar, ka lindur në Marok, sipas mediave lokale. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jakup Krasniqi: Më 24 gusht mund të ndodhë edhe kjo befasi

Posted: 17 Aug 2017 12:00 PM PDT

Kanë mbetur edhe 1 javë kur deputetët e Republikës do të vendosin nëse do t’i dhënë apo jo fund bllokadës së krijuar qe një kohë. Derisa praninë në këtë seancë e kanë konfirmuar të gjitha partitë, ndërkaq LDK dhe VV kanë deklaruar se nuk do e votojnë kandidatin për kryeparlamentar nga PAN-i, Kadri Veselin. I kontaktuar nga “Indeksonline”, kryetari i Këshillit Kombëtar nga NISMA, Jakup Krasniqi u shpreh se vendi është në krizë politike, morale e kulturore. Ai thotë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

13 të vrarë dhe 50 të plagosur nga sulmi në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 11:56 AM PDT

Policia katalunase e ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdite në Las Ramblas, njërën prej rajoneve më të frekuentuara në qendër të qytetit. Një kohë pas sulmit, policia tha se bëhet fjalë për ‘akt terrorist’. Së paku një person është arrestuar në lidhje me sulmin. Policia ka evakuuar zonën dhe transporti është ndërprerë për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more