Skip to main content

“Putin viziton Krimenë e aneksuar nga Moska” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

“Putin viziton Krimenë e aneksuar nga Moska” plus 17 more Radio Evropa e Lirë


Putin viziton Krimenë e aneksuar nga Moska

Posted: 18 Aug 2017 09:02 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur një vizitë pune në qytetin Sevastopol në Krime, pjesë të cilën e ka aneksuar Moska, më shumë se 3 vite më parë. Putin pritet të vizitojë një muze, ekspozita me artefakte rreth historisë së Krimesë dhe një kompeks memorial, të personave që e kanë mbrojtur Sevastopolin, gjatë Luftës së Dytw Botërore. Kjo është vizita e tij e nëntë në Krime, prej periudhës kur Moska e ka aneksuar paligjshëm këtë pjesë, në mars të vitit 2014, hap i cili u ndëshkua me sanksione amerikane dhe ato të Bashkimit Evropian. Kombet e Bashkuara me anë të një rezolute, kanë përcaktuar se aneksimi është i paligjshëm, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, "të mos e njoh ndonjë status" të këtij gadishulli. Ukraina ka protestuar më herët ndaj vizitave të Putinit në Krime, duke i cilësuar si "shkelje të madhe të pavarësisë dhe integritetit territorial".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy të vdekur nga sulmi me thikë në Finlandë

Posted: 18 Aug 2017 08:04 AM PDT

Policia finlandeze, ka thënë se dy persona janë vrarë dhe të paktën gjashtë të tjerë janë lënduar, pasi janë sulmuar me thikë në perëndim të qytetit Turku. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e sulmit, që ka ndodhur afër sheshit Puuori. Gazeta finlandeze, Helsingin Sanomat, ka raportuar se tetë persona janë dërguar në spital, për shkak të sulmit, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Policia, është duke paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg kësaj zone, derisa kanë shtuar forcat e sigurisë. Policia e ka arrestuar një person, pasi fillimisht ka shtënë në të. "Qeveria është duke e përcjellur me kujdes ngjarjet në Turku dhe operacionin policor. Ju njoftojmë më vonë", ka thënë kryeministri, Juha Sipila, përmes llogarisë së tij në Twitter.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me apo pa institucione javën tjetër?

Posted: 18 Aug 2017 08:01 AM PDT

Analistët politikë kërkojnë një kompromis ndërmjet partive politike në mënyrë që, siç thonë ata, të mos thellohet edhe më tej kriza politike për krijimin e institucioneve të reja. Analistët shprehen skeptikë që Kosova në javën e ardhshme do të mund të ketë institucionet e reja. Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës "Fol", tha për Radion Evropa e Lirë se që nga data 3 gusht nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e partive politike dhe koalicioneve për të konstituuar Kuvendin dhe votuar Qeverinë. "Nuk ka një lëvizje e cila do të garanton një lloj sigurie që seanca e 24 gushtit do të jetë seance konstituive, që Kuvendi të konstituohet e Qeveria të vij në rend të ditës. Po e shoh me një dyshim shumë të madh, që në javën e ardhshme mund të kemi institucione, për shkak të një papërgjegjshmërie minimale që subjektet politike do të duhej ta kishin në cilindo variant", tha Zogaj. Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, të mërkurën pas një takimi konsultativ me shumicën e partive politike, caktoi datën 24 gusht për vazhdimin e seancës. Deri më tash, asnjë nga partitë politike nuk ka refuzuar caktimin e kësaj date për vazhdimin e seancës, por kanë vazhduar duke akuzuar njëri-tjetrin për bllokim të institucioneve të vendit. Analisti Ismail Hasani po ashtu thotë se sjelljet dhe kalkulimet e partive politike, që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, karshi ndërtimit të institucioneve janë të papranueshme dhe sipas tij, data 24 gusht nuk do të sjell ndonjë rezultat. "PAN-i nuk i ka numrat. Po t'i kishte do të ishte kryer ky proces. Në anën tjetër, kemi tash përplasje midis partive politike Vetëvendosje Lidhje Demokratike, Aleancës Kosova e Re, do të thotë nuk shihet asnjë mundësi që do të ketë pajtim që të fitohet shumica parlamentare për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit dhe nënkryetarët dhe për të shkuar në hapin tjetër në mandatimin e kryeministrit", tha Hasani. Analisti Zogaj konsiderojnë se një sfidë e madhe për seancën e radhës pritet të jetë çështja e votave, të cilat koalicioni fitues [PAN] nuk ka arritur të dëshmojë se i ka. Ai megjithatë thotë se në momentet e fundit mund të ketë ndryshime të qëndrimeve të deputetëve, por gjasat janë të vogla. "Pritjet e mija janë minimale që ne ta kemi Kuvendin e Kosovës të konstituuar në javën e ardhshme, kjo për shkak të mungesës së marrëveshjeve dhe për shkak të klimës që këto subjekte e kanë krijuar, e kjo klimë është përçarëse. Por, mund të ndodh që në momente e fundit të ndërrohet mendja e një grupi të caktuar të deputetëve por me pak gjasa që një gjë e tillë të ndodh", tha Zogaj. Kuvendi edhe pse ka mbajtur më shume se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët. Koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës [PAN] që është koalicion fitues po synon që të ketë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për Qeverinë e re. Sipas Kushtetutës, "Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit". Në këtë rast i takon koalicionit PAN që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që për të parin e Kuvendit të kandidojë kryetarin e partisë, Kadri Veselin që deri tani ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kadri Veseli, si kandidat i PDK-së, për Lëvizjen Vetëvendosje është kandidat i papranueshëm dhe siç janë deklaruar ata nuk do ta votojnë në asnjë rast. Ndryshe, Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar që, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit më 24 gusht , atëherë do të propozohet një kandidat tjetër nga parti politike që do të marrin pjesë në seance dhe të votojnë atë. "Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë, kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë", ka shkruar Kurti në një letër publike të titulluar "Si të dalim nga bllokimi".  Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i propozon të gjitha partive politike që udhëhiqen prej interesit publik dhe që synojnë ta mbrojnë e jo ta dëmtojnë demokracinë e Kosovës, që të bashkohen në këtë nismë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia feston 25 vjetorin e Armatës

