Skip to main content

Mesazhi.com: “T’i falni njerëzit, që ta pastroni zemrën tuaj!” plus 9 more

Mesazhi.com: “T’i falni njerëzit, që ta pastroni zemrën tuaj!” plus 9 more


T’i falni njerëzit, që ta pastroni zemrën tuaj!

Posted: 15 Aug 2017 02:55 PM PDT

Ai që ua fal njerëzve gabimet, ndjen në veten e tij kënaqësi dhe lumturi si dhe i tilli e pastron zemrën në këtë rast nga mllefi dhe hasedi (xhelozia). I tillë ishte babai jonë, Ibrahimi, alejhi selam, Allahu tha për të: "Kur Zotit të vet (Ibrahimi) iu bind me zemër të pastër." Kuran – Safat 84.

Allahu ka thënë: "Dhe që u falin (të keqen, gabimet) njerëzve."  Kuran – Ali Imran 134

 Gjithashtu i dërguari i jonë i fundit, Muhamedi, salallahu alejhi ue selam, nuk kishte në veten e tij mllef, xhelozi, hidhërim për askë, Allahu e ngriti në grada të larta të moralit. Allahu e lavdëroi profetin Muhamed duke i thënë:
"Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!" Kuran – Kalem 4 .

/Mesazhi/

The post T’i falni njerëzit, që ta pastroni zemrën tuaj! appeared first on Mesazhi.com.

Pse nuk duhet të lexoni në celularë para gjumit?

Posted: 15 Aug 2017 02:20 PM PDT

Në rast që fleni me njerëzit të cilët para se të flenë lexojnë në telefonin tyre, atëherë ju kërcënoheni nga rreziku.

Domethënë kjo mund ta prish seriozisht gjumin tuaj, por atë që të lexuarit në telefon para gjumit mund të sjellë më shumë rreziqe në shëndetin tuaj.

Sipas hulumtimeve të fundit nga Boston dhe nga Massachusetts, kanë zbuluar se të pirit barna për fjetje dhe të lexuarit në telefon para gjumit ndikon njëjtë në zgjimin tuaj për ditën e ardhshme. Konkretisht, ajo e vështirëson fjetjen.

Rezultatet e njëjta kanë dalë edhe për ata që kanë përdorur laptop dhe teknologji të ndryshme para gjumit.

Sipas mjekëve kjo gjë mund të ndikoj dukshëm në zhvillimin e qelizave kancerogjene, diabetit por edhe disa sëmundjeve kardiovaskulare.

Ata të cilët duan të t'i "lodhin" sytë para fjetjes, bëjnë më mirë të lexojnë libër të shtypur sesa teknologjinë para syve./Mesazhi/

The post Pse nuk duhet të lexoni në celularë para gjumit? appeared first on Mesazhi.com.

Edukata e ngrënies

Posted: 15 Aug 2017 01:40 PM PDT

Nëse dëshiron të jetosh me një trup të shëndetshëm larg sëmundjeve, atëherë mos fut në stomakun tënd ushqim mbi ushqim dhe ha vetëm kur je i uritur. Kur të hash, mos e mbush barkun me ushqim. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Nuk ka mbushur biri i Ademit enë më të keqe se barku i tij.» (Ahmedi, Tirmidhiu, ibën Maxheh dhe Hakimi).

Nëse ke nevojë për ushqim, atëherë laji duart dhe përmend emrin e Allahut para ngrënies. Mos e gëlltit ushqimin duke e kapërdirë, por përtype kafshatën duke e bluar me dhëmbë, sepse përtypja e mirë ndihmon tretjen. Ha nga ajo që ke përpara dhe mos i zgjat duart sa andej këndej, sepse është babëzi dhe lakmi e pashuar.

Mos u sill si endacakët dhe njerëzit e ulët, mos ha në pazare dhe nëpër rrugë qoftë dhe sa për të provuar, sepse kjo gjë të ul personalitetin dhe vlerat e tua.

Ruaju nga koprracia dhe kurnacëria. Nëse të tepron diçka, jepe sadaka tek nevojtarët. Mos nënvlerëso asgjë nga ajo që jep për sadaka, sepse sadakaja e pakët është diçka që u nevojitet të varfërve. Kur t'i japësh sadaka një të varfëri, mos e lëndo dhe mos e përbuz atë.

