Skip to main content

“SHBA: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa kundër radikalizimit të ndërlidhur me religjion” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“SHBA: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa kundër radikalizimit të ndërlidhur me religjion” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa kundër radikalizimit të ndërlidhur me religjion

Posted: 15 Aug 2017 09:51 AM PDT

"Kushtetuta e Kosovës e ndalon diskriminim religjioz dhe mundëson liri të fesë", shkruan në fillim të kapitullit për Kosovën në Raportin Ndërkombëtar të Lirive Fetare për vitin 2016 të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili është publikuar sot. Mëtutje theksohet se "legjislacioni nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si entitete juridike, duke krijuar pengesa për ato në kryerjen e punëve të tyre. Qeveria e ka miratuar, ndërsa në Parlament është shqyrtuar, por nuk është votuar për propozimligjin, me të cilin do të lejohej regjistrimi i grupeve fetare si entitete juridike, në mënyrë që ato të mund të ushtronin aktivitet dhe çështje juridike me shtetin dhe entitetet private". Në këtë kuadër, në raport thuhet se "Komuna e Prishtinës, duke e cituar mungesën e lejes së ndërtimit, i ka ndalur murgjit ortodoksë serbë nga pastrimi dhe riparimi i dritave në Kishën e Shpëtimtarit, e cila ende është e papërfunduar, pasi vandalët ia kishin vënë zjarrin". "Qeveria e Kosovës kishte punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe e ka dënuar vandalizmin në vendet religjioze", thekson raporti i Departementit amerikan të Shtetit në kapitullin për Kosovën. "Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kokteje molotovi kundër pjesëmarrësve të disa ngjarjeve me pelegrinë ortodoksë serbë. Në një incident, protestuesit etnikë shqiptarë kanë hedhur gurë dhe i kanë parandaluar pelegrinët ortodoksë serbë nga pjesëmarrja në një manifestim në Mushitisht. Në disa raste, vandalët i kanë dëmtuar pasuritë religjioze të Kishës Ortodokse Serbe, përkundër mbrojtjes nga ana e Qeverisë. Një serb entik e ka dëmtuar një xhami myslimane", shkruan në raport dhe theksohet se "përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara shpeshherë janë takuar me zyrtarët qeveritarë për të kërkuar tolerancë fetare, kalim të legjislacionit për lejimin e institucioneve fetare për të fituar status juridik dhe për implementim të plotë të legjislacionit, që i mbronë vendet fetare dhe për të diskutuar për përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve të pasurisë fetare". "Ambasada është angazhuar me komunitetet religjioze për të diskutuar për qasje në varrezat për protestantët dhe ishte kosponzore e një konference për rolin e femrave në dialogun ndërfetar dhe kundërshtimin e esktremizmit të dhunshëm". Në pjesën e raportit "Praktikat qeveritare", theksohet se Qeveria e Kosovës "ka ndërmarrë hapa për kundërshtimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm të ndërlidhur me religjion". Sipas komuniteteve të religjionit, "Qeveria ka vazhduar t'i përgjigjet dhunës dhe vandalizmit në shoqëri, kundër disa komuniteteve religjioze pakicë". Nga ky raport i gjatë, veçojmë edhe rastin ku theksohet se "më 26 korrik prokurorët e kanë akuzuar klerikun iranian, Hasan Azari Bejandi, për pastrim të parave nëpërmjet një organizate joqeveritare nominale, që ai e operonte". Autoritetet thanë se Bejandi ishte shef i Fondacionit "Kuran" në Kosovë, ku përfshiheshin pesë organizata shiite, të cilat ai i drejtonte në Kosovë, me lidhje në Iran. Policia e Kosovës, shkruan mëtutje në raport, nuk e ka arrrestuar Bejadin, pasi ai ishte larguar nga vendi më 28 korrik. Menjëherë pas kësaj, Qeveria e Kosovës i ka mbyllur të pesë organizatat. Në pjesën e raportit për Shqipërinë, theksohet se Kushtetuta e këtij vendi garanton liri të religjionit dhe ndërgjegjes. "Qeveria i ka legalizuar 137 xhami gjatë vitit, në krahasim me gjashtë sosh para një viti", theksohet në raport dhe shtohet se "grupet fetare kanë raportuar një lloj të progresit në qindra kërkesa ndaj Qeverisë për kthim të pasurisë së konfiskuar gjatë periudhës komuniste". "Këshilli ndërfetar, që konsiderohej të funksiononte si forum i liderëve të komuniteteve religjioze të vendit, për të diskutuar për shqetësimet e përbashkëta, nuk është takuar, siç kishte ndodhur në vitet e kaluara", thekson raporti dhe shton se "Papa Françesk e ka mbajtur një audiencë në Romë me liderin e komunitetit global të bektashinjëve, me seli në Tiranë, që ishte audienca e parë e këtillë për ndonjë lider fetar nga vendi me Papën". Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: IS-i dhe grupet joshtetërore i rrezikojnë liritë fetare

Posted: 15 Aug 2017 09:36 AM PDT

Shtetet e Bashkuara thonë se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), vazhdon ta dëmtoj lirinë fetare duke i marrë në shënjestër disa religjione dhe entitete, me dhunim, rrëmbim, skllavërim dhe vrasje. Në Raportin Ndërkombëtar për Liritë Fetare 2016, që është i pari prej se Donald Trump është president amerikan, Departamenti i shtetit tha sot se grupet e tilla joshtetërore, i dëmtojnë liritë fetare jo vetëm në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikën e Nën-Saharasë, por edhe në hapësirat e pjesës lindore të Ukrainës, që janë nën kontroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, që e publikoi raportin, tha se Shteti Islamik, i vetmi grup i përmendur në parathënie të dokumentit, është "qartas përgjegjës për gjenocid" kundër jazidëve, të krishterëve dhe shiitëve, në hapësirat që i ka nën kontroll. Ai, po ashtu, e ka akuzuar këtë grup për krime kundër njerëzimit dhe pastrim etnik. Në këtë raport, ku janë përfshirë 199 vende dhe territore në gjithë botën për vitin 2016, ka pasur pak ndryshime nga viti 2015.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Gazetarja ruse u dëbua për shkak të “propagandës”

