Skip to main content

Ora News: “David Beckham ndërton “kështjellë” për vajzën e tij” plus 9 more

Ora News: “David Beckham ndërton “kështjellë” për vajzën e tij” plus 9 more


David Beckham ndërton “kështjellë” për vajzën e tij

Posted: 15 Aug 2017 11:45 PM PDT

David Beckham është një baba shumë i përkushtuar dhe model pasi kalon shumë kohë me fëmijët e tij.

Ish-futbollisti ka ndërtuar kështjellën e Disney në formatin 3D duke bashkuar 4080 copa për ti bërë një surprizë vajzës së tij Harper.

Ai e ka ndarë lumturinë e tij me fansat  6 ditë pasi filloi ndërtimin e saj dhe shkruan: "Dikush do të marrë në surprizë të bukur në mëngjes."

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rreth 1 133 kriminelë mafiozë të arrestuar në shtatë muaj

Posted: 15 Aug 2017 11:13 PM PDT

Italia ka kryer arrestimin e 1 133 kriminelëve mafiozë gjatë shtatë muajve të parë të vitit dukepërfshirë 30 të arratisur të konsideruar si të rëndësishëm, theksoi sot ministri i Brendshëm, Marco Minniti.

Ministri nuk dha detaje nëse disa prej këtyre mandatarresteve përfshinin kriminelë tashmë të burgosur për krime të tjera, siç është shpeshherë rasti në Itali.

Sipas këtyre statistikave, njoftuar zakonisht për shtypin çdo 15 gusht, rreth 112 operacione policore janë zhvilluar në kuadër të hetimeve gjyqësore.

Qeveria ka proceduar një numër në rritje të ndjeshme të konfiskimeve apo sekuestrimeve të të ardhurave dhe pasurive të patundshme, një mënyrë e konsideruar si e dhimbshme për mafian.

Në shtatë muaj, rreth 10 149 pasuri, 500 prej të cilave ndërmarrje, me një vlerë prej 3,48 miliardë euro janë sekuestruar, nga 4 704 pasuri të bllokuara që përbëjnë 1,23 miliardë euro për të njëjtën periudhë në vitin 2016./ATSH/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

5 vjet pa Arbën Xhaferin

Posted: 15 Aug 2017 01:33 PM PDT

"Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale". Këto fjalë të arta i ka thënë një shqiptar i madh, që gjithë jetën e tij e shkriu deri në frymë të fundit për shqiptarizmin; Arbën Xhaferi. Si sot pesë vite më parë patrioti, intelektuali, politikani, filozofi dhe publicisti, që la gjurmë të forta në historinë e kombit tonë, u nda nga jeta fizikisht, por duke na lënë një vepër dhe mesazh të madh përjetësisht.

"Zgjidhja" përkujton dhe i përulet në këtë pesë-vjetor, veprës së këtij rilindasi të vërtetë shqiptar të kohëve moderne. Që kur ai ishte student u dënua me burg për bindjet e tij politike dhe atdhetare si dhe për organizimin dhe pjesëmarrjen në demonstratat e Tetovës të vitit 1968. Ai u detyrua që ta vazhdojë veprimtarinë e tij në Prishtinë deri në vitin 1993, kur u kthye në vendlindje për t'iu kushtuar kauzës së shqiptarizmit, në Ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë. 

Ai do të kujtohet si një nga kontribuesit kryesorë për krijimin e universitetit të parë shqiptar në Maqedoni, atë të Tetovës. Arbën Xhaferi është zemra dhe firmëtari i marrëveshjeve të Prizrenit fillimisht dhe asaj të Ohrit, më 13 gusht të vitit 2001, si finalizim i luftës së shqiptarëve të Maqedonisë për të drejtat e tyre. Për marrëveshjen e Ohrit, ndërkombëtarët u mbështetën në atë kohë te një figurë konstruktive dhe mendjehapur si Arbën Xhaferi. 

Arbën Xhaferi ishte burri, që vendoste në çdo rast interesin kombëtar mbi çdo interes partiak e tjetër lloji. 