Thotë Allahu i Madhëruar: «Fjalët e dashura dhe falja e gabimeve janë më mirë se sadakaja (lëmosha) e ndjekur me lëndim.» (El-Bekareh 263). Thotë Profeti: "Përpiqu ta fshehësh sadakanë tënde nga sytë e njerëzve sepse sadakaja e fshehtë e shuan inatosjen e Allahut të Lartësuar." ( Transmeton Taberanij).

Ruaju nga ngrënia dhe pirja në enët e papastërta, sepse mund të shkaktojnë sëmundje, të cilat nuk i shëron as ilaçi i doktorit dhe as kurimi i njeriut të mençur.
Mos pi ujë të ndotur me papastërti. Përmend emrin e Allahut para se të pish. Ujin pije me qetësi, pak nga pak dhe tri herë.

Kur të mbarosh të ngrënit dhe të pirët, falëndero Allahun i Cili të ushqeu dhe të dha ujë. Falënderoje Atë për begatitë e Tij të panumërta. Allahu të udhëzoftë dhe të drejtoftë. "Porositë e etërve për bijtë" Shejkh Muhammed Shaakir./Mesazhi/

The post Edukata e ngrënies appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë humbasin fëmijët ndërkohë që rrinë përpara kompjuterit?

Posted: 15 Aug 2017 01:00 PM PDT

Mjekë dhe specialistë të shumtë shprehin shpesh herë se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke lozur në kompjuter shfaqin shenja depresioni.

Kompjuteri, pajisjet inteligjente dhe lojërat elektronike, padyshim janë një ndihmë e madhe për familjet me prindërit që punojnë dhe kanë një kohë të limituar për të ndjekur fëmijët gjatë ditës.

Madje ato janë edhe një ndihmë e madhe kur na vijnë mysafirë, duke i lënë me tepër kohë të mëdhenjve për të biseduar dhe për të qarë hallet, por rreziku me të cilin i lemë ballë për ballë fëmijët është shumë i madh dhe me pasoja edhe për në vitet në vijim.

Studime të shumta të realizuara në vende të zhvilluara tregojnë shfaqjen e depresionit tek fëmijët apo tek të rinjtë, tashmë të varur nga lojërat kompjuterike.Krahas kësaj ane, nuk duhet harruar edhe faktori tjetër keqbërës.

Mashtrues, perversë, falsifikues e deri në vrasës janë në anën tjetër të rrjetit të internetit që tashmë është kthyer në një botë të pakontrollueshme.Padyshim që pyetjes "Çfarë humbasin fëmijët ndërkohë që rrinë përpara kompjuterit?" i përgjigjet vetë ndërgjegjja e prindërit./Mesazhi/

The post Çfarë humbasin fëmijët ndërkohë që rrinë përpara kompjuterit? appeared first on Mesazhi.com.

Rama mbështet Vuçiç: Ndiej dhimbjen e vendosmërinë për të zgjidhur Kosovën

Posted: 15 Aug 2017 12:28 PM PDT

Kryeministri Rama, në një intervistë për gazetën serbe "Blic", e përshëndeti nismën e presidentit Aleksandar Vuçiç për nisjen e një dialogu të brendshëm në Serbi mbi çështjen e Kosovës.

Rama komentoi opinionin e Vuçiç dhe tha se "të lexoja atë pjesë më bëri të ndiej dhimbje të vërtetë, ashtu sikurse vendosmëri mbresëlënëse".

Rama thotë se ishte "një xhest i lavdërueshëm idershipi. Aleksandar Vuçiç solli një vizion shumë kurajoz për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës". Por, kryeministri thotë se sheh zgjidhjen te njohja e Kosovës nga Serbia, sa më herët aq më mirë.

"E thjeshtë. Njohje e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia. Megjithatë, e di se është shumë më e lehtë në të thënë, sesa në të bërë, kur vendos veten në pozicionin e Aleksandar (Vuçiç). Pra, le të themi, për momentin zgjidhja është të punojmë fort, të gjithë bashkë, për zgjidhjen. Me durim, frontalisht dhe në mënyrë jokonvencionale. Ne të gjithë duhet të kemi parasysh se gjetja e një zgjidhjeje për këtë çështje është në interes të të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve", thekson kryeministri Rama.

