Skip to main content

Ora News: “Turku dhe vajza nga Ukraina donin të ikin nga Shqipëria me ekstazi” plus 9 more

Ora News: “Turku dhe vajza nga Ukraina donin të ikin nga Shqipëria me ekstazi” plus 9 more


Turku dhe vajza nga Ukraina donin të ikin nga Shqipëria me ekstazi

Posted: 18 Aug 2017 12:23 AM PDT

Një shtetas turk dhe një shtetase ukrainase janë arrestuar në Qafë Thanë pasi gjatë kontrollit u janë gjetur 9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike ekstazi.

Një ditë më parë ata shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip "Opel Astra".

“Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi.”

Të arrestuarit janë Salih.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe Oksana.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmet në Spanjë, arrestohet personi i tretë. Viktima më e vogël një 3 vjeçare

Posted: 17 Aug 2017 11:57 PM PDT

Një person i tretë është arrestuar për sulmet në Barcelonë dhe në Cambrils.

Policia deklaron se i dyshuari është arrestuar në Ripoll, 96 km në veri të Barcelonës, aty ku u arrestua dhe njëri prej dy të arrestuarve, Driss Oukabir gjatë ditës së djeshme.

Spanja është tronditur nga sulmet terroriste. Policia katalanase ka njoftuar se 'terroristët' e vdekur në Cambrils, sulmi me furgon në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe 100 u vranë dhe shpërthimi në një shtëpi në Alcanar ku mbeti i vdekur një person janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Policia e quan sulm terrorist ndërsa autori kryesor i krimit, drejtuesi i makinës që u përplas me turmën, është ende në kërkim.

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin në sheshin Las Ramblas, një zonë tepër e frekuentuar nga turistët.

Ora 09:05 Viktima më e vogël është një vajzë 3 vjecare

Viktima më e vogël e sulmit në Barcelonë është një vajzë vetëm 3 vjeçe. Një tjetër në moshën 6 vjeçare ndodhet në gjëndje të rëndë në spital.

Shtetas nga 24 shtete të ndryshme të botës janë mes 13 të vdekurve dhe mbi 100 të plagosurve në sulmet e ndodhura në bulevardin Las Ramblas bën të ditur policia spanjolle.

Tre prej viktimave mendohet se janë gjermanë. Ministri i Jashtëm belg ka konfirmuar se një prej viktimave është belg.

Franca nga ana e saj thotë se janë 26 shtetas të saj të plagosur, dhe 11 prej tyre janë rëndë.

Mes të plagosurve janë dhe katër shtetas australianë, tre nga Holanda,  një grua e dy fëmijët e saj nga Greqia, si dhe një shtetas nga Hong Kongu dhe një amerikan

Policia ndërhyn në kohë për sulmin e dytë, vriten 5 të dyshuar

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Spanjë, policia ndërhyn në kohë për sulmin e dytë, vriten 5 të dyshuar

Posted: 17 Aug 2017 11:02 PM PDT

Një sulm i dytë ka goditur Spanjën në orët e para të mëngjesit, ku pas një shpërthimi zjarri me policinë kanë vdekur 5 të dyshuar si terroristë.

Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar ‘Cambrils’, rreth 120 larg sulmit të parë në Barcelonë ku humbën jetën 13 persona nga përplasja me një furgon. 

Sipas mediave të huaja, ata ishin të pajisur me breza eksplosive. Gjashtë persona dhe një oficer policie janë plagosur pasi u goditën qëllimisht nga një makinë, ndërsa 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ata u zbuluan nga forcat e policisë gjatë një kontrolli sigurie në zonën e portit, që është i populluar me turistë.

Policia katalanase ka njoftuar se 'terroristët' e vdekur në Cambrils, sulmi me furgon në Barcelonë dhe shpërthimi në një shtëpi në Alcanar ku mbeti i vdekur një person janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ora 08:59: Një automjet tip audi A3 është fotografuar këtë mëngjes pranë portit. Mendohet të jetë mjeti me të cilin po lëviznin 5 terroristët që ndërruan jetë.

Autoritetet thonë se sulmi në Cambrils është i lidhur me sulmin terrorist në Barcelonë.

Sipas ‘The Guardian’ nuk dihet nëse sulmuesit janë ndër 5 të dyshuarit të vrarë.

/oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vladimir Putin: Duhet të bëhemi bashkë kundër terrorit

Posted: 17 Aug 2017 02:01 PM PDT

Presidenti Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e tij Mbretit të Spanjës King Felipe VI lidhur me sulmin në Barcelona, informon zyra e shtypit e Kremlinit.