Ai, me largpamësi, punoi për mbështetjen, legjitimimin dhe faktorizimin politik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Edhe pse jetoi edhe 11 vite që nga nënshkrimi i asaj marrëveshjeje, ai iku i trishtuar dhe i zemëruar, që politikanët e përçarë shqiptarë në Maqedoni, por edhe në Shqipëri e Kosovë, më shumë mendonin për pasurimin individual, sesa për çështjen kombëtare. 

Arbën Xhaferi ishte i neveritur nga kjo klasë politike që drejton në të tre shtetet ku ne jetojmë. Ai u tërhoq nga politika në vitin 2007, por ai nuk u dorëzua kurrë, duke folur dhe shkruar deri në ditët e fundit të jetës, për çfarë i takon në të vërtetë kombit shqiptar. Nëse klasa politike aktuale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të lejonte që patriotët dhe intelektualët që mendojnë si Arbën Xhaferi, të jenë në krye të punëve, kombi ynë do të ishte shumë shpejt, përkrah kombeve të zhvilluar.

Më 15 gusht 2012, Shqiptaria humbi një patriot të madh. Shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës, mbarë diasporës e Shqipërisë, humbën një avokat të madh e të pazëvendësueshëm të të drejtave të tyre, një armik të përbetuar të qëllimeve antishqiptare në Ballkan. 

Arbën Xhaferi ishte i pari që paralajmëroi rreziqet e radikalizmit fetar qysh në vitin 2004. 
Si Kryetar i Partisë ZGJIDHJA dhe në emër të gjithë bazës së saj, kujtoj me mirënjohje të thellë veprën e shquar të Arbën Xhaferit, për lejimin e qindramijë shqiptarëve të Kosovës, të deportuar nga serbët gjatë luftës që të hynin në Maqedoni e të kalonin përmes saj.
Arbën Xhaferi ishte dizenjues i marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokat besnik i luftës, njohjes dhe legjitimimit të UÇK-së. 

Si mik, kujtoj me mall dhe dhimbje bisedat e mia me Arbënin, ku duke lënë mënjanë vështirësitë që sëmundja i shkaktonte, ndante me mua e Brixhidën vizionin e tij për kombin tonë dhe për të ardhmen e shqiptarisë. Diskutonim të ardhmen e fëmijëve e se si mund ta bënim më të mirë atë për fëmijët e çdo babai e nëne në trevat shqipfolëse, siç e donim për fëmijët tanë. Kujtoj me shumë dashuri takimin e tij të ngrohtë me Besën dhe takimin tonë me vajzën e tij Vlorën.

Si shqiptar, kujtoj në këtë ditë edhe tradhëtitë e politikanëve tanë ndaj interesave të shqiptarëve, gënjeshtrat e tyre, dhunimin e të drejtave tona, shkeljen e krenarisë sonë, aferat me palët kundërshtare, përpjekjet për të sabotuar planet si të Xhaferit, ashtu edhe shumë të tjera pro shqiptare. 

Ka ardhur koha, më shumë se kurrë, të frymëzohemi nga shembulli i Arbënit, të luftojmë të bashkuar për t'i kthyer shqiptarëve dinjitetin e humbur, për të çuar deri në fund ëndrrat dhe aspiratat e tyre dhe jo për t'i shtrirë dorën atyre që përgjakën trojet tona me gjak shqiptar! 

Sot "Zgjidhja" kujton me përulje dhe mirënjohje të thellë këtë shqiptar të madh, në këtë 5 vjetor të ndarjes së tij nga jeta!

I përjetshëm qoftë kujtimi i Arbën Xhaferit!
U prehsh në paqe miku im!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një grusht me bajame në ditë mbron zemrën

Posted: 15 Aug 2017 01:27 PM PDT

Një grusht me bajame në ditë ngre nivelin e kolesterolit të mirë.

Sipas një studimi të fundit në SHBA, ngrënia e përditshme e bajameve e rrit me 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe nga ana tjetër ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm.