Posted: 15 Aug 2017 08:10 AM PDT

Autoritetet e Ukrainës e kanë dëbuar gazetaren ruse, Tamara Nersesian, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Zëdhënësja e Shërbimit të Sigurisë aë Ukrainës, Olena Hitlyanska, ka shkruar sot në rrjetin Facebook, se "propagandistja ruse" Nersesian është dëbuar gjatë natës dhe i është ndaluar hyrja në Ukrainë për tri vite. Televizioni Rossia-24 ka raportuar se korrespondentja Nersesian ishte dëbuar pasi ishte marrë në pyetje nga zyrtarët e shërbimit të sigurisë. Prej vitit 2014, Ukraina i ka mbyllur më tepër se 10 rrjete televizive ruse, duke i akuzuar ato për përhapje të propagandës luftarake. Raportet ruso-urkainase janë tensionuar shumë pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë në mars të vitit 2014, dhe për shkak të mbështetjes së separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, të cilët luftojnë kundër forcave të qeverisë së Ukrainës. Prej vitit 2014, nga kjo luftë janë vrarë më se 10 mijë vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konjufca: PAN-i dëmton shtetësinë e Kosovës

Posted: 15 Aug 2017 07:43 AM PDT

Me një Qeveri të krijuar nga koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën [PAN], do të dëmtohej shtetësia e Kosovës, demokracia dhe parlamentarizmi. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Ai në intervistë thekson se Vetëvendosja ka hasur në një hezitim nga ana e LDK-së për thellim të bashkëpunimit. Radio Evropa e Lirë: Zoti Konjufca, për më shumë se dy muaj që ka certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, Kosova ende nuk po arrin që të ketë institucione të reja. Janë bërë disa tentime për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por ende nuk ka ndodhur asgjë. Pse po ndodh kjo situatë? Glauk Konjufca: Këto, në të vërtetë mendoj që nuk ishin as tentime sepse kemi pasur mungesën totale të pranisë të koalicionit PAN në seancat ku ata do të duhej të merrnin pjesë. Pra, po flasim për seancën themeluese të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është seanca e pestë, që u mbajt ditën e djeshme, kurse PAN-i është shfaqur vetëm në ditën e parë, vetëm kur e kanë kryer atë procedurën e betimit të deputetëve. Më pastaj, katër herët e tjera, nuk janë shfaqur fare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kjo na bën të kuptojmë se institucionet janë bllokuar pikërisht për shkak të këtij bojkoti. Radio Evropa e Lirë: Kryetari i partisë politike Aleanca Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë një, siç është thënë, ultimatum që të veprohet më shpjet për zgjidhjen e problemit për krijimin e institucioneve. Si e shihini ju këtë kërkesë? Glauk Konjufca: E para, mendoj se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk ka të bëj me koalicionin LAA dhe Lëvizjen Vetëvendosje. I takon koalicionit PAN që ta zgjidhin këtë çështje së brendshmi. Pra, Kadri Veseli tashmë është vërtetuar se nuk do t'i merrte votat për kryetar të Kuvendit. Krejt çka i mbetet koalicionit PAN është që ta ndryshojë kandidatin, një tjetër për kryetar, i cili me shpresë do t'i merrte votat nga Lëvizja Vetëvendosje apo nga koalicioni LAA. Zoti Pacolli prej fillimi ka dashur të tregojë se grupacionit të cilit ai i përket, e që është brenda koalicionit LAA, nuk është i asimilueshëm brenda atij koalicioni, se e ka një lloj subjektivitetit të vetin, dhe ai është shumë i etur që të tregohet kjo lloj pavarësie në politikë. Prej propozimit të tij për Qeveri gjithëpërfshirëse, e deri tek ky ultimatumi i fundit, vërehet njëfarë lloj pavarësie e grupit të tyre brenda koalicionit LAA. Mirëpo, me idetë e tyre nuk pajtohem fare. Qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte një ide e keqe për Kosovën, do të ishte njëfarë lloj amnistie për keqpërdorimet dhe për keqqeverisjen e deritanishme, kryesisht të dominuar nga PDK-ja. Për ne zgjidhja më e mirë është që PDK-ja të shkonte në opozitë. Pra një zgjidhje, e qeverisjes së ardhshme ku PDK-ja do të shkonte në opozitë, e jo një Qeveri ku PDK-ja do të ishte pjesë, pra PDK-ja do të ishte pjesë e një qeverisje të ardhshme. Radio Evropa e Lirë: Janë zhvilluar disa takime mes liderëve të AAK-së dhe AKR-së. A mendoni se koalicioni i udhëhequr nga LDK-ja është i qëndrueshëm? Glauk Konjufca: Deri tash janë shfaqur disa mospajtime të brendshme aty. Edhe puna e këtyre deputetëve të cilëve ua ka mësyrë PAN-i për tua kthyer mendjen, nuk janë nga Vetëvendosja por janë nga Lidhja Demokratike, pra janë nga koalicioni LAA. Njëri është nga AKR, tjetra është nga LDK-ja, pra po flitet për Teuta Rugovë dhe Labinot Tahirin. Këta janë ata që kanë pasur takime me zotin Haradinaj, i cili është munduar t'i bind të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme. Sa i përket rezultateve unë nuk e di, më sigurt po duket për Teutën, e cila tashmë po duket që është pajtuar që të jetë pjesë e një vendimmarrjeje së bashku me koalicionin PAN. Labinot Tahiri deri më tash e ka mohuar këtë gjë, mirëpo takime ka