Posted: 18 Aug 2017 07:31 AM PDT

Përvjetori i 25-të i Armatës maqedonase, e gjen Maqedoninë si shtet jashtë strukturave të Aleancës Veri-Atlantike. Me formimin e Armatës maqedonase para një çerek shekulli, numri i të punësuarve shqiptarë ishte në nivelin më të ulët krahasuar me të gjitha dikasteret e tjera duke shënuar përfaqësimin e shqiptarëve me numra simbolik. Por, pas Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi i shqiptarëve ka shënuar rritje vit pas viti. Gjeneral Major Muhamed Raca, i cili është zëvendës i Shtatmadhorisë së Armatës për Radion Evropa e Lirë thotë se shqiptarët janë të përfaqësuar në nivel të kënaqshëm, sa i përket numrit të ushtarëve të paguar dhe nënoficerëve, por mbetet për të dëshiruar numri i shqiptarëve në nivel oficerësh. "Përfaqësimi i shqiptarëve në Armatën e Republikës së Maqedonisë është i kënaqshëm, përfaqësimi i shqiptarëve sa i përket ushtarëve profesionalë arrin 22.3 për qind, sa i përket nënoficerëve ky numër arrin në 21 për qind, përderisa përfaqësimi i shqiptarëve në nivel të oficerëve është 12.6 për qind, dhe në sektorin civil të dikasterit të mbrojtjes shqiptarët janë të përfaqësuar me 8.2 për qind". "Mbetet shqetësues fakti se niveli më i ulët i përfaqësimit të shqiptarëve mbetet në nivel oficerësh, vetëm 12.6 për qind. Nevojitet përfshirja e një numri më të madh të oficerëve shqiptarë për të arritur ai 25 përqindëshi që e garantin ligji. Në këtë drejtim, do të theksoj se është shqetësuese se të rinjtë shqiptarë nuk tregohen të interesuar për të konkurruar në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë", thotë Gjeneral Majori Muhamed Raca, i cili njëherësh është dhe ligjërues në Akademinë Ushtarak në Shkup, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të konkurrojnë në këtë institucion. Problem më vete për Armatën e Maqedonisë paraqet dhe mungesa e mjeteve financiare. Maqedonia si shtet në vazhdimësi ka ulur buxhetin e dikasterit të mbrojtjes, përderisa deri në vitin 2008, para samitit të NATO-s në Bukuresht, ky dikaster thithte dy për qind nga buxheti përgjithshëm i shtetit, por pas dështimit për tu anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike në vazhdimësi pas këtij viti janë zvogëluar mjetet për dikasteri e mbrojtjes. Buxheti tani është më pak se një për qind e buxhetit të përgjithshëm të shtetit. Ekspertët e mbrojtjes thonë se Maqedonia si shtet duhet të ndajë më shumë mjete për Ministrinë e Mbrojtjes, që të arrijë të plotësojë standardet që kërkohen nga Aleanca Veri-Atlantike për t`u bërë pjesë e saj. "Jo vetëm në aspektin e thithjeve nga buxheti i shtetit, por edhe sa i përket realizimit të reformave, Armata e Maqedonisë shënon regres sa i përket përmbushjes së standardeve që kërkohen nga Aleanca Veri-Atlantike", thotë Nano Ruzhin, ish-ambasador i Maqedonisë në NATO. "Mungesa e mjeteve ka bllokuar edhe procesin e transformimit si dhe përgatitjes së Armatës maqedonase për të qenë pjesë përbërëse e strukturave të Aleancës Veri-Atlantike". "Shpresoj se me ndryshimin e pushtetit do t'i kushtohet më shumë kujdes këtij dikasteri, që ka një rol shumë të rëndësishëm sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë në NATO", thotë tutje Ruzhin. Ndërkaq, kryetari i sindikatës së Armatës maqedonase, Riste Ajtov për Radion Evropa e Lirë thotë se kujdes i veçantë duhet t'i kushtohet dhe ngritjes së standardit të të punësuarve në Armatë. Ajdov thotë se nëse Maqedonia merr ftesë për tu anëtarësuar në NATO, atëherë ky vendim do të jetë politik sepse Maqedonia është shumë larg standardeve që kërkohen nga struktura Veri-Atlantike. "Shënimi i jubileut të 25-të të Armatës së Maqedonisë nuk solli zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballen pjesëtarët e Armatës së shtetit, e ato janë: pagat e ulëta, pajisja e dobët me mjete profesionale e pjesëtarëve të armatës, si dhe përgatitja e dobët teknologjike e njësive të Armatës së Maqedonisë", thekson Risto Ajtov, kryetar i sindikatës së Armatës së Maqedonisë. Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Sehkerinska në vazhdimësi ka theksuar se pavarësisht zvogëlimit të mjeteve për dikasterin që drejton edhe me rebalancin e fundit të buxhetit të shtetit, janë ndarë më shumë mjete për pagat, ndonëse për problemet e shumta me të cilat përballet mbrojtja ajo ka theksuar se do të zgjidhen që nga viti i ardhshëm. Ndryshe, me rastin e 25 vjetorit të Armatës së Maqedonisë gjatë ditës në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, janë ekspozuar mjeteve luftarake, teknike dhe pajisje ushtarake me të cilat disponon Armata maqedonase.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tregtia, sektor i preferuar apo i imponuar?

