Skip to main content

Tirana Observer: “A do pajtohet Fjorentina me Olsin?” plus 9 more

Tirana Observer: “A do pajtohet Fjorentina me Olsin?” plus 9 more


A do pajtohet Fjorentina me Olsin?

Posted: 15 Aug 2017 09:35 AM PDT

Ndarja e Olsit dhe Fjorentinës, nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Për ata pritej që do ndaheshin pasi vazhdimisht kishin zënka nga më të ndryshmet në shtëpinë e Big Brother.

Por si një çift që marrëdhënien e tyre e kishin ndahu-bashkohu, na shkon në mendje të gjithëve se ata mund të bashkohen dhe se ndarja e tyre nuk ka qenë përfundimtare.

Gjithsesi për të gjithë ju fansat e Fjorentinës dhe Olsit, ish-banorja e BB9 e ka një përgjigje. Fjorentina i ka kthyer në fakt koment një vajze që e ka pyetur nëse do bashkohet më me Olsin.

Ajo shkruan këto fjalë"do përgj në sy të të gjithëve ja ku e ke, jo s'do pajtohem më me Olsin dhe ju lutem mos më pyesin më, flm".

Pra fansa të çiftit na vjen keq por Fjorentina e ka ndarë mendjen…

Armina Mevlani tregon “sekretin”: Si po bëhem e pasur përmes Instagramit

Posted: 15 Aug 2017 09:20 AM PDT

Armina Mevlani, një prej blogereve më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm ka vendosur të ndajë me publikun një ‘sekret’. Gjatë një emisioni radiofonik, Armina tregon se si fiton të ardhura nëpërmjet fotove që poston në Instagam.

Ajo thotë se janë numri i madh i ndjekësve dhe kontaktet me firma të ndryshme të njohura ato që po i hapin rrugën drejt suksesit dhe një të ardhmeje me të ardhura të majme.

Ajo tha se fitimet vijnë nga veshjet dhe dhuratat që i bëhen nga firma të ndryshme. Bëhet fjalë për produkte që Armina i reklamon në rrjetet sociale dhe që ua sugjeron fansave të saj.

18579625_1675534036081401_4306577528903958528_a

2262d296-91de-462d-8dd8-acef19d64fd5---0

ushtrime_10

ARMINA-MEVLANI-BLOG-20150317-132945

armi_1472918957-8524979
Gjithashtu ajo ka shtuar se çdo postim i saj paguhet me anë të një kuote e cila varion nga firma me të cilën ajo bashkëpunon apo reklamon.

 

Thirrja e LSI: Është koha për një Pakt Kombëtar për ekonominë, ndryshe…

Posted: 15 Aug 2017 09:02 AM PDT

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook bën thirrje për hartimin e një Pakti Kombëtar me qëllim që të shpëtohet "ekonomia shqiptare".

Sipas tij, krijimi i një Pakti Kombëtar është mëse i nevojshëm në kushtet e konfuzionit ku ndodhet ekonomia shqiptare. Vasili thotë se investimet e huaja janë në nivelet më të ulëta dhe sa vjen e thellohet pabarazia.

STATUSI I PLOTE

Ekonomia shqiptare në konfuzion.
Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.
Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.
Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.
Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese.

 

Nëse ne nuk do t’jua thoshim emrin, të sigurt që nuk do e njihnit këtë këngëtare

Posted: 15 Aug 2017 08:52 AM PDT

Ajo është karakterizuar gjithnjë nga një stil i veçantë dhe mjaft tërheqës. Në asnjë perfomancë të saj nuk e shohim dy herë njësoj. Flokë me ngjyrë të kuqe, të zeza dhe së fundmi bionde.

Hidhuni një sy fotove të mëposhtme.

Arrini ta dalloni se kush është? Është mjaft e vështirë, për të mos thënë që nuk ju shkoi ndërmend që kjo bukuroshe seksi është Flaka Krelani.

E veshur me të zeza, çizme të gjata lëkurë që i nxjerrin në pah këmbët e elegante, trupi i tëri çokollatë dhe me flokët bionde, pa dyshim këto mund të cilësohen si fotografitë më të mira të bëra ndonjëherë nga këngëtarja.