pasur. Nuk e di, pritet të shihet se çka do të ndodhë në ditë kur ndoshta do t'i jepet rasti një Qeverie që të votohet në Kuvendin e Kosovës. Radio Evropa e Lirë: A ka mundësi që të ketë një bashkëpunim më të fortë në të ardhmen në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së? Glauk Konjufca: Vetëvendosja është shumë e vullnetshme që të shkohet në këtë drejtim por kemi hasur në një hezitim nga ana e LDK-së për thellim të bashkëpunimit. Ne kemi dhënë vizionin se si do të duhej të dukej Qeveria e ardhshme e Kosovës. Do të ishte më së miri të ndodhte një kombinim në mes të koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk ka zgjidhje tjera. Ky është konstelacioni. Kemi tri forca politike kryesore në Kosovë, janë këto të tria PAN-i, LAA dhe Vetëvendosja. Nëse Vetëvendosja me LDK-në janë të dyja kundër bashkëngjitjes në koalicionin PAN, atëherë mbetet një perspektivë për Qeverinë e ardhshme që të krijohet mes dy forcave tona politike. Por, më habit ky hezitim i LDK-së i javëve të fundit, sidomos i këtyre dy javëve të fundit. Pra, ka qenë një pasivizim total i LDK-së, moskthim i përgjigjeve kur ne i kërkojmë takime, në të cilat do të mund të flisnim për programet, për atë se çka ka nevojë Kosova, për çfarë qeverisje të ardhshme. Në takimin e fundit që kemi pasur, ata kanë insistuar që të mos ketë zgjerim të muhabetit përtej bisedës për seancën themeluese. Radio Evropa e Lirë: Zoti Konjufca, pse po kërkoni që të ndryshohet kandidati i PDK-së për kryetar Kuvendi, kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka paraparë të drejtën e koalicionit fitues që të kandidojë personi që dëshiron? Glauk Konjufca: Ne nuk ja mohojmë atij personi që të kandidojë. Ai do të duhej të kandidonte dhe të dilte në votim. Nuk është fer nga koalicioni PAN që nuk e qet Kadri Veselin në vota, kjo është një strategji për ta bllokuar Kuvendin e Kosovës. Ne nuk ua mohojmë të drejtën atyre, megjithëse nuk pajtohem fare me vendimin e Gjykatës Kushtetues, duhet të përcaktohemi a ta respektojmë atë vendim apo jo. Nëse përcaktohemi që ta respektojmë një vendim të tillë deri kur ta ndryshojmë atë, atëherë koalicioni PAN do të duhej të vinte e të shfaqej në seancën e ardhshme në Kuvend dhe propozonte Kadri Veselin për në votë.  Radio Evropa e Lirë: I mandatuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se brenda 10 ditëve Kosova do të ketë institucionet e reja. Ju si mendoni? Glauk Konjufca: Unë nuk e di se kur kjo do të ndodh, por nëse Qeveria do të krijohej nga koalicioni PAN, atëherë do të kishte kosto të madhe për Kosovën edhe për demokracinë dhe jetën parlamentare në përgjithësi, po edhe për shtetësinë e Kosovës. E para, nga kuptimi i standardeve të demokracisë, bindja me zor e deputetëve apo në shkëmbim të favoreve për ndryshimin e mendjes së tyre, kjo është shumë dëmtuese për demokracinë në Kosovë, aq më tepër kur po flitet për Teuta Rugovën për shembull, dhe rasti i vëllait të saj. Nëse bën favore në drejtësi, atëherë dëmtohen rëndë edhe proceset ndërkombëtare të cilat na presin, së pari liberalizimi i vizave. T'i krijosh favore në proces gjyqësor një njeriu i cili është me aktakuzë për falsifikim të vizave, unë mendoj që në Kosovë, më së paku pesë vitet e ardhshme do të shtyhej procesi i liberalizmit të vizave për Kosovën. Është një dëm shumë i madh për Kosovën dhe është një dëm shumë i madh kur një njeri me precedent penal, i cili është pikërisht për shkak të falsifikimit të vizave, pra vizat në Kosovë nuk janë të sigurta, e të lirohet nga aktakuza në favor të votimit të Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës nga ana e motrës së tij. Këto do të ishin favore familjare, të cilat e prekin rëndë dhe në themel shtetin e Kosovës. Në anën tjetër, nëse bëhet me Lisën Serbe dhe me 59 deputetë që i kanë, Lista Serbe shndërrohet në një faktor vendimmarrës brenda Kosovës. Kjo e dëmton shtetndërtimin e Kosovës sepse e fuqizon aq tepër Beogradin në Kosovë, sa që ata nuk do të përtojnë të kërkojnë shumë favore të ndryshme, duke filluar prej kompetencave komunale, e deri te krijimi i "Zajednicës" me kompetenca ekzekutive në Kosovë, ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, po ne e dimë që Gjykata Kushtetues e ka hedhur poshtë. Ata do të insistojnë për një "Zajednicë", ashtu origjinal siç është nënshkruar mes Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit, dhe kjo mendoj se e qet Kosovën në një farë lloj situate të pafavorshme, në kuptimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe perspektivës të një shtetndërtimi, tamam kështu të shëndosh, në Republikën e Kosovës. Pra, edhe nëse e shohim, fuqia e Listës Serbe edhe nëse e shohim edhe nga favoret që do të marrin deputetët e caktuar për t'i blerë apo shitur ato, edhe dëmtohet demokracia edhe parlamentarizmi. Po edhe shtetësia e Kosovës mendoj që dobësohet për nga mënyra se si po mendohet të krijohet Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova “harron” dialogun me Serbinë