Udhëheqësi i studimit, profesori Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, tha: "Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira. Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E gjen në hotel me dy djemtë, Zonja e Parë e Zimbabvesë rreh 20-vjeçaren

Posted: 15 Aug 2017 01:25 PM PDT

Zonja e parë e Zimbabvesë, Grace Mugabe, nuk është paraqitur në një gjykatë të Afrikës së Jugut si e pandehur për një rast sulmi fizik, edhe pse zyrtarët thonë se ajo e bëjë.

Policia e Afrikës së Jugut tha pasdite vonë se nuk e dinin se ku ishte znj. Mugabe.

Një e re 20 vjeçare nga Afrika e Jugut ka akuzuar znj. Mugabe se e ka goditur atë në kokë me një kordon zgjatje gjatë një konfrontimi në një hotel.

Ajo lëshoi një imazh të dëmtimit të fytyrës në internet. Zonja Mugabe nuk ka komentuar lidhur me ngjarjen.

Gabriella Engels akuzoi znj. Mugabe, 52 vjeçe, se e goditi atë pasi e gjeti me dy djemtë e saj në një dhomë hoteli në Sandton, në veri të Johanesburgut.

Sulmi thuhet se ka ndodhur të dielën në mbrëmje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përsëri flitet marrëdhënia e çiftit hollivudian, çfarë po ndodh me ta?

Posted: 15 Aug 2017 01:19 PM PDT

Cifti hollivudian Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë kohë që fliten nëpër media për marrëdhënien e tyre, por asgjë e sigurtë nuk dihet.

Para disa ditësh u hodhën spekulime se aktorja kishte hequr dorë nga divorci dhe mund të ketë një ribashkim të ciftit.

Sipas TMZ duket se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Një burim i brendshëm për ta thotë se cifti vazhdon të diskutojë për kujdestarinë e fëmijëve.

Rikthimi i marrëdhënies së tyre është një tjetër cështje që po flitet, por pas akuzave të rënda që ka bërë Angelina për sjelljen abuzive të Brad nuk pritet një gjë e tillë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Këngëtarja nuk i lë vend imagjinatës

Posted: 15 Aug 2017 12:52 PM PDT

Bukuroshja bjonde është një nga këngëtaret më të mira në Rusi. Por, nuk është vetëm zëri i saj ai që i tërheq ndjekësit.

Nadeea është një nga femrat më seksi në botën e showbiz-it dhe vazhdon ta forcojë këtë mendim te të gjithë.

Ajo ka pozuar për një set fotografik ku shfaqet shumë seksi me bikini në plazh, ndërsa nuk heziton të dalë topless e të ekspozojë të pasmet duket mos i lënë shumë vend imagjinatës.

Gjithashtu është e njohur për mbështetjen e madhe që jep për të drejtat e kafshëve në raste të ndryshme.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kush e furnizon Korenë e Veriut me motorë raketash?

Posted: 15 Aug 2017 12:51 PM PDT

Koreja e Veriut ka arritur përparime të shpejta në aftësitë e saj raketore gjatë dy viteve të fundit, falë mesa duket motorëve të stilit sovjetik të blerë përmes rrjeteve të paligjshme në Rusi dhe Ukrainë, sipas një njoftimi të botuar të hënën.

Pas disa dështime me provat e raketave interkontinentale në vitin 2016, Koreja e Veriut çuditërisht ka bërë hapa të mëdha në zhvillimin e raketave.

Dëshmi të reja tregojnë se vendi siç duket ka mundur të sigurojë ilegalisht teknologjinë për raketat Hwasong-14 dhe Hwasong-12 nga tregu i zi evropian, shkruan Michael Elleman, bashkëpunëtor i lartë për mbrojtjen nga raketat në Institutin për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Sipas zotit Ellerman, Koreja e Veriut ka mundësi të ketë blerë një motor raketash me lëndë djegëse të lëngëzuar përmes kanaleve të paligjshme që veprojnë në Rusi ose në Ukrainë”.