Posted: 18 Aug 2017 06:37 AM PDT

Në Republikën e Kosovës sektori më i preferuar dhe fitimprurës, vazhdon të mbetet tregtia. Sipas ekspertëve të ekonomisë, orientimi i afaristëve në këtë sektor, pas përfundimit të luftës, ka qenë, siç thonë, i "imponuar" për të krijuar të hyra për familjet e tyre. Pasi, thonë ata, zhvillimi i kësaj veprimtarie është më i lehtë dhe fillimisht kërkon më pak mjete financiare. Tregtia është një lloj aktiviteti ekonomik që kryhet nga individ apo kompani që merren me shitblerjen dhe shpërndarjen e prodhimeve të ndryshme, me qëllim të furnizimit të popullsisë. Por, ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se autoritetet kompetente në Kosovë duhet të krijojnë kushte që ky sektor të zëvendësohet me industri të prodhimit, pasi me sektorin e tregtisë, sipas tyre, eksportohen mjetet e gatshme financiare jashtë Kosovës. Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se tregtia nuk është sektori më i preferuar, por sektori i parë i mundshëm që zhvillohet pas tranzicionit ekonomik. "Ne e dimë që ekonomia prodhuese në Kosovë ka pasur një rënie të madhe për shkak të formës se biznesit socialist dhe pengimit të procesit të prodhimit për vite të tëra". "Dhe kjo ka ndikuar që ekonomia e Kosovës me qenë gati në nivelin zero. Dhe menjëherë pas përfundimit të luftës, filloi procesi i zhvillimit të tregtisë, për arsye se kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për mallra të ndryshme u paraqiten menjëherë", thotë Kelmendi. Ndryshe, të dhënat zyrtare të tregtisë së jashtme në Kosovë tregojnë se gjatë vitit 2016, eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe të botës, ishte 309 milionë euro, përderisa vlera e mallrave të importuara në Kosovë nga vende të ndryshme ka arritur në mbi 2.7 miliardë euro. Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, ndërkaq shprehet se sektori i tregtisë konsiderohet sektori më i lehtë nga të gjithë sektorët ekonomikë, pasi kërkon më pak shkathtësi biznesi dhe më pak investime për bizneset fillestare, kurse më lehtë vjen tek profiti. "Kjo është arsyeja kryesore pse pjesa dërmuese në Kosovë merret më sektorin e tregtisë". "Sektori i prodhimtarisë është sektor më i ndërlikuar, i cili kërkon lokacion të përshtatshëm, kërkon investime, mjete pune, fuqi të profesionalizuar punëtore, madje edhe gjetjen e tregut, përballimi me konkurrencën, pagesën e taksave dhe tatimeve dhe transportit e të tjera", tha Gashi për Radion Evropa e Lirë. Por, Ramiz Kelmendi i cili njëherësh është pronar i kompanisë tregtare dhe prodhuese "Elkos Group", thotë se sektori tregtar duhet të jetë tregues për autoritetet kompetente dhe afaristët potencialë, se cilat mallra importohen më tepër në Kosovë, në mënyrë që të mundësohet prodhimi i tyre. "Tregtia tash mundëson krijimin e numeracioneve se çka në Kosovë konsumohet më tepër. Në mënyrë që prodhuesit t'i qasen këtyre informatave duke i marrë shënimet në Doganën e Republikës seKosovës që të fillojnë prodhimin, rrjedhimisht zëvendësimin e atyre produkteve që mund të prodhohen dhe përpunohen në Kosovë. Por, për të arritur këtë nuk mjafton vetëm ideja, por nevojitet edhe forma dhe mënyra e financimit të këtyre veprimtarive ekonomike", thotë Kelmendi. Sipas të dhënave zyrtare, mjetet ndryshme të transportit, produktet e drurit dhe plastikës, janë mallrat me vlerën më ta madhe që nga vende të ndryshme importohen në Kosovë. Kurse Naim Gashi, thotë se pavarësisht se në viteve të fundit janë bërë disa përmirësime për sektorin e prodhimit, Qeveria e ardhshme duhet që të gjejë mënyra që të stimulojnë këtë sektor. "Mirëpo, besoj se Qeveria e re duhet ta miratojë pakon e re fiskale dhe të heqë barrën fiskale, sa i përket importit të lëndës se parë, makinerisë dhe teknologjisë, e cila përdoret në sektorin e prodhimtarisë në Kosovë. Në këtë mënyrë do të stimulohet sektori i prodhimit", shprehet Gashi. Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë, i takon tregtisë me mbi 50 për qind, po ashtu edhe numri më i madh i qytetarëve është i punësuar në sektorin e tregtisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan: Partia e Merkelit, armike e Turqisë