Posted: 15 Aug 2017 06:48 AM PDT

Moskrijimi i institucioneve të reja të Kosovës edhe pas dy muajve nga zgjedhjet parlamentare, po konsiderohet se i ka shkaktuar vonesa të mëdha Kosovës edhe në dialogun politik me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Pafuqia e lidershipit të Kosovës për të krijuar institucionet e reja, sipas analistëve i ka mundësuar Serbisë që të fitojë terren në arenën diplomatike, ndërkohë që pala serbe ka dërguar sinjal te bashkësia ndërkombëtare se Kosova është e papjekur për tu marrë me çështje të rëndësishme, siç është dialogu. Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se sjellja e lidershipit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar në këto momente kur ka një dinamizëm të madh, qoftë nga mekanizmat ndërkombëtare, qoftë nga Serbia, lidhur më atë sesi duhet ecur tutje. "Me një qasje të tillë Serbia po fiton terren në arenën diplomatike, pasi që po del të jetë më e përgatitura, po del të krijon pozicionet e veta, derisa institucionet tona që janë në shkuarje për t'i lënë vend atyre të zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk janë të themeluara dhe nuk dinë se me çka do të merren kur ta marrin mandatin e ri, nëse do ta marrin pasi që gjendja aktuale nuk është shumë premtuese", thekson Ujkani. Në anën tjetër, analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj thotë për Radion Evropa e Lirë se shteti serb po e shfrytëzon vakuumin institucional të Kosovës. "Zyrtarët shtetërorë të Serbisë, si duket po e shfrytëzojnë vakuumin institucional të Kosovës. Unë mendoj se këtë po e bëjnë jo pa qëllim, në mënyrë që të propozojnë idetë e tyre, dhe në anën tjetër që t'i japin sinjal bashkësisë ndërkombëtare në radhë të parë, se Kosova nuk është e gatshme të merret me këto çështje, respektivisht të shprehin papjekurinë e institucioneve të Kosovës karshi çështjeve të rëndësishme, siç është dialogu dhe siç është edhe e ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", thekson Mushkolaj. Sipas tij, pala kosovare me vetëdije të plotë ua ka lënë këtë hapësirë shtetit serb dhe ata po e shfrytëzojnë këtë. Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vetëm Serbia në negociatat me Bashkimin Evropian, e ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, dhe se kjo nuk guxon të harrohet dhe për këtë arsye mendon se Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën. Derisa, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka sugjeruar që zgjidhja e konfliktit serbo-shqiptar të bëhet me kompromis historik. Nisur nga e gjithë kjo, analisti Ujkani thotë se Kosova po humb shumë, pasi që sipas tij, po i jep mundësi Serbisë që të propozojë ide, e që do të ketë më pas përparësi edhe në agjendën politike. "Në njërën anë flet Vuçiqi për kompromisin historik ashtu siç e quan ai, në anën tjetër flet Daçiqi që thotë ndarja e Kosovës është një mundësi. E ne çka po flasim? Ne nuk po arrijmë ta kemi një alternativ apo të kemi një pozicion të qartë në këtë drejtim dhe kjo nuk shihet që do të kemi sepse nuk kemi institucione për momentin, dhe humbja jonë në këtë drejtim është e madhe", thekson Ujkani. Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë në korrik të këtij viti. Ky takim ishte zhvilluar në nivelin politik të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, që është një dimension i ri i dialogut, i cili kryesisht është zhvilluar në nivelin e kryeministrave. Në takimet e fundit të dy presidentët, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishin pajtuar që të hapet një fazë e re e negociatave që çon drejt normalizimit dhe pajtimit. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pati hapur kapituj të rinj për të dyja vendet në procesin e integrimeve evropiane. Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërkohë që Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian. Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish ambasadori i Ukrainës, dëshmon në gjykimin për tradhti të Yanukovychit

Posted: 15 Aug 2017 06:35 AM PDT

Diplomati ukrainas i pensionuar tashmë, Yuriy Serheyev, ka dëshmuar në gjykimin për tradhti, në mungesë të ish presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych. Serheyev, i cili ka qenë ambasador në Kombet e Bashkuara nga viti 2007 deri më 2015, ka folur për më shumë së një orë në dhomën e gjykatës në Kiev, pas rifillimit të gjykimit, që ishte shtyrë para dy javësh. Ai ka dhënë dëshminë e tij rreth situatës në Kombet e Bashkuara, dhe në Ukrainë e Rusi, gjatë shkurtit dhe marsit të vitit 2014, në kohën kur Moska pati nisur trupa ushtarake në Krime, për të marrë kontrollin në atë pjesë, përpara se ta aneksonte paligjshëm Krimenë. Serheyev ka thënë se Rusia e ka përdorur Yanukovychin, duke shtuar se kinse "presidenti ligjor i Ukrainës", i ka kërkuar Moskës, të dërgojë trupa ne Ukrainë për të ruajtuar sigurinë e personelit në një bazë ushtarake detare ruse në Krime. Serheyev ka rikujtuar edhe 27 marsin e vitit 2014, pasi gjatë një takimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila kishte miratuar një rezolutë përmes së cilës shpallej " i pavlefshëm" një referendum i orkestuar nga Rusia për Krimenë, dhe i bëhej thirrje komunitetit ndërkombëtar, " të mos njoh asnjë status" për Krimenë. Yanukovych e ka braktisur zyrën e tij më 2014, dhe ka ikur për në Rusi, në mesin e protestave, të cilat ishin nxitur për shkak të planeve të tij për të rregulluar marrëdhëniet me Moskën, në vend të Bashkimit Evropian. Prokurorët janë duke kërkuar dënim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili është i akuzuar për tradhti, duke cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Pas largimit të tij, Rusia ka aneksuar Krimën, derisa nga luftimet në mes të separatistëve pro rusë dhe forcave qeveritare ukrainse, kanë vdekur më shumë se 10,000 persona nga prilli i 2014-tës. Yanukovych ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në gjykim, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht dhe ka larguar avokatët e tij nga ky rast. Gjykata më pas i ka caktuar një përfaqësues ligjor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Propozimet doganore të Britanisë pas Brexitit janë "imagjinata"