Por i pyetur mbi një tjetër qëndrim, atë të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se Kosova duhet të ndahet, kryeministri ka këtë përgjigje.

"Nuk ndihmon t'ia nisësh nga kjo. Ajo që është më e nevojshme në këtë fazë është ekzaktësisht çfarë presidenti juaj ka nisur si një dialog të brendshëm, që nuk do të ishte i pakuptimtë të niste, të ndodhte edhe në Kosovë e Shqipëri", shprehet ndër të tjera Rama.

Kryeministri Rama u pyet edhe mbi deklaratën që ngjalli reagim të fortë në Serbi, sa i përket mundësisë së një bashkimi mes Shqipërisë e Kosovës në rast të ndalimit të integrimit europian.

"Më bën ende për të qeshur. Ajo që kam thënë ishte një konkluzion trivjal, jo një plan, kërcënim, dhe as një dëshirë. Sigurisht, nëse supozon se horizonti i integrimit europian mund të jetë i mbyllur për rajonin tonë, nuk do shumë shkencë të kuptosh se fantazmat e së shkuarës mund të shfaqen", përgjigjet Rama.

Kryeministri tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë më të mira se kurrë ndonjëherë.

The post Rama mbështet Vuçiç: Ndiej dhimbjen e vendosmërinë për të zgjidhur Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Rozmarina lufton sëmundjet mendore

Posted: 15 Aug 2017 12:20 PM PDT

Një grup ekspertësh kanë zbuluar se nuhatja e rozmarinës mund të rrisë kujtesën me 75%. Gjethet e kësaj bime janë përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj me radhë.

Provat për përdorimin e saj në forcimin e kujtesës datojnë që në kohën e Greqisë së Lashtë.

Në 2003, një grup ekspertësh nga Universiteti iNorthumbria tregoi se nuhatja e rozmarinës lidhet me rritje të performancës së përgjithshme të kujtesës dhe faktorë të tjerë dytësorë të saj.

Tani, më shumë se një dekadë më vonë, ata janë në gjendje ta shpjegojnë se pse ndodh kjo. Ky studim vëzhgoi njerëz teksa ata kryenin ushtrime matematikore si dhe teste të tjera të ngjashme.

Gjithashtu para studimit u vlerësua dhe gjendja e tyre shpirtërore. Në studim u përfshinë më shumë se 60 vullnetarë, të cilët u ndanë në dy grupe dhe u vendosën në dy dhoma të ndryshme, ku njëra kishte aromë rozmarine dhe tjetra jo. Rezultatet ishin të habitshme. Pjesëmarrësit në dhomën me aromën e rozmarinës performuan 60-75% më mirë se sa pjesa tjetër. Kjo ishte një provë shumë e rëndësishme për rëndësinë e rozmarinës në kujtesë.

Si ta përdorni rozmarinën

Sipas ekspertëve, për të zhvilluar kujtesën tuaj mund ta mbushni ambientin ku ju rrini, studioni ose punoni me aromën e rozmarinës, ose thjesht mund të mbani një vazo plot me rozmarinë pranë jush. Në qoftë se kjo është e pamundur, përzieni një lugë vaj arre kokosi me pak lëng të përqendruar rozmarine dhe kur të keni nevojë për një kujtesë më të mprehtë, fërkoni pak nga kjo përbërje në kyçet e duarve./Mesazhi/

The post Rozmarina lufton sëmundjet mendore appeared first on Mesazhi.com.

Djali i Mursit, takim emocional me gruan dhe djalin që s’e ka parë kurrë… (Video)

Posted: 15 Aug 2017 12:12 PM PDT

Osama Mursi, djali i presidentit të rrëzuar egjiptian Muhamed Mursi, sot për herë të parë pas një viti ka arritur të takohet me gruan e tij dhe djalin që nuk e kishte parë asnjëherë.

I arrestuar pa asnjë urdhër arresti, dhe i gjykuar nga një gjykatë ushtarake, djali i Mursit së bashku me babain e tij po vuajnë burgun për akuza të fabrikuara ndaj tyre.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale rrëfen momentin emocional të takimit të Osamas me gruan dhe djalin.