Posted: 18 Aug 2017 05:22 AM PDT

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian - Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë, duke ju bërë thirrje votuesve turq në këtë vend, që të mos i votojnë ata, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.   "Po ju bëj thirrje të gjithë bashkëvendasve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë", ka thënë ndë të tjera Erdogan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova dënon sulmin në Barcelonë

Posted: 18 Aug 2017 05:21 AM PDT

Përfaqësues të lartë të institucioneve te Kosovës si dhe qytetarë të Kosovës kanë dënuar sulmin i cili ndodhi ditën e enjte në Barcelonë, ku u vranë të paktën 14 persona dhe u plagosën 100 të tjerë, pasi një furgon goditi këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës. Të anketuar për Radion Evropa e Lirë, qytetarët e Kosovës kanë shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Miranda Dula 24-vjeçare, e cila studion ne Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës thotë se askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e tjetrit, andaj ajo e dënon sulmin e fundit që ndodhi në Barcelonë të Spanjës. "Qofshin njerëzit e fajshëm ose të pafajshëm, askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e tjetrit. Si e vranë një person sikur dhjetë, dënimi duhet ekzistuar dhe shkojë në vend, për kryesit e aktit", tha Kelmendi. Edhe Sadik Morina, ekonomist me profesion thotë se dënon sulmin e ditës së enjte që ndodhi në Barcelonë. "Na vjen keq që ka ndodh kjo tragjedi, dhe kudo që ndodhin këto raste në botë duhet të dënohen. Është dhimbje e madhe", tha Morina. Edhe një tjetër qytetare, dramaturge me profesion, Kaltrina Berisha i tha Radios Evropa e Lirë se marrja e jetëve të pafajshme është e tmerrshme. "Ajo çka po ndodhë në botë është e tmerrshme, dhe sulmi në Barcelonë është jashtëzakonisht e dhimbshme, pasi viktimat kanë qenë të pafajshëm, besoj ka pasur edhe njerëz që kanë shkuar për pushime atje", tha Berisha. Sulmin në Barcelonë e ka dënuar presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, u cili ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjenë me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë. "Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pa kompromis kundër terroristëve kudo në botë". "Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm'',ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook . Edhe liderë të tjerë reaguar pas sulmit në Barcelonë. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Twitter se është ''thellësisht i shqetësuar me zhvillimet dramatike në Barcelonë. Kosova qëndron përkrah popullit spanjoll dhe gjithë atyre që janë prekur nga ky akt terrorist''. Ndërkohë edhe eksperti për çështje të sigurisë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - SPRC, Burim Ramadani ka dënuar sulmin e fundit në Barcelonë. "Çmenduria e mbrëmshme në Barcelonë tregon sa thellë e rrezikon sigurinë terrorizmi global'', ka shkruar në Facebook Ramadani. Sidoqoftë, policia spanjolle kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, në qytetin bregdetar, Cambrils, në jug të Barcelonës. Ndërkohë është duke vazhduar aksioni nga policia spanjolle, pas sulmit në Las Ramblas, të pasdites së djeshme, në të cilin kanë vdekur 14 persona dhe rreth 100 të tjerë janë lënduar. Ndryshe, që nga korriku i vitit 2016, furgonat dhe mjete të tilla përdoren për sulme në qendra të ndryshme të Evropës, duke përfshirë, Nicën, Berlinin, Londrën dhe Stokholmin. Deri më tash nga këto sulme me furgona kanë vdekur më shumë se 100 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryetari i Nicës kërkon rritje të sigurisë