Posted: 15 Aug 2017 05:42 AM PDT

Propozimet e Britanisë së Madhe për diskutimin e marrëveshjeve të ardhshme doganore me Bashkimin Evropian janë "imagjinata", ka thënë koordinatori për Brexit në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt. Britania ka thënë se dëshiron një marrëveshje të përkohshme doganore me BE-në pas Brexitit, në mënyrë që t'i lejohet tregia më e lirë e mallrave. Kryeministrja Theresa May, është duke synuar të zhvendos negociatat drejt çështjes së marrëveshjes së Britanisë me BE-në, pas Brexitit, mirëpo vendet e bllokut kanë thënë se fillimisht duhet të zgjidhet procesi i largimit, duke përfshirë të drejtat e banorëve dhe pagesën për daljen e Britanisë nga BE-ja. "Të jesh edhe brenda dhe jashtë Bashkimit Doganor dhe "kufinjve të padukshëm" është imagjinatë. Fillimisht duhet siguruar të drejtat e qytetarëve dhe çështjet financiare", ka shkruar Verhofstadt, në Twitter.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arabia Saudite dhe Iraku hapin kufirin për tregti pas 27 vitesh

Posted: 15 Aug 2017 04:52 AM PDT

Arabia Saudite dhe Iraku janë duke planifikuar hapjen e kufirit Arar për tregti  mes dy vendeve, për herë të parë nga viti 1990. Kufinjtë ishte mbyllur atë kohë, pas pushtimit të Kuvajtit nga Saddam Hussein, ka raportuar një medium lokal i Arabisë Saudite. "Ky është një fillim fantastik për bashkëpunim në të ardhmen, në mes të Irakut dhe Arabisë Saudite", ka thënë guvenatori i provincës Anbar, Sohaib al-Rawi. Vendet e gjirit Arab e kanë ftuar klerikun irakian, Moqtada al-Sadr, për një takim të rrallë, pasi kanë kaluar vite prej shkëputjes së kontakteve. Zyra e Sadrit, kanë thënë se takimi i tij me trashëgimtarin e fronit, princin Mohammed bin Salman, ka rezultuar me një marrëveshje, ashtu që Arabia Saudite t'i jap donacion prej 10 milionë dollarësh qeverisë irakiane. Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, e ka vizituar Bagdadin gjatë muajit shkurt, derisa kishin planifikuar që në muajin qershor do të krijonin një këshill koordinues për forcimin e lidhjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Bllokimi i Kuvendit nga opozita rikthen krizën politike

Posted: 15 Aug 2017 04:33 AM PDT

Kuvendi i Maqedonisë po përballet me pengesa të shumta në funksionimin e tij, për shkak të debateve maratonike nga fjalimet dhe ndërhyrjet procedurave nga deputetët e opozitës maqedonase. Debati për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvërlevski po zgjatë më shumë se dy javë, ndërsa rreth tre javë ka zgjatur edhe debati për rishikimin e buxhetit. Kuvendi u bllokua edhe gjatë konstituimit të tij, që çoi madje edhe në dhunë fizike pas aktit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Pengesa të tilla priten edhe në të ardhmen, bazuar në praktikën e deritanishme të veprimit të VMRO-së së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke e çuar vendin në krizë të re politike pas zgjedhjet së Qeverisë së kryeministrit, Zoran Zaev, të LSDM-së. Deputetët e VMRO-së, kanë thënë se veprimi i tyre është në kuadër të kornizave ligjore dhe se do të ndërhyjnë ndaj çdo nisme që ata e vlerësojnë si të dëmshme për demokracinë dhe vendin në përgjithësi. Por, partitë në pushtet, thonë veprimi i VMRO-së nuk është gjë tjetër, pos bllokim i punimeve të Kuvendit, si formë e vetme për të mbrojtur krimin e qeverisjes së tyre. Se vendi ndodhet para sfidave të reja politike, e konfirmojnë edhe njohësit e çështjeve politike dhe juridike. "Kuptohet, kjo është mënyra me të cilën deputetët e opozitës do të tentojnë të pengojnë reformat në shoqëri, por mendoj se nga një sjellje e tillë do të humbin vet ata. Të gjithë e kemi të qartë se çfarë po ndodh në debatin për Prokurorin e Përgjithshëm, pasi nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e një prokurori të shkëlqyer, por të një personi i cili ka mbrojtur krimin në vend dhe këtë qytetarët çdo ditë po e shohin", thotë analisti Nikolla Dujovski, por duke mos përjashtuar mundësinë edhe për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, obstruksionet do të ketë në vazhdim, për shkak se VMRO-ja, siç thotë ai, ka krijuar një kornizë të atillë në rregulloren mbi punën e Kuvendit, që i jep të drejtën e debateve të pafundme për çdo nismë të partive në pushtet. "Ndoshta është ende herët, por mendoj se edhe mund të jenë pjekur kushtet për të menduar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndoshta kjo është një nga zgjidhjet e mundshme. Ata kanë miratuar një rregullore të Kuvendit e cila i konvenon vetëm atyre, kanë formuar dhjetë grupe parlamentare ,që të munden në pafundësi të debatojnë mes veti, e kështu me radhë", thotë Dujoski. Mersim Maskuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës, thotë se zhvillimet e fundit në Kuvend dëshmojnë edhe një herë se partitë politike ende janë larg demokracive të zhvilluara perëndimore, pasi me punën e tyre po dëshmojnë se përveç pengesave, apo bllokimit të institucioneve, nuk mendojnë për çështje tjera në të mirë të qytetarëve. "Situata momentale paszgjedhore, lidhur me funksionimin e Kuvendit, dëshmon edhe njëherë se në Maqedoni ende klasa politike nuk ka fituar pjekurinë e nevojshme politike, demokratike për funksionimin e institucioneve, konkretisht të Kuvendit të Maqedonisë. Sot kemi një opozitë e cila nuk luan rolin e saj konstruktiv, por është destruktive, do të thotë i bën obstruksione punës së Kuvendit dhe kjo bie ndesh me rregullat e demokracisë. Pa dyshim se gjithë këtë VMRO-ja e bënë për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, pra për pikë politike", thotë Maksuti. Ekspertët, debate dhe pengesa më të mëdha presin kur në procedurë parlamentare të hyjë propozimi për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin parashihet avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe në nivelin qendror.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani kërcënon me largim nga marrëveshja bërthamore