Në një intervistë me gazetën New York Times, Ellerman tha se Koreja e Veriut ka gjasa t'i ketë marrë motorët ilegalisht nga punëtorët e firmës shtetërore ukrainase Yuzhmash.

Eksperti tha se drejtuesit e firmës Yuzhmash ndoshta nuk kanë patur gisht në marrëveshje, por ai mendon se ka mundësi që punëtorët e fabrikës t'ua kenë dhënë motorin koreanoveriorëve.

“Pyetja e madhe është se sa motorë kanë dhe nëse ukrainasit vazhdojnë t'i ndihmojnë edhe tani. Jam shumë i shqetësuar,” tha eksperti.

Qeveria e Ukrainës e hodhën poshtë njoftimin se motori ka dalë nga njëra prej fabrikave të saj shtetërore dhe tha se prapa akuzave fshihen ndoshta zyrtarët e inteligjencës ruse.

Agjencia e hapësirës e Ukrainës tha se tipi i motorit RD-250 që thuhet se përdoret nga Koreja e Veriut është bërë në një fabrikë të Ukrainës, por vetëm për përdorim në raketat që janë eksportuar në Rusi.

Kreu i agjencisë së hapësirës Yuriy Radchenko u tha gazetarëve se motorët janë prodhuar në uzinën e Ukrainës deri në vitin 2001 dhe se gjithsej janë prodhuar 233 copë.

Ai tha se sipas informacioneve të Ukrainës, Rusia ka nga 7 deri në 20 raketa Ciklon për të cilat janë prodhuar motorët dhe rusët janë të lirë t'ua japin këta motorë cilitdo vendi që dëshirojnë./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Studentja irlandeze nuk njeh Kryeministrin, ja çfarë i punon në restorant

Posted: 15 Aug 2017 12:45 PM PDT

Një studente irlandeze në Çikago ka treguar sikletin e përjetuar pasi nuk kishte njohur Kryeministrin e vendit të saj ndërsa i shërbente në restorantin ku punonte.

Emma Kelly nga Dublini, i kërkoi Leo Varadkar dhe shokut të tij të prisnin në bar për 20 minuta mbrëmjen e së dielës.

“Ata donin të uleshin jashtë kështu që u thashë se do të prisnin".

Ajo tha se i kishte pyetur atë nëse ishin irlandezë, para se ta akomodonte në një “tryezë të vogël”.

Pasi një mike i vuri në dukje se kush ishte, Kelly njoftoi në Twitter për takimin rastësor, duke shkruar: “Sinqerisht, çfarë është e gabuar tek unë?”

20-vjeçarja, e cila është në SHBA me një vizë studimi të posaçëm për verën, tha se ndihej “shumë e zënë ngushtë” nga episodi dhe kërkoi falje përpara se ta ulte kryeministrin irlandez dhe shoqëruesin e tij në një tjetër tryezë të madhe.

“Ai ishte me të vërtetë i këndshëm dhe nuk u revoltua nga fakti se nuk e njohëm. Kështu mendoj".

Eimear Byrne, Leo Varadkar dhe Emma Kelly

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbulohet metoda e re për të kopjuar në provime

Posted: 15 Aug 2017 12:28 PM PDT

Kopjimi në provime është teknika që përdorin pothuajse të gjithë studentët që të marrin notë kaluese apo të mirë.

Gjatë kohëve të fundit janë zbuluar metoda të ndryshme ku kopjohet me letra në këmbë, në gjoks apo në shishen e ujit por askujt nuk ia kishte marrë mendja këtë.

Një studente ka menduar një zgjidhje "djallëzore" për të mbajtur mend formulat e fizikës.

Ajo ka shkruajtur në letra të vogla disa formula të rëndësishme dhe i ka ngjitur në anën e brendshme të thonjve.

Pas kësaj mori komente të shumta për mënyrën që kishte zgjedhur për të ndihmuar veten e saj gjatë një testimi.

/oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more