 

Këngëtaren nga Kosova e kemi parë shpesh herë të na shfaqet shumë seksi, si në fotot në përditshmërinë e saj ashtu edhe në videoklipe, por fotot e fundit të realizuara nga Korab Kusari qëndrojnë "on the top".

Punë fantastike Flaka.

Filozofia dhe politika/ Përse, siç thoshte Shopenhaueri, bota “është mbretëria e të Keqes”

Posted: 15 Aug 2017 08:45 AM PDT

Rilexim i Shopenhauerit në dritën e sulmeve të ISIS-it. Vullneti për të jetuar është ai që e dominon njeriun. Nën një mjedis të jashtëm zjarresh, uraganesh, zije buke, vrasjesh, masakrash dhe luftërash. Ai pesimizëm total, i lavdëruar nga Tolstoi, një alternativë ndaj Hegelit dhe e admiruar nga Niçe

"Perëndimi ka idelin e jetës, Al-Kaeda atë të vdekjes"- thoshte dikur Osama bin Laden. ISIS-i, lindi "si një degë e Al-Kaedës, e aktualizon të keqen duke prerë koka, skllavëruar gratë dhe shkatërruar vepra arti. Për këtë mund t'i drejtohemi filozofit Artur Shopenhauer, për të cilin bota është mbretëria e së keqes.

Për Tolstoin, Shopenhaueri ishte filozofi më i madh, i cili më shumë se kushdo tjetër e kishte parë të keqen në botë pa e zvogëluar, ashtu siç bënë të tjerët. Me ndërrimin e epokave, njerëzit tradhtojnë një filozof të një epoke të shkuar me një të epokës aktuale, ashtu siç një burrë tradhton gruan e tij për një më të re. Kjo është ajo që ka ndodhur me Shopenhauerin.

Çdo filozof, sipas Bergsonit, mendon si reagim ndaj një mendimtari tjetër. Ndaj kujt reagon Shopenhaueri? Kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore për të rihyjnëzuar botën me ndihmën e shqisës sonë të gjashtë, sensit të historisë. Shopenhaueri e përdhos botën dhe e demonizon natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur Aristoteli.

Filozofia e Hegelit është një filozofi e Frymës, Idesë, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, lirisë, e vlerave: është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit, e antropomorforizuar. Në të nuk ka vend për natyrën. Kjo nuk është ndonjë gjë thelbësore, por një koncept artificial. Qielli me yje, është një qiell lebroz.

Për të shmangur dualizmin e shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, shkrihet natyra tek shpirti, objekti tek subjekti; natyra identifikohet "me procesin praktik të dëshirave, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve" të subjektit (Kroçe). Por nëse kapërcehet natyra, kjo ndodh së bashku me të keqen e natyrës:tërmetet, cunamet, thatësirat, urinë, epidemitë, zjarret, uraganet, dhe struktura piramidale e qenieve, ku ata që gjenden lart të armatosur me brirë, kthetra, helme ose armë zjarrit, ushqehen me ata që ndodhen më poshtë, përveç përjashtimeve për të kundërtën.

Tek të këqijat e natyrës përfshihen edhe ato njerëzor:padrejtësitë, krimet, luftërat dhe masakrat, të cilat janë provuar si të pashmangshme. Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet mbi të gjithë. Pra filozofisë së shpirtit i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofi irracionale, e objektit, pasivitetit, nevojës, skllavërisë dhe fatalizmit, e negativitetit, që janë pjesë të jetës shumë më të mëdha se sa ajo pozitive e lirë dhe aktive, pra një filozofi pesimiste, e disantropomorforizuar.

Filozofia idealistike, lëvizte nga ilegjimiteti i deduksionit të gjësë në vetvete duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë, që është një ligj i parimit të arsyes, domethënë subjektiv. Kështu ata mendonin në dy nivele të realitetit, në një kohë që ka vetëm një:ajo e fenomenit. Tek vetë dukuria ishte ndërfutur shpirti, duke e bërë "konkreten universale".