Posted: 15 Aug 2017 03:47 AM PDT

Irani mund ta braktisë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, brenda orëve, në rast se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me politikat e tyre "të sanksioneve dhe shtrëngimit", ka thënë presidenti iranian, Hassan Rohani. Rohani u ka thënë ligjvënësve gjatë një fjalimi në Parlament, që është transmetuar në televizion, se "përvoja e dështuar e sanksioneve dhe shtrëngimeve e ka sjell në tavolinën e bisedimeve regjimin e kaluar". "Në rast se ata dëshirojnë të kthehen prapë tek ajo përvojë, ne mund të kthehemi më të fuqishëm në situatën e mëparshme, jo brenda javëve apo muajve, por brenda orëve". Rohani ka thënë se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka treguar botës se ajo nuk ka qenë "partnere e mirë", duke kërcënuar prishjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. "Gjatë muajve të fundit, bota ka qenë dëshmitare se si SHBA-ja, duke thyer vazhdimisht premtimet e marrëveshjes bërthamore, ka injoruar edhe disa marrëveshje të tjera globale, dhe iu treguar aleatëve të saj se nuk është partnere e mirë dhe e besueshme", ka thënë Rohani para Parlamentit. Trump e ka përsëritur edhe një herë gjatë këtij muaji se Irani nuk është duke "jetësuar shpirtin" e marrëveshjes bërthamore, të cilën e ka cilësuar si "të tmerrshme". Sipas këtij pakti, fuqitë botërore i premtuan Iranit, lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të zvogëlimit të aktivitetit bërthamor. SHBA-ja dhe Kombet e Bashkuara, që vëzhgojnë paktin, kanë thënë se Irani është duke iu përmbajtur marrëveshjes. SHBA-ja i ka vënë Iranit sanksione të ndryshme për shkak të lansimit të raketave. Irani ka thënë se lansimi i tyre është bërë për qëllime të vetëmbrojtjes dhe ato nuk e rrezikojnë aspak marrëveshjen. Përgatiti: Krenare Cubolli  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Talibanët i nisin "letër të hapur" presidentit Trump

Posted: 15 Aug 2017 03:20 AM PDT

Grupi militant i talibanëve i ka nisur një letër të hapur, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke i bërë thirrje që SHBA-ja të heq dorë nga Afganistani, në vend që të rrisë numrin e trupave, pas konfliktit 16 vjeçar. "Përvojat e mëparshme kanë treguar se shtimi i trupave në Afganistan nuk do të ketë rezultat tjetër, përveç shkatërrimit të mëtejmë të ushtrisë amerikane dhe ekonomisë së saj", është thënë në letrën që u është dërguar gazetarëve në gjuhën angleze. Në këtë letër, që mban autorësinë e zëdhënësit të talibanëve, Zabihullah Mujahid, po ashtu thuhet se tërheqja e trupave amerikane, "do t'i largonte trupat amerikane nga rruga e dëmshme", dhe do të sjellte "fundin e një lufte të trashëguar". Mujahid ka thënë se Trump njeh ato që zëdhënësi i talibanëve i ka qujtuar të metat e paraardhësve të tij, duke kërkuar rishikimin e strategjisë amerikane në Afganistan. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Matiss, ka thënë se administrata e presidentit Trump, është shumë afër prezantimit të strategjisë ushtarake në këtë vend. Aktualisht në Afganistan gjenden rreth 8,400 trupa amerikane, pasi shumica e trupave të NATO-s janë larguar në vitin 2014. Sipas raportimeve të mediave, Mattis ka rekomanduar, shtimin e trupave edhe për 4,000 në Afganistan, mirëpo ende asgjë nuk është miratuar nga presidenti Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë e shqetëson Evropën?

Posted: 15 Aug 2017 02:41 AM PDT

Varfëria dhe pabarazia sociale janë shqetësimi kryesor i evropiane, thuhet në një sondazh të IPSOS. Pastaj vjen papunësia dhe korrupsioni. Këtu mund të gjeni shqetësimet më të mëdha të disa shteteve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Droni iranian "ngacmon" avionmbajtësen amerikane

Posted: 15 Aug 2017 02:19 AM PDT

Një dron iranian ka fluturuar shumë afër një avionmbajtëse amerikane, duke rrezikuar jetën e pilotëve amerikanë të aeroplanëve luftarakë F-18, ka thënë marina amerikane. Edhe disa ditë më parë, një dron iranian, QOM-1, ka fluturuar 300 metra afër avionmbajtëses, USS Nimitz. Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Ushtrisë Detare, Ian McConnaughey, e ka cilësuar këtë hap si "të pasigurtë dhe joprofesional". Personat përgjegjës për dronin nuk u janë përgjigjur kërkesave për komunikim, ka thënë ai, duke shtuar se droni ka qenë i paarmatosur, mirëpo ka qenë model i cili ka kapacitet të bartjes së raketave. McConnaughey, ka thënë se droni ka fluturuar "pa drita të ndezura", dhe ka krijuar një situatë të rrezikshme, duke shkelur parimet e ligjit ndërkombëtar. Vetëm gjatë këtij viti, zyrtarët amerikanë janë ankuar për rreth 14 veprime të tilla të pasigurta, duke përfshirë pothuajse secilën herë, Gardën Revolucionare islamike të Iranit, të cilën Uashingtoni e ka ndëshkuar me sanksione të reja. Mirëpo pjesëtarë të kësaj Garde, përmes një deklarate të publikuar gjatë ditës së martë, kanë thënë se droni ka vepruar në mënyrë "profesionale", duke hedhur poshtë shqetësimet e Ushtrisë Detare, dhe duke i konsideruar të njëjëtat si "të pabazuara".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iraku nis bombardimin e Shtetit Islamik në Tal Afar