Edhe grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu Amnesty International, kanë reaguar ndaj mungesës së lirive elementare të njeriut në burgjet e Egjiptit. /MESAZHI/

The post Djali i Mursit, takim emocional me gruan dhe djalin që s’e ka parë kurrë… (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Cfarë kërkonte ky hotel zviceran nga cifutët? Reagime të ashpra nga Izraeli (Foto)

Posted: 15 Aug 2017 11:56 AM PDT

Izraeli ka parashtruar ankesë zyrtare pasi një hotel në Zvicër ka afishuar një njoftim, ku thotë se cifutët janë të obliguar të bëjnë dush para përdorimit të pishinës ,dhe kanë kufizuar qasjen e tyre në një kuzhinë.

Hoteli apartament Paradies në fshatin Alpin të Arosas, është akuzuar për antisemitizëm pasi një mysafir ka postuar në Facebook një fotografi të një njoftimi pranë pishinës së hotelit.

“Për mysafirët, gratë, burrat dhe fëmijët cifut, ju lutemi bëni dush para se të notoni”, thuhej ne afishen e gozhduar, duke shtuar: “Nëse shkelni rregullat jam i detyruar të mbyll pishinën për ju”.

Ngjarja u raportua nga mediat izraelite, dhe ka shkaktuar reagim të ashpër nga zyrtarët izraelitë.

Jacob Keidar, ambasadori i Izraelit në Zvicër, njoftohet se ka kontaktuar me hotelin dhe më vonë shenjat ishin hequr. /MESAZHI/

The sign asking Jewish guests to take a shower, and the entrance of the hotel in Arosa, Switzerland

 

The post Cfarë kërkonte ky hotel zviceran nga cifutët? Reagime të ashpra nga Izraeli (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Dobësohuni duke kombinuar çajin me qumësht…

Posted: 15 Aug 2017 11:40 AM PDT

Jeni adhurues i çajit apo qumështit? Nëse po dhe po përpiqesh të humbësh disa kilogramë shtesë, kjo është dieta ideale për ju. Është një program i mahnitshëm shumë i njohur nga njerëzit britanikë. Një dietë e cila përgatitet duke kombinuar çajin me qumësht.

Rekomandohet që të zgjidhni çajin e gjelbër ose të zi. Ky kombinim i fuqishëm vepron si një bombë detoksifikuese që mund të pastrojë trupin tuaj nga toksinat dhe të stimulojë procesin e djegies së dhjamit.

Megjithatë, është e rëndësishme që ju të dini se kjo dietë nuk duhet të bëhet më shumë se dy herë në muaj. Raporti i qumështit dhe çajit duhet të jetë 50:50. Konsumojeni këtë pije të fuqishme 20 minuta para vaktit të ngrënies.

Kujdesuni që të konsumoni ushqime që përfshijën fruta dhe perime. Ky kombinim do t’ju ndihmojë të humbni peshë, të pastroni trupin tuaj dhe të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm./Mesazhi/

 

The post Dobësohuni duke kombinuar çajin me qumësht… appeared first on Mesazhi.com.

Isa Mustafa deklarohet për koalicionin VV-LDK, këto janë kërkesat e tij

Posted: 15 Aug 2017 11:10 AM PDT

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ka folur kreytari i saj, Isa Mustafa.

Kryetari i kësaj partie, i pyetur nga gazetarët për koalicionin me Vetëvendosje, ka thënë njëherë do të presin që PDK t'i konsumoj procedurat për të prezantuar kandidatin.

Ndërsa për Vetëvendosjen ka thënë se kanë disa çështje që duhet t'i sqarojnë para se të krijojnë partneritet.

"Sa i përket Vetëvendosjes kemi disa çështje që duhet t'i sqarojmë dhe pastaj të bëjmë partneritet. Ata duhet t'i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Në qoftë se dikush ka dërguar 72 lëndë në prokurori për mua atëherë ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë s'më ka thirrë Prokuroria. Atëherë si të bëjmë koalicion me një parti kur nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me Demarkacionin, shndërrimin e FSK-së në ushtri, ekonominë", është shprehur Mustafa.

The post Isa Mustafa deklarohet për koalicionin VV-LDK, këto janë kërkesat e tij appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more