"Ne dënojmë me vendosmëri këtë krim mizor dhe cinik kundër civilëve”

Kjo që ndodhi konfirmon dhe një herë nevojën për një bashkim real të përpjekjeve të gjithë komunitetit botëror në një luftë pa kompromis kundër forcave të terrorizmit" shkruhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit rus Vladimir Putin

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Skena tmerri pas sulmit në Barcelonë, Ora News siguron pamjet

Posted: 17 Aug 2017 01:49 PM PDT

Policë që vrapojnë dhe rregullojnë trafikun, fytyra të frikësuara, njerëz të plagosur në rrugë dhe të tjerë që tentojnë ti ndihmojnë, sirena ambulancash.

Janë këto pamjet që vinë në këtë video të siguruar nga Ora News menjeherë pasi një furgon përplasi turmën e njerëzve në pedonalen e Las Ramblas në Barcelonë, duke lënë të vdekur 13 persona dhe plagosur 80 të tjerë. (KUJDES! Pamje të rënda)

Shoferi i mjetit që u largua me vrap në këmbë pas ngjarjes thuhet se u vra në shkëmbim zjarri me policinë në periferi të qytetit.

ISIS mori përsipër sulmin, ndërsa policia spanjolle ka shpallur në kërkim një të ri maroken që kishte marrë me qira furgonin me të cilin u krye sulmi.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarri rrezikon djegien e institucioneve, digjen palmat shekullore

Posted: 17 Aug 2017 01:31 PM PDT

Një zjarr pasditen e sotme në Lushnje ka rrezikuar djegien e dy institucioneve shtetërore.

Pakujdesi apo edhe i qëllimtë qoftë shkaku i zjarrit, ky i fundit ka djegur 16 palmat e mbjella që në vitin 1926 nga Harri Fulls, i cili hapi në Lushnje të parën shkollë bujqësore.

Zjarri ka djegur sipërfaqe të mbjella me agrume dhe ka rrëzuar dy banesa që kanë qenë fare afër.

Zjarri ka rrezikuar gjithashtu dhe institucionin e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore Lushnje dhe Drejtorinë e Bujqësisë Lushnje.

Sipas dëshmitarëve zjarrfikësit kanë ardhur me 30 minuta vonesë dhe kjo ka qenë fatale për palmat e rralla që për pak mbushnin një shekull.

Ato i rezistuan një lufte botërore dhe regjimit komunist dhe tashmë u dogjën për një pakujdesi dhe vonesë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve kur mbërritën në vendngjarje ka eliminuar rrezikun e djegies së banesave dhe godinave shtetërore.

Sipas drejtuesve të zjarrfikëses automjetet e tyre kanë qenë të impenjuara në një tjetër vatër zjarri, ndërkohë që në terren ishin pjesëtarë të forcave të Policisë së Shtetit dhe policisë bashkiake që bashkë me banorët u munduan të eleminojnë pasojat e zjarrit.

Policia ka ndaluar një person dhe po merr në pyetje rojen e objektit për teë zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

VIVA për të dytën ditë rradhazi në betejë me flakët në Voskopojë

Posted: 17 Aug 2017 01:27 PM PDT

Emergjencat Civile në bashkëpunim me Viva Helikopters kanë vijuar për të dytën ditën radhazi operacionin për shuarjen e flakëve në zonën mes fshatrave Lekas dhe Voskopojë. Zjarri është përhapur në të gjithë masivin e pyjeve, duke i vënë ato në rrezik, ndaj helikopterët VIVA nuk e kanë ndalur për asnjë moment luftën e tyre me flakët.

Ndërhyrja nga ana e kësaj kompanie është realizuar pas kërkesës urgjente që Drejtoria e Përgjithshme të Emergjencave Civile i ka bërë Viva Helikopters, për të dhënë kontributin e saj për shuarjen e zjarrit. Në shkresën që emergjencat i dërguan VIVA-s thuhet se zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” mes fshatrave Lekas e Voskopojë dhe ka përhapje në një sipërfaqe të madhe, duke rrezikuar kështu të gjithë zonën pyjore.

VIVA vijon bashkëpunimin me Emergjencat Civile, shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura në këtë situtatë të vështirë në të cilën ndodhet vendi me 5 vatra aktive zjarri. Helikopterët VIVA vijojnë të jenë në misionet e tyre për fikjen e zjarreve në të gjithë territorit të vendit.