Posted: 18 Aug 2017 04:23 AM PDT

Kryetari i qytetit Nicë në Francë, qytet i cili një vit më parë përjetoi një sulm terrorist me kamion, ka thënë se muajin e ardhshëm, ai do të mbledhë homologët evropianë, për të diskutuar se si mund të përmirësojnë sigurinë, pas sulmit terrorist në Barcelonë. Tetëdhjetë e gjashtë persona u vranë nga një sulm me kamion në qytetin e Nicës vitin e kaluar, dhe që atëherë disa qytete evropiane kanë përjetuar sulme të ngjashme. "Jam i bindur se jeta do të triumfojë mbi vdekjen dhe se ne do të triumfojmë mbi barbarizmin dhe terrorin", u ka thënë gazetarëve Christian Estrosi, teksa ka nderuar viktimat nga sulmet në Barcelonë. "Është e qartë se kryebashkiakët – qoftë të Berlinit, Londrës, Parisit, Nicës, Barcelonës apo Stokholmit- janë të parët që ballafaqohen me këtë dhunë dhe ata menaxhojnë këto zona publike... po ne nuk jemi ata persona që marrim pjesë në reformat e mëdha kombëtare dhe evropiane", ka thënë ai. Estrosi ka thënëse ka marrë vendim që të shpenzojë 30 milionë euro nga buxheti i Komunës, për të mbrojtur zonat që potencialisht mund të jenë në shënjestër për sulme me makina në Nicë. Ai ka shtuar se qyteti që ai udhëheq, ka nevojë për më shumë para, që të përballojë kërcënimet e reja. Sa i përket takimit me kryetarët e komunave të qyteteve evropiane, Estrosi ka thënë se ky takim do të zhvillohet më 28-29 shtator në Nicë, ku pritet të marrë pjesë edhe përfaqësues të BE-së, përgjegjës për çështje të sigurisë. Në këtë takim pritet të diskutohet për mënyrat e reja se si mund të përmirësohet situata e sigurisë dhe legjislacioni evropian. "Ne nuk do ta fitojmë këtë luftë me rregullat e paqes", ka thënë Estrosi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump diskuton sot për strategjinë në Afganistan

Posted: 18 Aug 2017 03:25 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet sot me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, në Kampin David, në veri të Uashingtonit, për të diskutuar strategjinë amerikane në Afganistan dhe Azinë Jugore. Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë ditë më parw se pas disa muajsh debate, administrata e presidentit Trump, pothuajse ka marrë një vendim, për një qasje të re ndaj luftës 16 vjeçare në Afganistan, njëherësh luftën më të gjatë në historinë amerikane. Mattis, u ka thënë gazetarëve se stregjia e re do të marrë formë "në një të ardhme të afërt". Sipas raportimeve të mediave, Mattis, i ka rekomanduar presidentit Trump, rritjen e trupave për 4,000 më shumë në ndihmë të ushtrisë afgane, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë. Po ashtu, po raportohet se Mattis, i ka bërë thirrje Trumpit të përfshijë luftën në Afganistan, në kuadër të një strategjie për rajonin, duke përfshirë edhe Pakistanin, vend në të cilin disa grupe militante afgane i kanë krijuar bazat e tyre rreth kufirit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina dhe Rusia kundër opsioneve ushtarake ndaj Koresë V.