Shopenhaueri bën të kundërtën. Kthehet tek Kanti, për t'u hedhur më pas tek risia e tij e madhe: Vullneti për të jetuar (Wille zum Leben). Reculer pour mieux sauter (të tërhiqesh për të kërcyer më mirë), kishte thënë Laibnici. Kështu, fenomeni u integrua në Vullnetin për të jetuar, që është thelbi i botës. Për Kantin, fenomeni, domethënë gjëja tek ne, është i vetmi element i njohshëm. Tek gjëja në vetvete, ne s'kemi qasje.

Por, për Shopenhauerin dukuria është një pamje e thjeshtë, e cila nuk përputhet me asnjë realitet. Ai thotë:"Bota është përfaqësimi im". Megjithatë ky përfaqësim është i bazuar tek noumenon-i, d.m.th Vullneti për të jetuar, dhe kjo është e njohshme menjëherë në ndërgjegjen tonë. Deri tek Kanti, thotë Shopenhauer, filozofia ishte e gjitha një shkollë. Besohej se ligji i shkakësisë që rregullon fenomenin, dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin ligje absolutisht të vlefshme, veritates aeternae (të vërtetat e përjetshme).

Për më tepër pranohej tutela e filozofisë fetare. Më pas u pa se parimi i arsyes "nuk është i pari i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë dhe në përputhje me të" (Shopenhauer). Para noumen-it, Kanti ishte ndalur para një kështjellje të blinduar. Shopenhaueri depërton në një vendkalim sekret:vetë-vetëdija. Ai kishte gjetur kështu një burim të dytë të dijes, atë të drejtpërdrejtë dhe intime të Vullnetit, e cila integron njohuritë jo të drejtpërdrejta të përfaqësimit të ndërmjetësuar nga mendja.

Ai tregon me një analizë madhështore, në mënyrë të plotfuqishme dhe të papërmbajtshme, se vullnetin për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet dhe lëviz tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, dhe për arritjen e përhershme të kufijve të rinj. Është një "stuhi infernale që nuk pushon asnjëherë", ku qeniet janë në kaos, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të nevojave të jetës, dhe shkëputen nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia pas plotësimit të nevojave, dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur dot ndonjëherë një qëllim përfundimtar.

Organi mbishqisor

Vullneti na lëviz në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe lëviz të gjitha qeniet dhe gjërat e tjera. Bota, në të cilën njeriu cilësohej si një mikrokozmos, bëhet kësisoj një makroantropo, që nuk është i përbërë nga asgjë tjetër veç vullnetit dhe përfaqësimit. Kjo i jep titullin e kryeveprës së Shopenhauerit:Bota si vullnet dhe përfaqësim.

Në të, thotë ai, shpreh një mendim të vetëm:bota është vullnet dhe përfaqësim. Ajo është një pemë lisi që rritet nga ky filiz. Veprat e mëvonshme janë zhvillime të mëtejshme të këtij mendimi unik. Para hyrjes së Vullnetit për të jetuar në historinë e filozofisë, besohej se gjëja më e lartë ishte arsyeja, dhe se çdo filozofi fillonte pikërisht nga ajo.

Përsëri për idealistët arsyeja ishte organi i mbishqisores. Nga Shopenhaueri e tutje, çdo filozofi e nis nga irracionalja, dhe kjo është kthesa që mori gjithë filozofia perëndimore. Ndarja dhe thellimi i dy sferave, ajo racionale e kufizuar nga parimi i arsyes, dhe ajo irracionale e pakufizuar e Vullnetit për të jetuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën.

Ndikimi i filozofisë irracionale reflektohet më së pari tek nxënësi i tij rebel Niçe, pastaj mbi antropologjinë e re filozofike, pra tek "filozofia e jetës" dhe në fund mbi ekzistencializmin, duke frymëzuar edhe psikoanalizën (Vullneti bëhet Pavetëdije). Bota si vullnet dhe përfaqësim, është libri më i bukur i filozofisë, i thellë dhe tërësor. Për shkak se lejon dekriptimin e botës (Erklwrung der Welt), që sipas Shopenhauerit është qëllimi i filozofisë.

Dhe për shkak se nuk përputhen, me filozofin, një moralist dhe artist i madh. Sipas Niçes, Shopenhaueri është madje një gjeni moralist dhe jo një filozof. Tek Bota, Shopenhaueri pikturon në fakt një afresk i madh të jetës njerëzore, të virtyteve dhe veseve të njeriut, gëzimeve dhe hidhërimeve të tyre, dhe shpjegon gjëra që konsiderohen ende të pashpjegueshme sot.