Gjatë verës, VIVA Helikopters është angazhuar me Emergjencat Civile dhe autoritetit e tjera për të kryer ndërhyrje për vënien nën kontroll të situatës. Më shumë se 200 orë fluturimi; misione të kryera në të gjithë vendin dhe qarqet më problematike për të minimizuar dëmet në zona e mbrojtura, pyje, e banesa. 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmi në Barcelonë, ISIS merr përgjegjësinë

Posted: 17 Aug 2017 01:12 PM PDT

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë, që zyrtarët thonë se la 13 të vrarë,dhe dhjetra persona të tjerë u plagosën në sulmin e së enjtes kur një person përplasi një furgon mes dhjetra vetëve në qendër të Barcelonës. Policia tha se 10 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë të lëshuar nga krahu mediatik i grupit ekstremist – agjensia e lajmeve Amaq – thuhet se sulmi i së enjtes u krye nga “ushtarë të Shtetit Islamik”.

Në deklaratë thuhej se sulmi u ndërmor në përgjigje të thirrjeve të ISIS-it për ndjekësit e tij që ata të vënë në shënjestër vendet pjesëmarrëse pjesë në koalicionin i cili përpiqet të dëbojë grupin ekstremist nga Siria dhe Iraku.

Deklarata nuk jepte hollësi të mëtejshme për personat që ndërmorën sulmin.

Sipas njoftimit në agjensinë e lajmeve 'AMAQ', shteti Islamik mban përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë

/Voa/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptarja nga Barcelona: 30 sek. që më shpëtuan mua dhe vajzën

Posted: 17 Aug 2017 01:01 PM PDT

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e saj vetëm 1 muajshe e cila ndodhej në në zonën e famshme turistike Las Ramblas, kur një furgon u përplas me turmën e njerëzve.

Sulmi terrorist shkaktoi 13 te vdekur e mbi 80 te plagosur. 

"Kam shpetu per 30 sekonda. Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe" shkruan ajo në komentet në facebook poshtë videos live të Ora News ku po transmetoheshin informacionet e fundit nga sulmi në Barcelonë.

Më pas komentuesve që i gjenden pranë ajo i përgjigjet më tej  "Shum flm akoma se kam mar veten tu u dridh jam" .

Në profilin e saj në facebook Romina Dervishi ka postuar dhe video nga vendngjarja: Panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar.

Videot shoqërohen me komentin: "Kur te don zoti te shpeton per 50 sekonda . Faleminderit zot. 💣 💣 💣Videot "

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mandija hedh poshtë pretendimet e Qeverisë për raportin

Posted: 17 Aug 2017 12:55 PM PDT

Zv/kryeministrja teknike e dorëhequr tashmë, Ledina Mandija, nuk është dakord aspak me pretendimin e qeverisë se raporti i Ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit është jo korrekt dhe antiligjor.
Në një reagim për Ora News, zv.kryeministrja ka vënë në dispozicion dokumentet përcjellëse të raportit që Kryeministria ka firmosur dhe protokolluar dy ditët e fundit nga vetë Protokolli i Këshillit të Ministrave, ç’ka sipas zonjës Mandija rrëzon tezën se raporti është jo legjitim dhe i pazyrtarizuar.

Në 4 dokumentet e vëna në dispozicion, rezulton se nga një kopje e raportit i është përcjellë koalicionit të vëzhguesve vendorë, Ministrave si dhe të gjtiha subjekteve zgjedhore, në datën 17 gusht 2017, me numër protokolli 4426.

Gjithashtu, me të njëjtin numër protokolli, përmbledhja për zgjedhjet e 25 qerhorit u është përcjellë përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mban datën 16 gusht.

Në këtë mënyrë, sipas zv.kryeministres Mandija, firmosja dhe përcjellja zyrtare e kësaj përmbeldheje, tregon të kundërtën e asaj që pretndon qeveria.

Gjithësesi pritet që në 27 gusht, Partia Socialiste të mbledhë Asamblenë e saj, ku do të diskutohen zgjedhjet e 25 qershorit, por po ashtu dhe strategjia për mandatin e dytë qeverisës.

Qeveria më herët e cilësoi raportin e Ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit si jo korrekt dhe të paligjshëm.

Kjo me argumentin se nuk eshte diskutuar dhe miratuar ne mbledhjen e task-forces sipas parashikimeve te VKM, e cila e legjitimoi këtë task-force dhe percaktoi funsionet e saj në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha.

Burimet pranë qeverisë bëjnë të ditur se task forca esht krijuar mbi bazen e nje VKM, dhe ne perberje është më e gjerë se sa Ministrat teknikë.

Ndaj dhe argumentohet se cdo pikë duhej te diskutohej votohej ne task-force. Po fakti që ky raport nuk është diskutuar në pjesëmarrjen e plotë, sipas qeverisë, e bën të paligjshëm.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more