Posted: 18 Aug 2017 02:57 AM PDT

Rusia i është bashkuar Kinës, duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, që të mos marrin aksion ushtarak kundër Koresë Veriore, duke thënë se kërcënimet e përshkallëzuara për luftë në mes të këtyre dy vendeve, mund të dërgojnë, "në një pikë pa kthim mbrapa". Deklaratat e ndara të Moskës dhe Pekinit kanë ardhur pasi liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, kanë përsëritur dhe një herë se kanë përgatitur "opsione" ushtarake, në rast se dështojnë negociatat për eliminimin e programit bërthamor të Koresë Veriore. "Mund të ketë pasoja të mëdha ushtarake në rast se Koreja Veriore inicion armiqësi", ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, pasi ka mbajtur një takim rreth sigurisë me ministrat japonezë në Uashington. Deklarata e Mattis, e ka pasqyruar paralajmërimin e javës se kaluar të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se Penjani do të përballet me "zjarr dhe tërbim", në rast se kërcënon SHBA-në. Deklaratat e Trumpit kanë ardhur pas njoftimeve të Koresë Veriore, e cila pati thënë se është duke e shqyrtuar mundësinë e sulmit me raketa në ishullin Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor. Derisa, ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono ka treguar për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Japonisë. "Sa i përket Koresë Veriore, ne jemi pajtuar për të rritur presionin. I bëjmë thirrje Kinës të marrë masa specifike, të cilat do të ndryshonin qasjen e Koresë Veriore. Nën kërcënimet e raketave balistike, si aleancë ne do të rrisim pozicione mbrojtëse, ne jemi pajtuar në këtë çështje. Po ashtu jemi pajtuar për rëndësinë e rritjes se sigurisë ne mes të Japonisë dhe SHBA-së", ka thënë Kono. Këto reagime kanë alarmuar Moskën dhe Pekinin. "Çdo përpjekje për ta zgjedhur problemin e gadishullit korean me anë të forcës, do të shkaktojë tragjedi të madhe dhe humbje enorme të jetëve", ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. "Nuk ka mundësi tjetër përveç marrëveshjes paqësore", ka thënë ajo. Një mesazh i ngjashëm është përsëritur edhe nga Pekini, pasi nënpresidenti i Komisionit Ushtarak të Kinës, Fan Changlong, ka takuar kreun e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjeneralin, Joseph Dunford,për të diskutuar rreth situatës në Korenë Veriore. Fan i ka thënë gjeneralit amerikan, Dunford, se ka beson që mënyra e vetme efektive për të zgjedhur konfliktin, është përmes negociatave. "Kina beson se dialogu dhe konsultimet, janë mënyra e vetme efektive për të zgjedhur çështjen e gadishullit korean, që i bie se çështjet ushtarake nuk duhet të jenë mundësi", është cituar të ketë thënë Fan. Sot gjatë ditës, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka biseduar në telefon me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel, për të diskutuar rreth Koresë Veriore, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë. Ndërkohë, Koreja Veriore ka thënë se është duke vëzhguar përgatitjet ushtarake të SHBA-së, derisa Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojë ushtrimet ushtarake, në këmbim të ndalimit të testimeve të armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja Veriore. Mirëpo gjenerali Dunford, nuk është pajtuar me një gjë të tillë. "Këshilla ime për udhëheqësinë tonë është se nuk duhet t'i ndalim përgatitjet. Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për të qenë të aftë në mbrojtjen e vendit tonë", ka thënë Dunford. "Për sa kohë të ekzistojë kërcënimi nga Koreja Veriore, ne duhet të jemi në gjendje të lartë gatishmërie, në mënyrë të t'i përgjigjemi këtij kërcënimi", ka thënë tutje ai. Koreja Veriore ka njoftuar se nuk do të pezullojë testimet e armëve të saj. "Për aq kohë sa vazhdon politika armiqësore dhe kërcënimi bërthamor, Penjani nuk do të negociojë kurrë për programin e saj raketor për mbrojtjen e vendit" është cituar t'i ketë thënë përmes telefonit, ambasadori i Koresë Veriore në OKB, Song Nam, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, Antonio Guterres. Paralajmërimi dramatik i Rusisë, kundër konfliktit mes këtyre dy vendeve, është bërë, pas një interviste të shefit politik të presidentit Trump, Steve Bannon, i cili ka thënë se shqyrtimi i një aksioni ushtarak nuk është opsion real i Shteteve të Bashkuara në Kore. "Derisa dikush të zgjedhë pjesën e ekuacionit, e cila më tregon se 10 milionë persona në Seul, nuk vdesin në 30 minutat e parë nga armët konvencionale, nuk e di se për çka jeni duke diskutuar, nuk ka zgjidhje ushtarake këtu", i ka thënë Bannon, revistës, American Prospect. Përgatiti: Krenare Cubolli

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Mbi 400 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Sierra Leone

Posted: 18 Aug 2017 02:01 AM PDT

Mbi 400 trupa të pajetë janë nxjerrë pas rrëshqitjeve të dheut në Sierra Leone, teksa ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për persona të tjerë. Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se 409 persona kanë vdekur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që filluan të hënën në kryeqytetin e Sierra Leone, Freetown. Varrimet për personat që kanë humbur jetën kanë filluar, ndërkaq rreth 600 persona të tjerë ende vazhdojnë të jenë të zhdukur. Njerëzit, po vazhdojnë që të kërkojnë për të mbijetuar, të cilët mund të jenë bllokuar nën gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara. Qeveria ka paralajmëruar banorët që të evakuohen në pjesët malore. Sipas parashikimeve të motit, reshje në këtë vend të Afrikës Perëndimore do të ketë edhe në ditët në vijim, gjë që mund të ngadalësojë përpjekjet për shpëtim por edhe e rritë kërcënimin për rrëshqitje të mëtejshme të dheut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëshmitarët rrëfejnë për sulmin në Cambrils

Posted: 18 Aug 2017 01:41 AM PDT

Policia spanjolle po përgatitej që të largonte makinën, e cila ishte përdorur nga pesë persona për të goditur këmbësorët në qytetin Cambrils më 18 gusht. Dëshmitarët kanë rrëfyer se si kanë parë trupa të pajetë të shtrirë në tokë, të cilët kishin rripa me eksplozivë. Policia ka thënë se ka vrarë pesë "terroristë" gjatë këtij sulmi, vetëm disa orë pasi një furgon la të vdekur 13 persona në Barcelonë. (Video: AFP/AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Corker: Trump mund ta rrezikojë kombin amerikan