Posted: 15 Aug 2017 01:29 AM PDT

Iraku ka filluar një seri të bombardimeve ajrore në qytetin Tal Afar, një zonë që aktualisht po kontrollohet nga militanët e Shtetit Islamik në perëndim të Mosulit, ka thënë televizionial-Sumariya, duke cituar zëdhënësin e ministrisë së Mbrojtjes, Mohammed al-Khodari, transmeton Reuters. Aksioni në tokë, me synim të marrjes së kontrollit të qytetit do të fillojë pas përfundimit të fushatës ajrore, është cituar të ketë thënë zëdhënësi, Mohammed al-Khodari. Autoritetet irakiane kanë thënë se Tal Afar, që gjendet 80 kilomentra në perëndim të Mosulit, do të jetë caku i ri, drejt luftimit të Shtetit Islamik, i cili ka pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri nga viti 2014. "Kalifati" i vetëshpallur nga militanët e Shtetit Islamik është shkatërruar gjatë muajit të kaluar, pasi forcat irakiane të mbështetura nga SHBA-ja, e kanë rikthyer qytetin Mosul, pas një fushate nëntë mujore të luftimeve. Qyteti Tal Afar, ka pasur popullësi prej 200,000 banorëve, përpara se të kontrollohej nga Shteti Islamik. Nga ajo periudhë ky vend është përballur me dhunë sektare, në mes të sunitëve dhe shiitëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

India shënon përvjetorin e 70-të të pavarësisë

Posted: 15 Aug 2017 12:56 AM PDT

Kryeministri indian, Narendra Modi, i ka bërë thirrje popullit të tij, që t'i ndihmojë për ndërtimin e një shteti të bashkuar, duke premtuar largimin e korrupsionit dhe krijimin e një qeverisje të mirë. Gjatë fjalimit të tij, për shënimin e përvjetorit të 70-të të pavarësisë së Indisë nga qeverisja britanike, Modi ka premtuar transparencë, në mënyrë që t'i jap fund ryshfetit që me të cilin është përballur vendi me dekada. Modi ka thënë po ashtu se India është mjaftueshëm e fortë për mbrojtjen e kufinjëve të saj kundër rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi, pasi rritjes së tensioneve tek fqinjtë e saj, në Kinë dhe Pakistan. India akuzon Pakistanin për dërgimin e "terroristëve", afër kufirit, për të luftuar me focat e sigurisë në Kashmir, rajon i administruar nga India.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina zotohet se do të veprojë, nëse SHBA dëmton lidhjet tregare

Posted: 14 Aug 2017 11:21 PM PDT

Kina do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj, në rast se Shtetet e Bashkuara dëmtojnë lidhjet tregtare, ka thënë Ministria e Tregtisë në Kinë, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka autorizuar një hetim rreth dyshimeve se Kina i ka vjedhur SHBA-së, pronësi intelektuale. Kjo ka qenë masa e parë tregtare e administratës së presidentit Trump, kundër Kinës, në kohën kur janë rritur tensionet rreth ambicieve bërthamore të Koresë Veriore. Sidoqoftë një hap i tillë, nuk shihet se mund të ndikojë në marrëveshjet afatshkurtëra tregtare në mes të dy vendeve. Përfaqësuesi amerikan për Tregti, Robert Lighthizer, do të ketë një vit kohë, për të vërtetuar nëse duhet të niset ndonjë hetim zyrtar rreth politikave të Kinës për pronat intelektuale, për të cilat Shtëpia e Bardhë dhe grupe industriale amerikane thonë se janë duke dëmtuar bizneset në SHBA. "Në rast se SHBA-ja injoron faktet dhe nuk respekton parimet tregtare, duke marrë masa që do të dëmtonin interesin e dy palëve, Kina pa dyshim se nuk do të qëndrojë duke shikuar, mirëpo do të marrë të gjitha masat për të ruajtuar të drejtat e vendit", është thënë nga ministria e Tregtisë së Kinës. Zyrtarë të administatës së presidentit Trump kanë vlerësuar se vjedhja e pronës intelektuale nga Kina mund të kap vlerën e 600 miliardë dollarëve. Kina në anën tjetër ka thënë se çështjet e tregtisë nuk duhet të jenë të lidhura me problemet e SHBA-së me Korenë Veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Posted: 14 Aug 2017 10:37 PM PDT

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim të Pakistanit, ka lënë të vdekur gjashtë ushtarë dhe ka lënduar të paktën dy të tjerë, kanë thënë zyrtarët. Sulmi në provincën e Baluçistanit ka ardhur pasi vendi ishte duke festuar përvjetorin e 70-të të pavarësisë. "Ka qenë një sulm shumë i fuqishëm me bombë", ka thënë zëdhënësi i forcave paramilitare, Khan Wasseh, përmes telefonit. Organizata militante, Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit e marrë përgjegjësinë për sulmin, ka raportuar AFP. Ky është sulmi i dytë që ka cak forcat e sigurisë në këtë rajon brenda tri ditëve, pasi një bombë rrugore në Kueta ka lënë të vdekur të paktën 15 ushtarë dhe civilë më 12 gusht. Baluçistani, gjendet në kufi me Afganistanin dhe Iranin dhe njihet si provinca më e paqëndrueshme e Pakistanit. Në këtë pjesë ka sulme të ndryshme nga grupe militante sunite, siç janë talibanët, të cilët kërkojnë lirimin e provincës së tyre nga Islamabadi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja V. zmbraps planet e lansimit të raketave në territorin amerikan