Megjithatë, analizat nuk mbeten të izoluara, si tek moralistët e tjerë:ato kthehen tek parimet filozofike të sistemit dhe këto të fundit rrezatojnë dhe zbresin tek çështjet njerëzore. Rezultati është një tabllo e madhe dhe unike, që asnjë filozof tjetër s'mund ta konkurrojë. Stili i Shopenhauerit armirohet nga të gjithë. Por arti i tij shkon përtej stilit dhe prek thelbin.

Vizioni i tij është ai i një poet tragjik dhe 'Bota' është romani tragjik i njerëzimit. Është strukturimi i tij artistic, ai që e bën këtë vepër mbresëlënëse dhe të paharrueshme, burim të shumë konvertimeve. Zhan Pol e krahason atë në "një liqen melankolik norvegjez, të rrethuar nga shkëmbinjtë e lartë, ku nuk pasqyrohet asnjëherë dielli, por vetëm qiellin i ndritshëm".

Por në Berlin, Chamisso, poet dhe shkrimtar me siguri nuk qeshur, i tha Shopenhauerit se nuk kishte nevojë për ngjyrën e zezë:një e gri e errët mund të mjaftonte. Së fundi, Shopenhaueri kundërshton panteizmin e Spinozës, "pandiabolizmin" e tij. Por, pavarësisht nga të qënit "ateisti i parë i sinqertë dhe i palëkundur" (Niçe), është ndërkohë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin dhe skandalin e hyjnores, si autor jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së natyrës.

"Venerdi" – Bota.al

Tani mund të shihni edhe vëllanë e Afërdita Dreshajt

Posted: 15 Aug 2017 08:34 AM PDT

Afërdita Dreshaj ka postuar një foto me të vëllanë. Me ç’kuptohet nga shënimi mbi foto, ata kanë qenë për ca kohë larg dhe Afërditës i ka munguar…Edhe pse ajo e përmend vazhdimisht familjen, vëllai është ai që e shohim më pak.

Kështu, kemi parë shpesh herë të motrën, Jehonën, një vajzë e bukur, brune, e cila së fundmi është diplomuar, siç kuptohet nga postimet e modeles, por vëllai shfaqet vërtet shumë rrallë.

Tani mund ta njohim edhe Valonin, edhe pse është shfaqur edhe herë të tjera pranë Afërditës, por vitet e kanë rritur siç kuptohet nga fotoja e re.

Dhe duket sikur ai ngjan më shumë me Jehonën sesa Afërditën, edhe pse një sy i kujdesshëm do gjente absolutisht të përbashkëta mes tyre…

INTERVISTA/ “Erdogan, partner jo i besueshëm për SHBA”

Posted: 15 Aug 2017 08:30 AM PDT

"Uashingtoni nuk e konsideron më Rexhep Tajip Erdoganin si një partner të besueshëm", thotë profesor Henri Barki në një intervistë me "Kathimerini".

Profesor Henri Barki është një nga njohësit kryesorë të Turqisë, me ndikim në vendimmarrjen amerikane, ish-anëtar i Këshillit të Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit dhe deri kohët e fundit projekt menaxher për Lindjen e Mesme në Woodrow Wilson Center në Uashington.

Si e shikon qeveria e Presidentit Trump Turqinë?

Peizazhi nuk ende i kthjellët. Është e qartë se në fillim, Erdogan besonte se Trump do të ishte me të. Por kur erdhi këtu, e dinte se nuk do të merrte çfarë dëshironte, as fundin e mbështetjes amerikane për kurdët në Siri dhe as dorëzimin e Gulen dhe tregtarit turko-iranian të arit, Reza Zaramp. Ky i fundit është më i rëndësishëm për Erdoganin.

Gulenin e përdor për të akuzuar Shtetet e Bashkuara, por nëse Zaramp, i cili prej më shumë se një viti mbahet në burgjet e SHBA-së do të flasë,  Erdogan do të jetë në telashe serioze. Në fund të fundit, Erdogan siguroi një foto me Trump, por edhe pse kishte rëndësinë e saj, në sytë e turqve ajo tregoi se gjërat po përmirësohen pas marrëdhënieve konfliktuale me Obamën.