Posted: 18 Aug 2017 12:31 AM PDT

Kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, i ka vënë në dyshim, kompetencat e presidentit Donald Trump për të shërbyer në zyrën më të rëndësishme të shtetit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati planifkuar më herët që ta emërojë Corker, në pozitën e Sekretarit të Shtetit. Nëse presidenti Trump nuk bën "ndryshime radikale", ai mund ta dërgojë kombin " në një rrezik të madh", ka thënë senatori Corker. Ai i ka bërë këto komente, pasi presidenti Trump reagoi me një varg postimesh në Twitter për deklaratat e tij të mëparshme rreth dënimit të dhunës dhe racizmit në protestat në Virxhinia, dhe duke propozuar se ekzekutimi brutal i islamistëve, është mënyra më e mirë për t'i penguar këto sulme, pas njoftimit për sulmin terrorist në Barcelonë, në të cilin kanë vdekur 13 persona. "Duhet të bëhen disa ndryshime radikale", ka thënë Corker në Tenese. "Presidenti nuk ka qenë i gatshëm të demostrojë stabilitet dhe kompetencë, në mënyë që të jetë i suksesshëm", ka shtuar ai. "Dhe ne kemi nevojë që ai të jetë i sukseshëm. Kombi ynë ka nevojë për suksesin e tij, pavarësisht se a jemi demokratë apo republikanë", ka thënë ndër të tjera Corker.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lansohet sateliti i krijuar nga printeri 3-D

Posted: 17 Aug 2017 11:14 PM PDT

Kozmonautët rusë e kanë prezantuar një satelit të krijuar pothuajse tërsisht nga printeri i formatit 3-D, i pari deri më tash për programin hapësinor. Fyodor Yurchikhin dhe Sergei Ryazanskiy, kanë nisur në orbitë, pesë satelitë të vegjël, gjatë një rrugëtimi në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, njëri prej të cilëve ishte i pajisur me bateri të krijuara me printer 3-D. Eksperimenti është dizajnuar për të kuptuar nëse pjesët e krijuara nga ky format i printerit mund të mbijetojnë në ambient hapësinor. Sateliti 3-D, ka aftësi të përshëndetjes në disa gjuhë të botës. Ai është krijuar nga studentet e Universitetit Tomsk, në Siberi. Secili prej tyre shënon një përvjetor specifik të aktiviteteve të mëparshme të kozmonautëvë rusë në hapësirë. Satelitët pritet të qëndrojnë në orbitë për pesë apo gjashtë muaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Saakashvili pranifikon kthimin në Ukrainë

Posted: 17 Aug 2017 10:36 PM PDT

Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili ka qenë edhe guvernator në rajonin e Ukrainës, Odesa, ka deklaraur se tani është në Poloni dhe se pavarësisht pse muajin e kaluar i është tërhequr shtetësia ukrainase, ai po planifikon të kthehet në këtë vend. Saakashvili, ka konfirmuar gjatë një interviste për Associtaed Press, se ai do të tentojë të kalojë përmes Polonisë në Ukrainë, për të luftuar në kthimin e shtetësisë së tij. "Krejt çka jam duke kërkuar, është që të kem mundësi të kthehem në gjykatë dhe të mbrojë të drejtat e mia", ka thënë ai. Autoritetet ukrainase kanë thënë, se nëse ai tenton të hyjë në këtë shtet, do ta ndalojnë dhe do t'i konfiskojnë pasaportën. Saakashvilli, 49 vjeçar, i njohur si reformist, ka shërbyer për dy mandate si president i Gjeorgjisë. Mirëpo popullariteti i tij ka rënë pasi hoqi dorë nga shtetësia gjeorgjiane më 2015, sepse presidenti ukrainas, Petro Poroshenko i ofroi atij shtetësi të Ukrainës dhe më pas u emërua si guvernatori i rajonit Odesa. Saakashvili ka prishur raportet me Poroshenkon, pas dorëheqjes së tij për shkak të çështjeve të korrupsionit. Poroshenko vendosi gjatë muajit të kaluar për largimin e shtetësisë për të, derisa Saakashvili ishte jashtë Ukrainës

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen tre marokenë dhe një spanjoll pas sulmeve në Spanjë