Posted: 14 Aug 2017 10:07 PM PDT

Koreja Veriore, që e kishte alarmuar ushtrinë e saj më 15 gusht, ka thënë se do të presë edhe pak për lansimin e raketave në territorin amerikan, pasi shefi i Pentagonit, Jim Matiss, ka paralajmëruar se një hap i tillë, " shumë shpejt" mund të përshkallëzohet në luftë. Në një deklaratë të prezantuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Penjanit KCNA, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka udhëruar ushtrinë e tij të jetë e gatshme në çdo kohë për nisjen e raketave, mirëpo ka thënë se do të përcjellë se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara edhe për një kohë, përpara së të marrë ndonjë vendim. "Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë të parat që kanë nisur një numër të pajisjeve bërthamore afër nesh, duhet të marrin vendimin e duhur dhe të tregojnë përmes veprave se kanë vullnet për uljen e tensioneve në gadishullin korean, në mënyrë që të evitohet ndonjë përplasje ushtarake e rrezikshme", është cituar të ketë thënë Kim, nga agjencia e lajmeve KCNA. Një fjalim i tillë nga lideri verikorean, erdhi vetëm pak kohë, pas sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, u ka thënë gazetarëve në Uashington se SHBA-ja është e gatshme të marrë masa ndaj çdo rakete të nisur në territorin e saj, duke e cilësuar një hap të tillë si akt të luftës. "Në rast se lansojnë raketë drejt SHBA-së, kjo mund të përshkallëzohet shumë shpejt në luftë", ka thënë ai. Matiss ka thënë se sistemet e vëzhgimit të raketave në SHBA, mund të përcaktojnë nëse ndonjë raketë është nisur nga Koreja Veriore drejt tokës amerikane. Koreja Veriore ka thënë gjatë javës së kaluar se është duke planifikuar lansimin e katër raketave në ishullim Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor. Mattis ka theksuar se beson që dy kombet duhet të rregullojnë mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore rreth zhvillimit të sistemit të raketave balistike dhe armëve bërthamore të Koresë Veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes 8 vjeçarja, pas përplasjes së një veture afër Parisit

Posted: 14 Aug 2017 01:43 PM PDT

Një veturë është përplasur në një piceri, në një fshat në lindje të Parisit, duke lënë të vdekur një vajzë 8 vjeçare dhe duke lënduar disa persona të tjerë. Ngasësi i automjetit BMW është arrestuar, pasi vetura është përplasur në objektin e picerisë në Sept-Sorts, kanë raportuar mediat franceze. Sipas radios RTL, ngasësi, 39 vjeçar, i ka thënë policisë, se ka dashur të kryejë vetëvrasje dhe ka pasur armë në veturë. Sidoqoftë, rasti nuk është duke u trajtuar si sulm terrorist. Franca dhe një numër i qyteteve, janë përballur me sulme ndaj civilëve me mjete të ndryshme të transportit. Javën e kaluar një veturë ishte përplasur drejt një grupi ushtarësh në Paris, duke lënduar gjashtë prej tyre, përpara së të qëllohej nga Policia, pasi sulmuesi ka tentuar të largohet nga vendi i incidentit. Vitin e kaluar, nga sulmi në Nicë të Francës kanë vdekur 84 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dënon dhunën në protestat në Virxhnia

Posted: 14 Aug 2017 11:10 AM PDT

Personi i akuzuar për ngasjen e veturës në mesin e protestuesve, të cilët ishin duke marshuar, kundër aktivistëve të ekstremit të djathtë, në shtetin Virxhinia të Shteteve të Bashkuara, i ka mohuar akuzat dhe do të qëndrojë në burg, të paktën derisa të ketë një përfaqësues ligjor. James Alex Fields, 20 vjeçar, është i akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi një person ka vdekur dhe një 19 të tjerë janë lënduar. H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se sulmi plotëson "definicionin e terrorizmit". Hetuesit federalë amerikanë, kanë thënë se kanë hapur një hetim për të drejtat civile, në mënyrë që të vihen në pah rrethanat që e kanë shtyrë 20 vjeçarin Fields, ta drejtojë makinën drejt turmës së njerëzve në rrugën e Sharlotsville, të Virxhinias, më 12 gusht. Gjatë këtij sulmi ka vdekur, Heather Heyer, një 32 vjeçare, e cila është përshkruar si një avokate për drejtësi shoqërore. Protestuesit e ekstremit të djathtë kanë marshuar më 12 gusht, rreth vendimit të qytetit për largimin e statujës së Gjeneralit Robert E. Lee, udhëheqës i ushtrisë, gjatë Luftës Civile amerikane. Shumë kundërshtarë të nacionalistëve të racës së bardhë janë mbledhur për të protestuar, një ditë pas shpërthimit të dhunës, për t'i kundërshtuar nacionalistët, që ndryshe njihen edhe si supremacistë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar racizmin si "të dëmshëm" derisa grupet Ku Klux Klan and neo-Nazistët, i ka qujtuar grupe "kriminale". "Racizmi është i dëmshëm dhe ata që përdorin dhunën në emër të tij janë kriminelë, duke përshirë grupet Ku Klux Klan, neo-nazistët, nacionalistët e racës së bardhë dhe grupe të tjera", ka thënë Trump nga Shtëpia e Bardhë. Kombet e Bashkuara e kanë dënuar dhunën gjatë përleshjeve mes nacionalistëve të racës së bardhë dhe kundërshtarëve të tyre, në Sharlotsville në Virxhinia. "Ne jemi kundër racizmit dhe fanatizmit", u ka thënë gazetarëve, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq. "Ne besojmë se nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona për racizëm, ksenofobi dhe diskriminim, të cilin e kemi parë në Sharlotsville të Virxhnias, gjatë ditëve të fundit, ka thënë ndër të tjera ai. Klikoni këtu për më shumë detaje

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more