Cili është qëllimi i Trump?

Nga perspektiva e qeverisë Trump, nëse turqit nuk ndërhyjnë në bashkëpunim e SHBA-ve me kurdët, gjërat do të jetë nën kontroll. Jo se amerikanët kanë simpati të veçantë për kurdët. Ata shihen si shumë  të dobishëm në një arenë të madhe shahu. Dhe askush nuk mund të injorojë  faktin se kurdët janë provuar si luftëtarë të shkëlqyer.

Sa të rëndësishëm janë kurdët për amerikanët?

Për ushtrinë amerikane nuk ka asnjë alternativë përveç kurdëve. Duke pasur parasysh performancën e dobët të turqve, Pentagoni nuk beson se ata mund të përgjigjen, ndërsa kurdët kanë treguar se munden. Bashkëpunimi me kurdët u miratua nga Obama, i cili la liri veprimi për presidentin Trump. Por tani është e qartë se bashkëpunimi vazhdon edhe me presidencën Trump. Në qoftë se turqit nuk ndërhyjnë, gjërat do të jetë në rregull. Por në qoftë se ushtarët turq hapin zjarr dhe vrasin ndonjë prej ushtarëve amerikanë, Turqia do të paguajë një çmim shumë të lartë.

Cila është rëndësia strategjike e Turqisë për SHBA?

Nuk ka qenë asnjëherë më e ulët. Jo se kanë shkarkuar 150.000 nëpunës civilë, kanë arrestuar 50.000 persona apo kanë burgosur 200 gazetarë. Arsyeja kryesore është ajo që ndodhi përpara selisë së ambasadës turke në Uashington. Incidenti shkaktoi tronditje jo vetëm për publikun, por edhe për njerëzit që marrin vendime në Uashington, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Është e qartë se Erdogan dha urdhër për incidentet. E pra, kjo qe shumë për Amerikën. Kjo është e papranueshme. Pati një vendim denoncues nga senati  amerikan 97- 0. Kjo nuk do të thotë se amerikanët nuk do të bëjnë biznes me të, ata punojnë  me shumë lloj regjimesh, disa prej tyre më të këqija se Erdogan, por skena është më e vështirë për Turqinë. Gjithashtu, marrëdhëniet e Turqisë me Michael Flynn dhe fakti që ai merrte para.

A vazhdon të konsiderohet Turqia si një partner strategjik për SHBA?

Jo. Ju e njihni mirë Uashingtonin. Në çdo diskutim që ndodh apo në think tanke, raportet me Turqinë kanë një ngarkesë shumë negative. Unë kam qenë kohët e fundit në një konferencë për autoritarizmin dhe të gjithë sillnin shembullin e Turqisë. Askush nuk e konsideron më si vend demokratik. Të gjithë flasin për një regjim autoritar. Kjo bëhet kudo. Shpenzohen miliona dollarë për lobistët, por një incident ishte i mjaftueshëm për të përmbysur gjithçka. Në Uashington, ikona e Turqisë është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Po rëndësia e pozicionit të saj gjeografik nuk ndryshon?

Baza e Incirlik është më e rëndësishme për Erdogan se sa për ne. Për më tepër, ai e kishte mbyllur dhe më pas na kërkoi ta ripërdornim, pasi e kuptoi se ishte duke humbur ndikimin.

Përktheu: Respublica.al

Xhensila provon fustanin e bardhë…

Posted: 15 Aug 2017 08:29 AM PDT

Një shtatori do të jetë një datë e rëndësishme për një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit shqiptar.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Besart Kallaku do të kurorozojnë në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare. Nga dita në ditë çifti ka ndarë me ne disa detaje nga ceremonia e tyre.

Ajo që dihet është se do të organizohen dy dasma, një me familjarët dhe një tjetër me shoqërinë. Gjithashtu i kemi parë edhe ftesa e dasmës, si dhe dimë bashkëpunëtorët të cilët do mundësojnë realizimin e një ceremonie martesore të kujdesur në detaje.