Posted: 17 Aug 2017 10:00 PM PDT

Policia spanjolle ka thënë se tre persona me shtetësi marokene, dhe një spanjoll janë arrestuar, me dyshimin se kanë lidhje me sulmin e pasdites së ditës së enjte, në të cilin kanë vdekur 14 persona. Sulmi ka ndodhur në qendër të Barcelonës, Las Ramblas, derisa autoritetet kanë thënë, se rreth 100 persona janë lënduar, por numri mund të rritet. Policia në rajonin e Katalunisë, ka thënë se drejtuesi i furgonit që është përplasur në njerëz, në qendër të Barcelonës, mund të jetë në mesin e pesë të dyshuarve të vrarë nga policia, gjatë një sulmi tjetër në qytetin bregdetar, Cambrils. Udhëheqësi i policisë së Katalonisë, ka thënë sot përmes një konference për media, se ndonëse "kanë gjurmë", ende nuk kanë, " fakte konkrete". Të arrestuarit e dyshuar janë të moshës 21-34 vjeçare. Policia ka thënë se incidenti në Cambrils ka qenë i lidhur më sulmin në Barcelonë. Zyrtarë spanjollë kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, në këtë qytet, në jug të Barcelonës. Ndërkohë është duke vazhduar aksioni nga policia spanjolle, pas sulmit në Las Ramblas, në kërkim të autorëve të sulmit. Mijëra persona, në mesin e tyre edhe Mbreti Felipe VI dhe kryeministri Mariano Rajoy, kanë mbajtur një minutë heshtje, sot në mesditë, në sheshin kryesor të Barcelonës "Plaza de Catalunya", për të nderuar viktimat e sulmit terrorist. "Minutë heshtje në Plaza de Catalunya në homazh për viktimat e sulmeve në Barcelonë dhe Cambrils. Të bashkuar kundër terrorit", ka shkruar Rajoy në Twitter. Policia ka dyshime se ky sulm ka qenë vetëm njëri prej disa sulmeve tjera të planifikuara. Disa orë pas sulmit, policia ka thënë se i ka vrarë pesë "terroristët", të cilët kanë tentuar të kryejnë një sulm të ngjashëm. Policia, ka thënë, se gjashtë civilë dhe një zyrtar policor janë lënduar në Cambrils. Rripat me eksplozivë, të cilët janë gjetur në trupat e personave të vrarë nga policia në qytetin bregdetar, Cambrils, nuk kanë qenë të vërtetë, ka thënë kreu i këtij rajoni, Carles Puigdemont, për radion RAC1. Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka marrë pjesë në një takim emergjent në Barcelonë për të koordinuar hetimet rreth sulmit terrorist. Rajoy ka udhëtuar drejt Barcelonës, të enjtën në mbrëmje, pas sulmit në qendër të këtij qyteti. Ai është takuar sot në mëngjes me ministrin e Brendshëm të Spanjës dhe me zyrtarë të policisë dhe emergjencës. Kryeministri, ka thënë përmes Twitterit, se takimi ka pasur për qëllim, "analizimin e detajeve të fundit të ngjarjeve në Barcelonë dhe Cambrils". Autoritetet spanjolle kanë thënë se personat nga të paktën 24 shtete, kanë qenë në mesin e viktimave. Pak kohë pas sulmit, policia ka arrestuar dy persona, njëri me nacionalitet spanjoll dhe tjetri maroken, mirëpo ka thënë se drejtuesi i furgonit është larguar dhe ende është në kërkim. Policia ka thënë se sulmi me furgon ishte i lidhur me një shpërthim në një shtëpi në Alcanar, më herët gjatë ditës së djeshme, nga i cili një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, derisa personat ishin duke krijuar eksplozivë. Më herët, kryeministri spanjoll, Rajoy, ka thënë se "terroristët kurrë nuk do të mund të shkatërrojnë njerëzit e bashkuar, të cilët e duan më shumë lirinë sesa barbarizmin". Vetëm gjatë vitit të kaluar, furgonat janë përdorur në shumë sulme të ndryshme në Evropë, dukë lënë të vdekur më shumë se 100 persona, në Nicë, Berlin, Londër dhe Stokholm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje nga sulmi terrorist në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 10:53 AM PDT

Një furgon ka goditur këmbësorët në Barcelonë, në atë që policia po e cilëson si "sulm terrorist". Incidenti ndodhi në qarkun Las Ramlas, një zonë mjaft e vizituar nga turistët. (Video: AP/AFP/Media sociale)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatorja australiane veshë burka në Parlament 

Posted: 17 Aug 2017 10:27 AM PDT

Senatorja australiane, Pauline Hanson, ka veshur burka, një veshje islame ku mbulohet krejtësisht fytyra, teksa ka dalë në foltoren në Dhomën e Lartë të Parlamentit. Me këtë gjest, ajo është  përpjekur që të shtyjë përpara kërkesën e partisë së saj të ekstremit të djathtë, që të ndalojë veshjen e burkas në publik. Hanson e mbajti të veshur burkan për më shumë se 10 minuta dhe më pas e hoqi dhe tregoi, pse sipas saj, duhet ndaluar mbulimi i plotë i fytyrës. "Askush nuk duhet të lejojë që dikush të fshihet pas një velloje, përderisa ka shqetësime për sigurinë", tha ajo. Prokurori i Përgjithshëm në Australi, George Bradis ka thënë se Qeveria nuk do ta ndalojë veshjen e burkas. Ai ka thënë se veprimi i senatores Hanson rrezikon të zemërojë rreth 500 mijë australianë, të cilët i përkasin fesë islame.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more