Së fundmi, Valdrin Sahiti stilisti që do të kujdeset për fustanin, ose fustanet e bukuroshes na ka shuar kureshtjen.

Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto të Xhensilës me fustan të bardhë. Xhensila ka preferuar një fustan të stilit "sirenë" me bisht të gjatë, që ia nxjerr  shumë në pah format perfekte trupore.

Valdrini është treguar shumë bujar dhe na ka shuar një kuriozitet, edhe pse thonë që nusja nuk duhet parë para dasmës e veshur me të bardha…Ne shpresojmë që Besi të mos ta shoh, edhe ne po ia bëjmë paksa të pamundur.

Sharapova: Përse unë jam… “kuçka” më e urryer për Serena Uiliams

Posted: 15 Aug 2017 08:15 AM PDT

Tenistja ruse, Maria Sharapova, arriti që të depërtojë në skenën e madhe të tenisit botëror, më 2004, kur në finale të turneut Grad Slam të Uimbëlldonit ajo mposhti Serena Uiliamsin.

Por duket se tenistja e famshme amerikane, sot e kësaj dite, nuk e ka harruar dot atë humbje, megjithëse ajo e ka mundur tenisten ruse 19 herë në 20 ndeshjet e zhvilluara me të deri tani.

Sipas Sharapovës, ajo humbje është zanafilla e rivalitetit të ndërsjellë që vazhdon edhe sot.

"Kur përfundoi ndeshja finale (Uimbëlldon, 2004), Serena m'u afrua dhe më përqafoi, duke më përshëndetur me buzëqeshje me fjalët 'Bëre një punë të mirë'. Por unë e kuptova se fjalët e saj nuk ishin të sinqerta dhe nuk i dilnin nga zemra.

Kur hyra në dhomën e zhveshjes, unë e dëgjova se ajo po qante, kështu që dola menjëherë, por ajo e dinte se unë e kisha dëgjuar, duke qarë.

Njerëzit, shpesh, bëjnë pyetjen se përse unë kam një statistikë kaq negative ndeshjesh me të, vetëm dy fitore dhe 19 humbje? Unë mendoj se përgjigja duhet të gjendet tek ajo dhoma e zhveshjes.

Ajo më urren mua, sepse unë e munda, pikërisht, atëkohë, në Uimbëlldon, ndërkohë që ajo priste që të më mundte lehtë mua. Ajo më urren më shumë mua, sepse unë e kisha dëgjuar atë, duke qarë.

Një miku ynë i përbashkët më ka thënë se Serena i kishte thënë atij, atëkohë, se ajo nuk do të humbiste më, në asnjë mënyrë, ndaj 'asaj kuçke'", tregon Sharapova.

Ambasadori i Japonisë: Kisha imazh negativ për Shqipërinë, por kur erdha ndryshova mendim

Posted: 15 Aug 2017 07:52 AM PDT

Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makato Ito, ka deklaruar sot se para se të vinte me mision në Shqipëri, kishte pasur një imazh negativ për vendin tonë lidhur me krimin e organizuar dhe trafiqet, porse tani do të dëshironte që Policia shqiptare të bashkëpunonte fort me Policinë japoneze pse jo, dhe në nivel global.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çakon, ambasadori Ito tha: "Ju falënderoj për pritjen, gadishmërinë dhe predispozicionin për të vendosur ura bashkëpunimi mes dy Policive të vendeve tona. Për bizneset tona që operojnë apo kanë ndërmend të operojnë në Shqipëri, aspekti i sigurisë është shumë i rëndësishëm.

Para se të vija këtu kisha një imazh negativ për Shqipërinë në lidhje me krimin e organizuar, me trafikimin e qenieve njerëzore, me krimin në përgjithësi etj, por në momentin që erdha këtu e ndryshova komplet këtë mendim. Është një vend i sigurt dhe njerëzit janë miqësorë dhe është një vend i qetë, i pastër, jo i errët siç e kisha imagjinuar më parë", tha ambasadori japonez.

Ambasadori Ito në përfundim të takimit, ka ftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për një vizitë në Japoni, vizitë e cila do shërbejë për të vendosur kontakte e bashkëpunim me Policinë japoneze.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more